Konstantinos Argiros ‘i dashuruar’ me këngëtaren shqiptare: Sa herë e shoh në skenë them ‘si ka mundësi është kaq e mirë’

Konstantinos Argiros është një nga këngëtarët më të famshëm dhe më të dashur në Greqi.

Ai megjithatë ka treguar se ka edhe një lidhje të veçantë me Shqipërinë, ku dy herë ka ardhur për të mbajtur koncerte, një herë në Gjirokastër dhe më pas në Tiranë.

“Athina ime” është një prej këngëve më të famshme të tij, e njohur edhe nga publiku shqiptar.

Së fundmi, ai është pyetur nga gazetarët e “Mad VMA” se cilën prej kolegeve e konsideron “seksi”, duke iu referuar thashethemeve që kanë qarkulluar për një lidhje të tijën.

I pyetur se kush ishte prezenca më seksi në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, këngëtari e pati pak të vështirë të përgjigjej, por përfundoi tek këngëtarja me origjinë shqiptare Eleni Foureira.

“Nuk pashë shumë, sepse isha mbrapa dhe po bëhesha gati. Eleni Foureira është gjithmonë seksi. Nuk është kjo çështje. Jam shumë e lumtur që është gjithmonë pranë familjes dhe më tregon fëmijën e saj. Është bërë një nënë e mrekullueshme”, tha ai.

Më pas Konstantinos Argiros shtoi: “E njoh prej shumë vitesh dhe e vlerësoj shumë. Sa herë e shoh në skenë them “nuk mund të jetë aq e mirë”.