“Deformimi i PD”/ Proces-verbal i marsit ’92, Sali Berisha: Pushteti ka prishur burra më të mençëm se unë

Në pranverën e vitit 1992, në 22 mars u zhvilluan zgjedhjet parlamentare që i dhanë fund një krize gati dyvjeçare të fillimit të tranzicionit shqiptar. Në këto zgjedhje PD fitoi me 62.09 % të votave.

Në librin “Deformimi i PD” me autor Blerim Çela, botuar nga DITA jepen debate të mbledhjes së kryesisë së PD, pikërisht pas zgjedhjeve të 22 marsit.

“Më 22 mars 1992 PD fitoi bindshëm, fitova edhe unë në Tepelenë. Më 23 mars u bë një miting i madh ku foli z.Berisha dhe unë isha në krah të tij dhe të ambasadorit të SHBA-së, z. Rajerson… Në 2 prill 1992 u bë mbledhja e kryesisë së PD për të vendosur postet kryesore në shtet.

I pari foli Gramoz Pashko, i cili tha: “Populli kërkon një njeri të fortë e karizmatik dhe ky është Saliu, jam për president të fortë. Vendimet e qeverisë duhet të miratohen e të firmohen nga presidenti, pra do kontrollojë si ligjvënës”.

Ali Spahia: “Populli e ka vendosur që Ramiz Alia të hiqet dhe po populli e ka vendosur se kush duhet të jetë president”.

Leka Toto: “Populli ka psikologjinë e tij dhe nuk do ndryshime të mëdha legjislative. Presidenti të lidhet me ekzekutivin. Po të gabojë Saliu, morëm fund të gjithë, prandaj duhet ndarje pushtetesh”.

Sali Berisha: “Unë nuk dua të kthehem në Enver Hoxha: edhe në parti, edhe në presidencë. Unë luftova për idealet e demokracisë dhe jo të marr të gjithë pushtetin vetë, se pushteti është i madh, ka prishur burra më të mirë e më të mençëm se unë. Nëse i kthejmë 2 deri në 3 funksione presidentit, them se nuk ka nevojë për më tepër. Kemi Kuvendin popullor, kemi partinë e qeverinë që do të mbështesin njëra-tjetrën së bashku me presidentin”.

Eduard Selami: “Po të kemi një kryeministër të fortë dhe ky të jetë Doktori, do të bëhet pikë goditjeje prandaj duhet të kemi një president me kompetenca më të gjera dhe me një kryeministër që ka kompetencat që ka çdo kryeministër, por jo më të mëdha se të

“Nesër, Enveri do të dërgojë edhe shoferin”- Si u nevrikos Hurshovi kur pa Ramiz Alinë në mbledhjen e Traktatit të Varshavës

Nga Ferdinand Dervishi

Sa shumë gjëra mbeten të panjohura! Sa shumë gjëra koha i varros me sukses për dekada me radhë! Sovjetikët, tërheqin në qershor 1961, nëndetëset dhe anijet nga baza ushtarake e Vlorës, por nuk e mbledhin dot më mendjen. E shohin veten të humbur, ndihen të acaruar, të pavlerësuar dhe përfundimisht hedhin në letër planin e pushtimit të Shqipërisë. Një plan ushtarak pushtimi, me sulm nga deti dhe toka. Një pushtim që duhet të realizohej medoemos, para datës 1 shtator 1962. Një plan që refuzohet vetëm nga Rumania, por edhe nga Josip Broz Tito, në momentet e kurorëzimit. Por për fat, edhe një plan i mbetur në letër, për shkak të krizës së raketave në Kubë, një impenjim që duket kishte sfumuar planin për pushtimin e shtetit të pabindur shqiptar. Këto “xhevahire”, ruhen në arkivat sekrete të ushtrisë së ish-Bashkimit Sovjetik.

Enveri – Zhukovit: Në Vlorë, linja e mbrojtjes sovjetike

Në bisedat për ndërtimin e bazës luftarake të Vlorës, Enver Hoxha, është treguar tejet optimist. Ministri i Mbrojtjes i Bashkimit Sovjetik, Marshalli G. K. Zhukov, që vizitoi në tetor 1957 Shqipërinë, në një telegram të tij dërguar Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik (25.10.1957), shkruante se Enveri, kishte pasur këtë reagim entuziast në negociatat për bazën e Vlorës: “Ne do të dëshironim që sot, këtu, në këtë rreth të ngushtë, në emër të Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë dhe të qeverisë, të bëjmë propozimet për Bazën Luftarako-Detare në Vlorë.

Ne mendojmë se linja e parë e mbrojtjes së Odesës dhe Sevastopolit, duhet të ndërtohet këtu, te ne, në breg të Adriatikut. Një vendim pozitiv, për kthimin e bazës së Vlorës, në një bazë të fuqishme luftarako-detare, është ëndërr e popullit tonë shqiptar dhe ka për t’u pritur me entuziazëm. Për të gjitha çështjet praktike, të lidhura me këtë propozim, ne do të biem dakord paraprakisht. Këtë kërkesë tonën, ne ju lutemi Juve, shoku Zhukov, ta dërgoni në vëmendje të Komitetit Qendror të Partisë Komunistë të Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike. Një vendim i favorshëm për këtë çështje, do të ketë ndikim pozitiv në marrëdhëniet tona me Jugosllavinë, e cila më pas duhet ta marrë më shumë në konsideratë Shqipërinë”.

Arkivat sovjetike: Shqiptarët tentuan t’i merrnin të 12 nëndetëset!

“Në Moskë, Hoxha dhe Mehmet Shehu, kryetari i Qeverisë Shqiptare mbajtën fjalime të flakta antihrushoviane. Ata u sulmuan nga lideri i komunistëve polakë, Gomulka, i cili goditi thelbin antimarksist të udhëheqësve shqiptarë. Menjëherë pas tij në mbrojtje të Hrushovit, dolën liderë të tjerë, kështu që Hoxha dhe Shehu, pa pritur përfundimin e mbledhjes, udhëtuan për në Tiranë. Ata nuk shkelën më në Moskë. Kur kishte ftesa, dërgonin sekretarin për ideologjinë, Ramiz Alia. Verën e vitit 1961, pasi pa në radhën e të ftuarve drejtuesin e delegacionit shqiptar, Ramiz Alia, Hrushovi, që nuk dallohej për elokuencë, iu drejtua me zë të lartë: “Së shpejti shoku Enver Hoxha, do të dërgojë në vendin tënd, pantallonat”.

Që nga kjo ditë, në takime nisi të mos vinte, as sekretari për ideologjinë. Por pavarësisht nga mosmarrëveshjet mes liderëve të Bashkimit Sovjetik dhe Shqipërisë, ato mes marinarëve në vitin 1960, vazhduan të mbeteshin të mira. Siç kujton kundëradmirali Zagrebin, gjatë gjithë vitit 1960, ushtarakët tanë, kryesisht marinarët, punonin me shqiptarët shumë miqësisht dhe nuk kishte asnjë konflikt. U zgjerua porti i Durrësit, u përfunduan objektet ushtarake, për mbështetjen e anijeve dhe mbrojtjen anti desantë të bregut. Në fund të vitit 1960, nga marina sovjetike, iu dhanë shqiptarëve, sipas marrëveshjes, katër nëndetëse, “C-241”, “C-242”, “C-358” dhe “C-360” si dhe baza lundruese “Vladimir Nemçinov”.

Në ceremoninë e dorëzimit në Gjirin e Vlorës, duke u sjellë me një triumf të pazakontë, morën pjesë drejtuesit e flotës shqiptare dhe oficerët e Shtabit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Por edhe pas dhënies së nëndetëseve, sipas kërkesës së shqiptarëve, oficerët dhe komandantët tanë, vazhdonin t’i mësonin shqiptarët dhe të dilnin në det bashkë me ta. Zhytja dhe manovrimi i nëndetëseve, kryhej nën survejimin e kontrollin e plotë të specialistëve tanë. Ndërkohë, në Shqipëri pritej të instaloheshin 17 njësi të raketave bregdetare, por ndërprerja e marrëdhënieve politike, ndërpreu gjithçka.

Plenumi i ndarjes

Situata u përkeqësua kur nga 13 deri në 20 shkurt të vitit 1961, në Tiranë u mbajt Plenumi i Komitetit Qendror të PPSh-së. Vendimet e tij në këtë kohë, mbetën të panjohura për marinarët tanë, por thelbi u mësua gjithsesi. Në Vlorë mbërriti ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, dhe bëri një mbledhje të mbyllur të aktivit të partisë së Flotës Luftarake Detare Shqiptare. Marinarët tanë kishin shumë miq ndër kolegët shqiptarë edhe mes oficerëve, dhe shpejt u mësua se Balluku në këtë mbledhje, kishte mallkuar Hrushovin dhe udhëheqjen sovjetike, duke i akuzuar për revizionizëm, mungesë dëshire për të ndihmuar Shqipërinë, dhe të tjera të ngjashme.

Ai kishte dhënë detyra që të ndërpriteshin çdo lloj marrëdhëniesh me instruktorët sovjetikë, mbajtjen larg të atyre nga nëndetëset që tashmë u ishin dhënë shqiptarëve, të ndërprisnin çdo lloj kontakti me ekuipazhin e anijeve sovjetike. Veç këtyre, Balluku kishte kërkuar që të mos lejohej dalja e anijeve tona nga Baza e Pasha-Limanit, madje kishte dhënë urdhër, që për të realizuar këtë, të përdoreshin bateritë e topave bregdetarë. Situata nisi të bëhej katastrofike. Përpjekja për të zbutur këtë situatë përmes ndërhyrjes së Traktatit të Varshavës, rezultoi edhe më fatale dhe çoi në përshpejtim të ndarjes finale, pasi shqiptarët i frikësoheshin ndërhyrjes së armatosur të Bashkimit Sovjetik në vendet e demokracive popullore.

Në mbledhjen e vendeve pjesëmarrëse në Traktatin e Varshavës, në mars të vitit 1961, Marshalli Greçko kërkoi me insistim që baza e Vlorës, të kalonte në mënyrë të padiskutueshme nën komandën e forcave të Traktatit të Varshavës. Por shqiptarët e hodhën poshtë këtë kërkesë, edhe pse vendeve të tjera anëtare u ishte marrë ndërkohë ky vendim. Në të njëjtën kohë në Tiranë, shkuan zv/ministri i Punëve të Jashtme, N. P. Firjubin, zv/shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Sovjetike, Gjeneral Armate A. I. Antonov dhe zëvendësi i komandantit të Shtabit Qendror të Marinës, Admirali N. D. Sergejev. Qëllimi i tyre ishte që të merreshin vesh me shqiptarët, që baza e Vlorës t’i nënshtrohej komandës së forcave të Traktatit të Varshavës.

Por shqiptarët qëndruan në të tyren, duke shpjeguar se nuk u nënshtrohen vendimeve të komandës së Traktatit të Varshavës. Pa arritur asgjë në synimet e tij, Firjubini u kthye mbrapsht, bashkë me gjeneralët e tij. Rrethanat u acaruan dhe më, kur me vendim të gjeneral-kolonelit A. M. Adrejev, që kryesonte grupin e këshilltarëve tanë në Shqipëri, nisi evakuimin në Bashkimin Sovjetik, të familjeve të oficerëve tanë. Në të njëjtën kohë më e nevojshme, ishte të zgjidhej çështja e Brigadës së 40 të anijeve tona të dislokuara në Shqipëri, pasi udhëheqësit shqiptarë, nisën të paraqisnin të drejtat e tyre edhe mbi tetë nëndetëset e tjera, madje mbi të gjithë strukturën e bazës, bashkë me mjetet ndihmëse. Për zgjidhjen e problemeve të lindura, dërguan ish-komandantin e njësisë 40, kundër admiralin C. G. Jegorov. Por shfaqjen e tij shqiptarët e pritën shumë keq.

Enver Hoxha, në kujtimet e tij, e paraqet atë si një fabrikë helmi: “Revizionistët sovjetikë dërguan në Tiranë edhe një kundëradmiral. I gjithë grupi përbëhej nga oficerë të Zbulimit, të dërguar te ne për të organizuar trazira, sabotazh dhe veprimtari diversioniste në bazën e Vlorës”. Dhe e gjithë veprimtaria armiqësore e Jegorovit, përmblidhej në faktin se ai duhet të drejtonte operacionin e kthimit të tetë nëndetëseve tona, në bazën e tyre në Balltik. Shqiptarët përherë e më shpesh, nisën të shkonin te kërcënimet për përdorimin e forcës, në gjysmën e parë të majit të vitit 1961. Kështu në momentin kur në gjirin e Vlorës, hyri anija transportuese sovjetike “Çiaturi”, mbi të u drejtuan topat dhe u inspektua nga pala shqiptare.

Dërgohet në Vlorë, komandanti i Flotës së Detit të Zi

Incidentet u shpeshtuan dhe në fund të muajit maj të vitit 1961, komandanti i Flotës së Detit të Zi, admirali V. A. Kasatonov, mori urdhrin të shkonte në Vlorë, për të organizuar nxjerrjen nga Shqipëria të nëndetëseve dhe bazës sonë lundruese. Ai doli nga Sevastopoli me kryqëzorin “Mihail Kutuzov”, nën shoqërimin e dy torpedinerëve dhe tankerit “Briri i artë”. Teksa kalonte në ngushticën e Bosforit, Kasatonovit i dërguan telegram me urdhra të reja, që thoshin se ai duhet t’i kthente anijet mbrapsht në bazë, veç tankerit. Sepse Shqipëria kishte urdhëruar, ndalimin e futjes së anijeve tona në ujërat e tyre territoriale.

Kështu që Kasatonov, u detyrua të fluturonte për në Shqipëri që nga Moska, ndërkohë që një grup i oficerëve të Flotës, vazhduan udhëtimin me “Bririn e artë”. Në momentin e mbërritjes së tankerit në bazën e Vlorës, Kasatonovi, kishte mbërritur gjithashtu. Pasi mbërriti në Vlorë, Kasatonovi ngrit flamurin e vet në bazën lundruese “Viktor Kotelnikov” dhe menjëherë thirri në mbledhje, kundër admiralin A. V. Zagrebin, Jegorovin, kapitenin e Rangut të Parë, P. P. Kulika, – këshilltarin e drejtuesit të Shtabit të Flotës Shqiptare, komandantët e bazës lundruese dhe nëndetëseve, këshilltarët dhe instruktorët e anijeve, etj.

Komandanti urdhëroi që menjëherë të niste përgatitja për largimin drejt Sevastopolit dhe për në Balltik. Një vëmendje të veçantë ai i kushtoi përgatitjes për largimin, duke i parandaluar shqiptarët që të hidhnin duart mbi anijet tona të flotës ndihmëse, tankerëve, cisternave etj. Baza lundruese “Kotelnikov”, mori urdhër që të qëndronte në spirancë në gjirin e Vlorës, ndërsa tetë nëndetëset, u kapën në anët e saj. Kasatonovi e dërgoi Zagrebinin në Tiranë, për të miratuar planin e zhvendosjes tek ambasadori sovjetik I. V. Shikin dhe tek gjenerali A. M. Andrejev.

Plani mori miratimin e plotë të tyre. A. M. Andrejev dhe A. V. Zagrebin, i bënë vizitë ministrit shqiptar të Mbrojtjes, Beqir Balluku, dhe e njoftuan atë për vendimin e Qeverisë Sovjetike, për të dërguar anijet në Bashkimin Sovjetik. Por që të informohej komandanti i Flotës Shqiptare, nuk u bë e mundur edhe pse këtë preferoi ta bënte personalisht Kasatonovi. Kërkesës për takim me kundër admiralin Teme Sejko, shqiptarët iu përgjigjën se ishte e pamundur, pasi admirali ishte i zënë. Por shpejt u sqarua, se Sejko ishte arrestuar, bashkë me një grup oficerësh të Marinës. Ai u akuzua për komplot, për të përmbysur udhëheqjen politike të Shqipërisë. Sejko u pushkatua.

Largimi

Nën tytat e topave që neve u kishim dhuruar dhe kërcënimit të vendosjes eventuale të minave, 8 nëndetëset dhe baza lundruese “Viktor Kotelnikov” dolën nga gjiri i Vlorës. Në krye, në një anije lufte, doli zv/komandanti Kozllov, me qëllim që të mësonte nëse ishte e lirë ngushtica mes ishullit të Sazanit dhe gadishullit të Karaburunit. Pas eksplorimit, nisi lëvizjen dhe pjesa tjetër e varganit. Më 8 qershor 1961, pasi kishte përmbushur misionin që i kishin besuar, Vladimir Afanasjeviç Kasatonov, braktisi Shqipërinë, duke lundruar me tankerin “Briri i artë”.

Në Detin e Zi, ai kaloi në kryqëzorin “Kubishev”, ku u prit me përzemërsi nga V. V. Mihailin. Vladimir Afanasjeviçi, i tha atij se shqiptarët, nuk patën guxim të përdornin forcën, gjithsesi ata ishin bërë gati për këtë. Siç kujton Mihailin: komandanti dukej shumë i lodhur, edhe pse nuk e jepte veten. Porositi një dush të ngrohtë, një gotë vodkë dhe urdhëroi të mos e zgjonin, deri sa të mbërrinin në Sevastopol, ku e priste S. G. Gorshkovi. Së bashku, ata duhet të hartonin një raport për udhëheqjen dhe të përpunonin kërkesa, për veprimtarinë e mëtejme.

16 maj 1961

Në Kongresin e Katërt të Partisë së Punës së Shqipërisë, u deklarua se ishte zbuluar një komplot i udhëhequr nga komandanti i Flotës, kapiteni i Rangut të Parë, Teme Sejko. Në këtë kohë udhëheqësit e shteteve pjesëmarrëse në Traktatin e Varshavës, deklaruan qëllimin e tyre; “të dërgonin në Shqipëri një komision specialistësh të Traktatit të Varshavës për verifikimin e pretendimeve për komplot”. Por reaksioni i Qeverisë shqiptare, ishte i ashpër: asnjë komision, asnjë kontakt. E gjitha kjo në fund të fundit, çoi në prishjen e pashmangshme. Në Kongresin e XXII të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, Hrushovi publikisht sulmoi Partinë e Punës të Shqipërisë, duke e akuzuar atë për armiqësi në drejtim të Partisë Komuniste sovjetike. Në dhjetor të vitit 1961, Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Bashkimin Sovjetik.

Ramiz Alia, si e krahasuan me pantallonat e Enverit?!

Ish-sekretari i Parë i Partisë Së Punës dhe njëkohësisht ish-president i vendit, Ramiz Alia, gjatë një interviste ka rrëfyer një përplasje të pazakontë me Nikita Hrushovin, kreun e komunistëve sovjetikë. Ngjarja zhvillohej në sallën e një takimi të krerëve të shteteve të quajtura të “demokracive popullore”, i mbajtur në Moskë, në mesin e vitit 1961, që do të kishte në qendër të tij ndërtimin e Murit të Berlinit. Sipas rrëfimit të Alisë, Hrushovi ishte acaruar kur kishte parë atë në vendet e rezervuara për Enver Hoxhën, kreun e Partisë së Punës së Shqipërisë dhe atë të Qeverisë, Mehmet Shehu.

Duke argumentuar se delegacioni shqiptar, nuk kishte statusin e duhur, Hrushovi i vërsulet Ramiz Alisë me fjalë të ashpra, dhe kjo bëhet shkak për mos fillimin e bisedimeve. Madje Hrushovi dhe të tjerët, largohen në një ambient tjetër, në pritje që delegacioni shqiptar, të dilte fare nga salla. Kjo është historia, porse batuta më e njohur prej saj, e nxjerrë nga goja e Nikita Hrushovit, ka mbetur e panjohur për shqiptarët edhe pse ka qarkulluar në rrethet politike të kohës dhe është stampuar në media të shkruara. Edhe Alia vetë, gjatë intervistës së tij, nuk e përmendi, mbase sepse batuta e Hrushovit në adresë të tij, është shumë fyese.

Ja se çfarë përshkrimi i bën asaj situate, Mihail Jakovleviç, një prej përkthyesve të Hrushovit. “…në këtë mbledhje ishte ftuar Sekretari i Parë i PPSh-së, Enver Hoxha. Ky, meqë duket u frikësohej kritikave, në vend të tij kishte dërguar në këtë takim zëvendësuesin. Por Hrushovi e hapi mbledhjen me pyetjen për statusin e delegacionit shqiptar. Nisi grindja. Hrushovi propozoi që delegacioni të konsiderohej i paautorizuar, të vendosë për çështje të ndryshme, sepse ajo ishte një mbledhje e sekretarëve të parë dhe jo një takim miqësor. Nga ana e tyre, përfaqësuesit e Shqipërisë, deklaruan se ata kishin fuqinë e duhur dhe autorizim zyrtar të lidershipit të tyre për zgjidhjen e të gjitha çështjeve, që do të ngriheshin në këtë takim.

Hrushovi u përgjigj prerë, se atë nuk e kënaqte aspak pozicioni i Enver Hoxhës, pasi ai, tekstualisht: “sot mund të dërgojë zëvendësuesit e tij, nesër ai, mundet, dërgon shoferin e tij, dhe pasnesër do të na varë pantallonat në shpinën e karriges”. Pas këtyre fjalëve Hikita Hrushovi i sugjeroi delegacionit shqiptar të braktiste sallën e takimit. Por ata e injoruan. Hrushovi lajmëroi pushim, të gjithë u çuan dhe dolën. Mbeti vetëm delegacioni shqiptar. U fikën dritat, mbërritën pastrueset, por përfaqësuesit e Shqipërisë, mbetën në vendet e tyre. Kështu që Hrushovit dhe të tjerëve, iu desh që të mblidheshin në një sallë pranë. Gjithsesi në këtë pike, shqiptarët e braktisën mbledhjen”.

Ish-gardiania e burgut: Si e njoha Nexhmije Hoxhën tek “313”-a. Më këshillonte shpesh “Ik nga ky vend’

Vera Picari është nga ato zonja që ka bërë çdo gjë në jetë për të mbajtur të gjallë familjen e saj. Sakrifica nga ato që dinë ti bëjnë vetëm nënat. Ka pasur në jetë raste dhe vështirësi të ndryshme, ama kurrë nuk është dorëzuar. Sot punon dhe jeton mes Londrës, Italisë dhe Tiranës.

Përveç punës së saj të përditshme, pasioni i Verës sot e mot është i lidhur ngushtë me muzikën. Për “Report TV”, ish- gardiania e burgut dhe sot këngëtarja e hareshme Vera Picari kujtoi vitet kur punonte si gardiane burgu.

“Isha 19 vjeçe kur u bëra gardiane burgu! Baba kishte folur për këtë punë, unë u gëzova shumë kur më dha lajmin.

Nuk e di pse u gëzova, por u gëzova dhe e prita mirë! Burgun 313 e kisha pranë shtëpisë, nuk më shkonte kurrë në mendje të punoja atje! Ishim katër gardiane gra që punonim sipas turnit.

Është diçka e vështirë, qëndron mbyllur e izoluar në burg, megjithëse është puna e tillë. Te burgu 313 fillova si gardiane burgu deri në vitin 1993, pastaj ika në Itali”, u shpreh ajo për punën e saj të parë.

Te 313 iu desh të qëndronte pranë të vesë së ish- diktatorit Enver Hoxha.

“Për Nexhmije Hoxhën më vinte keq. Kishte ditë që flisnim, komunikonim, kishte ditë që nuk flisnim fare. Ajo ankohej shumë për vetë faktin se mosha e saj nuk duhet të ishte atje në atë burg, ishte padrejtësi.

Shpesh herë kërkonte përgjigje prej meje. Megjithëse shpesh herë në shtëpi nuk kishim, mamaja e ndante vezën në tre-katër pjesë, prapë për Nexhmijen më vinte keq, e kam ndihmuar atë vetëm për njerzillik!

Për shkak të kushteve të ndryshme, kur ftohej ca çaji që i sillja, ajo mërzitej. Më thoshte shpesh herë ik nga këtu. Në atë kohë po në atë burg ishte edhe Ramiz Alia, Fatos Nano dhe Hekuran Isai”, tha këngëtarja Vera Picari.

Sot ajo është kthyer në Tiranë për të bërë këngë.

“Jam e lidhur me Shqipërinë, jo vetëm për familjen por edhe për muzikën që krijoj, sidomos tabanin”, përfundon ajo.

Piktura e famshme e “luftëtarit shqiptar”, blihet për 300 mijë paund nga Serbia

Piktura e Paja Jovanoviçit “Pushimet e Bashibozukut”, e cila, siç njoftuan me pompozitet mediat, “u kthye në Serbi”, sepse Muzeu i Qytetit të Beogradit, me mbështetjen e shtetit, presidentit Aleksandër Vuçiç dhe Ministrisë së Financave, e bleu në një ankand në Sodeby’s të Londrës për 304,800 paund me të gjitha tarifat dhe taksat, me të gjitha gjasat ajo nuk ka qenë kurrë në Serbi.

Të paktën kështu thuhet në katalogun e Muzeut Kombëtar në Beograd, ku nën riprodhimin e kësaj pikture të Jovanoviçit të titulluar atëherë “Luftëtari shqiptar” numër 16, në rubrikën e origjinës shkruhet se piktura ishte në Londër dhe Nju Jork. Në katalog thuhet gjithashtu se kjo vepër ka shumë të ngjarë të jetë krijuar kur piktori ka qenë duke qëndruar në afërsi të Shkodrës.

“Një nga versionet e suksesshme të Jovanoviqit për një luftëtar tipik shqiptar të shekullit të 19-të, i cili në momente pushimi pushon me çaj, kafe ose erën dehëse të nargjiles para fushatave të ardhshme. Fizionomi mahnitëse, tipare të mprehta të fytyrës, me kostume të pasura dhe pajisje të plota luftarake, dhe një pushkë tipike shqiptare, luftëtar, ndoshta komandanti i një batalioni të vogël, mund të ishte pikturuar në mesin e viteve tetëdhjetë të shek.. XIX kur Jovanoviqi qëndronte në zonën e Shkodrës në veri të Shqipërisë”, shkruan historiani i artit dhe këshilltari i Muzeut Kombëtar të Beogradit Petar Petrović në botimin me titull “Paja Jovanović: Katalog sistemik i veprave”, cituar nga Danas. Këtu thuhet se fotografia figuron edhe me emrat “Një luftëtar arnaut”, “Sentinel pushues nga Shkodra”, “Shefi shqiptar”.

Kujtojmë se dje me mbështetjen e shtetit Muzeu i Qytetit të Beogradit mori pjesë në ankandin në Sodebi dhe bleu pikturën “Pushimet e Bashibozukut”. Drejtoresha e Muzeut të Qytetit të Beogradit, Jelena Medakoviq, tha për “Veçernje Novosti” se bëhet fjalë për një “vaj teknikisht të patëmetë në bord, me detaje të ekzekutuara jashtëzakonisht saktë, i cili shquhet për bukurinë e tij, që mund të kontribuojë shumë në vlerën e tij të koleksionit”.

Qëndrimi i Muzeut Kombëtar të Beogradit në lidhje me ankandin e pikturës së Paja Jovanoviqit në Sodeby është se ajo “pasqyron pa mëdyshje interesin për veprat e orientalistëve në mesin e koleksionistëve botërorë”.

“Piktura e piktorit tonë të nderuar Paja Jovanoviq ishte e njohur në literaturë edhe para ankandit, siç dëshmohet nga fakti se me titullin “Luftëtari shqiptar”, është botuar në vitin 2012 në botimin Paja Jovanović: Katalog sistematik i veprave. Piktura që i përket periudhës së hershme të veprës së Paja Jovanoviqit, është krijuar në mesin e viteve tetëdhjetë të shekullit të 19-të, porositur nga Galeristi londinez Henry Wallis. Është një paraqitje e një luftëtari të shekullit të 19-të e pikturuar në frymën e realizmit akademik”.

Ata shtojnë gjithashtu se është e natyrshme që kur një vepër e artistit tonë të nderuar ofrohet nga shtëpitë e ankandeve të ngjall interes. “Në çdo rast kur vepra e një prej artistëve tanë të respektuar ofrohet nga shtëpitë e ankandeve, ngjall një interes të madh dhe mjaft të pritshëm të profesionistëve vendas dhe publikut të gjerë”, thuhet më tej.

https://www.instagram.com/_u/ministarstvo_kulture/?utm_source=ig_embed&ig_rid=a15063ba-8c90-4529-82bc-d1ff996e5f4f&ig_mid=261E2762-DC34-4AF0-A625-43129E6F994F

“Rrëfimi i rrallë i Ramiz Alisë, se pse nuk e dënoi Enveri pas festivalit të 11-të

Nga Skifter Këlliçi

Është e katërta herë që po shkruaj për Festivalin e 11-të Kombëtar të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, (22-25 dhjetor 1972), aq sa ç’kam shkruar para disa kohësh për Konferencën e Tiranës, (16-20 prill, 1956). Edhe këtë radhë për të njëjtën arsye: për mungesën e saktësie historike të disa ngjarjeve që lidhen me këtë festival, të cilat Ramiz Alia, ish-sekretar i parë i parë i PPSh-së, pas vdekjes së Enver Hoxhës, i përshkruan në librin e tij të fundit “Jeta ime” (2010), ndonëse në të ka pohime objektive, të sinqerta, sidomos  kur ai dëshmon  për gabimet e rënda që sollën në dështimin e sistemit komunist në Shqipëri, të drejtuar nga Enver Hoxha, ku edhe kërkon falje. Por në përshkrimin e figurës së tij, Ramiz Alia është shpesh herë kontradiktor, sidomos në kapitullin; “Lufta kundër liberalizmit”, ku ndalet te Festivali i 11-të i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar (22-25 dhjetor 1972).

Ramiz Alia në teh të thikës…?!

Në librin e tij “Jeta ime”, pasi tregon se raportin në Plenumin e IV-ët, e kishte mbajtur vetë Enver Hoxha, sepse ai nuk mund të ishte referues, ngaqë duhej të jepte llogari për gabimet që kishin ndodhur në sektorët që drejtonte, pasi shpjegon pastaj  se kishte bërë autokritikë, se i kishte munguar vigjilenca e nevojshme, se kishte nënvleftësuar rrezikun e ndikimeve nga ideologjia e huaj… dhe për këto gabime Plenumi i IV-ët e kishte kritikuar dhe e kishte dënuar me “vërejtje në kartën e regjistrimit të Partisë”, Ramiz Alia vazhdon:

“Disa herë më kanë pyetur se si është e mundur që ‘kam shpëtuar’ vetëm me kaq, pra pa u përfshirë në ‘listën’ e armiqve të Partisë në Plenumin e IV-ët! Duhet të them se kritika të cilat mund të më radhitnin edhe mua në grupet armiqësore, janë bërë në Plenumin IV-ët dhe iniciatori ka qenë Mehmet Shehu…! Por kjo gjë u kundërshtua veçanërisht nga Enver Hoxha…! Ai më njihte shumë mirë, sidomos që nga viti 1960, kur filloi lufta e hapur kundër revizionizmit hrushovian. Për pasojë, Enveri i dinte shumë mirë mendimet e mia dhe nuk kishte se si të dyshonte dhe aq më pak të besonte ndonjë njeri tjetër, që kishte për qëllim të më implikonte në ndonjë veprimtari “armiqësore”, apo revizioniste”! (faqe 265).

Kështu është: pikërisht se kishte këtë besim ndaj Ramiz Alisë, Enver Hoxha, e përjashtoi nga “lista e armiqve”. Por kishte gjetur Festivalin e 11-të, si shkas për të nisur sulmin barbar ndaj artit dhe kulturës, që të linte të kuptonte se; opinioni publik, populli, kushdo, duhej të nënshtrohej gjithnjë dhe më shumë, sepse, në rastin më të parë, ai do të zbulonte “armiq të tjerë” dhe do t’i dënonte pa mëshirë, ashtu siç ndodhi më pas.

Kishte harruar porositë që i kishte shprehur Agim Meros, më 1971, pra për kujdesin që duhej të tregohej për rininë, që i kam përmendur më sipër. (Jo vetëm kaq, por në ribotimin e veprave të tij të plota, ky takim është hequr, siç u hoqën tërë vlerësimet që ai kishte bërë për Mehmet Shehun pas vrasjes, ose vetëvrasjes së tij etj….).

Por kishte edhe  një arsye tjetër edhe më madhore, që Enver Hoxha nuk e dënoi Ramiz Alinë. “Thuhet, – shkruan ai në librin “Jeta ime”, – se Enveri më kishte zgjedhur si zëvendësin e tij, prandaj më ka mbrojtur. Nuk besoj të ketë qenë kjo arsyeja, sepse dihet botërisht, se kur filloi lufta kundër “liberalizmit”,(fillimi i vitit 1973), si kandidatë kryesorë  dhe pasardhës të Enverit, njiheshin Mehmet Shehu dhe Hysni Kapo…! Thuhet gjithashtu se; mund të këtë ndikuar shoqëria ime me Nexhmjen, ose dhe krushqia, meqenëse mbesa ime, është martuar me Ilirin, djali i Enverit. Por këtë nuk e besoj, se si Enveri, ashtu dhe Nexhmija, nuk janë ‘zmbrapsur’ në vendimet e tyre as nga kushërinjtë dhe ta afërmit, kujtojmë rastin e Bahri Omarit, (kunati diktatorit, që e pushkatoi më 1945, shënimi im, S.K.), as nga shoqëritë e miqësitë”. (faqe 265).

Jo, ishin pikërisht arsyet e mësipërme, që Enver Hoxha nuk e përfshiu Ramiz Alinë, në “listën” e armiqve. Bëri të kundërtën e asaj që bëri Taras Bulba, në novelën e bukur të Gogolit, që vrau të birin për tradhti, ose Mateo Falkone, në tregimin me të njëjtin titull, të Prosper Merimesë, që vrau të birin e mitur, gjithashtu për tradhti. Për tradhti ose për shkelje të “idealeve të larta” të Partisë, edhe Ramiz Alia duhej të përfshihej në këtë listë, por Enver Hoxha, iu shmang këtij vendimi. Pra nuk u tregua “parimor”. (Nënvizoj me këtë rast se, si shumë e shumë shokë të mi atëherë, nuk kam dashur kurrë që Ramiz Alia, të pësonte fatin e mynxyrshëm të atyre që dënoi diktatori).

Jam i bindur se, sikur Enver Hoxha ta kishte dënuar Ramiz Alinë, ashtu siç dënoi Todi Lubonjën, Fadil Paçramin dhe të tjerë, në faqet e librit “Jeta ime”, do të gjenim të përshkruar një tjetër Enver-xhelat, kriminel gjakësor, diktator të pashembullt, ashtu siç ishte ai në të vërtetë. Todi Lubonja, me t’u kthyer më Lezhë, u shkarkua edhe nga detyra e drejtorit të Ndërmarrjes së Ujërave, për t’u bërë normist, punëtor dhe u burgos dhe i akuzuar për pikëpamje dhe shije estetike liberal-oportuniste, më 27 korrik, u dënua me 15 vjet heqje lirie. Pasi kaloi 13 vjet në burgun e tmerrshëm të Burrelit, u lirua në qershor të vitit 1987 dhe u internua në fshatin Malecaj të Lezhës dhe vetëm nga fundi i vitit 1990, mundi të kthehej në Tiranë.

Fadil Paçrami, pati fat më të rëndë. Pasi kaloi rreth 17 vjet në burgun e e Burrelit dhe në vitin e fundit atë të Kosovës së Madhe, në afërsi të Elbasanit, u lirua nga burgu më…17 mars 1991 vetën dy javë para zgjedhjeve pluraliste. E çuditshme! Ramiz Alia, që ashtu siç njihte Lubonjën, njihte dhe Paçramin, aq më tepër që edhe ai ishte nga Shkodra, nuk guxoi që këta të dy, të dënuar thjesht për prirjet sadiste të Enver Hoxhës, të cilat për pak ai do t’i kishte pësuar më kurrizin e tij, t’i lironte më parë nga burgu. Edhe shkrimtari i madh Kadare, siç e përshkruan në librin e tij, “Nga një dhjetor në tjetrin”, disa vite pas vdekjes së diktatorit, i ka kërkuar atij, që Todi Lubonja të mos qëndronte më në burg. Por “trashëgimtari” i Hoxhës, edhe pas vdekjes së tij, trembej se mos ky na ngrihej nga varri dhe e mallkonte!

Sidoqoftë, në librin “Jeta ime”, botuar pra 36 vjet pas dënimit të Todi Lubonjës dhe Fadil Paçramit, Ramiz Alia shpreh keqardhje të thellë dhe të sinqertë, kur shkruan: “Personalisht, dënimin e këtyre shokëve, e kam vuajtur moralisht. Unë kam pasur shoqëri të ngushtë para Luftës me Todin, ndërsa pas Luftës si ne, ashtu edhe gratë tona, e bënë edhe më të ngushtë shoqërinë me njeri-tjetrin…! Dënimin e rëndë që pësoi dhe veçanërisht burgosjen e tij dhe të djalit të tij, internimin e Lirisë, (gruas së tij) dhe të të gjithë familjes (motër e vëlla), shpirtërisht nuk e kam miratuar asnjë herë. Kam heshtur, duke iu bindur vijës dhe disiplinës së Partisë…”! (faqe 266).

Jo, nuk është fjala këtu për bindje ndaj “disiplinës së Partisë”, por ishte frika, që kishte mbërthyer jo vetëm Ramiz Alinë, por çdo anëtar të Byrosë Politike, duke filluar nga Hysni Kapo, ose “i hekurti” Mehmet Shehu, që me siguri i cilësonin këto dënime obskurantiste, por që nuk kishin guximin t’i  thoshin hapur diktatorit hitlerian: “Ku po të shpie mushka, Enver…”?! Bile kjo frikë nga hija e Enver Hoxhës së vdekur më 1985, nga e shoqja e tij, Nexhmija, vazhdoi edhe më pas, përderisa Ramiz Alia në librin e tij, vazhdon kështu: “Bile edhe kur isha në krye të Partisë, nuk e ndihmova Todin. E ndiej peshën e fajit tim…”! (po aty).

Për më tepër, Ramiz Alia edhe e mbron Enver Hoxhën, kur  pas Festivalit të 11-të, ndërmori masa të tilla kriminale. Ai i thekson edhe një herë në faqet e librit të tij, se; “qëndrimi sektar dhe i ashpër i Enverit”, diktohej “nga instinkti i vetëmbrojtjes”, se ka qenë në shenjë nga titistët dhe Koci Xoxe, që e akuzonin për oportunizëm, sektarizëm, me synim eliminimin e tij, se rrethi i armiqve që kërkonte kokën e tij, erdhi duke u shtuar, “sidomos pas prishjes me Bashkimin Sovjetik”, se për këtë gjendje të tij, mund të ketë ndikuar “edhe afrimi i Kinës me amerikanët…”! (“Jeta ime”, faqe 263).

Pra, me fjalë të tjera, ashtu si pas Konferencës së Tiranës, (1956), kur Enver Hoxha personalisht, dënoi me dhjetëra e dhjetëra komunistë që kërkuan në këtë kuvend të hapur partie, zhvillime demokratike dhe dënimin e kultit të Stalinit, siç  kishte ndodhur në Kongresin e 20-të të Partisë Komuniste të Bashkimin Sovjetik, pra edhe dënimin e kultit të individit të vetë Enver Hoxhës, ashtu edhe pas Festivalit të 11-të diktatori  ndërmori këtë sulm,i ndikuar nga faktorët e mësipërm. Ramiz Alia e mbronte atëherë Enver Hoxhën,duke i quajtur veprimet e tij  si “një farë paranoje, sipas meje e justifikuar”, (faqe 199 e veprës së tij “Jeta ime”).

Këtë radhë për veprimet e tij pas Festivalit të 11-të, siç e pamë, ai nuk përdor fjalën paranojak, por e nënkupton atë, ngaqë Enveri shtyhej “nga instinkti i vetëmbrojtjes”. Dhe në fakt, pa u zgjatur, i tërë opinioni i përhapur që atëherë në popull dhe besoj te byroistët e tjerë, ishte opinioni i Ramiz Alisë, pra, se veprimet e Enver Hoxhës, ishin veprime e një njeriu që vuan nga paranoja. Dhe që të bindemi më shumë se Enver Hoxha ishte  paranojak, pra, siç e kam shpjeguar në pjesën e parë, të këtij dossieri, njeri që vuan nga ndjenja e persekutimit, ose deliri i madhështisë, që i shkaktojnë bindje absurde, të cilat nuk përkojnë me realitetin, le të vazhdojmë më dënimet e tjera që ndërmori pas Plenumit të IV-ët të Komitetit Qendror të Partisë, në qershor të vitit  1973.

Terror mbi shkrimtarë dhe artistë!

Nga fillimi i tetorit të vitit 1974, u burgos edhe Mihal Luarasi, regjisor i Festivalit të 11-të, që punonte në një kantier ndërtimi në Ballsh. U lirua nga burgu nga fillimi i vitit 1983 dhe punoi… bojaxhi. Fatin e tij, pësoi edhe Minush Jero, autori i dramës “Njollat e murrme”, që Luarasi kishte vënë në skenën e teatrit të Korçës, më 1969 dhe këngëtari i këtij festivali, Sherif Merdani. Akuza – se “këndonte këngë të degjeneruara perëndimore”. Të gjitha këto, siç po e shohim hap pas hapi, e kanë zanafillën te festivali, kënge të transmetuar në RTSh.

Sidoqoftë le të bëjmë një hamendësim: Janë ditët e fundit të dhjetorit të vitit 1972. Pra, pas festivalit. Enver Hoxha ndodhet në zyrë. Njëri nga sekretarët futet me ndrojtje në zyrë dhe lë në tryezë disa materiale. Enver Hoxha i shfleton. Janë lajmet më të freskëta nga agjencitë e lajmeve. Në një lajm të agjensisë jugosllave, TANJUG, shkruhet se; “Shqipëria tregon shenja se po hapet drejt perëndimit. Këtë e dëshmoi festivali i fundit i këngës në RTSh, në të cilin ndryshe nga festivalet e tjera, këngëtarët, jo vetëm që kënduan këngë ritmike të modelit italian, por u paraqiten edhe me veshje të modës së fundit…”!

Në një lajm tjetër të agjensisë italiane, ANSA, theksohet se festivali i fundit i këngës në Tiranë, me dy paraqitës të programit, me orkestrën e madhe dhe dy orkestra të vogla, me jurinë në sallë dhe juritë në disa qytete te tjera të Shqipërisë, ishte një kopje e bukur e Festivalit të San Remos, që dëshmon se sa ka ndikuar TV Italian, në përpunimin e shijeve moderne te shqiptarët. Më tutje, një relacion nga Ministria e Punëve të Brendshme: “Burime nga organet tona të Sigurimit të Shtetit, bëjnë të ditur se në shumë qytete, këngët e Festivalit të 11-të, regjistruara në magnetofon, këndohen madje dhe në dhoma shtëpish, ku të rinj të ndikuar prej tyre, kërcejnë e këndojë në mënyrë amerikane…”! Enver Hoxha zbehet, shtrëngon dhëmbët dhe vendos të marrë masa, ashtu siç bëri në fakt…!

Të themi të drejtën, po të kishte ndodhur kështu, diktatori edhe mund të kishte pasur të drejtë të revoltohej dhe ta dënonte Festivalin e 11-të. Por nuk ndodhi asnjë nga këto hamendësime. Kur ngjarjet e Festivalit të 11-të dhe pasojat e tjera të tij për të cilat do të shkruaj më poshtë, ua kam rrëfyer disa miqve të mi italo-amerikanë, që banojnë në Boston, ata kanë mbetur të habitur dhe kanë shtuar se këto, mund të ndodhnin vetëm në periudhën e inkuizicionit mesjetar. Por dihet se “Goliathi” Enver Hoxha, nuk u kufizua me goditjen barbare që i dha Festivalit të 11-të. Ai hobenë e tij, e vërtiti dhe në fusha të tjera të artit!

“Në letërsi dhe arte, – theksohej në materialet te Partisë, kushtuar Plenumit të IV-ët, – elementët armiq, nën maskën e luftës kundër konservatorizmit, kishin bërë përpjekje për t’i hapur rrugën liberalizmit, për të larguar letërsinë dhe artet tona nga rruga e realizmit socialist. Në qendër të goditjes, ata kishin parimin e udhëheqjes së partisë në letërsi dhe arte. Në plenum, u kritikua Lidhja e Shkrimtarëve dhe e Artistëve, disa drejtues të së cilës kishin lejuar përhapjen e koncepteve e teorizimeve të huaja, për letërsinë dhe artet tona. Përgjegjësi për këto, kishte edhe Ministria e Arsimit dhe e Kulturës, e cila kishte nënvleftësuar rrezikun e liberalizmit dhe ishte tërhequr para presioneve liberale. (Plenumi i 4-t i KQ të PPSh-së, qershor 1973, “Fjalori Enciklopedik Shqiptar”, faqe 847, 1985).

Si pasojë, lirua nga detyra kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, Dhimitër Shuteriqi, sekretari i saj, Vilson Kilica, u largua me dënim të rëndë, kryeredaktori i “Dritës”, Ibrahim Uruçi, që përfundoi fshesar në Memaliaj, ku edhe vdiq në mjerim, u qarkullua redaktori i saj, Moikom Zeqo. Nga revista “Nëntori”, u larguan kryeredaktori dhe kritiku i njohur, Dalan Shapllo, redaktorët Gjergj Zheji, Andon Kuqali, Sulejman Mato; nga Shtëpia Botuese, “Naim Frashëri”, u qarkulluan redaktorët Dilaver Dilaveri, Rinush Idrizi, Aristidh Ristani, i cili kishte lejuar botimin e veprave të huaja, me pikëpamje të shtrembra ideo-estetike.

Kjo fushatë vazhdoi me qarkullime e dënime të tjera shkrimtarësh, si; Teodor Laco, Pëllumb Kulla, Leka Bungo, etj.! Shpëtoi çuditërisht pa u dënuar, poeti i njohur, Xhevahir Spahiu, i kritikuar dy herë hapur nga vetë Enver Hoxha, për ndikime në krijimtarinë e tij, nga filozofia “reaksionare” e Sartrit. Më pas, pasojat u bënë tragjike: për prirjet e tyre abstraksioniste dhe surrealiste në artet figurative, u arrestuan dhe u dënuan me burgim të gjatë, piktorët Edison Gjergo dhe Ali Oseku, shkrimtari Zydi Morava, poetët Jorgo Bllaci, Frederik Reshpja, Visar Zhiti, Daut Gumeni, Uran Kostreci, regjisori dhe dramaturgu, Kujtim Spahivogli dhe më vonë arkitekti dhe piktori Maks Velo.

Vëllimi i poetit të njohur Fatos Arapi, “Më jepni një emër”, për gabime ideore nuk doli në qarkullim dhe ai u dënua të kalonte nga Universiteti Shtetëror i Tiranës, ku ishte pedagog-mësues, në një shkollë mbrëmjeje. Nuk u lejua të botohej në gazetën “Drita” dhe u dënua drejtpërdrejt nga Enver Hoxha, poema “Pashallarët e kuq”, e Ismalil Kadaresë, i cili u degdis të kalonte disa muaj nëpër fshatrat e Myzeqesë. Kurse Abdurrahim Myftiu, sekretar i kolegjiumit të kësaj gazete, që kishte aprovuar këtë poemë për ta botuar, u pushua nga puna. Kulmi i dënimeve absurd, arriti me pushkatimin e dy poetëve të rinj nga Librazhdi, Genc Leka dhe Vilson Blloshmi…!

Është e çuditshme se si Ramiz Alia, nuk përmend në librin e tij qoftë edhe një emrat e mësipërm të krijuesve që u dënuan pas Plenumit të IV-ët të Komitetit Qendror të PPSh-së, dënime që  nuk ishin gjë tjetër, veçse vazhdë e dënimeve të tjera që kishte ndërmarrë ky despot dhe kasta komuniste, kundër shkrimtarëve që më 1945: Vdekur nga torturat në burg – shkrimtarët priftërinj katolikë, Vinçens Prenushi, Bernardin Palaj; pushkatuar – Lazër Shantoja, Anton Arapi, Trifon Xhagjika, Fadil Kokomani, Vangjel Lezho; burgosur, Ethem Haxhiademi, Gjergj Bubani, Arshi Pipa, Mitrush Kuteli, Mustafa Greblleshi, Ibrahim Dalliu, Kasem Trebeshina, Mehmet Myftiu, Bedri Myftari, Kin Dushi…! Memorie.al

Εmigranti shqiptar: Erdha nga Italia ta m. artoj, ajo mu më Ιa “me gίsht në g. οjë”

Një emigrant shqiptar që jeton në Itali është refuzuar nga vajza që i kishin premtuar të merrte për nuse. Motivin dhe historinë e tij, ka rrëfyer ai. “Erdha nga Italia për t’u fejuar me vajzën që më kishte pikasur gjyshja, por gjithë mundi më shkoi kot.

Jam 34 vjeç dhe kam shumë vite që punoj e jetoj në shtetin italian. Jam nga Bahçallëku. Kam pasur disa lidhje atje, por asgjë serioze sa me shku deri nē fejesë.

Nuk është se të huajat s’janë të ndershme, sepse kam shokë shkodranë që kanë marrë alamet vajzash italiane, por unë se kam pas risk.

Gjithësesi, para 7 muajsh më thonë prindërit e nana në Skype që më kanë gjet një vajzë shkodrane të kullume, qeshur e të respektume.

Që se ka prek kush me dorë, e as në kafe se kanē pa me kënd. Më nisen emrin në Facebook, e nga fotot më ngjiti direkt. Më pranoi ftesën, edhe me lejen e familjes së saj nisem me fol. Ishte e zgjuar dhe më bënte dhe për të qeshur.Shikovid

Мë bëri shumë përshtypje sepse që në fillim mē tha që do njihemi, nuk do fejohemi veç sepse thanë familjet. Por unë se mora seriozisht këtë fjalë të sajen.Folëm 5 muaj.

Ditë e natë. Unë ja shpreha ndjenjat, kurse ajo më thoshte do t’i them afër. Erdhi momenti me ardh dhe u takuam. Atë natë prisja që të rrija vetëm me të.

E çova në Velipojë tek hoteli ma i mirë e duke darkuar më thotë: Nuk do të fejohemi sepse mua më doli shkolla në Tiranē.

Ajo është 20 vjeçe, por shkolla këtë vit i doli. Dakord i thashë mund të vish ta bësh në Itali. Jo tha dua në Tiranë, e kam ëndërr të studioj e të mos iki nga vendi im. Mē ra si bombë. Ju përkushtova tepër e unë s’jam fëmijë.

Në Itali punoj në një firmë që merret me shtrim pllakash. Ndoshta më ka dashur me shkollë. Familja e saj mbeti shumë keq e na kërkuan falje. Prej asaj nate se kam parë e as kemi folur më.

Ka nis shkollën në Tiranë, por mua më ka mbetur mendja tek ajo. S’di pse sepse unë as nuk e putha.Tani më thotë familja për një tjetër vajzë, por e kam mendjen veç tek ajo dhe s’po di çfarë të bëj…”, shkruaj ai.

Β. υrri kritikon gj …ksin e g. rυas së tij shqiρtare para gjithë familjes, por përgjigjja e saj është eρίke

Burri bëri një sh aka të ke qe për gji njtë e gruas përpara të gjithë familjes, por gruaja ia kthen atij me një përgjigje të shkëlqyer.

Ne të gjithë e njohim atë person që i pëlqen të tallet me të tjerët duke bërë shaka të pa këndshme dhe pa respekt.

Por siç thonë: Qesh mirë, kush qesh i fundit!Ndonjëherë është e pamundur të ruhet kontrolli, sidomos kur dikush pos htërohet para të gjithëve.

A rma më e mirë e mbro jtjes është ta bësh të heshtë personin në fjalë me një përgjigje të shkëlqyer.Pro tagon isti i tregimit tonë ka tris htuar keq duke kri tikuar gruan e tij para fëmijëve të tyre.

E gjitha fillon me një darkë familjare. Djali më i vogël i bën të atit një pyetje:“Babi, sa lloje të gjinjve ekzistojnë?

”Babai, i be fasuar, përgjigjet:“Epo, bir. Ka tri lloje të gjinjve – kur gratë janë 20 vjeç, gjinjtë janë si pjeprat: të rr umbul lakët dhe të fortë.

Kur ata janë 30, 40 dhe 50 vjeç, ato janë si dardha: ende të bukur, por pak të ‘varur’. Pas 60-ave, ata janë si qepë..“Qepë?”

“Po, kur i sheh ata, ia plas në lot”.Nëna dhe vajza u hid hëruan. Kjo e fundit e pyet nënën:“Mami, sa lloje penisi ekzistojnë?”Nëna, e hab itur, përgjigjet:

“Epo, e dashura ime. Një mashkull kalon nëpër tre faza: në të 20-at ai është si një lisi: i madh dhe i fortë.

Në 30, 40 dhe 50 vjeç është si një thupër: fle ksibël, por ende e besueshme. Në moshën 60 vjeç ai është si pema e Kris htlindjeve”.

“Si një pemë e Kris htlindjeve?”“Po, pema është e vde kur nga rrën jët dhe topat në të janë vetëm një zbukurim”.

Burri i saj mbeti i heshtur për gjatë gjithë darkës … Nëna dhe vajza panë njëra-tjetrën.Shpresojmë që burri të ketë mësuar një mësim të rëndësishëm: Mos qeshni kurrë në kurriz të të tjerëve.

Shoqja ime e ngυshtë më ftoi në shtëρinë e saj mua dhe një mα. shkυΙΙ pa dijeηinë time, Unë jam e m. αrtuar dhe…

JAM NJE GRUA LUMTURISHT E MARTUAR. SHOQJA IME E NGUSHTE, E CILA U NDA NGA BURRI I SAJ DISA KOHE ME PARE, ME FTOI NJE DITE PER DARKE NE SHTEPINE E SAJ.

Pa e zgjatur shume, doli direkt e ne teme dhe me tha se kishte ftuar edhe nje shokun e saj (te cilin une nuk e njihja) per darke.

E pyeta se c’lidhje kishte ai i ftuar ne darken tone? Ajo mu pergjigj:

“Mos bej keshtu dhe ti. Ke gjithe ato vite me burrin. Clirohu pak, bej qef me nje mashkull tjeter se nuk behet qameti dhe nuk merr vesh gje njeri”

Mund te them se keto fjale i vendosen kapak shoqerise tone shumevjecare. Nuk e di perse e beri ajo kete gje? Ndoshta ishte xheloze sepse une shkoj shume mire me burrin dhe ajo u nda.

Ndoshta ka dashur te me shohi edhe mua te shkaterruar dhe te vetmuar si ajo, pa nje njeri ne krah dhe pa familje.

Me mire se bota? E dini sa h.erë në vit b. ëjnë … ks shqiρtarët?

Leon Tolstoi shkruante: “Njerëzit u mbijetojnë tërmeteve, epidemive, tm.errit të sëmundjeve dhe gjithë to.rturave të shpirtit, por tr.agjedia më torturuese e të gjitha kohëve ka qenë, është dhe do të jetë tr.agjedia në dhomën e gjumit”. 

Marquis de Luc de Clapiers, shekuj më parë pat thënë: “Objekti më i rëndë në botë është trupi i një gruaje, që nuk e dashuron më “Sjelljet se.ksuale të njerëzve janë aq të ndryshme dhe të çuditshme, sa është vështirë të thuash kush është normale e kush jo. A e përfytyroni veten të bëni s.eks me një robot? A është kjo “normale”? Këto pyetjet e mia mund t’u duken si pyetje prej idioti, por shpejt, do të vijë një ditë, mundet brenda jetës tonë, dhe s.eksi me partnerë artificialë, do të jetë një gjë e zakonshme në bisedat tona. Mos u çuditni, teknologjia për të bërë këtë lloj se.ksi, ekziston edhe tani. Natyrshëm, lindin këto pyetje:

Si do të klasifikohet roboti, sipas ligjeve të së ardhmes, pasuri personale, një i rritur i bindur, apo një skllave se.ksi? A do të sillemi me robotët, psikologjikisht dhe emocionalisht, ndryshe nga ç’sillemi sot me kukullat s.e.ksuale dhe vibratorët? Kërkuesi në fushën e inteligjencës në University of Maastricht në Holandë, David Levy, paralajmëron se dashuria dhe se.ksi me robotët, është i paevitueshëm në të ardhmen, dhe , sipas tij, qeveria e parë që do të legalizojë martesat njeri-robot, do të jetë ajo e Massachusetts në Amerikë (atje ndodhet i famshmi Institut i Teknologjisë) Grupi i parë i njerëzve që do të martohen dhe do të bëjnë se.ks me robotët do të jenë të drithëruarit pas seksit, njerëzit që janë shumë introinvertë dhe kanë probleme psikologjike. Pa dyshim, do të jenë edhe ata, që ndjejnë se janë shumë të shëmtuar dhe nuk tërheqin dot një partner se.ksual të dëshiruar.

Mos u çuditni. Kujtoni vetëm një shekull më parë. Martesat midis racave të ndryshme ishin të paligjshme kudo në botë dhe quheshin “anormale”, madje një “kr.im kundër natyrës”. Po kështu ka qenë edhe me martesat me të njëjtin seks. Kudo ato ishin të ndaluara. Tani këto mendime janë hedhur poshtë, sepse kanë ndryshuar sjelljet se.ksuale të njerëzve dhe bashkë me to dhe mendimi për sjelljet normale se.ksuale. Secili nga ne, mund të përfytyrojë disa lloj marrëdhëniesh se.ksuale midis dy të rriturve, që edhe pse nuk janë me dhunë, janë neveritëse për ne. Gjithkush mund të përfytyrojë ato akte se.ksuale, jo të dhu.nshme, por që nuk do të donte ti provonte kurrë, për arsye të edukimit të tij.

Ne jemi qenie të ndërgjegjshme dhe duhet t’i shikojmë në mënyrë kritike dhe ndershmërisht kufizimet tona. Edhe në se vëmë në punë gjithë potencialin tonë intelektual, përsëri do ta kemi të vështirë të themi çfarë është ose nuk është normale në marrëdhëniet se.ksuale të njerëzve. Praktikat se.ksuale që përcaktohen si “normale” ndryshojnë shumë në vende dhe kultura të ndryshme. Ne njohim shumë prej tyre. Por një studim në vitin 2001, i njoftuar në revistën “Se.xual and Relationship Therapy”, na thotë: “Me përjashtim të shumë pak vendeve, ne nuk e kemi idenë se çfarë bëjnë njerëzit në shtrat”.

Dëshirat se.ksuale janë vështirë të kategorizohen duke u bazuar në standarde “normale” dhe “anormale”. Profesori Le Vay, në University of California, San Diego, në librin e tij “The Sexual Brain”, thotë: “Disa njerëz tërhiqen prej partnerëve të pjekur dhe të moshuar, të tjerë prej të rinjve të rritur. Disa kërkojnë partnere të holla, disa të dhjamosura. Disa ek.sitohen se.ksualisht nga drita e qiriut dhe muzika e butë, të tjerë nga kamxhikët dhe ab.uzimi. Disa ek.sitohen nga kafshët, disa nga motoçikletat, e disa nga të vd.kurit. Disa duan se.ksin në grup; për të tjerë objekti se.ksual më i fundit është trupi i tyre. Ka njerëz, madje, që kurrë nuk kanë provuar ndjenja se.ksuale të asnjë lloi”

Dihet pak ose aspak, për shkaqet që ndikojnë në preferencat tona seksuale. Këtu poshtë do të përpiqem të përmbledh, atë që thonë kërkuesit e se.ksit lidhur me zakonet se.ksuale në botë: Në Amerikë, 30 përqind e burrave dhe 28 përqind e grave thonë se nuk kanë bërë kurrë se.ks (të dëlirë), ose kanë bërë se.ks vetëm pak herë në vit. Në Britani, një person mesatar, ka bërë 2,580 herë se.ks, me pesë partner të ndryshëm, gjatë gjithë jetës së tij, ose të saj. Në Indi, shumë çifte heqin dorë (abstenojnë) nga aktiviteti se.ksual, pas moshës pesëdhjetë vjeç, veçanërisht, kur gruaja bëhet gjyshe.

Francezët e moshës gjashtëmbëdhjetë deri dyzet e pesë vjeç, që janë s.eksualisht aktivë, bëjnë se.ks mesatarisht 141 herë në vit. Kjo është shpeshtësia më e lartë midis vendeve të studiuara. Banorët e Hong Kongut bëjnë s.eks vetëm pesëdhjetë e shtatë herë në vit, më e ulta në çdo grup. (Kush di të thotë sa herë bëjnë se.ks shqiptarët në një vit? Në shumë vende të Amerikës Jugore, nënat i mësojnë vajzat e tyre adoleshente si të mbeten “vir.gjëresha” dhe njëkohësisht të kënaqin dëshirat e tyre se.ksuale. Ato u mësojnë vajzave të angazhohen në interkursë se.ksuale an.ale me djem, në vend që të penetrohen në va.ginë para martesës.

Llogaritet që 3 deri 4 përqind e meshkujve të botës dhe 2 përqind e femrave të botës, jetojnë si homos.eksualë. Në mbretërinë shtazore, disa përqind e popullatës të rreth 450 specieve gjitare dhe shpendëve, angazhohen në aktivitete se.ksuale me seks të njëjtë. Homose.ksualiteti mbetet ilegal në pesëdhjetë vende në botë, tetë nga të cilat e dënojnë homos.eksualitetin me vdekje: Afganistani, Irani, Pakistani, Mauritania, Arabia Saudite, Sudani, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Jemeni. Më së paku, 60 përqind e gjithë çifteve në botë janë martuar me shkuesi. Përqindja e divorcit në martesat me shkuesi, është një fraksion i asaj që haset në çiftet që martohen për arsye romantike. Përqindja më e lartë e divorceve është në Hungari dhe në Sh.B.A, dhe më e ulta në Afganistan dhe Indi.

Tra.dhtia bashkëshortore (e atyre që kanë pranuar të tregojnë në anketime) varion nga 50 përqind tek amerikanët, në 42 përqind tek britanikët, 40 përqind tek gjermanët, 36 përqind tek francezët, 22 përqind tek spanjollët. Në katër vende ka dënim me vdekje për tradhtinë bashkëshortore (natyrisht për gratë jo burrat): Irani, Pakistani, Arabia Saudite dhe Jemeni. Sa është në Shqipëri? Mund të duket një çudi, por prindërit dhe gjyshërit tanë, kanë bërë se.ks para martesës ashtu siç bëjmë ne dhe fëmijët tanë. Për këtë flet një studim i vitit 2007, i botuar në revistën “Public Health Reports”. Studimi konkludon: Të dhënat lidhur me se.ksin para martesës tek amerikanët, tregojnë se sot, amerikanët, bëjnë se.ks para martesës po aq sa bënin edhe në vitin 1950.

Prej grave që kanë lindur në vitin 1940, njëra në nëntë prej tyre, ka bërë se.ks para martesës. Sot, kjo shifër është e njëjta, por me disa ndryshime: Lindjet jashtë martesës janë më të larta sot, nga gjysmë shekulli më parë. Kjo ndodh , pjesërisht, sepse sot nuk ekziston më stigma e fortë për nënat e vetme. Sot, një djalë e një vajzë që bëjnë se.ks me njëri-tjetrin, mund të kenë patur shumë partnerë përpara se të martohen. Numri i këtyre të rinjve sot është shumë më i lartë se gjysmë shekulli më parë.

Emigranti shqiptar vjen nga Anglia dhe i ρrezanton famiΙjes të dαs. hurën, nënës i bien të fi kët pasi…!!

Një djalë shqiptar që jetonte në Angli disa ditë më parë është kthyer në vendlindje për t’i prezantuar familjes të dashurën e tij.

Por, familjarët e tij janë habitur kur e kanë parë nusen e djalit, pasi nuk e dinin se e dashura e tij ishte 20 vite më e madhe se ai.

Siç raporton gazetari i “Aldo Morning Show”, gjatë qëndrimit në Shqipëri djali i ka treguar familjarëve se e dashura e tij 40-vjeç are ishte shta tzënë.

Sapo kanë marrë lajmin nënës së tij i ka rënë të fi kët pasi mendonte se djali e donte vetëm për dokumentet.

“Një djalë është rikthyer nga emig racioni për t’i prezantuar familjes të dashurën e tij angleze.

Mirëpo familjarët nuk e dinin se ajo ishte 20 vite më e madhe se djali. Për një moment ata e kanë pritur mirë,

sepse mendonin se ai e donte vetëm për dokumentet, por pak kohë më vonë kanë marrë vesh se ajo ishte shta tzënë.

Djali është 20 vjeç, ndërsa gruaja është 40. Ka qenë vetë djali ai që i ka dhënë lajmin familjarëve dhe gjatë kohës që iu ka treguar nënës së tij i ka rënë të fi kët”, tha gazetari.