Nga Jυgu me banim në Tiranë. Kërkoj një punë që të rris 2 fëmίjët e mi të υegjëΙ se b. υrri..!!

Jam nga Jugu me banim në Tiranë. Kërkoj një punë te ndershme që të rris 2 fëmijët e mi të vegjël se burri nuk sjell asnjë lek në shtëpi.

Kjo eshte letra e nje nene te re qe tani qe po fillon shkolla ndjehet ne veshtirsi financiare pasi bashkshorti i saj

eshte i papergjeshme ose i paafte per ti siguruar te ardhura te mjaftueshme per te permbushur kekresat qe ka nje familje per te jetuar ne normalitet.

Ajo thote qe nuk ka shkollim por mund te punoj si pjatalarese ose pastruese ose cfaredo pune ne ndonje lokal por qe te jte mundesisht.

Horoskopi  për  ditën  e  sotme, e enjte 11 korrik 2024

DASHI

Do të mbeteni një nga shenjat më të fuqishme dhe më të preferuara të zodiakut të kësaj periudhe. Gjatë orëve të fundit, ju jeni çliruar nga marrëdhëniet që nuk funksiononin dhe keni forcuar ato të mira!

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, prej javësh jeni lodhur duke dëgjuar justifikimet e të tjerëve dhe keni vendosur të distancoheni nga shumë njerëz, veçanërisht nga ata që ju kanë tradhtuar. Beqarët do kenë mundësi të takojnë persona të rinj.

BINJAKËT

Hëna në katror mund të sjellë shumë vështirësi. Mund t’ju duhet të sqaroni disa pyetje pa përgjigje. Nëse nuk ndiheni mirë gjatë kësaj kohe, sigurohuni që të gjeni një ideal që mund ta ndiqni.

GAFORRJA

Ju është dashur të punoni shumë në këto muajt e fundit, por Dielli dhe Venusi në shenjën tuaj po ju japin energji të madhe. Mundohuni të mbani të ndara jetën tuaj të punës dhe ndjenjat.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, jeni kaq karizmatik kohët e fundit sa është vërtet e vështirë të mos e vini re. Ju kulloni një bukuri të pamohueshme që do t’ju duhet të përdorni për të marrë atë që dëshironi, qoftë punë apo dashuri. Dashuri? Jeta juaj e dashurisë po pret që ju të bëni hapin e parë.

VIRGJËRESHA

Hëna do të jetë ende në shenjë. Do të jeni më të hapur dhe të disponueshëm ndaj të tjerëve. Marsi aktiv ofron avantazhe shtesë që mund të jenë të dobishme nëse dëshironi të filloni diçka nga e para. Me këtë qiell astrologjik duhet të përpiqeni të rrezikoni diçka pa frikë të veçantë.

PESHORJA

Po rikuperoheni pas një periudhe të komplikuar. Vështirësitë me të cilat jeni përballur kohët e fundit ju kanë shtyrë të ndërtoni një mburojë mbrojtëse për t’u mbrojtur nga njerëzit që do të përpiqeshin t’ju lëndonin dhe të bllokonin. Keni mundësinë, më në fund, të merrni vëmendjen e duhur nga partneri juaj.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, falë aspekteve të favorshme të Hënës do të ndiheni shumë më mirë. Në dashuri do t’ju duhet të përballeni me një Venus disonante që preferon aventurat e përkohshme sesa marrëdhëniet e qëndrueshme dhe të qëndrueshme. Mos nxitoni për të mbyllur marrëveshje.

SHIGJETARI

Përpiquni të arrini hapin dhe gjeni kohë për të pushuar dhe rimbushur bateritë. Fatkeqësisht, disonanca hënore mund të shkaktojë pak lodhje. Nëse keni probleme në punë, rimbushni veten me dashuri.

BRICJAPI

Gjatë orëve të ardhshme të këtij korriku 2024 do të kuptoni se e keni lënë pas vetes situatën më të keqe. Keni hequr disa pesha nga stomaku, në këtë pikë askush nuk mund t’ju ndalojë. Nuk ka pengesa të pakapërcyeshme apo probleme të vështira për t’u zgjidhur.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, shumë njerëz të lindur në këtë shenjë po kalojnë një periudhë kontradiktash. Ndoshta duhet të mbroheni nga njerëzit që nuk donin më të mbështesin projektet dhe iniciativat tuaja. Duhet t’i kushtoni më shumë vëmendje trupit tuaj, dashuria kërkon kujdes në këtë kohë.

PESHQIT

Hëna do të jetë në opozitë. Disa probleme mund të përsëriten, ndoshta për shkak të vështirësive financiare. Mos hezitoni të bashkëpunoni me njerëz që mund të mbështesin udhëtimin dhe përparimin tuaj tani.

Pse grekët e tensionojnë vazhdimisht situatën në Himarë? Ja si përgjigjet Pëllumb Xhufi

Akademiku dhe historiani Pëllumb Xhufi e konsideroi si një çështje strategjike Himarën nga pala greke. Sipas tij është kjo arsyeja që grekët tensionojnë vazhdimisht çështjen me Himarën.

Xhufi tha se Himara është një hap larg nga Vlora, por grekët nuk mund të pretendojnë as Vlorën as Labërinë.

“Himara ka dalje në det dhe natyrisht që për interesa gjeo-strategjike grekëve iu duhet, sepse ato duan të kenë kontroll edhe në kanalin e Otrantos, pas kanalit të Korfuzit. Himara ka qenë një vend me ferra, ndërsa tani ka tjetër vlerë, përfshi këtu edhe përsa i takon pronave, apo interesave të tjera ekonomike”, tha Xhufi në emisionin “Open”.

Xhufi ka komentuar edhe vendimin e Apelit të GJKKO-së ndaj Fredi Belerit, që la në fuqi dënimin me dy vjet burg për korrupsion zgjedhor, tha se gjykatësit janë njerëz të ligjit, kanë arsyet e tyre, por është një nga ato çështjet që autoritetet kanë “dorë vetë”.

Xhufi tha se gjykimi i Fredi Belerit duhej të ishte bërë kohë më parë, pasi është akuzuar për një krim shumë të rëndë, për masakrën e Peshkëpisë, është gjetur fajtor, ka qenë në të njëjtën makinë me personat e akuzuar, kishin armë në makinën e tyre.

Ai tha se Beleri është dënuar edhe në Shqipëri për thirrjet që ka bërë.

“Dënimi është bërë mbi bazën e fakteve, kemi një sistem gjyqësor të monitoruar nga të gjithë palët, përfshi edhe Greqinë. Ai është futur shumë thellë jo vetëm në çështjen e blerjes së votave, por edhe në shpërndarjen e dokumenteve, pra ofronte favore dhe privilegje për njerëzit që donin të shkonin në Greqi”, tha Xhufi.

Në vijim të komentit për rastin Beleri, Xhufi u shpreh se Tirana zyrtare ka të drejtë në debatin që krijoi kjo çështjes me Athinën zyrtare.

“Faji i institucioneve në Shqipëri është që e lanë të kandidonte një person që ka pasur probleme me ligjin”, tha Xhufi.

Lidhur me zgjedhjen e Belerit si eurodeputet, Xhufi tha se Beleri nuk mund të krijojë asnjë problem për çështjen shqiptare apo për Tiranën zyrtare.

“Ai do të përfaqësojë Greqinë, nuk mendoj se Tirana zyrtare, do të vuajë shumë apo duhet të heqë dorë nga gjithë kjo luftë e drejtë që ka bërë për çështjen Beleri”, tha ai.

Skandal me thirrje antishqiptare në Bosnjë, Egnatia mundet mes tensionit dhe merr dy kartonë të kuq

Egnatia është mundur në ndeshjen e saj të parë në Ligën e Kampioneve, teksa ka regjistruar humbje në transfertën ndaj Borac Banja Luka në Bosnjë. Por ka qenë një humbje shumë e çuditshme e përjetuar mes tensionit të thirrjeve antishqiptare dhe dy kartonëve të kuq që u dhanë për lojtarët rrogozhinas.

Që në fillim tifozeria vendase shpalosi parulla me shkrimin “Kosova është zemra e Serbisë”: dhe nuk kurseu thirrjet nacionaliste. Por në fushën e lojës Egnatia nuk e ndjeu këtë trysni, duke menduar si të mbante të paprekur portën e saj.

Situata u nxeh në pjesën e dytë, sidomos pasi Zejnullai u ndëshkua me karton të kuq për një faull pas pamjeve që gjyqtari pa me VAR. Tifozët vendas nisën të shtonin thirrjet antishqiptare në stadium dhe kjo solli ndërprerjen e ndeshjes, e cila rifilloi pas 10 minutash vetëm me “ultimatumin” se do kishte braktisje të saj.

Egnatia u mundua të rezistonte dhe dukej se po ia arrinte qëllimit. Por në shtesën e takimit, një pavëmendje solli golin e avantazhit të vendasve, që tentuan me ngulm të shënonin edhe të dytin. Ndreca më pas u ndëshkua me kartonin e dytë të kuq të kësaj ndeshje, duke bërë që rrogozhinasit ta mbyllnin ndeshjen me vështirësi, por me një rezultat që gjithsesi lë të hapur mundësinë e kualifikimit.

I varrosur nën dëborën e Andeve në Peru, gjendet pas 22 vitesh trupi i alpinistit amerikan

Mbetjet e një alpinisti amerikan që ishte zhdukur prej 22 vjetësh janë gjetur në malin e Perusë ku ishin groposur nga një ortek.

Policia e Perusë tha se trupi i mumifikuar i alpinistit William Stampfl u gjend të premten pranë një kampi në malin Huascaran, një prej majave më të larta të Andeve.

Stampfl po përpiqej të ngjitej në të në vitin 2002 kur një ortek e groposi në dëborë e akull. Policët thanë se trupi i tij ende i ngrirë u gjet në lartësinë e 5200 metrave të malit që arrin deri në 6768 metra.

Nuk është ende e qartë si u gjet trupi i alpinistit, por ai ishte i ruajtur së bashku me veshjet për shkak të dëborës, akullit dhe klimës akullnajore, madje iu gjet edhe patenta. Disa imazhe tregojnë që trupin me veshjet e alpinizmit dhe çizmet për ngjitje në mal.

Mali Huascaran është një prej majave më tërheqëse për turistët. Qindra prej tyre i drejtohen lartësisë së tij çdo vit, të shoqëruar nga guidat vendase dhe nevojitet rreth një javë për të arritur në majë.

William shoqërohej nga dy shokë, Steve Erskine dhe Matthew Richardson kur të tre u fshinë nga orteku. Trupi i të parit u gjend jo shumë kohë pas aksidentit, ndërsa Matthew është ende i zhdukur.

Pse bën shenjën “304” me duar? Historia prekëse pas festimit të Yamal

Ai po jeton ëndrrën më të madhe të çdo adoleshenti. Lamin Yamal është fytyra kryesore e EURO 2024. Jo vetëm për kombëtaren spanjolle, por edhe për të gjithë kompeticionin.

Pak para se të mbushte 17 vjeç, golashënuesi më i ri në historinë e Euro-ve, “fëmija” i Barcelonës, bëri që i gjithë planeti të flasë për golin historik që arriti ndaj Francës në gjysmëfinale.

Mbrëmjen e së martës pasi e dërgoi topin në rrjetën e “gjelave” në minutën e 21-të të ndeshjes, ai vrapoi drejt pankinës së skuadrës së tij duke festuar krah bashkëlojtarëve.

Si pjesë e festës së tij, ai formon me gishta një 3, një 0 dhe një 4 (304). Dhe kjo për një arsye prekëse. Këto janë tre shifrat e fundit të kodit postar të lagjes Rocafonda (08304), një nga lagjet më të varfra në Katalonjë, të cilën e djathta ekstreme VOX e quajti “pleh shumëkulturor”.

Yamal u rrit në Rocafonda. Pjesa më e madhe e familjes së tij ende jeton atje. Në fakt, jashtë një furre të vogël buke, e drejtuar deri vonë nga kushërinjtë e tij dhe xhaxhai i Abdul, është një mural i Yamal i veshur me një fanellë të Barcelonës, i rrethuar nga flamujt e Marokut (vendi i origjinës së babait të tij) të Guinesë Ekuatoriale (nëna e tij) dhe Spanjës, ku ai lindi.

Rocafonda është një nga lagjet më të varfra në zonën Maresme të Barcelonës. Sipas INE (Instituto Nacional de Statistic) pothuajse gjysma e familjeve që jetojnë atje janë në ekstrem të varfërisë.

Reperi i famshëm vendos 300 mijë dollarë bast për ndeshjen e gjysmëfinales (FOTO)

Drake është herë pas here në qendër të vëmendjes për këngët, por edhe për jetën e tij pas muzikës.

Reperi i famshëm është gjithashtu një fans i madh i basteve, ku shpeshherë vendos shuma të çmendura në sporte të ndryshme.

Së fundmi, artisti i njohur kanadez ka postuar në rrjetet sociale një foto ku tregon se ka vendosur një bast me një shifër marramendëse. Është fjala për 300 mijë dollarë, për fitoren e Kanadasë kundër Argjentinës në gjysmëfinalen e Kupës së Amerikës.

Reperi i famshëm vendos 300 mijë dollarë bast për ndeshjen e

Drake

Ndeshja është luajtur dhe ka fituar Argjentina me rezultatin 2-0, e cila është gjithashtu finalistja e parë e këtij kampionati.

Por nëse do të fitonte Kanadaja, atëherë 37-vjeçari do të merrte në këmbim plot 2 milionë e 880 mijë dollarë.

Ndërkohë pas fitores, në faqen zyrtare të Kombëtares së Argjentinës në “Instagram” është publikuar një foto ku e kanë shoqëruar me këngën “Not like us” të Kendrick Lamar.

Reperi i famshëm vendos 300 mijë dollarë bast për ndeshjen e

EMRI / Opozita zgjedh kandidatin për Bashkinë e Himarës, mbështetës i flakët i Belerit me nënshtetësi amerikane

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Himarës do të jetë Petro Gjikuria, një shtetas shqiptaro-amerikan, mëson Voxnews.al.

Petro Gjikuria jeton në Uashington dhe është pjesë e “Federatës Panepirote të Amerikës”.

Ai është mbështetës i zjarrtë i çështjes së Belerit, dhe siç ka deklaruar, lufton për të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri.

Gjikuria do të kandidojë përballë Vangjel Tavos nga Partia Socialiste në 4 gusht. Zgjedhjet e pjesshme të Himarës zhvillohen pas shpalljes së pavlefshëm të mandatit të Fredi Belerit, i cili është dënuar me burg për korrupsion në zgjedhje.

Aksident me dy të v*ekur në Rodos të Greqisë, në gjendje të rëndë shoferi shqiptar

Një aksident trafiku me dy të vdekur ka ndodhur në ishullin grek të Rodos mesditën e së mërkurës.

Aksidenti ka ndodhur në orën 12:30 të mesditës, në kilometrin e 4-të të rrugës nacionale Anatolikes Aktes – Aeroport.

Sipas informacioneve nga mediat greke, një furgon i drejtuar nga një shtetas shqiptar, me dy britanikë në bord, në rrethana të paqarta ka devijuar nga korsia drejt Falirakut dhe është përplasur kokë më kokë me një makinë që drejtohej nga një 57-vjeçar grek.

Nga mbetjet e dy automjeteve, greku dhe një britanik u gjetën të vdekur, ndërsa shqiptari dhe një britanik u plagosën dhe u dërguan në Spitalin e Përgjithshëm të Rodos dhe po trajtohen në gjendje të rëndë.

Nëntë zjarrfikës me katër automjete kanë tentuar të nxjerrin personat në automjete

Zbulohet identiteti i punonjësit të FSHF që akuzohet se ka përd* unuar punonjësen e hotelit në Gjermani

Incidenti i ndodhur në qendrën sportive ku ishte grumbulluar kombëtarja shqiptare në Gjermani, po sbardhet gjithnjë e më shumë me kalimin e ditës.

Gjithçka ka ndodhur, pasi një punonjëse e shërbimit ka denoncuar në polici, se është ngacmuar seksualisht nga një pjestar i stafit të kombëtaren shqiptare.

Bëhet fjalë për Orgest Tujanin, ndihmës magazinier i Federatës Shqiptare të Futbollit.

Pas denoncimit në polici, autoritetet gjermane po kryejnë të gjithë veprimet e duhura ligjore e proceduriale për të trajtuar çështjen.

Por nga të dhënat paraprake mësohet se punonjësja e pastrimit, e ka marrë në fillim Tujanin si futbollist të përfaqësueses shqiptare, e duket ka dhënë shenja afrimi. Por më pas kur ka mësuar të vërtetën, është sjellë ftohtë, por duket punonjësi i FSHF-së ka vijuar me insistimin për të krijuar një relacion të befasishëm me punonjësen. E cila më pas e ka dërguar rastin në policinë e qytetit Unna.

Siç bën të ditur gazeta gjermane BILD, pastruesja e hotelit të shkollës sportive Kaiserau në Kamen, ka lajmëruar policinë më 23 qershori.

E reja u tha komisarëve të policisë në Unna ( Rhein-Vestfalia e Veriut ) se shqiptari e kishte futur me forcë në kuzhinë, e kishte puthur dhe abuzuar seksualisht me të.

Sipas Bild, zëdhënësja e prokurorisë që po heton ngjarjen tha se për momentin nuk ka një kërkesë për urdhër arresti nuk është paraqitur.

“Kujdesi ndaj punonjëses dhe mbrojtja e të drejtave të saj personale kanë përparësinë kryesore”, tha një zëdhënëse e “SportCentrum Kaiserau”. Pasi u bë e ditur ngjarja, zv.magazinieri i FSHF-së u pezullua menjëherë nga Federata Shqiptare e Futbollit.