GJKKO rrëzon pushimin e çështjes, detyron SPAK të hetojë guvernatorin Gent Sejko

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka rrëzuar SPAK duke i kthyer edhe njëherë për hetim Prokurorise së Posaçme kallëzimin e bërë nga Tedi Malaveci kreu i Dhomës së Përmbaruesve për guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, për të cilin e kishte kallëzuar për “shpërdorim detyre”, lidhur me mikrokreditë.

Këtë të mërkurë gjyqtarja Flora Hajredinaj, pas ankimimit të bërë nga Malaveci ndaj vendimit të SPAK për pushimin e çështjes, ndaj Gent Sejkos, ka vendosur ta cilësojë të pavlefshme kërkesën e SPAK.

Gjyqtarja e cilëson të pavlefshme kërkesën e SPAK për të pushuar çështjen ndaj guvernatort të Bankës së Shqipërisë, ndërkohë që ia ka kthyer aktet strukturës së posaçme për plotësim hetimesh.

VENDIMI:

1. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 11.06.2024, Nr. Regj.Them 90, ka paraqitur pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën penale me objekt: Kërkohet pushimi i çështjes penale nr.1360/2022 të regjistruar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” së parashikuar nga neni 248 i K.Penal, pasi fakti nuk parashikohet nga ligji si vepër penale.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Flora Hajredinaj, bazuar në nenet 112, 75/a; 128, 128/a, pika 1, shkronja “b”, 131/2, 332/b e vijues të Kodit të Procedurës Penale si dhe ligjit nr. 95 datë 06.10.2016 “Për organizimin dhe funksionin e institucioneve për të luftuar Krimin e Organizuar”, me vendimin Nr. 90, datë 10.07.2024, vendosi:

1. Deklarimin e pavlefshmërisë absolute të aktit “Kërkesë për pushimin e procedimit penal nr.1360, të vitit 2022 të Prokurorit, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, që ka si objekt hetimin e vepës penale “Shpërdorimi i detyrës” ndaj të kallëzuarit Gent Sejko, Guvernator i Bankës së Shqipërisë.

2. Kthimin e akteve të procedimit penal nr.1360/2022 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për vazhdimin e mëtejshëm të hetimeve, prokurores Dorina Bejko, në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

3. Veprimet hetimore të urdhëruara në pjesën arsyetuese të këtij vendimi duhet të kryhen brenda 3 (tre) muajve.

4. Caktimin e seancës gjyqësore paraprake datë 16.10.2024, ditë e mërkurë, ora 10:00.

5. Urdhërohet sekretaria e gjykatës t’i njoftojë vendimin Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

6. Kundër vendimit lejohet ankim në Gjykatën e Apelit për Korrupsionin dhe
Krimin e Organizuar brenda afatit ligjor.

Publikohet VIDEO e vr*sjes së SHQIPTARIT në burgun grek!

Publikohen pamjet nga përleshja e ashpër e ndodhur në burgun grek në fund të qershorit, ku u vra me thikë shqiptari, Alfons Doçi.

Nga sherri mbeti i plagosur dhe një shqiptar tjetër.


Në grupin e të dënuarve që përplasen mes tyre ishte edhe Laert Haxhiu, i cili disa ditë më vonë u ekstradua me urgjencë në Shqipëri.

35-vjeçari ishte dënuar për dy vrasje.

Në vitin 2017, Doçi  raportohet se kishte vrarë një biznesmen në Atikën Perëndimore gjatë një grabitjeje dhe pak kohë më vonë një të moshuar, gjithashtu gjatë një grabitjeje.

Në vitin 2018, gjatë transferimit në Kretë, ai u arratis nga anija dhe u arrestua dy ditë më vonë në një shtëpi në Nea Filadelfia.

Pamje të rënda/ Momenti kur dy raketa ruse fluturojnë pak metra mbi det, në drejtim të Ukrainës

Ky është momenti kur dy raketa ruse “cruise” fluturojnë pak metra mbi det, në drejtim të objektivave në Ukrainë.

Sipas raportimeve në mediat sociale, raketat janë filmuar nga disa peshkatarë në detin Kaspik.

Është e paqartë nëse këto janë raketat të cilat goditën Kievin dy ditë më parë, në 8 korrik, duke shkaktuar dhjetra viktima, të gjithë civilë.

FOTO/ Shtohet misteri për vrasjen e motrës së ish-futbollistit të Fiorentinës! (Akuzohet si organizator… i vëllai)

Paola Salcedo, motra e futbollistit Carlos Salcedo, u qëllua për vdekje më 29 qershor 2024 në Huixquilucan (Meksikë).

Viktima, një prezantuese dhe modele e famshme, thuhet se është sulmuar nga dy kriminelë pasi ka ndjekur një shfaqje cirku me djalin e saj.

Prokuroria e Përgjithshme ka arrestuar dy vrasësit e dyshuar të vajzës 29-vjeçare.

Në deklaratat e tyre të para në Gjykatën e Tlalnepantla-s, ata dyshohet se kanë tentuar të grabisin Paola Salcedo, pasi kanë theksuar se e reja ishte e veshur mirë dhe ngiste me një makinë të shtrenjtë, ndaj ata kërkonin paratë e nevojshme për të blerë drogë.

FOTO/ Shtohet misteri për vrasjen e motrës së ish-futbollistit

Paola dyshohet se ka rezistuar dhe kjo ka bërë që kriminelët ta qëllojnë tre herë, duke i shkaktuar vdekjen.

Carlos i përfshirë?

Megjithatë, familja nuk e beson këtë version dhe akuzon hapur ish-lojtarin e Fiorentinës (tani në Cruz Azul), duke besuar se ai është organizatori i krimit.

Nëna, María Isabel Hernández Navarrón, shkroi në Instagram:

Drejtësia për vajzën time. Arsyeja e vërtetë pse Carlos Salcedo dëshiron të largohet nga vendi është sepse ai dhe gruaja e tij Andrea Navarro janë nxitësit e vrasjes së Paolës”.

Humbi peshë pasi hoqi dorë vetëm një lloj ushqimi, ja çfarë tregon profesori nga Anglia

Profesori Barry Smith, eksperti nga Instituti i Filozofisë i Universitetit të Londrës rrëfeu për Business Insider se ushqimi ultra i përpunuar përbëhet nga gjëra që normalisht nuk do t’i gjenit, duke përfshirë konservues, përmirësues të shijes, agjentë trashësues dhe yndyrna dhe sheqerna të modifikuara.

Këto përfshijnë gjithçka, nga biskotat, ëmbëlsirat dhe patatet e skuqura të gatshme për pjekje deri te mishrat e përpunuar, drithërat e mëngjesit dhe drithërat me gaz. Profesori Smith vendosi t’u jepte zë shqetësimeve se çfarë po i bënin shëndetit të tij. Ai tha:

Unë me vetëdije po e ndërpresja ushqimin ultra të përpunuar për shkak të gjërave të këqija që mund të bënte për shëndetin tim. Dhe më pas zbulova se efektet ishin kaq të dëshirueshme. Ngrënia e tyre mund të çojë në një sërë problemesh shëndetësore, falë përbërësve të tyre artificialë.

Smith jo vetëm që mori një nxitje në energji dhe u ndje më i ngopur për më gjatë, por ai gjithashtu pa kilogramët të bien sapo të përjashtonte këto ushqime nga dieta e tij. Ai tha:

Ju e gjeni veten duke iu drejtuar rregullimit të natyrshëm të marrjes, ku nuk e teproni.

“Ejani, babi po na rreh”/ 13-vjeçar shqiptar telefonon policinë për ndihmë! Efektivët e gjejnë në rrugë duke qarë, brenda banesës i ati dhunonte të ëmën dhe dy fëmijët e tjerë të mitur

“Ejani, babi po na rreh”, ishte thirrja e një djali 13-vjeçar shqiptar, i cili telefonoi policinë në Civitanova Marche (Macerata) duke i kërkuar ndihmë.

Kur policia mbërriti në adresën e dhënë nga i mituri, e gjeti djalin në rrugë, të tronditur dhe të përlotur.

Ai i kishte treguar shtëpinë ku babai vazhdonte të dhunonte nënën e tij, një 42-vjeçare shqiptare.

Efektivët dhanë dhënë ndihmën e parë gruas së plagosur dhe dy fëmijëve të tjerë të mitur, njëri prej të cilëve kishte plagë nga dhuna e ushtruar.

Babai 47-vjeçar ishte në dhomën e gjumit kur policia italiane hyri brenda banesës dhe e vendosën në pranga.

Gruaja dhe tre fëmijët e tij u dërguan në urgjencë dhe më pas në stacionin e policisë Civitanova Marche, ku, nga nëntori 2023, është hapur një dhomë kushtuar viktimave të dhunës.

Nga pagëzimi i Messit tek marrja nga “duart” e rekordit të Peles! 16-vjeçari Lamine Yamal magjeps Euro 2024

Spanja fluturoi në finalen e Euro 2024, teksa ishte Lamine Yamal ai i cili shënoi golin e parë për skuadrën e tij në këtë gjysmëfinale.

Por goli jo vetëm për rëndësinë që kishte në atë ndeshje, por theu edhe rekordin si golashënuesin më të ri ndonjëherë në historinë e Kupave të Evropës dhe Botërorit me vetëm 16 vjet e 362 ditë jetë, duke ia marrë kështu rekordin Pele-s.

Një fat, ai i Yamal, i cili ndërthuret edhe me historinë e Leo Messit. Sulmuesi i ri spanjoll në fakt është “pagëzuar” nga legjenda e futbollit në vitin 2007.

Ashtu si vitin e kaluar, gazeta spanjolle “Sport” vendosi të bënte një kalendar bamirësie në bashkëpunim me UNICEF, sponsor i Barcelonës së Laportës në atë kohë.

Prandaj u organizua një fushatë rekrutimi midis familjeve që kishin rënë në kontakt me organizatën ndërkombëtare për çështjet e mirëqenies dhe mes tyre ishte edhe ajo e Yamalit, i cili jetonte në Rocafonda.

Falë babait të Yamal, në ditët e fundit, fotografia e Messit duke pagëzuar 16-vjeçarin u bë virale menjëherë.

Historia është ciklike dhe disa ngjarje përsëriten pas vitesh, si ngritja e Yamal në fushën ndërkombëtare, që të kujton shumë atë të Messit.

Dhe duke folur për ecuri dhe rikthime historike, goli i mbrëmshëm ndaj Francës nuk është gjë tjetër veçse riprodhimi besnik i atij të shënuar nga spanjolli në gjysmëfinalen e Kampionatit Evropian U-17 2023, kundër Francës.

Qershia mbi tortë për Yamal mund të jetë finalja të dielën më 14 korrik, një ditë pas ditëlindjes së tij të shtatëmbëdhjetë.

Festimi me fitoren e Euro 2024 mund të jetë dhurata më e mirë e ditëlindjes që sulmuesi spanjoll mund të dëshirojë: dhe kushedi, ndoshta gjithçka mund të përfundojë duke fituar çmimin MVP të eventit gjerman./ Sport Mediaset

Një tjetër ministër i përfshirë në abuzimet me fondet e BE, roli i restorantit të…

Në dosjen që çoi drejt prangave ish-ministrin Ilir Beqaj del edhe një ministre e Edi Ramës. SPAK zbuloi vetë se në një rast për organizimin e një konference për turizmin janë lëshuar dy fatura; njëra nga agjencia SASPAC e drejtuar prej ish-ministrit të Shëndetësisë dhe tjetra nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit drejtuar nga Mirela Kumbaro. Pra edhe ministrja Kumbaro dyshohet se ka futur duart te fondet e BE.

“Shërbimi i prokuruar “Për Organizmin e Konferencës 03-05 Prill 2023 “E Ardhmja e Turizmit të Qëndrueshëm Mjedisor në Shqipëri FESTA Asistenca Teknike IPA CBC, Projekti Adrion”) me vlerë 125.000,00 Euro, është i njëjtë me atë të prokuruar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit (në vlerën sipas çmimit të kontratës 38.509.550 lekë) për të njëjtin event atë të quajtur “Festa”, duke u kontraktuar në të dyja rastet e njëjta shoqëri tregtare e quajtur “L…… International” sh.p.k me Ortak e Administrator personi nën hetim Gazmend Haxhia dhe Drejtor Ekzekutiv personin nën hetim A. N”, thuhej në njoftim.

Detajet nga dosja

Sipas dosjes së siguruara nga Anila Hoxha, nga hetimet ka rezultuar se Beqaj, kohë kur drejtonte SASPAC dhe Ermal Kurtulajn, koordinator i zyrës “Facility Point” për projektin EUSAIR, në SASPAC, në bashkëpunim edhe me të tjerë persona, kanë prokuruar shërbimin me objekt “Për organizmin e konferencës 03-05 Prill 2023” “E Ardhmja e Turizmit të Qëndrueshëm mjedisor në Shqipëri FESTA Asistenca Teknike IPA CBC, Projekti Adrion”, me vlerë 125,000.00 Euro. Ky prokurim rezulton i njëjtë me atë të prokuruar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit të drejtuar nga Kumbaro, për të njëjtin event atë të quajtur “Festa”, me përjashtim të zërit “darkë”, duke u kontraktuar në të dyja rastet e njëjta shoqëri tregtare e quajtur “Landways International”, me ortak e administrator personin nën hetim Gazmend Haxhia dhe drejtor ekzekutiv Alfred Nikolla.

Nga tërësia e veprimeve të kryera në kuadër të organizimit të eventit “Festa” rezulton se Gazmend Haxhia ka paraqitur dokumente lidhur me pjesëmarrjen në procedurën e prokurimit të cilat dyshohet se kanë përmbajtje të pavërtetë, të tilla si oferta (preventive) në lidhje me organizmin e eventit “Festa” si në kohë ashtu edhe në përmbajtje pranë SASPAC-ut, duke nënshkruar kontrata dhe raporte mbi zbatimin e kontratës të cilat dyshohet se janë bërë me qëllim përfitimin e shumës së parave, ndërkohe që shërbimi rezulton të jetë ofruar vetëm për shumën e parave që përbën ofrimin e darkës për datën 03 prill 2023.

“Falënderojmë ministren fantastike Kumbaro”

Dijenia e tij mbi fiktivitetin e dokumentacionit rezulton nga fakti i paraqitjes së dokumentacionit (që lidhet me procedurën e prokurimit e cila do të duhej te ishte zhvilluar para datës 3 prill 2023) me nënshkrimin e tij që nuk përkon në aspektin kohor me kohen e zhvillimit të procedurës së prokurimit dhe organizimit të eventit dhe po ashtu dëshmohet edhe nga fakti që ai e ka ditur që i njëjti event, është prokuruar në Ministria e Turizmit dhe Mjedisit. Kjo sipas SPAK pasi po shoqëria Landways International është shpallur fituese edhe në atë procedurë prokurimi, duke marrë përsipër realizimin e një objekti kontrate të njëjtë, për të njëjtin event.

Kjo dijeni rezulton jo vetëm nga dokumentacioni që ka paraqitur në emër të shoqërisë pranë MTM, për efekt të prokurimit si në ofrim ashtu edhe në zbatim të kontratës, por kjo dijeni mbështetet edhe nga përmbajtja e fjalimit të mbajtur nga ana e tij si i ftuar në këtë event, ku rezulton se ai është shprehur: Dua të falënderoj veçanërisht arkitektin e këtij koncepti, FEST-ës, ministren fantastike të turizmit dhe mjedisit, zonjën Mirela Kumbaro, dhe ekipin fantastik që i qëndron pas saj.

Përgjimet që zbuluan abuzimin me fondet e BE

Gjithashtu Anila Hoxha thotë se nga hetimet ka rezultuar ndër të tjera se personi që akuzohet së bashku me Beqajn dhe njihet si një nga njerëzit e afërt të ish-ministrit, Ermal Kurtulaj, është marrë më çdo detaj për të arritur në “rregullimin” e faturave fiktive dhe për të fryrë më pas çmimet për tenderin që është organizuar për një event që financohej nga SASPAC, por që fituesit ishin paracaktuar me kohë, dhe që restoranti që kishte bërë shërbimin ishte Gzona, i Ilir Beqajt.

Praktikisht eventi ishte organizuar në datat 3-5 prill 2023, ndërsa “vulosjet” dhe “firmosjet” për tenderin bëhen mes muajve qershor, korrik, gusht 2023, ndërkohë që do duhej të ishin bërë para eventit. Ky i fundit, në një nga komunikimet që ka pasur me Gazmend Prengën, administrator i restorant Gzona, i shkruan se “Duhet bërë faturë për Landways pagese me bankë” “Sherbim catering ose shërbim restoranti si te duash 350 veta total 33,250 Euro pa tvsh”.

Faturat

Në vijim, Gazmend Prenga i nis Kurtulajt faturën e bërë për Landways, me vlerë 4,189,500. Në vijim të bisedës Prenga i dërgon një foto me emrat e stafit ndërkohë Kurtulaj e udhëzon duke i thënë “ok bëji të gjithë, personel konferenca do e vesh në total, 245,000″. Sipas hetuesve, këto komunikime japin të dhëna se marrëdhënia mes subjekti Gzona dhe kontraktuesit shoqërisë “Landways“, nuk ka qenë një marrëdhënie tregtare e zhvilluar natyralisht, por një marrëdhënie fiktive e cila është ndërmjetësuar, për të plotësuar dokumentacionin dhe faturat përkatëse, nga personi nën hetim Ermal Kurtulaj.

Hetuesit kanë sekuestruar në zyrën e Kurtulajt një dosje, në të cilën janë gjetur dokumente dhe shënime me shkrim dore që lidhen me këto tendera, për të rakorduar datat e ofertave, ardhja e tyre, si dhe lidhja e kontratës, nga të cilat kuptohet që dokumentacioni rezulton të jetë krijuar më vonë, konkluzion ky i mbështetur edhe nga bisedat e zhvilluara mes personave të përfshirë, të zhvilluara në periudhën kohore korrik 2023 dhe në vijim, të cilat qartësisht bëjnë fjalë për hartim, korrigjim, firmosje, protokollim të dokumentacionit mbi këto procedura prokurimi, të cilat logjikisht dhe sipas ligjit duhet të ishin zhvilluar para zhvillimit të eventit për të cilin janë prokuruar shërbimet/produktet objekt prokurimi dhe kontraktim.

Përgjimet

Nga grumbullimi i fakteve gjatë hetime, ka rezultuar se dokumentet janë hartuar më vonë dhe procedura e tenderimit në fakt nuk është kryer fare por është plotësuar më vonë si e tillë, për efekt dokumentimi. Pjesë nga biseda e Kurtulajt me një person, ku flitet për realizimin e dokumentacionit për tenderin në fjalë, pra në mënyrë fiktive, pasi eventi ishte organizuar disa muaj më parë nga sa rezulton biseda mes tyre: (A-Ermali)

B: Po Ermal?

A: Ça bën, si je?

B: Mirë, ça bën ti?

A: Mirë. A.?

B: Po.

A: Duhet të lësh dosjen me t’gjitha dokumentat. Dhe do t’i thush edhe O… që të dielën të dalë patjetër. Se ai të dielën do dalin n’zyrë dhe do firmosë. Çdo lloj letre që është.

B: Po, i nxora se më tha.

A: Ee. Kshu që t’lutem do i thush edhe O.. se kam nevojë edhe unë t’jem. Do lajmërosh dhe A….

B: Okej.A: N’qoft se ashtu, që të jetë edhe A… të dielën.

B: Rreth ça ore?

A: Po se di tashi, do ta lajmëroj vetë, po do t’i thush që të rrijë këtu. Mos të jetë vonë.

B: Okej, thjesht po i them që të jetë në gatishmëri.

A: Mirë do ishte që edhe O… i financës n’qoft se është. Të dielën, meqë kto ditë e ka bo pushim, të dielën të vijë të shofi me mua se unë dua të bëj edhe ato, letrat për pagesat e faturave, kupton?!

Kurtulaj komunikon me Gazmend Prengën, administrator i restorant Gzona, ku i thotë ndër të tjera:

B: O Ermal?
A: O Gazi, Landways-in e kena si klient ne të hapur? B: Po ere.
A: E kena?
B: Po. Kemi bo veprime herë pas here ne me Landways-in.
A: Duhet me i bo i faturë Landways-it.
B: I bone aty, atyre?
A: Po.
B: Po mirë, ta nisin. Ato, ça
A: Ta nisi unë tashti ça se ça do shkrush.

B: N’rregull.

A: Domethënë do shkrush shërbim katering, është ajo eventi i turizimit që bomë te Pallati i Kongreseve.

B: Mi nis, mi nis ato edhe t’ia nis unë direkt.

Ermali komunikon me Alfred Nikollën, drejtori ekzekutiv i shoqërisë Landways dhe ndër të tjera e pyet:

A: T’kisha shkrujt, a e vulose e firmose po zbres içik apo jo?

B: Po po, ja një minut. Erdha.

A: Eee?

B: Erdha erdha, sa e firmosa, erdha.

A: Të t’pres ktu apo të t’kaloj aty para zyrës?

B: Jo me, te TVSH-ja, erdha, 1 minutë. Më prit aty.

A: Hajde vlla. Ktu jam, t’lutem se jam shumë vonë.

B: Erdh, erdha.

Turistët në Shqipëri kanë ‘harruar’ të marrin portofolin

Ndonëse shifrat zyrtare flasin për 4.5 milionë turistë të huaj në gjashtë muajt e parë të vitit, në realitet, buzë detit, ata ndihen shumë më pak.

Mungesa e turistëve po shqetëson baret dhe hotelet, teksa shezlongët qëndrojnë të pahapur.

Një vit më parë, Shqipëria ishte një “top destination” për të huajt, që pushtuan territorin gjatë gjithë verës, ndërsa sivjet prezenca e tyre duket të jetë e zbehur.

Arben Çipa, kryetar i shoqatës së tur-operatorëve të Sarandës thotë për Gazetasi.al se në numër, këtë vit ka më shumë turistë, por është tipologjia e tyre që ka ndryshuar dhe ka ulur kërkesën.

Çipa thotë se Shqipëria këtë është dendur nga moshat e reja, që ka ndryshuar të gjithë zinxhirin e konsumit.

“Si numër kemi rritje këtë vit, por ka ndryshuar tipologjia dhe kjo na ka sjellë pikëpyetje. Kanë ardhur më shumë mosha të reja dhe padyshim shpenzimet e tyre janë më të pakta. Të rinjtë nuk fokusohen tek ushqimi. Ndryshimi është se kanë zgjedhur më shumë apartamente dhe jo hotele. Apartamentet janë më ekonomike dhe kanë mundësi akomodimi për më shumë persona. Kështu funksionon në të gjithë Europën. Ata që marrin apartamente zgjedhin supermaketet. Fast food-ed janë në lulëzim dhe jo restorantet”, thotë kreu i tur-operatorëve.

Apartamentet të llojit AirBnB janë pengesë për hotelet, thonë në anonimitet, operatorët turistikë dhe se ligji për rregullimin e tyre, ende nuk ka patur efekt në terren. Edhe gjendja joeficiente e transportit publik në Shqipëri, është dhimbje koke për bizneset e bregdetit të jugut.

Operatorët shprehen se turistët në Shqipëri nuk mund të paguajnë taksi për në jug, më të shtrenjtë se bileta e avionit dhe vërtiten rreth Tiranës e Durrësit. 

Gjithsesi Çipa pranon se plazhi i Durrësit ka më pak turistë sivjet, teksa Golemi po shkëlqen.

Lidhur me mungesën e qytetarëve të Kosovës, Çipa thotë se nuk ndihet, kjo edhe për shkak se jugu nuk ka qenë fort në fokusin e tyre. Ai pret që gushti dhe shtatori të jenë periudhat më të mira të turizmit, pasi përkon dhe me fundin e kampionatit Europian dhe traditën e zakonshme të pushimeve.

“Jemi në fillim të korrikut dhe duam të besojmë se përfundimi i kampionatit Europian do të sjellë më shumë turistë më Shqipëri. Në gusht, shtator, do të kemi dhe kategori të tjera të turistëve dhe pritet të vërtetohet. Nga hotelet shohim që ka klimë pozitive për dy muajt e ardhshëm. Kemi më shumë të nevojshme moshat e mesme dhe të treta se sa të rinjtë. Të rinjtë duhet të jenë në zona të dedikuara. Në rast se në një destinacion prevalon mosha e re, është fillimi i fundit.”

Edhe Besnik Vathi, kreu i shoqatës së tur-operatorëve, thotë për Gazetasi.al se ka rritje të numrit te turistëve, por janë shtuar ata që vijnë me kosto minimale.

Vathi thotë se ka një ngërç me shifrat zyrtare, që krijon ide të gabuar për turizmin në Shqipëri.

“Kur e dëgjojmë ato shifra, ne presim dyndje. Jo çdo vizitor është turist, por çdo turist është vizitor. Shifrat janë për vizitorët dhe raportohen si turistë. Gjatë këtij viti kemi një numër shumë të lartë të vizitorëve tranzit, nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, që përdorin aeroportin e Tiranës. Ne i numërojmë në hyrje si turistë. Ata shkojnë turistë diku tjetër dhe në i llogarisim dy herë madje”, shprehet Vathi për Gazetasi.al.

Operatorët turistikë janë të shqetësuar dhe nga kaosi i krijuar në hapësirat e plazhit, ku administrimi i parcelave nuk i përket më vetëm hoteleve, por edhe individëve që i përfitojnë ato të në mënyra korruptive.

Menaxhimi i infrastrukturës së bareve dhe higjienë, është po ashtu merak i hotelierëve.

Ata ironizojnë se yjet për hotelet i jep kryeministri dhe se nuk respektohen standardet e pikëzimit sipas kushteve të shërbimit.

Përfaqësuesit e bizneseve të turizmit në vend propozojnë një unifikim të çmimeve midis operatorëve të të njëjtit nivel, pasurimin e menuve me gatime tradicionale dhe pije artizanale, krijimin e paketave turistike me opsione shtesë argëtimi, tërheqjen e një stafi më të kualifikuar etj. Po ashtu kërkojnë ndërhyrjen e autoriteteve për të pastruar mjedisin.

E trishtë, e pickon bleta, vdes ish-futbollisti i njohur

Ish-futbollisti Italian Stefano Guerra, është ndarë nga jeta pas pickimit të bletës, një insekt ndaj të cilit ishte alergjik. Guerra u lindnë vitin 1962. Ai ishte shtruar në spital prej disa ditësh në kushte të rënduara në spitalin Santa Maria Nuova.

Pas pickimit të insektit, 62-vjeçari ka kaluar në shok anafilaktik, i cili më pas i ka shkaktuar atak në zemër.

Mbrojtësi, i lindur në Verona dhe i rritur në Vicenza, kishte luajtur për skuadra të ndryshme italiane (përfshirë Prato), por mbeti në zemrat e tifozëve të Granata për pjesëmarrjen në sezonin legjendar 1988-89, në të cilin Reggiana fitoi kalimin në Serie A, me trajnerin Pippo Marchioro.

Shumë tifozë futbolli nga tre rajone, Veneto, Toscana dhe Emilia Romagna, shpresuan për një lajm të mirë, pasi mësuan për gjendjen e tij shëndetësore ditët e fundit.

Fatkeqësisht, lajmi i hidhur erdhi pasditen e djeshme. Nuk mund të bëhej asgjë, Guerra nuk ia doli.