Sherr mes shqiptarëve në Romë, tre vëllezër rrahin me shufra hekuri dhe shkop bejsbolli bashkatdhetarin! 36-vjeçari u përgjigjet me armë, plagos njërin prej tyre

Një sherr mes disa shqiptarëve ka ndodhur përpara një lokali në Fiano Romano më 1 korrik, por vetëm sot policia italiane ka arritur të zbardhë dinamikën e ngjarjes.

Sipas mediave italiane, tre vëllezërit shqiptarë , përkatësisht 37, 39 dhe 40 vjeç, të pajisur me shufra hekuri dhe një shkop bejsbolli sulmuan, për motive të dobëta, një bashkatdhetar.

Fillimisht ka patur një debat mes tyre, më pas tre vëllezërit kanë sulmuar bashkatdhetarin, 36 vjeç. Ky i fundit, u është përgjigjur duke i qëlluar me armë dhe për pasojë është plagosur në këmbë një nga sulmuesit.

Hetimet

Hetimi i shpejtë nga Karabinierët e Kompanisë Monterotondo bëri të mundur identifikimin e katër shqiptarëve të përfshirë në përleshje. Policia gjeti dhe sekuestroi armët e përdorura gjatë sulmit dhe i vuri në pranga autorët.

Hetimet e mëtejshme bënë të mundur edhe konstatimin se arma, e kalibrit 9×21 e përdorur nga 36-vjeçari, i cili nuk kishte autorizim për të mbajtur armë zjarri, ishte vjedhur në nëntor 2014 në Genzano di Roma.

Ra nga skelat e kantierit ku po punonte, humb jetën në vend 30-vjeçari shqiptar

Një punëtor 30- vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën pasi ka rënë rreth dhjetë metra nga skelat e një kantieri në San Severino, Itali.

Punonjësit shëndetësorë kanë ndërhyrë për t’i dhënë ndihmën e shpejtë, por i riu kishte gjetur vdekjen e menjëhershme.

Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit, por dyshohet se i riu mund të ketë humbur ekuilibrin ndërsa lëvizte mbi strukturë.

Policia po heton për të rindërtuar dinamikën dhe shkaqet.

Media fqinje: Greqia kërkon të marrë ujë nga ‘Syri i Kaltër’!

“Ujë nga Shqipëria apo nga Sagiadha”, ky ishte titulli i faqes së parë të gazetës lokale “Corfupress” para disa ditësh, e cila i rikthehet përsëri problemit aq jetik për Korfuzin, por edhe për Lefkadhën, mungesës së ujit të pijshëm.

Autoritetet në dy ishujt e Jonit verior, janë tepër të shqetësuara për verën e këtij viti, pasi nuk dinë si ta përballojnë problemin më të madh që kërcënon mirëqenien e banorëve dhe rrjedhën e turizmit, furnizimin me ujë si një problem që ka vite dhe nuk po zgjidhet.

Në Korfuz, me iniciativën e Guvernatorit të Qarkut Yiannis Trepeklis në bashkëpunim me kryetarët e bashkive si dhe me ndërhyrje në pushtetin qendror, kërkohen “rrugëzgjidhje” me një tubacion nga Greqia kontinentale, ndërsa në Lefkada, tubacioni ekzistues që furnizon ishullin, më shumë pikon se sa sjell ujë.

Sipas gazetës, organet lokale kanë vijuar kontaktet me zyrtarë të lartë të qeverisë, ku thuhet se kanë marrë “dritën jeshile” për të parë si zgjidhje premtuese, marrjen e ujit përmes një tubacioni nënujor drejt Korfuzit nga burimet në Syrin e Kaltër të Shqipërisë.

Qeveria greke duket se konsideron këtë projekt si mundësi e bashkëpunimit ndërshtetëror, që nuk do të ndikohet nga tensionet ndoshta të përkohshme që krijohen mes dy vendeve- shkruan gazeta.

Madje përmendet edhe fakti se zona e jugut të Italisë pritet të furnizohet nga burimet ujore të Gjirokastrës, me një projekt që diskutohet kohët e fundit në programet trans-evropiane të financuar nga qeveria italiane, për ndërtimin e një tubacioni nënujor 85 km të gjatë me një kosto prej rreth 1 mld euro.

Gjithsesi, organet lokale të prefekturës së Jonit vlerësojnë se përveç projektit të ujit nga syri i Kaltër shohin më të realizueshme shfrytëzimin e burimeve ujore në Thesproti dhe veçanërisht në burimet që ndodhen përballë Korfuzit, në veri të Sajadhës, pranë kufirit greko-shqiptar.

Edhe ky vit regjistron rritje të madhe të numrit të turistëve që ka sjellë rritjen e konsumit ,ndaj dhe u bëhet thirrje banorëve për përdorim të matur të ujit sidomos në orët e mesditës, veçanërisht në periudhën kritike të muajve korrik-shtator./Corfupress

Mungon vetëm zyrtarizimi, Thomas Strakosha transferohet në Greqi

Mungon vetëm zyrtarizimi, por Thomas Strakosha mund të konsiderohet një lojtari i AEK. Gardiani kuqezi zhvilloi një Evropian shumë pozitiv duke tërhequr vëmendjen e shumë klubeve në Evropë, mbi të gjitha në Serie A, ku flitej për një rikthim të tij.

Ndryshe nga se pritej, Strakosha ka vendosur të rikthehet në Greqi teksa ka gjetur akordin total me klubin e AEK.

Mediat greke e bëjnë fakt të kryer transferimin e tij te klubi i AEK pasi edhe Brentford, skuadër që ka në pronësi kartonin e tij, ka dhënë pëlqimin për transferimin e Strakoshës tek AEK.

(BalkanWeb)

Përflitet për ndarje, zbulohet me kë është ‘arratisur’ Strakosha për pushime(Foto)

Humbja me Spanjën me rezultatin 1-0, i dha fund rrugëtimit të “Kuqezinjëve” në Kampionatin Europian 2024. Kështu që djemtë e Kombëtrares janë shpërndarë. Disa në vendet ku jetojnë e kanë familjen e disa kanë nisur pushimet.

Thomas Strakosha, shumë i komentuar për paraqitjen në fushë, po aq edhe në jetën private, është arratisur për pushime në Mykonos, i njohurin ndryshe si “ishulli i milarderëve”.

Por me këtë udhëtim ai ka shtuar dyshimet për krisjes e marrëdhënies me partneren e tij prej më shumë se 4 vitesh. Strakosha ka shijuar këtë udhëtim me vëllain e tij dhe disa shokë të tjerë.

Nga ana tjetër, modelja Esther Adjoa Asiédu ka treguar në Instagramin e saj se ndodhet në Como, Itali, me mikeshat e saj.

Kush është i dënuari që u arratis për herë të nëntë nga burgu?

Një i burgosur u arratis nga qelia në burgun e Smrekonicës, Kosovë.

Telegrafi shkruan se i burgosuri është Faton Hajrizi, i dënuar për vrasjen një ushtari rus në vitin 2000. Për Hajrizin, kjo është hera e nëntë që arrin të largohet nga burgu.

Para pak muajsh, ai kishte rrëfyer se si kishte arritur të arratisej nga edhe nga kampi ushtarak amerikan “Bondsteel”.

Faton Hajrizi në moshën 15 vjeçare, teksa ishte duke shkuar në shkollë ishte fjalosur me një ushtar rus, duke ia marrë armën dhe duke e vrarë.

Ai tha se vrasjen e ka kryer pasi kishte parë që ushtari rus kishte sharë disa shqiptarë. Dy punonjës të burgut janë pezulluar.

‘Luante’ me jetën e pacientëve me tumor, publikohet pasuria e kirurgut Edmond Gashi

Edmond Gashi, kirurgu i Onkologjikut që u bë i famshëm pas hetimeve të prokurorisë së Tiranës, rezulton të ketë mbi 13 pasuri të ndryshme në Tiranë, pasuri këto që kanë ngjallur dyshime mbi burimin e të ardhurave financiare të doktorit.

Apartamente, garazhe, llogari bankare dhe dy biznese, janë të regjistruara në emër të kirurgut të Onkologjikut, që “peshkonte” në shtet pacientët e sëmurë me kancer dhe i çonte në klinikën e tij private, duke i bërë operacionet me lek.

Për këtë fakt ndaj kirurgut është ngritur akuza e “Shpërdorimit të detyrës” dhe Edmond Gashi është lënë në masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.

Nga verifikimet e gazetarit Elton Qyno ka rezultuar se në emër të kirurgut Edmond Gashi, janë regjistruar dy biznese.

“Gashi-Medical” është një kompani e regjistruar në vitin 2021, ku 90 për qind të aksioneve i zotëron Edmond Gashi, ndërsa 10 për qind të kuotave të mbetura i zotëron vëllai i tij, Floren Gashi.

Ky biznes ka si objekt tregtar:”…Import-Eksport dhe tregtim me shumicë dhe pakicë i pajisjeve mjekësore dhe laboratorike, kiteve dhe reagentëve, aksesorëve të nevojshëm, si dhe dhënia në përdorim dhe me qira të aparaturave etj…”.

Ndërkohë një tjetër biznes është klinika “Medical Clinic MEGIS”e regjistruar në vitin 2019, ku edhe këtu 90 për qind të kuotave i disponon doktori Edmond Gashi, ndërsa 10 për qind të aksioneve i disponon Manjola Gashi.

Në emër të Edmond Gashit janë të regjistruar dy garazhe me sipërfaqe prej 21 m2 secili në zonën e Yzberishtit. Një dyqan me sipërfaqe 34 metra katror në zonën e Yzberishtit. Një apartament 62 metra katror në zonën e Yzberishtit.

Gjithashtu disponon një tjetër apartament po në Yzberisht me sipërfaqe prej 90.4 metra katror. Edmond Gashi, disponon apartament me sipërfaqe 50 m2 në emër të vëllait të tij, Eduard Gashi, Anila Gashi, Fatbardha Hasani.

Kjo pasuri është me barrë hipotekore në favor të Drejtorisë Rajonale Tatimore për pjesën takuese të Anila Gashi. Ndërkohë në emër të Edmond Gashit dhe Manjola Gashit, është regjistruar një pasuri prej 110 m2 me vlerë prej 47 mijë euro.

Edmond Gashi disponon dhe një dyqan me vlerë financiare fillestare prej 45 mijë euro në zonën e Yzberishtit. Një tjetër apartament me sipërfaqe 62 m2 është regjistruar në emër të Gashit në vitin 2022 në Yzberisht. Gjithashtu, në emër të Edmond Gashit, është i regjistruar dhe një automjet “Benz-Mercedez” E300DT.

Etiketa: Edmond Gashi

Nuk pagoi qiranë, reperja e njohur dëbohet nga shtëpia

Një e papritur i ka ndodhur reperes së famshme amerikane, Azealia Banks. Ajo është dëbuar nga shtëpia ku po banonte në Florida, pasi nuk kishte paguar qiranë.

Pronari i shtëpisë ka bërë ankesë edhe në gjykatë, duke paditur artisten për mospërfillje të kontratës për qiramarrje.

Institucionet e drejtësisë kanë kërkuar që Banks të kryejë detyrimet e saj kontraktuale, brenda 5 ditësh. Pasuria e këngëtares arrin në 2 milionë dollarë.

Biznesmeni grek u qëllua me breshëri plumbash brenda automjetit, identifikohet vrasësi gjakftohtë, çfarë e “tradhtoi”! Pasi zbrazi armën e parë mbi 54-vjeçarin, nxori të dytën..

Policia greke duket se po shkon drejt zbardhjes së ekzekutimit mafioz të biznesmenit Panagiotis Stathis, vrasje e ndodhur më 2 korrik në Neo Psychiko.

Vrasësi gjakftohtë raportohet se është shtetas grek, i njohur për autoritetet në shtetin fqinj.

Sipas Protothema.gr, autori i dyshuar i krimit është identifikuar pas analizës së celularit të 54-vjeçarit. Në të njëjtën kohë, janë marrë në pyetje persona që kanë njohuri për çështjen dhe konsiderohen si dëshmitarë kyç për zgjidhjen e saj.

Vrasësi raportohet se ka vepruar i vetëm dhe se ka vëzhguar vendin e ngjarjes disa ditë para krimit. Ndërkohë ditën e vrasjes ai ka mbërritur në vendngjarje rreth 1 orë e gjysmë para viktimës.

Ai ishte i veshur me të zeza, mbante doreza gjatë gjithë kohës si edhe dy pistoleta 9 mm për t’u siguruar se do të ishte gati edhe nëse njëra prej tyre bllokohej. Vrasësi e pak fjalë ishte plotësisht i organizuar dhe krejtësisht i ftohtë. Gjithashtu ishte në dijeni të orarit të 54-vjeçarit ndërsa një ditë para krimit ndodhej në vendngjarje duke mbikëqyrur zonën.

Në të njëjtën kohë, gjatë gjithë ngjarjes, pra që kur ka mbërritur në vendngjarje (rreth orës 07:00), vrau Stathisin dhe u largua, nuk i ka hequr dorezat për asnjë moment.

Përveç kësaj, rrugët që ai ndoqi gjatë arratisjes nga vendi i ngjarjes janë të zgjedhura me kujdes pasi e lejuan atë të lëvizte rehat dhe të zhdukej nga kamerat e sigurisë pas rreth një ore. Çka tregon se kishte studiuar mirë rrugën që ndoqi. Gjithashtu ishte kujdesur të mbante dy Glock 9 mm në rast se njëra bllokohej.

“Ishte i organizuar, e dinte orarin e viktimës dhe i bëri pritë. Lëvizjet e tij ishin të menduara mirë. Sigurisht që edhe viktima ishte një objektiv i lehtë. Ai nuk ishte i armatosur apo posedonte ndonjë mbrojtje apo siguri të thjeshtë. Ai ishte plotësisht i ekspozuar”, theksuan të njëjtat burime.

Në fakt, përveçse ishte i organizuar, autori ishte aq gjakftohtë, saqë ndaloi pranë makinës së 54-vjeçarit dhe pa zbritur nga motoçikleta, i ka drejtuar armën me njërën dorë duke e zbrazur në trupin e tij dhe më pas ka nxjerrë të dytën (përsëri me një dorë) duke e qëlluar edhe katër herë të tjera. Dëshmitë që tregojnë se ekzekutori kishte gjakftohtësinë e një “profesionisti”.

SHQIPËRI/ Fυtet për neυoja persoηaIe në bυnker, BURRlT i ndrγshon jeta PËRGJlTHMONË

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personaIe në një bunker në pyllin në afërsi të fshatit por rastësisht gjen gjënë që i solli ndryshim dra.matik në jetën e tij. 

Sipas të dhënave, burri punonte prej kohësh në emigracion dhe është kthyer këtë verë për pushime pranë familjes.

Por duket se rastësisht ka zbuluar tra.dhëtinë.

Historitë me tra.dhti bashkëshortore për shkak të emigracionit kanë qenë të shprehura gjatë viteve të fundit.

Sipas të dhënave, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor në Elbasan, rreth 40% e di;vorceve i përkasin çifteve në emigracion.