QëΙΙoi për υ* ekje tezen e tij dhe e raportoi si ν*αsje, si u zbulua kr. imi i 36-vjeçarit

Është zbardhur misteri i vrasjes së një 62-vjeçareje në Janinë, e cila u qëllua për vdekje me pushkë gjahu.

Viktima mësohet se është vrarë nga nipi i saj pas një sherri mes tyre në banesë, për motive financiare.

36-vjeçari fillimisht e raportoi si vrasje, por kur u mor në pyetje nga policia rrëfeu se ishte ai që kishte kryer krimin.

Sipas informacioneve mes tyre kishte ndodhur një përleshje dhe 36-vjeçari ka marrë pushkën duke e qëlluar për vdekje.

Nipi ka telefonuar autoritetet paraditen e së premtes, duke pretenduar se e ka gjetur të vrarë 62-vjeçaren dhe është është marrë në pyetje.

Pak më vonë ai ka rrëfyer aktin e tij dhe po vijojnë hetimet me qëllim që autori të tregojë pranë autoriteteve se ku e ka hedhur armën e krimit.

Trag jike në SHBA/ Tre vjeçari ν* es nga i nxehti në makinë

Një djalë trevjeçar humbi jetën pasi babai i tij e la brenda në makinë ndërsa shkoi të blinte në një market.

Pas pune i ati me fëmijën në makinë kishte ndaluar në një market në Kalamazoo County, Michigan. Vetë hyri në market ndërsa të voglin e la në makinën e parkuar pranë marketit.

Policia po heton për të verifikuar sa orë ka qëndruar në makinë i vogli që i ka shkaktuar humbjen e jetës.

Aktualisht është e paqartë nëse prokurorët planifikojnë të ndjekin kallëzim penal kundër babait të djalit në këtë moment dhe hetimet janë duke vazhduar.

U zhyt me kokë në lumin Buna dhe u pΙagos rën dë, niset me avion privat drejt Italisë kirurgu Arvin Dibra.

Mjeku kirurg i QSUT-së, Arvin Dibra, i cili mbeti i plagosur aksidentalisht më 10 gusht, pasi u hodh për t’u larë në lumin Buna në Shkodër, është nisur të mërkurën pasdite (14 Gusht) drejt Italisë për mjekim më të specializuar, me një avion privat.

Burime pranë QSUT bënë me dije se gjendja shëndetësore e doktorit të njohur, që ka dhe nënshtetësi italiane, ka ardhur në përmirësim, që pas ndërhyrjes kirurgjikale në pjesën e qafës, nga ku mori edhe dëmtime të shumta (pjesa e rruazave që lidhen me shtyllën kurrizore).

E megjithatë duhet kohë për rikuperimin e tij për shkak të plagëve serioze. Por situata e tij sipas bluzave të bardha vjen në përmirësim dhe mbahet nën trajtim intensiv. Mësohet se shërbimet ndaj mjekut për udhëtimin dhe trajtimin janë bërë të gjitha privatisht.

Nga dinamika e zbuluar prej hetimit për ngjarjen, shefi i Kirurgjisë ka qenë duke ngrënë drekë me familjen, në një lokal në Dajç, pranë bregut të Bunës. Ai është futur për t’u larë dhe është zhytur me kokë. Por fatkeqësisht është përplasur me gurët në thellësi dhe ka marrë dëmtime serioze.

Ngjarja ndodhi të shtunën e 10 gushtit, rreth orës 12:25. Fillimisht 52-vjeçari u transportua me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë, për ndërhyrje mjekësore më të specializuar dhe pas operacionit të parë pati përmirësime të lehta. Por më tej është rekomanduar nisja për në Itali, për mjekim edhe më të specializuar.

Prof.Dr. Arvin Dibra aktualisht është Shef i Klinikës 1 Kirurgjikale QSUT, si dhe drejtues i Departamentit të Kirurgjisë në Universitetin e Mjekësisë.

Aksi dent i rën dë në Kroaci/ Makina futet në korsinë e kundërt, 1 i ν* ekυr e 6 të ρΙαgosur. Një 11-vjeçar shqiptar rën dë

Dje rreth orës 05:50 në qytetin Soline në jug të Kroacisë ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku ku një person ka humbur jetën dhe gjashtë janë lënduar.

Pesë persona kanë pësuar lëndime të rënda fizike, ndërsa një është lënduar lehtë.

Aksidenti është shkaktuar nga një shtetas i Kosovës, i cili drejtonte automjetin me targa sllovene.

Shoferi 40-vjeçar ka qenë duke lëvizur me veturë nga lindja në perëndim dhe në një moment ka kaluar në korsinë e kundërt dhe ka përplasur pjesën e përparme të majtë të një automjeti tjetër me targa kroate, i cili drejtohej nga një shtetas 45-vjeçar kroat.

Shoferi 45-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa pasagjerët e atij mjeti, një grua 45-vjeçare dhe një 48-vjeçar, të dy shtetas të Polonisë, kanë pësuar lëndime të rënda fizike, por janë jashtë rrezikut për jetën.

Pasagjerët e plagosur pas marrjes së ndihmës së parë në vendin e ngjarjes janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Dubrovnikut, raporton index.hr.

Në spitalin e lartpërmendur është ndaluar për shkak të lëndimeve të rënda shtetas i Kosovës.

Lëndime kanë pësuar edhe pasagjerët në veturën e tij, po ashtu shtetas të Kosovës.

Një grua 42-vjeçare dhe një fëmijë 11-vjeçar janë në gjendje të rëndë për jetë, ndërsa një 18-vjeçar ka pësuar lëndime të lehta dhe tashmë është liruar për trajtim në shtëpi.

Policia e Dubrovnikut menjëherë pas lirimit nga spitali të shoferit 40-vjeçar do të nisë hetim penal për shkak të dyshimit të kryerjes së veprës penale të shkaktimit të aksidentit trafiku në komunikacionin rrugor.

Vis Martinajn e kanë hedhur në det? Lala jep detaje tro. nditëse nga zhdukja e ‘bosit të kumarit’: Ja pse mendoj…

Prej dy vitesh tanimë fati i “mbretit të kumarit” vijon të jetë enigmë. “A është gjallë apo vdekur, Ervis Marinaj?”, kjo është një ndër pyetjet të cilat qarkullon nëpër studio televizive qysh prej 9 gushtit 2022, data e fundit kur pati informacione mbi të shumëkërkuarin e drejtësisë.

Lidhur me këtë çështje së fundmi ka folur sërish gazetarja investigative, Klodiana Lala. E ftuar në emisionin “N’Spak”, Lala është pyetur nga gazetari Ermal Qorri se çfarë po ndodh me Martinajn dhe si po vijojnë hetimet për kërkimin e tij. Duke marrë parasysh faktin se deri më tani, teksa kanë kaluar dy vite dhe nuk ka pasur asnjë informacion për të, as një lëvizje, dyshon se ai është ekzekutuar.

“Unë kam publikuar një nga pamjet e tij të fundit para se të zhdukej, sigurisht unë nuk jam as prokurori dhe gjykatës që të them në mënyrë kategorike me fatin e tij. Marinaj ndryshe nga shumë njerëz të botës së krimit nuk erdhi nga rruga dhe u bë kriminel, ishte e kundërta, një njeri që erdhi nga banka e universitetit dhe pastaj hyri në krim.

Sigurisht që kam dyshimet e mia, besoj nuk ka hetime për atë rast , fakti që autoritetet shqiptare ia kanë lënë një Prokurorie të vogël do të thotë që mendoj se nuk ka pasur ndonjë interes të madh për ta trajtuar këtë çështje. Por, fakti që po kalon kaq shumë kohë dhe nuk ka asnjë të dhënë, lëvizje, dyshimet më çojnë që Ervis Marinaj mund të jetë vrarë. Këto janë dyshimet që unë ngre për këto arsye që unë them. Por, nuk guxoj të them që kjo është kështu se e them unë, duhet të kem provë. Di që ka pasur kërkime në zonën e jugut, se kishte dyshime se mund të ishte vrarë dhe hedhur në det.

Kam qenë atje, ka pasur kërkime nga polumbarët, por për fat të keq për fatin e tij ende nuk dihet asgjë”, tha Lala, teksa më tej e pyetur nëse ka pasur sinjalizime për të u shpreh se janë disa raste të cilat ka shkuar ti verifikojë, mirëpo fatkeqësisht nuk ka arritur të dalë me prova finale për të “zbërthyer” fatin e “mbretit të kumarit”.

“Kam pasur një sinjalizim për kërkimet që po kryheshin, kam pasur sinjalizim për të dhëna që e lidhin me zonën e Durrësit, po ashtu kam shkuar kam vajtur kam bërë verifikime por skam shkuar te ajo prova finale që të them kjo ka ndodhur me Martinaj”, shtoi ajo.

‘Po hidhni lëndë h eImuese’, aktivisti Altin Goxhaj pengon Policinë Bashkiake të Tiranës të dezinsektojë! Vihet në hetim

Aktivisti Altin Goxhaj është vënë në hetim nga Polciia e Tiranës. Goxhaj ka penguar Policinë Bashkiake që të kryejë procesin e dezinsektimit.

Njoftimi

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3, kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, parashikuar nga neni 235 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit Altin Goxhaj.

Më datë 15.08.2024, është paraqitur për kallëzim punonjësi i Bashkisë së Tiranës, shtetasi Seit Bathorja, 26 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka kallëzuar se gjatë dezinfektimit me insekticide, në rrugën “Bardhok Biba”, është penguar për kryerjen e detyrës, nga shtetasi Altin Goxhaj.

Gjithashtu i është marrë kallëzim shtetasit Altin Goxhaj, i cili pretendon se në rrugët e Tiranës janë hedhur lëndë helmuese dhe materialet janë referuar në Prokurori.

Presidenti bullgar nënshkruan ligjin që ndalon “promovimin” e LGBT në shkolla

Presidenti bullgar, Rumen Radev, e ka shndërruar në ligj amendamentin e miratuar së fundi ndalimin e “promovimit” të LGBT-së në shkolla, pavarësisht thirrjeve nga intelektualët bullgarë që të vendosë veto. Grupet e të drejtave të njeriut, ndërkaq, paralajmëruan protestë kundër kësaj mase më 15 gusht.

Ligji, që ndalon “propagandën, promovimin apo nxitjen” në sistemin arsimor të “ideve dhe qëndrimeve që lidhen me orientimin seksual jotradicional apo për identitetin gjinor të ndryshëm nga ai biologjik”, do të publikohet më 16 gusht në Gazetën Zyrtare të Bullgarisë.

Qindra akademikë bullgarë, përmes një letre të hapur, i kërkuan presidentit Radev që të vendosë veto ndaj këtij amendamenti.

Ndryshimet synojnë të trajtojnë “një problem që nuk ekziston” në sistemin arsimor të Bullgarisë, u tha në letër dhe në vend të kësaj do të “normalizojë sulmet politike” ndaj komunitetit LGBT.

Komisionari për të drejtat e njeriut në Këshillin e Evropës, Michael O’Flaherty, po ashtu i kishte bërë thirrje Radevit që të mos e nënshkruajë ligjin, duke theksuar se ishte “shumë i shqetësuar” me ndalesën.

Radevi nuk ka reaguar ndaj këtyre thirrjeve, por zyra e tij për media tha se ai “shprehu qëndrimin e tij për këto ndryshime” duke i shndërruar ato në ligj.

Më 7 dhe 8 gusht, në kryeqytetin bullgar, Sofje, kishte protesta pasi ligjvënësit miratuan amendamentin e Ligjit për arsim parashkollor dhe shkollor më 7 gusht.

Amendamenti u propozua nga partia proruse e ekstremit të djathtë, Rilindja, dhe kaloi me 159 vota për, 20 kundër dhe dhjetë abstenime.

Ligjvënësit po ashtu votuan një amendament tjetër në këtë ligj, ku përkufizohet “orientimi seksual jotradicional” si “i ndryshëm nga nocioni i pranuar përgjithësisht… i tërheqjes mes personave të gjinive të ndryshme”.

Edhe ky amendament kaloi me shumicë pothuajse të njëjtë.

Mbështetësit e këtyre amendamenteve thanë se ato reflektojnë frymën e Kushtetutës së Bullgarisë, ku thuhet se martesa është vetëm mes një burri dhe një gruaje dhe bazohet në vlerat e krishtera ortodokse.

Amendamentet po ashtu janë mirëpritur nga Kisha Ortodokse Bullgare.

Por, shumë grupe për të drejtat e njeriut e kanë kritikuar këtë vendim, duke thënë se këto amendamente “sulmojnë” të drejtat e fëmijëve.

Grupet vendore dhe ndërkombëtare për të drejtat e LGBT-së kanë thënë se formulimet në këto ndryshime ligjore janë të ngjashme me ligjet “propaganduese” në Rusi dhe Hungari, sa i përket këtij komuniteti. Këto ligje janë kritikuar nga grupet për të drejtat e njeriut që kanë thënë se shkelin lirinë e shprehjes dhe promovojnë diskriminim dhe shkelje kundër pjesëtarëve të komunitetit LGBT.

Hulumtuesit dhe organizatat për të drejtat e njeriut vazhdimisht e vendosin Bullgarinë në listën e shteteve në Evropë me gjendjen më të keqe sa i përket të drejtave të komunitetit LGBT.

Rama tjetër thirrje emigrantëve: Të punosh në Itali e Greqi, s’është më mirë se në Ksamil e Theth

Teksa ka publikuar një artikull të revistës Monitor, Edi Rama i bën thirrje emigrantëve që të kthehen të punojnë në Shqipëri.

Rama shprehet se Monitor nuk është një media fort e pëlqyer sipas këndvështrimit të qeverisë dhe sërish dëshmon se pagat në turizëm në vendin tonë për punonjësit kanë arritur deri në 1000 euro në muaj.

“Të punosh në turizëm në Greqi a në Itali a kudo tjetër në Europë, si emigrant shqiptar, nuk është më një zgjedhje më e mirë se sa të punosh në Shqipëri, nga Thethi e deri në Ksamil. Pagat e rritura shumë ndjeshëm dhe taksat e shpenzimet shumë më të ulëta se sa kudo gjetkë, e bëjnë sot punën në sektorin e turizmit shqiptar një zgjedhje më të mirë se sa në vende të tjera rrotull”, shkruan Rama.

Postimi i kryeministrit:
Revista “Monitor” është larg së qeni një burim mediatik gjithnjë i pëlqyeshëm për qeverinë. Prandaj edhe zgjodha ta postoj këtu artikullin e saj si një zë krejt i pavarur, i cili konfirmon atë çka po përpiqem të përsëris prej disa kohësh:

Të punosh në turizëm në Greqi a në Itali a kudo tjetër në Europë, si emigrant shqiptar, nuk është më një zgjedhje më e mirë se sa të punosh në Shqipëri, nga Thethi e deri në Ksamil. Pagat e rritura shumë ndjeshëm dhe taksat e shpenzimet shumë më të ulëta se sa kudo gjetkë, e bëjnë sot punën në sektorin e turizmit shqiptar një zgjedhje më të mirë se sa në vende të tjera rrotull.

Disa fragmente nga artikulli i “Monitorit” dhe citime të vetë operatorëve turistikë:

Sezoni turistik i këtij viti po përballet me një ndryshim të rëndësishëm në sektorin e turizmit: rritjen e pagave që ka ndihmuar në zgjidhjen e një problemi të vazhdueshëm—mungesën e fuqisë punëtore. Rritja e pagave ka bërë që sektori turistik të tërheqë më shumë punonjës sezonale dhe të përmirësojë cilësinë e shërbimeve.

Ky përmirësim ka ndihmuar në stabilizimin e shërbimeve dhe ka ofruar një eksperiencë më të mirë për turistët.

“Nuk është zgjidhur 100%, por jemi shumë më mirë se sezonet e mëparshme, kjo sigurisht nga rritja e pagave në turizëm; pra, sot po të marrësh disa nga punët më të vështira si sanitare në hotele, pagat janë më të larta se punonjësit e bankave, duke arritur deri në 1000 euro në muaj”…

“Të gjitha hotelet dhe bizneset që e kanë marrë seriozisht këtë sezon janë detyruar t’i rrisin pagat, sepse ky sektor nuk mund të vazhdojë ashtu si ka vazhduar këto vite, ku ne marrim staf, i trajnojmë për 2-3 muaj, i japim pagat dhe ata largohen. Tashmë ne jemi me kontrata fikse dhe paga shumë të kënaqshme, dhe deri më tani për këtë vit po shohim që kjo zgjidhje është e duhura”…

Një kamerier në jug të vendit këtë sezon veror po paguhet mesatarisht 900-1000 euro në muaj, ndërsa një sanitare mund të fitojë deri në 700 euro në muaj. Këto paga janë raportuar edhe në zonat e tjera bregdetare, ku operatorët turistikë theksojnë se pagesat më të larta janë për shefat e kuzhinës dhe menaxherët e bareve. Në disa raste, pagat për këto pozicione arrijnë deri në 3000 euro në muaj.

“Për të adresuar mungesën e stafit të kualifikuar, kemi ndërmarrë masa duke rritur pagat, të cilat këtë vit arrijnë deri në 1000 euro për kamerierët. Baksishet, të cilat përbëjnë një burim të veçantë të ardhurash për ta, nuk janë përfshirë në këtë shumë. Rritja e pagave është bërë e nevojshme pasi për vite kemi vuajtur nga mungesa e fuqisë punëtore”…

Tashmë edhe emigrantët po zgjedhin të rikthehen gjatë sezonit, jo vetëm për pushime, por edhe për të punuar me paga që krahasohen me ato në shtetet europiane. Disa prej tyre kanë vendosur që këtë sezon të punojnë në Shqipëri.

“Ata zgjedhin të punojnë në profesione si kuzhinier, shef kuzhine, apo menaxher, ku pagat janë shumë të larta. Niveli i jetesës në Shqipëri, që është më i ulët se në vendet e tjera europiane, është një faktor i rëndësishëm në këtë zgjedhje”…

DO HABlTENl: WEBFAQJA KU MUND TË GJENI KLONlN TUAJ

E vërteta është se, ka disa njerëz nëpër botë me të cilët mund të përngjani aq shumë sa që lirisht mund të quheni ‘binjakë të panjohur’.

Ka shumë shembuj të ndryshëm nëpër internet ku njerëzit rastësisht janë takuar me personat të cilët ngjajnë shumë, dhe kanë bërë foto me ta.

Kështu, Niamh Geaney nga Dublini dhe dy shokët e tij ishin aq të interesuar për të gjetur personat me të cilët përngjajnë sa që krijuar një projekt të quajtur

‘Binjakët e huaj’, duke bërë që shumë njerëz të kërkojnë për identikun e tyre në internet.

Shumë shpejtë, Geaney gjeti personin me të cilin ngjanë shumë vetëm pak kilometra larg tij.

E gjitha çfarë duhet të bëni në këtë webfaqe është që të ngarkoni një fotografi të fytyrës tuaj, dhe më pas të zgjidhni veçoritë tuaja kyçe nga një listë e veçorive.

Më pas do të shfaqen disa fotografi të njerëzve me të cilët përngjani, të cilët mund t’i shikoni dhe ndoshta t’ua vizitoni profilin në Facebook.

Është një ndjenjë qesharake. E gjitha çfarë duhet të bëni është të klikoni http://twinstrangers.net/, për t’u regjistruar.

Fshatari shqiρtar shkon të punojë në arë, s’u be son sγve nga ajo që zb uΙon

Me siguri të gjithë e keni parasysh atë momentin kur nga gardëroba nxjerr një xhup që s’e kishe veshur prej kohësh dhe rastësisht në xhepin e tij gjen ndonjë lek.

Shpesh, e njëjta gjë u ndodh dhe fermerëve kur shkojnë të punojnë në ara, teksa rastësisht gjatë gërmimit në sipërfaqe të tokës dalin objekte të ndryshme.

E njëjta gjë i ka ndodhur dhe një djali nga Lushnja, i cili ditën e sotme ka zbuluar një objekt, që tashmë mund të cilësohet “i rrallë” dhe e ka ndarë me ndjekësit e JOQ.al.

Djali ka gjetur një celular Nokia 3310 që duket se ka qëndruar nën dhé prej kohësh.

E kot nuk e kanë cilësuar si “të pavdekshëm”, pasi dhe pasi ka kaluar kaq kohë, i ka rezistuar vjetërsisë.

Nuk besojmë se mund të punojë, por ai që e ka hedhur kohë më parë, tani do donte ta kishte si një objekt që i përket së shkuarës.