Blendi Fevziu tregon prapaskenat: Albin Kurti nuk i ngre telefonit as Ramës dhe as Begajt!

Gazetari Blendi Fevziu ka zbuluar detaje mbi marrëdhënien e dy kryeministrave shqiptarë, Edi Ramës dhe Albin Kurtit.

Tashmë prej kohësh, marrëdhëniet mes tyre duket se nuk janë të mira, por sipas Fevziut, prej një kohë të gjatë Rama dhe Kurti nuk kanë as komunikim me njëri-tjertin.

Madje ata, po sipas gazetarit Fevziu, i cili foli për “Nacionale”, nuk kanë komunikuar as pas sulmit terrorist në Banjskë në Veri të Kosovës. Fevziu tha se Kurti nuk ia hap telefoin as Ramës dhe as presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj.

Pjesë nga deklarata e Fevziut:

Deri tani primatin e shqiptarëve në rajon e ka pasur kryesisht Shqipëria. Edhe Hashim Thaçi, edhe Ibrahim Rugova, nuk kanë pretenduar me ndiku në Shqipëri. Kanë pretendu me pasë aleatë të Shqipërisë në zonat e tyre, por gjithmonë ruanin një hierarki.

Kurti erdhi me ambicie shumë më të mëdha për të marrë një lloj patriarku të gjithë shqiptarëve. Që do të thotë edhe në Maqedoni siç ndërhyri, edhe në Mal të Zi, prej nga vjen, edhe në Shqipëri ku tentoi me Vetëvendosjen. Albin Kurti është i pari politikan i Kosovës që tenton të drejtojë pak më gjerë.

E pyeta kryeministrin, pyeta presidentin kur ndodhi historia e Banjskës, “a keni folur me Kurtin?” Të dy më thanë “nuk na ngre telefonin”… Që nga momenti që Kosova dhe Shqipëria nuk kanë kontakt, lërë kontakt zyrtar, kështu miqësor, buzëqeshje, dorë të hedhur në qafë, Rama që i kap sytë nga prapa. Këto janë shou mediatik. Ne po flasim për kontakte reale. Unë jam dëshmitar se si ka funksionuar raporti mes Shqipërisë dhe Kosovës, edhe në momente të tensionuara.

Edhe unë po ta them. Kjo është betejë pa sens. Betejë për çfarë? Dy njerëz, të dy pjesë e një kombi, që s’ka asgjë për të ndarë. Në një betejë kot, nuk ka fitues.

“Shqiptarët kanë xhelozi ndaj nesh”, aktori kosovar sqaron deklaratën: Jam për bashkim kombëtar

Aktori nga Kosova, Osman Azemi ka reaguar pas një deklarate që indinjoi shumë shqiptarë nga të dyja anët e kufirit.

Ai, në një emision tha se shqiptarët e Shqipërisë janë xhelozë për arritjet e disa shqiptarëve të Kosovës, në art dhe sport, ndaj edhe për këtë arsye, do ta bojkotojë Shqipërinë duke kaluar kufirin nga Mali i Zi.

Deklarata e tij bëri habi, sidomos midis shqiptarëve të Shqipërisë, të cilët nuk është se kanë manifestuar ndonjëherë ndonjë lloj xhelozie ndaj atyre të Kosovës.

Por së fundmi ai ka reaguar duke sqaruar edhe deklaratën. Azemi thotë se është i indinjuar nga disa ngjarje të ndodhura në Shqipëri, çka e shtyu atë ta bëjë atë deklaratë. Ai thotë se është për “bashkim kombëtar”.

Reagimi i plotë i Osman Azemit:

Sqarim rreth keqkuptimeve pas emisionit në Klan Kosova

1. Jam i indinjuar që Federata Shqiptare e Futbollit pretendon të mbaj një kampionat ndërkombëtar bashkë me Serbinë.

2. Jam i indinjuar që angazhohet një trajner serb në një klub elitar shqiptar.

3. Jam i indinjuar nga rampa e 5 eurove, e vendosur pikërisht në venën kryesore që e lidh Kosovën me Shqipërinë.

Për shkak të këtij indjimi edhe mund të jem shprehur përtej asaj që në të vërtet e ndjej:

1. Jam për Bashkim Kombëtar ashtu siq kanë qenë, janë dhe do të jenë të gjithë shqiptarët.

2. Me plazhë të Shqipnisë s’ka.

3. Me Valbonë s’ka.

4. Me Bjeshkë të Nemuna s’ka

5. Me suxhuk të Gjakovës s’ka.

5. a. Edhe i Pejës asht i mirë

6. Nuk më pëlqen speci i djegst dhe hudrat e Kinës.

Shnet e dashni për të gjithë!

Ishte shumë pranë kalimit te skuadra e sapongjitur në Premier League, Armando Broja rikthehet dhe njëherë te…

E ardhmja e Armando Brojës vazhdon rikthehet sërish në një pikëpyetje të madhe, me sulmuesin e Kombëtares shqiptare që ishte shumë pranë kalimit te Ipswich, gjë që nuk ndodhi.

Chelsea gjeti akordin me klubin e sapongjitur në Premier League, me këtë të fundit që do të huazonte 22-vjeçarin shqiptar dhe nëse do t’i shpëtonte rënies, atëherë do ta blinte për 30 milionë paund.

Por gjithçka u prish gjatë testeve mjekësore, të cilat nuk i kaloi dot për shkak të një dëmtimi në gju.

Edhe pse u përpoqën deri në fund që ta transferonin, Ipswich tashmë është dorëzuar 100%, teksa eksperti i merkatos, Fabrizio Romano ka konfirmuar se sulmuesi i Kombëtares shqiptare është rikthyer sërish te Chelsea.

Nga ana tjetër, trajneri Enzo Maresca bëri një paralajmërim për të gjithë lojtarët që nuk janë në planet e tij, përfshirë dhe Broja, duke thënë se të gjithë ata duhet të gjejnë patjetër një skuadër të re, sepse te Chelsea nuk do të kenë asnjë minutë.

https://twitter.com/FabrizioRomano?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1829173881770565905%7Ctwgr%5Ee477976262dc5c0d668573eb01293528901b94b5%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com%2Fishte-shume-prane-kalimit-te-skuadra-e-sapongjitur-ne-premier-league-armando-broja-rikthehet-dhe-njehere-te%2F

Zgjatet edhe më shumë viti shkollor. Ja kalendari i plotë për 2024-2025

Viti i ri shkollor ka nisur gjithmonë në gjysmën e dytë të shtatorit në Shqipëri, kryesisht javën e tretë dhe në raste të caktuara javën e katërt, por jo që në javën e dytë, duke rikthyer kujtesën e viteve të diktaturës kur mësimi niste në fillim të shtatorit.

Kështu po ndodh edhe këtë vit, shkolla nis më 9 shtator. Por ndërsa në kohën e Enverit 31 maji i gjente të mbyllura shkollat që fëmijët t’i gëzoheshin pushimeve verore, ish ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu që tani është ministre e Arsimit, ka vendosur ta zgjasë vitin shkollor duke e mbyllur atë vetëm në mes të qershorit.

Disa thonë se ky është një paradoks pasi deri dhe universitetet janë duke planifikuar të mbyllin brenda majit vitin akademik edhe pse ata e nisin mbi një muaj më vonë vitin studimor.

Ndërkohë përvoja e shkollave private parauniversitare në Shqipëri dhe në.tërësi e këtij arsimi në Evropë tregon se nxënësit kanë ndërprerje një deri dy javë çdo një muaj e gjysmë apo dy, kohë që shërben për çlodhje dhe reflektim të nxënësve në dijet e tyre.

Kalendari që shikoni më poshtë tregon ditët e shkollës dhe ato të pushimit për të gjithë vitin akademik 2024-2025 në Shqipëri.

Pse qeni disa njerezve i leh kurse disave jo?Ja pergjigja e nje veterineri

Qente janë gjithmonë një roje kur një i huaj pushton territorin e tyre. Kur kafsha juaj e preferuar ulet, kjo do të thotë agresion ose ankth të thjeshtë.

Ndonjëherë, megjithatë, ajo me gëzim do të shkundë bishtin edhe tek një i huaj.

Pra, pse një qen ka reagime të ndryshme ndaj njerëzve? A e percepton diçka që nuk mund të shihet me sy të lirë?

Shumë njerëz mendojnë se qeni nuk e aprovon është i keq, a është i vërtetë?

Askush nuk ka një përgjigje përfundimtare që vlen për të gjithë qentë në tokë, por veterinarët me eksperiencë kanë studiuar tashmë këtë prirje dhe janë të gatshëm të ndajnë konkluzionet e tyre me ne

Në një qen, ndjenja e erës është 10.000 herë më e mirë se ajo e njeriut, prandaj nuk mund ta imagjinojmë atë që ata e perceptojnë këtë botë dhe çfarë informacioni shtesë ata marrin. Është e mahnitshme se si qentë mund të dallojnë dy binjakë që jetojnë së bashku dhe të hanin të njëjtin vakt. Këto kafshë mund të njohin erën e vendeve ku kanë qenë dhe njerëzve që kanë kaluar disa orë së bashku.

Qeni juaj mund të nuhatë diçka që nuk mund të vëreni në një person dhe të filloni të zmadhoni, por kjo nuk duhet të jetë shqetësuese. Qeni mund të nuhatte një erë të lidhur me diçka negative.

Reagimi i secilit qen bazohet në përvojat e mëparshme, dhe pasi nuk flet, për ta interpretuar atë, ne mund të shkojmë vetëm me intuitë.

Kjo është arsyeja pse njerëzit preferojnë të marrin një qenush për të ndjekur rritjen e tyre që nga lindja.

“Koha po ecën ditët po ikin”, Ilnisa i kërkon bebe Meritonit?(Foto)

Ndonëse shumë nuk besuan në dashurinë e tyre, Ilnisa dhe Meritojnë po shijojnë ditët më të bukura si çift. Ata periudhën e verës kanë qenë të pandarë e madje kanë ndarë shumë momente me ndjekësit dhe fansat e tyre në rrjete sociale.
Ilnisa është më tepër aktive dhe ndan episode edhe nga përditshmëria e saj. Këtë mbrëmje dyshja po e kalojnë bashkë.

Në një postim në Instastory, Ilnisa publikon një foto ku duket një biberon dhe në sfond Meritoni. Mos ndoshta ish-banorja i kërkon me stil të bëhen prindër.
Ndonëse shumë nuk besuan në dashurinë e tyre, Ilnisa dhe Meritojnë po shijojnë ditët më të bukura si çift. Ata periudhën e verës kanë qenë të pandarë e madje kanë ndarë shumë momente me ndjekësit dhe fansat e tyre në rrjete sociale.

Ilnisa është më tepër aktive dhe ndan episode edhe nga përditshmëria e saj. Këtë mbrëmje dyshja po e kalojnë bashkë. Në një postim në Instastory, Ilnisa publikon një foto ku duket një biberon dhe në sfond Meritoni. Mos ndoshta ish-banorja i kërkon me stil të bëhen prindër.

E rën dë në Kosovë/ 2-vjeçarja humb je. tën pasi u rrokullis djepi ku ishte e lidhur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të mërkurën në fshatin Penuh të Podujevë. Mësohet se një fëmijë rreth 2-vjeç ka humbur jetën tragjikisht në shtëpi.

Sipas organeve të rendit, bazuar në dëshmitë e familjarëve Bici, vajza dyshohet se është rrotulluar teksa ishte në djepin ku ishte vendosur për përkundje.

Ndërkohë, policia po punon për të zbardhur ngjarjen e plotë.

Aksi. dent në Greqi/ Motori u ρërρΙas me stacionin e autobusit, υ* es 18-vjeçari shqiptar

Një 18-vjecar shqiptar ka humbur jetën pas mesnatë në një aksident automobilistik në Kretë. Ngjarja ka ndodhur pas mesnate në Tsikalaria të Hanias. Motorri ku udhëtonin dy të rinj, doli nga rruga dhe u përplas me një stacion autobusi.

Si pasojë e ngjarjes u plagos rëndë dhe humbi jetën pasagjeri i mjetit, shtetas shqiptar 18-vjec. Në vendngjarje mbeti i plagosur lehtë edhe drejtuesi i mjetit, i cili po merr mjekim në Spitalin e Hanias dhe ndodhet në gjendje shoku

‘Çu dia më e madhe tre ditë zgjat’, Noizy me veshje sheiku habit fansat, çfarë po para lajmëron këngëtari?

Këngëtari Rigels Rajku i njohur me emrin e artit si Noizy duket se i është kthyer normalitetit pas daljes nga burgu.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social “Instagram” Noizy ka bërë me dije se po xhiron klipin e tij më të ri.

I veshur si sheik Zini paralajmëron fansat dhe ndjekësit e tij për projektin e radhës.
“Habibi welcome to Albania”, citon nën foto këngëtari.

Harroi çelësin te makina e borxhliut! Si u grabit shefi i Urgjencës në Tiranë?

Zbardhen detaje të reja nga grabitja në Tiranë. Shefi i Urgjencës Eqerem Hasani është personi të cilit i janë vjedhur para brenda banesës së tij te “Komuna e Parisit” në Tiranë.

Nga hetimet ka rezultuar se para një jave ai i ka dhënë autorit të vjedhjes, Olsi Bibollarit, 50 mijë euro borxh.

Pasi procedurën e ka dokumentuar te noteri, ai ka harruar çelësin e apartamentit të tij në makinën e 38-vjeçarit. Bibollari ka shkuar në banesën e tij e ka marrë 15 mijë euro të tjera.

Denoncimin e ka kryer vetë doktori, e më pas autori është identifikuar përmes kamerave filmike. Bibollari është pronar i disa bizneseve.