Viti i ri shkollor ka nisur gjithmonë në gjysmën e dytë të shtatorit në Shqipëri, kryesisht javën e tretë dhe në raste të caktuara javën e katërt, por jo që në javën e dytë, duke rikthyer kujtesën e viteve të diktaturës kur mësimi niste në fillim të shtatorit.
Kështu po ndodh edhe këtë vit, shkolla nis më 9 shtator. Por ndërsa në kohën e Enverit 31 maji i gjente të mbyllura shkollat që fëmijët t’i gëzoheshin pushimeve verore, ish ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu që tani është ministre e Arsimit, ka vendosur ta zgjasë vitin shkollor duke e mbyllur atë vetëm në mes të qershorit.
Disa thonë se ky është një paradoks pasi deri dhe universitetet janë duke planifikuar të mbyllin brenda majit vitin akademik edhe pse ata e nisin mbi një muaj më vonë vitin studimor.
Ndërkohë përvoja e shkollave private parauniversitare në Shqipëri dhe në.tërësi e këtij arsimi në Evropë tregon se nxënësit kanë ndërprerje një deri dy javë çdo një muaj e gjysmë apo dy, kohë që shërben për çlodhje dhe reflektim të nxënësve në dijet e tyre.
Kalendari që shikoni më poshtë tregon ditët e shkollës dhe ato të pushimit për të gjithë vitin akademik 2024-2025 në Shqipëri.