E ΒUJSHME / IRANI ka vendosur të sυΙmojë IZRAELIN! E konfirmon ministri i Jashtëm Katz, ja kur pritet të ndodhë

Irani ka vendosur të sulmojë Izraelin, kështu deklaroi mbrëmjen e sotme ministri i Jashtëm i Izraelit, Israel Katz, teksa Perëndimi ka shtuar përpjekjet intensive diplomatike për të shmangur çdo veprim të mëtejshëm ushtarak që mund të ndezë një luftë të drejtpërdrejtë midis Republikës Islamike dhe shtetit hebre.

Mesazhi i Iranit iu dorëzua Izraelit përmes Ministrit të Jashtëm të Hungarisë Péter Szijjártó, i cili telefonoi drejtpërdrejt Katz-it për të shpjeguar se ai e kishte marrë këtë informacion nga ministri i Jashtëm iranian në detyrë, Ali Bagheri.

“Irani na ka informuar se synon të sulmojë Izraelin”, tha Katz, duke shtuar se “Bota duhet të kërkojë një çmim nga Irani për çdo veprim agresiv që kryen”.

Në një bisedë që Bagheri zhvilloi me homologun e tij Bahrein Abdullatif bin Rashid Alzayani, ai foli për vendosmërinë e Iranit për t’iu përgjigjur vrasjes së liderit politik të Hamasit Ismail Haniyeh në Teheran javën e kaluar.

Izraeli nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por gjerësisht mendohet se qëndron pas tij.

“Heshtja ndaj veprimeve të liga në rritje të regjimit sionist do të jetë e dëmshme për stabilitetin rajonal, duke shtuar se indiferenca ndaj lëvizjeve të fundit është e barabartë me dhënien e një stimulimi të regjimit”, tha ai.

Shtetet e Bashkuara besojnë se një sulm iranian mund të ndodhë në 48 orët e ardhshme, raporton Jerusalem Post.

“Netanyahu nuk dëshiron paqe”, Erdogan bën lëvizjen urgjente ndaj Izraelit

Turqia planifikon të paraqesë një kërkesë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ) të OKB-së për t’iu bashkuar padisë së Afrikës së Jugut kundër Izraelit, tha Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan pas vizitës në Egjipt.

“Ne do të paraqesim në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë dosjen tonë mbi Izraelin të mërkurën në mënyrë që të mund të marrim pjesë në gjyq,” e citoi atë të thoshte ministria e jashtme turke në llogarinë e saj në X.

Diplomati i lartë turk akuzoi Izraelin se kërkon të përhapë konfliktin e Gazës në të gjithë rajonin. “Netanyahu nuk dëshiron paqe. Ai dëshiron të përhapë dhunën në Gaza në të gjithë rajonin. Veprimet e qeverisë Netanyahu janë të rrezikshme për të gjithë botën dhe nëse nuk ndalen, e gjithë bota do të paguajë një shumë të rëndë. Çmimi për këtë ata që mbështesin Izraelin janë përgjegjës për atë që po ndodh vendi i Netanyahut nuk është në parlament, por në bankën e të akuzuarve.

Turqia ka lëshuar një hetim në gjykatën në Hagë duke kërkuar që të lejohet të marrë pjesë në gjyq. Më 30 korrik, ministri turk i drejtësisë Yilmaz Tunc tha se Ankaraja kishte nxjerrë dokumentin përkatës. Turqia akuzon Izraelin për kryerjen e krimeve kundër njerëzimit në Rripin e Gazës dhe kërkon që administrata Netanyahu të vihet në përgjegjësi.

Fansja kap prej fγti Butrint Imerin, këngëtari mbetet i shok υar (Video)

Një incident i papritur i ka ndodhur këngëtarit të njohur Butrint Imeri.

Në një koncert teksa ai po bënte foto me fanset e tij, një vajzë e ka kapur për fyti këngëtarin.

Nga shprehia e fytyrës, Butrinti duket sa i shokuar dhe i habitur nga gjesti i saj.

Ndiqni pamjet:

https://www.tiktok.com/embed/v2/7397620296200539435?lang=sq-AL&referrer=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com%2Ffansja-kap-prej-fyti-butrint-imerin-kengetari-mbetet-i-shokuar-video%2F

Dh*noi TikTok-erin në Pejë, policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e Noizy-t

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për kapjen e Rigels Rajkut si dhe Bahtijar Bajraktarit.

Të njëjtit janë në kërkim nga policia për veprën penale ‘lëndim i rëndë trupor’.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhen në njoftim.

Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendodhjes së personave të dyshuar, mund të kontaktoni direkt në: E-mail: info@kosovopolice.com.

Noizy ndërkohë pak ditë më parë u përfshi në një përleshje në Pejë me një grup tjetër.

Ai së bashku me grupin e tij dyshohet të kenë rrahur TikTok-erin e njohur, Medi Iseni.

I akuzuar për dh*në ndaj një ‘tiktokeri’ dhe i shpaIlur në kërkim në Kosovë, Noizy del me njoftimin e papritur

Raperi shqiptar, Noizy, i cili është shpallur në kërkim nga policia e Kosovës, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj personazhit të TikTok, Medi Iseni në një klub nate në Pejë mëngjesin e 2 Gushtit, duket se nuk do të dorëzohet në polici pas lëshimit të fletarrestit ndaj tij.

Pasi më herët njoftoi anulimin e koncertit të tij në Gjilan, reperi ka njoftuar se do të jetë në koncertin e tij të radhës më 7 gusht, në Sarandë.

“Koncerti më i bukur në jug të Shqipërisë, Saranda bëhuni gati”, ka shkruar Noizy në postimin e tij.

Ndaj Noizy-t është lëshuar fletëarresti nga autoritetet kosovare dhe uniformat blu po bëjnë kërkime për vendosjen e tij në pranga.

Po ashtu, ka dyshime se reperi shqiptar ndodhet ende në Kosovë dhe madje ka performuar në një klub nate. Operacioni për kërkimin e Noizyt është duke u realizuar me urdhër të Prokurorisë në Pejë.

Zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi, ka apeluar për bashkëpunim: “Nuk është paraqitur në stacionin policor për intervistim. I bëjmë apel këngëtarit që të paraqitet tek organet kompetente”, ka thënë ai.

Dy reperët, Noizy dhe Stresi, u raportuan se pak ditë më parë u përfshi në një sherr me një grup tjetër, ku u rrah TikTok-eri i njohur, Medi Iseni.

Nga ana tjetër pritet të shihet se çfarë do të ndodhë këto ditë me Noizyn, meqë i është lëshuar edhe një flet-arrest.

Ai bashkë me Stresin kanë reaguar duke thënë se nuk kanë të bëjnë me çështjen dhe se nuk e kanë prekur fare Medi Isenin.

Tra*ike në Itali / 18-vjeçarja gje ndet e υde* ur në rrethana të mis tershme buzë rrugës, shoqja e saj në gjendje kr. itike

Një ngjarje tragjike ka tronditur Italinë, ku në orët e para të mëngjesit është gjetur e vdekur një 18-vjeçare, ndërsa shoqja e saj ndodhej në gjendje kritike pranë saj

Vajzat janë gjetur në rrugën “Ottavio Bonomi” në qytetin e Pavias, teksa pranë tyre ndodhej edhe një motor skuter. Ajo që e ka bërë më të mistershme ngjarjen është se nga inspektimi i vendit, nuk kanë rezultuar shenja aksidenti.

Sipas hetuesve italianë që kanë rindërtuar skenën e ngjarjes, dyshohet se vajzat kanë qenë duke ecur me motor, kur të dyja janë ndjerë keq njëkohësisht dhe kanë rënë.

Në mëngjes ato u gjetën të shtrira në asfalt, dhe ndonëse u dërguan menjëherë në urgjencë, 18-vjeçarja nuk arriti të mbijetonte. Ndërsa shoqja e saj pësoi arrest kardiak dhe ndodhet në reanimacion, ndonëse gjendja e saj po përmirësohet.

Dyshimet janë se vajzat mund të kenë konsumuar ndonjë lloj substance, që ka përkeqësuar shëndetin e tyre. Për këtë janë urdhëruar kryerjet e testeve të toksikologjisë.

Interneti zbulon identitetin e “të da shurës” së re të Yamal, dhe ajo nuk zhgënjen me pamjen e saj (FOTO)

Lamine Yamal nuk ka humbur kohë mesa duket, për të gjetur dashurinë e re fill pas ndarjes nga Alex Padilla.

Por pas videos së bërë virale në rrjet, ku Padilla shfaqet në prehrin e një djali tjetër, 17-vjeçari i Spanjës vendosi që t’i jepte fund lidhjes me yllin e TikTok.

Nuk vonoi shumë që Yamal të gjente një romancë të re, të paktën siç besojnë fansat, teksa ylli i Barcelonës u fotografua pranë një vajze misterioze gjatë pushimeve të tij.

Mediat spanjolle duket se e kanë zbuluar identitetin e saj, e cila besohet se është e dashura e re e Yamal. Bëhet fjalë për Jacque Ligero, një tjetër yll i TikTok.

Gjithashtu bie në sy dhe “fiksimi” i Yamal për vajzat më të mëdha në moshë se ai, pasi është zbuluar se Ligero është 27 vjeçe, 10 vite më e madhe se sulmuesi i Spanjës.

Nga ana e dyshes ende nuk është konfirmuar asgjë, por pamjet e publikuara pranë njëri-tjetrit duket se i kanë bërë gjërat e qarta për fansat.

Jacque Ligero

Zyrtarët grekë “presion Shqipërisë” që të adresojë shqetësimet për integritetin e zgjedhjeve në Himarë

Athina zyrtare nuk heq dorë nga ndërhyrja në punët e brendshme të Shqipërisë, këtë herë duke pretenduar për parregullsi të mëdha në zgjedhjet vendore të Himarës.

Zyrtarët grekë po i bëjnë presion Shqipërisë që të adresojë shqetësimet, në lidhje me integritetin e zgjedhjeve bashkiake të së dielës në qytetin jugperëndimor të Himarës, sipas mediave greke.

“Pretendimet nga minoriteti grek për manipulimin e listës së votuesve dhe mohimin e të drejtës së votës për shkak të kartave të identitetit të skaduara ngrenë dyshime serioze për procesin”, thanë zyrtarët grekë për televizionin grek “SKAI”.

“Parimet demokratike dhe standardet europiane kërkojnë që autoritetet shqiptare të adresojnë këto shqetësime”, vijuan më tej të njëjtat burime, të paidentifikuara.

Në zgjedhjet e Himarës, kandidati i Partisë Socialiste Vangjel Tavo fitoi me 58.62% të votave, ndërsa Petro Gjikuria mori 41.38%. Numërimi filloi pak pas mesnate teksa të dy kandidatët ishin të pranishëm.

Tavo falënderoi kryeministrin Edi Rama dhe ftoi Gjikurinë të shërbejë si nënkryetar bashkie.

Ndahet një tjetër çift i njohur i showbiz-it shqiptar

Denisi dhe Xhesika ishim ndër çiftet më të dashur nga publiku në reality show, ku me hyrjen në emision vendosën t’i jepnin një shans të dytë njëri-tjetrit.

Edhe pas përfundimit të spektaklit dyshja vijuan rrugëtimin së bashku, teksa ndanin herë pas here momente të ëmbla për publikun.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur, teksa me një status Xhesika e “Love Island” ka konfirmuar ndarjen nga Denisi.

“Jam shum mirënjohëse për mbështetjen që më keni dhënë, edhe kur më paralajmeruat se po bëja zgjedhjen e gabuar. Kishit të drejtë”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

Mori medalje të artë, sportisti italian kaloi natën në park, nuk do ta be soni arsyen (Video)

Sportisti italian, Thomas Ceccon fitoi medaljen e artë 100 metra not shpine për meshkuj dhe të bronztën në stafetën 4×100 metra stil i lirë, por jo gjithçka ka shkuar mirë për të.

Cecon, duke parë që kushtet nuk janë të duhurat, zgjodhi të flinte në park.

“Nuk ka ajër të kondicionuar në fshat, është vapë, ushqimi është i keq. Shumë sportistë lëvizin për këtë arsye. Nuk është alibi apo justifikim, është realiteti i asaj që ndoshta jo të gjithë e dinë”, shkruajti Ceccon, i cili nuk fsheh mërzinë e tij për mënyrën sesi po trajtohen sportistët në Paris për Lojërat Olimpike.