Denisi dhe Xhesika ishim ndër çiftet më të dashur nga publiku në reality show, ku me hyrjen në emision vendosën t’i jepnin një shans të dytë njëri-tjetrit.
Edhe pas përfundimit të spektaklit dyshja vijuan rrugëtimin së bashku, teksa ndanin herë pas here momente të ëmbla për publikun.
Nuk dihet se çfarë ka ndodhur, teksa me një status Xhesika e “Love Island” ka konfirmuar ndarjen nga Denisi.
“Jam shum mirënjohëse për mbështetjen që më keni dhënë, edhe kur më paralajmeruat se po bëja zgjedhjen e gabuar. Kishit të drejtë”, ka shkruar ndër të tjera ajo.