FOTO/ U nda nga e dashura pas TRADHËTISË, Yamal gjen “NGUSHËLLIM” te e dashura e re, 10 vite më e madhe!

Jeta e një ylli futbolli brenda dhe jashtë fushës tërheq gjithmonë vëmendje.

Por, fama e Lamine Jamal arriti përtej kufijve në një moshë kaq të re që nga Kampionati Europian.

Është koha e duhur që lojtarët të lënë pak kohë nga loja. Jamal, pasi shkëlqeu si për klubin ashtu edhe për vendin, tashmë po bën pushime.

Megjithatë, jeta e tij private duket se nuk po shkon edhe aq mirë, përkundër se u zbulua romanca me Aleka Padija.

Ndërsa thashethemet sugjerojnë se çifti u nda për shkak të një videoje që po qarkullonte në rrjetet sociale, një tjetër lajm për yllin po bën bujë.

Sipas aludimeve të ndryshme, historia e ndarjes së 17-vjeçarit duket se po bëhet e vërtetë, pasi futbollisti u pa me një tjetër vajzë. l njëjti u pretendua për një lidhje tjetër dhe kjo ka sjellë sërish kuriozitet të madh.

Por kush është ajo?

Ishte një foto me Lamine Jamal, e cila është arsyeja e spekulimeve se ai po shijon një romancë të re.

“Sports Nigeria” pretendon se është parë me një vajzë tjetër gjatë pushimeve të tij dhe thashethemet sugjerojnë se mund të jetë Zhake Ligero.

Ajo është një modele spanjolle, influencuese e rrjeteve sociale dhe pretendohet të jetë 27 vjeçe, 10 më shumë sesa mosha e talentit iberik.

Horoskopi për ditën  e  sotme, e Shtunë 3 Gusht 2024

Dash

Në këtë moment çdo gjë është e mundur dhe do të keni mundësi që të shpërbleheni pas ditëve tensionuese që keni kaluar. Nga pikëpamja sentimentale, tashmë është e rëndësishme që të sheshoni të gjitha ulje-ngritjet e një raporti

Demi

Mundohuni që të kaloni më shumë kohë cilësore me familjen tuaj, pasi në këtë moment është e rëndësishme që të kërkoni stabilitet dhe harmoni me partnerin/en. Këshillohet që gjatë kësaj të shtune të mos përfshiheni nga debate aspak të frytshme në vendin e punës.

Binjakët

Këshillohet që të tregoni më shumë kujdes për veten dhe shëndetin tuaj, sidomos nëse së fundmi keni pasur probleme. Këshillohet që të mos merrni shumë ngarkesa mbi vete, pasi rrezikoni që mos t’ia dilni.

Gaforrja

Mos bëni premtime të cilat nuk mund ti mbani, pasi kjo gjë mund t’iu vendosë në vështirësi në aktivitetet e së ardhmes. Jini të përqendruar dhe mos lejoni të shpërqendroheni nga tensione të kota. Nga pikëpamja sentimentale, ky është një moment shumë i mirë për të kërkuar shpirtin binjak. Jini më të komunikueshëm.

Luani

Jeni përfshirë në një ritëm frenetik, ndaj është e kuptueshme që ndiheni të lodhur. Ankthi se mos dështoni, shpesh ju bën nervoz, por nuk është mirë që t’ua shfryni ngarkesën personave që doni.

Virgjëresha

Një rrugëtim i rëndësishëm, do ju vendosë në qendër të vëmendjes. Do të jeni karizmatik dhe të pavarur dhe për këtë arsye, parashikohen suksese të mëdha profesionale. Mos lini pas dore dashurinë dhe familjen.

Peshorja

Ka disa të papritura të vogla me të cilat duhet të merreni me patjetër, pasi nëse i lini pas dore mund të sjellin probleme serioze. Këshillohet që të tregoni më shumë kujdes për fushën e ndjnejave, sidomos nëse ndiheni të lënë pas dore nga partneri/ja.

Akrepi

Kjo është një fundjavë e mrekullueshme për të pushuar dhe për të menduar më shumë për veten. Do të jeni ambicioz dhe intuita juaj do të realizojë mjaft e frytshme për realizimin e projekteve të reja. Këshillohet që të tregoheni më të hapur në raportin në çift.

Shigjetari

Keni marrë përsipër përgjegjësi të mëdha dhe tashmë po nisni të ndjeni peshën mbi supe. Mos u përfshini nga paniku, pasi mund të siguroni aleatë të vlefshëm, shkruan noa.al. Në dashuri, mund të merrni përgjigje mjaft të mira.

Bricjapi

Kjo është një periudhë e cila ju sheh tejet romantik, ndaj nuk do të tregoheni aspak të ftohtë. Megjithatë do të dini të jeni të fokusuar në vendin e punës si dhe do të vlerësoni më mirë ndjenjat tuaja.

Ujori

Takimet janë mjaft të favorshme gjatë kësaj dite, si dhe nuk përjashtohet mundësia e rikthimit të pasionit. Në vendin e punës do të jeni shumë intuitiv. Jini të vendosur dhe me këmbë në tokë, sidomos me çështjet që kanë të bëjnë me projektet tuaja.

Peshqit

Parashikohet një fundjavë mjaft e suksesshme, sidomos nga pikëpamja profesionale, ku do të arrini të mbyllni marrëveshje të rëndësishme. Duhet të jeni të gatshëm që të përballeni me disa keqkuptime në dashuri.

Tr@gjike, vogëlushi mb ytet në pishinën e shtëpisë së tij (Detajet)

Tragjedi në Sferracavallo, një fshat në periferi të Palermos.

Një djalë tre vjeçar është mbytur pasditen e sotme në pishinën e shtëpisë së tij.

Megjithatë, dinamika e tragjedisë nuk është ende e qartë.

Familjarët e fëmijës ngritën alarmin. Pavarësisht ndihmës së shpejtë, i mituri nuk arriti të mbijetonte.

Mjekët u përpoqën ta ringjallën, por manovrat, të cilat zgjatën shumë, ishin të kota. Zemra e tij e vogël tashmë kishte pushuar së rrahuri.

Sipas informacioneve fillestare, në momentin e tragjedisë kanë qenë të pranishëm prindërit, pronarë të vilës bregdetare me pishinë. Policia ndodhet ende në vendngjarje për të kuptuar dinamikën e saktë të ngjarjes.

Dhunoi qytetarin me shpullë në protestën Thumanë-Kashar, Rrumbullaku ‘ndëshkon’ Altin Qaton

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, sapo është njohur me një video të publikuar në rrjete sociale dhe në media, ka urdhëruar menjëherë Drejtorinë e Standardeve Profesionale në DPPSH, për pezullimin paraprak nga detyra të Drejtorit të Policisë Rrugore Drejtues i Parë Altin Qato.

Gjithashtu, ndaj tij ka filluar hetimi disiplinor për shkelje të rëndë disiplinore, të parashikuar nga neni 204, pika 2, germa “a”, e rregullores së Policisë së Shtetit, “Sjellja e rendë diskredituese”. Hetimi disiplinor do të kryhet në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore.

“Sqarojmë opinionin publik se qytetarët që shfaqen në video nuk ishin pjesë e protestës që po zhvillohej nga banorët e zonës në aksin rrugor Thumanë -Kashar, por udhëtonin me mjetin e tyre në drejtim të Tiranës, duke kryer manovra në rrugë dhe kundërshtuar e ofenduar punonjësit të Policisë Rrugore, të cilët i kanë këshilluar për të ulur shpejtësinë dhe për të qëndruar në rradhë deri sa të normalizohej lëvizja.

Edhe pas këshillimit nga ana e punonjësve të Policisë Rrugore, këta shtetas kanë vijuar t’i bien pa pushim sistemit zanor të automjetit, duke shkaktuar shqetësim te përdoruesit e tjerë të rrugës dhe njëherazi irritim të tyre.
Shtetasit E. Q. 36 vjeç, dhe Gj.K, 36 vjeç janë shoqëruar në ambientet e Policisë dhe në përfundim të veprimeve janë proceduar penalisht për “Mosbindjes ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Policia e Shtetit mbetet e vendosur për të zbatuar ligjin dhe për të respektuar të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve, duke mos lejuar asnjë rast të cënimit të tyre pa u ndëshkuar ligjërisht.
Ndërkohë, kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve dhe të përdoruesve të rrugës që të zbatojnë rregullat dhe udhëzimet e autoriteve policore në rastet kur ka ngadalësim apo bllokim të lëvizjes së automjeteve për arsye të ndryshme”, shprehet Policia e Shtetit.

Gazetarja Lala: Çopjat investuan 200 mln euro në Dubai. Një figurë ‘qendrore’ u pastron paratë në Shqipëri

Gazetarja Klodiana Lala ka analizuar aksionin e SPAK, të koduar “Plumbi i artë 2”, i cili zbërtheu grupi kriminal të vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja.

Në fjalën e saj në “Çim Peka Live”, Klodiana Lala u shpreh se aksioni i kishte dhënë një goditje të fortë, një prej organizatave kriminale më me ndikim në Shqipëri.

Ndër të tjera në fjalën e saj, Lala foli edhe për një “figurë qendrore” që u pastronte paratë në Shqipëri dy vëllezërve nga Elbasani. Por nuk përmendi emra.

Klodiana Lala: “Për krimin e organizuar SPAK ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm. Kam bërë dy emisione për vëllezërit Çopja. Franc dhe Hajdar Çopja konsiderohen sot për sot dy nga personat më të rëndësishëm të krimit të organizuar. Grupi Alibej dhe Çopja janë dy grupimet më të ashpra dhe më të rrezikshme që kanë vepruar në Elbasan.

Për çfarë arsye?

Masakra e Bradasheshit ku u vra Endrit Alibej ishte një masakër e ashpër dhe problematike. Kur e kam nxjerrë faktin për herë të parë që ishte rrahur një roje në Britaninë e Madhe, ishte masakruar, ka pasur një sulm frontal ndaj meje nga të dy grupimet. Erion Alibej për vrasjen e të vëllait urdhëroi gjithë spastrimin e grupit kundërshtar dhe bëri të paktën 6-7 vrasje. Nga ana tjetër Çopjat mendohet se në Dubai kanë investuar 200 milionë euro. Vetëm në Shqipëri u kapën 1 mln euro cash. Në Shqipëri kanë hyrje në të gjitha fushat e shoqërisë. Belgët kanë qenë të interesuar…kur kërkuan ekstradimin e Franc Çopjas, kanë bërë një marrëveshje sepse e deshëm me çdo kusht. Sepse kanë një figurë shumë qendrore që pastron paratë në Shqipëri, faktet do të dalin ditë pas dite”.

Si asnjëherë më parë, ‘gardiani’ i portës së Partizanit Alban Hoxha, publikon foton e rrallë me të birin

Gardiani i portës së “Demave të kuq” të Partizanit Alban Hoxha bën pjesë tea ta personazhe që nuk janë aktivë në rrjetet sociale.

Hoxha i cili është në një marëdhënie me këngëtaren Çiljeta Xhilaga sëfundmi ka nisur të jetë prezent me pastime.

Këtë të premte Albani në llogarinë e tij në Instagram ka publikuar një foto me të birin e tij Beko të cilin e ka fryt nga martesa me ish-gruan e ndjerë e cila prej vitesh ka ndërruar jetë.

Pamje të rënda! Publikohet momenti i dh*nimit të Medi Isenit nga Noizy dhe grupi i tij (Video)

Ky është momenti kur dhunohet personazhi i njohur i rrjeteve sociale Muhamet Iseni, i njohur ndryshe dhe si Med Iseni.

Ai është rrahur barbarisht në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme nga tetë persona.

Ai ka qenë i shoqëruar nga kunati i tij, i cili gjithashtu ka përfunduar në spital i gjakosur.

Video u publikua fillimisht nga Stresi, e më pas Medi ndau të plotën duke shkruar:

‘Ky është Arkimed Lushaj, edhe video mka bo djali i Sali Lushës t’besës.

10 veta kjo osht pa besija po mirë mirë fituat’.

Medi Iseni e akuzon Stresi pas dhunës ndaj tij se e kishte prerë në besë në ambientet e klubit, duke e mbyllur në prapaskenë, teksa aty hynë disa persona të cilët e dhunuan.

I akuzuar për përfshirjen në ngjarje është edhe reperi tjetër shqiptar, Rigels Rajku i njohur si “Noizy”.

Shiko videon:

Video Player

Rikthehen reshjet e shiut? Ja si do të jete fundjava e parë e gushtit

Këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme me mbizotërim të motit të kthjellët, por nuk do të mungojnë alternime të herëpasherëshme vranësirash.

Vranësirat do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët veri dhe lindje të terriorit, gjatë ditës së Shtunë.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-verilindje 3-6m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi 7-14m/s shoqëruar me dallgëzim të forcës 2-4ballë.

Temperaturat më të larta këtë fundjavë do t’i përjetojë Berati, Durrësi dhe Elbasani.

Po raportonte për situatën e zjarreve, gazetares i ndodh e papritura, ja momenti kur… (Video)

Gazetarja e televizionit kroat RTL ishte duke reportuar nga Dalmacia për situatën e zjarreve në vend. Por në një moment teksa ajo po qëndronte në këmbë dhe fliste para kamerës, ka përfunduar e lagur nga koka te këmbët.

Më saktësisht, teksa ajo ishte duke qëndruar në rrugë e rrethuar nga tymi i dendur dhe duke u përpjekur të raportonte për zjarret, mbi të fluturoi një aeroplan që derdhi ujë drejt zjarreve, por përfundoi duke lagur edhe reporteren. Në përshkrimin e videos shkruhet:

Raportimi në situata emergjente ndonjëherë mund të përfundojë kështu!

Kujtojmë se pas zjarrfikësve të vendosur në stacionet e zjarrfikësve në zonën e Dalmacisë, qëndron një tjetër ditë e vështirë dhe ende nuk janë shuar dy zjarre të mëdha, ai në Tuçepi dhe në Vrsine pranë Trogirit. Në Tuçepi, 306 zjarrfikës me 77 automjete janë përpjekur që nga mbrëma e së martës për të shuar zjarrin në një zonë të hapur, i cili u transportua nga era dhe përfshiu Parkun Natyror Biokovo dhe arriti në Podgora, ku banorët u transferuan nga shtëpitë e tyre në shkollë. Deri më tani në atë zonë janë djegur rreth 400 hektarë bimësi dhe pyje me pisha.

Zbulohen dokumentet/ Ivi Kaso dhe gruaja e Fullanit legalizuan ish-restorant ‘Berlinin’ në Bllok, dy vite pasi ishte prishur

Anëtarja e Gjykatës se Lartë, Arjana Fullani dhe sekretari për çështjet ligjore në PD, njëkohësisht, njëkohësisht ish- inspektori antikorrupsion i ish-kryeministrit Sali Berisha, dyshohet se janë përfshirë në përfitimin e një prone në mënyrë të dyshimtë në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet.

Anëtarja e Gjykatës se Lartë, Arjana Fullani dhe sekretari për çështjet ligjore në PD, njëkohësisht, njëkohësisht ish- inspektori antikorrupsion i ish-kryeministrit Sali Berisha, dyshohet se janë përfshirë në përfitimin e një prone në mënyrë të dyshimtë në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet.

Ndërtesa, e cila ishte e paligjshme, u prish nga Policia Bashkiake e Tiranës në vitin 2010, ndërsa përfituesit e kësaj sipërfaqe toke, afërsisht 200 metra katror, e kanë legalizuar atë sikur të ishte ndërtesë në bazë të një vetëdeklarimi në Drejtorinë e ALUIZNI-t në shkurt të vitit 2013, afërsisht 2 vjet pasi ndërtesa nuk ekzistonte.

Sipas origjinës së pronës së përfituar, në vendin ku më parë ka qenë restorant “Berlini”, është legalizuar një sipërfaqe ndërtimi 200 metra katror, për shkak të supozimit se ka ekzistuar një ndërtesë 190 metra katrorë.

Pas kësaj, në Hipotekë shfaqet si pronare jo personi që ka vetëdeklaruar legalizimin, por Arjana Fullani, Ivi Kaso dhe një qytetare tjetër, jo person publik. Të tre poseduesit e rinj të pronës kanë bërë bashkimin e pasurisë dhe rezultojnë pronarë të saj.

Vetëdeklarimi për legalizim në mënyrë të paligjshme, është bërë nën garancitë e një personi që mbulonte zyrën antikorrupsion të Berishës, dhe një gjykatëseje të Gjykatës së Lartë. Edhe hipotekimi është bërë në kohë rekord.