Përplasen dy automjete në aksin Korçë-Pogradec, një nga makinat përfundon në kanal, arratiset një prej shoferëve

Një aksident rrugor raportohet se ka ndodhur mbëmjen e sotme në aksin Korçë – Pogradec.

Sipas informacioneve dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën, ku njëri prej tyre përfundon në kanal.

Fatmirësisht nuk raportohen të lënduar ndërsa, një nga shoferët është larguar nga vendngjarja.

Policia po heton për rrethanat e aksidentit, si edhe ka nisur kërkimet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit që është larguar.

Kriset miqësia mes Efit dhe Mikelës

Miqësia e Efit dhe Mikelës mund të ketë marrë fund! Dy gocat nuk e ndjekin më njëra-tjetrën në Instagram, si dhe prej kohësh nuk kanë postuar foto së bashku në rrjetet sociale.

Mikela dhe Efi kanë qenë shoqe të ngushta prej vitesh dhe nëse ju kujtohet, ato u bënë pjesë e “BBVA 2” si një konkurrente e vetme, por më vonë, Efi vijoi rrugëtimin pa Mikelën. Më tej, partneri i Mikelës dhe Efi u bënë ortakë në një studio tatuazhesh.

Por, mesa duket gjërat mund të kenë marrë një rrjedhë tjetër. Megjithëse nuk ka një konfirmim apo mohim nga gocat, pasi mund të kemi të bëjmë me: një hatërmbetje momentale ose ndonjë tentativë për të tërhequr vëmendjen

Ndërkohë, Mikela është në pritje të një bebusheje dhe aktualisht po punon te “Piranjat”, ndërsa Efi vijon me rubrikën dedikuar pasionit të saj, tatuazheve në “E Diell”.

Ilir Daja largohet nga Ballkan, ja ekipi i superligës shqiptare që do të marrë

Ilir Daja ka mbyllur aventurën si trajner i Ballkanit në Kosovë. Tekniku kryeqytetas, i ka komunikuar largimin lojtarëve, menjëherë pas humbjes me Malishevën në kampionat.

Një vendim që në fakt pritej, pasi diskutohej prej kohësh. Daja mori drejtimin e Ballkanit në vitin 2022 dhe menjëherë fitoi titullin e parë kampion.

Në vitin e dytë të 57-vjeçarit, Ballkani dominoi elitën e futbollit të Kosovës dhe arriti një sukses historik duke u futur për herë të parë në grupet e Conference League.

Në vitin e tretë, Daja, fitoi titullin dhe Kupën e Kosovës, por largimet e shumta, bënë që të dështojë në ecurinë europiane.

Trajneri nga Tirana, largohet kështu nga Ballkani, pas një periudhe shumë të suksesshme. Nga Kosova, thuhet se tekniku është në bisedime të avancuara për të marrë drejtimin e Dinamos në Shqipëri.

Publikohet videoja, dy grupet qëllojnë me armë në Prishtinë, skenat si në filma

IndeksOnline pak më parë raportoj për një gjuajtje me armë zjarri, në rrugën ‘’Gazmend Zajmi’’, në Prishtinë.

Burimet e IndeksOnline mësojnë se të përfshira në këtë incident kanë qenë dy grupe, të cilat qe një kohë ishin në hasmëri mes vete, Capat dhe Sekiraqët.

Një person ka mbetur i vdekur dhe pesë të tjerë janë plagosur, të cilët aktualisht janë duke u trajtuar në QKUK.

“Pesë persona i kemi duke u trajtuar në Klinikën Emergjente. Ekipet mjekësore janë duke u marrë me pacientët. Për gjendjen e tyre pas ekzaminimeve.” thanë nga Emergjenca për IndeksOnline.

IndeksOnline ka siguruar pamje ekskluzive, të cilat duken si pamje të ndonjë filmi.

https://www.instagram.com/_u/indeksonline/?utm_source=ig_embed&ig_rid=307501aa-cebe-4ed5-9166-95822412bd8f&ig_mid=E068726F-3874-4897-9DE3-626B68C44D96

Kursi i këmbimit për ditën e sotme, ja çfarë po ndodh me euron dhe dollarin

Sot, më 2 shtator 2024, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 89.6 lekë dhe shitet 90.7 lekë.

Euro sot blihet me 99.4 lekë, ndërsa në shitje me 100.1 lekë.

Paundi britanik sot blihet me 117.7 lekë dhe shitet me 119 lekë.

Franga zvicerane këmbehet sot në blerje me 105.4 lekë, në shitje me 106.5 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 66.4 lekë dhe në shitje me 67.5 lekë.

Për më tepër ndiqni tabelën e mëposhtme.

Meteorologia Lajda Porja zbulon surprizat e motit: Ja çfarë pritet të ndodhë në shtator

Meteorologia Lajda Porja është shprehur se temperaturat e larta do të vijojnë të na shoqërojnë edhe gjatë muajit shtator.

Komentet Porja i bëri në një lidhje për Euroneës Albania, ku tha se këto temperatura do të shkojnë deri në 36 gradë dhe nuk janë tipike për stinën e vjeshtës.

Ajo tha gjithashtu se të enjten priten reshje shiu në shumicën e territorit, por që sipas saj, në bregdet ato do të jenë të pakta.

“Jemi zyrtarisht në vjeshtë edhe pse do të vazhdojmë me atmosferën e verës. Nuk jemi fare në temperature tipike vjeshte. Mund të them se në 15 ditëshin e parë të këtij muaji temperaturat do të ngjiten deri në 36 gradë. Në vijën bregdetare temperaturat do të shkojnë në 33 apo 34 gradë.

Parashikohet një javë me temperatura të larta, një javë me diell, ku vranësirat do të jenë më të dukshme në pjesën e dytë të ditës. E enjtja pritet të ketë reshje shiu, por në bregdet do të ketë vetëm disa pika shiu. Le të themi që ende nuk ka ardhur vjeshta”, tha Porja.

Vrau të birin dhe nusen e tij shtatzënë, gjendet i vetvarur në qeli Ëngjëll Ucaj!

Është gjetur i vetëvarur në qelinë e burgut Ëngjëll Ucaj, i cili më 30 janar të vitit 2013 vrau me armë zjarri të birin, Sokol Ucaj dhe bashkëshorten e tij shtatzënë, Xhulia Baldasari.

Engjëll Ucaj, autori i vrasjes së djalit dhe nuses.
Engjëll Ucaj, autori i vrasjes së djalit dhe nuses.

Pas gjetjes së tij nga punonjësit e policisë, 78-vjeçari u transportua në urgjencën e spitalit të Peqinit, por nuk arriti që të mbijetojë.

Ëngjëll Ucaj u dënua me 25 vite burg për e vrasjen së të birit, i cili në atë kohë ishte 27-vjeç, dhe bashkëshortes së tij shtatzënë.

“Është gjendur i varur në dhomën e tij i dënuari Engjëll Kol Ucaj, i lindur më 20 shkurt 1946 në Krujë dhe banues në Elbasan. Ucaj, i dënuar me 25 vite burg për veprat penale të “Vrasjes në rrethana cilësuese” dhe “Armëmbajtje pa leje,” sipas neneve 79/dh dhe 278/2 të Kodit Penal, ishte pranuar në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Peqin më 20 qershor 2023”, njoftoi Drejtoria e Burgjeve.


Ekzekutimit të Vendimeve Penale Peqin më 20 qershor 2023.

Pas gjetjes së tij nga punonjësit e policisë, Ucaj u transportua menjëherë në urgjencën e spitalit të Peqinit, ku, pas përpjekjeve të mjekëve nuk artiti tja dalë.

Ky i dënuar ishte përgjegjës për vrasjen e djalit të tij 27-vjeçar dhe bashkëshortes së tij shtatzënë.

Nga ana e IEVP-së Peqin janë vënë në dijeni autoritetet përkatëse për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

“Klima astrologjike për dashurinë është komplekse”, horoskopi javor sipas Paolo Fox për datat 2-8 shtator

Dashi

Venusi do të jetë në pozicion të mirë në sektorin që ka të bëjë me jetën bashkëshortore. Marrëdhënia juaj në çift do të ecë mirë dhe do të mund të krijoni një raport të ngushtë me shpirtin tuaj binjak. Nëse jeni vetëm, një faqe e rëndësishme do të shkruhet në jetën tuaj të dashurisë. Për disa prej jush, një miqësi e gjatë do të kthehet në marrëdhënie intime. Të tjerët do të ndiejnë një tërheqje të parezistueshme ndaj një personi simpatik. Shumë shpejt do të kuptoni se nuk është vetëm tërheqje fizike, por dashuri e vërtetë. Asgjë e rëndësishme nuk do të ndodhë në jetën tuaj profesionale. Do të përqendroheni në zgjidhjen e një çështjeje që ka mbetur pezull që prej disa javësh dhe, për pjesën tjetër, do të mjaftoheni duke u marrë me gjërat tuaja të zakonshme. Vlerësimi është 9 pikë.

Demi

Qielli do të jetë i pastër për ju në planin bashkëshortor. Hëna në aspekt të shkëlqyer do të përgatisë terrenin për një javë harmonike dhe lehtësisht të menaxhueshme. Neptuni dhe Urani do të japin gjithçka, duke ju ofruar një jetë më të kënaqshme në çift. Beqarët do të kenë një dëshirë të madhe për të njohur njerëz të rinj. Ata gjithashtu do të jenë pro lidhjeve të shkurtra. Megjithatë, disa prej tyre mund të ëndërrojnë martesën. Në mjedisin tuaj të punës do të jeni jashtëzakonisht praktikë dhe do t’ua kaloni konkurrentëve tuaj më të ashpër. Megjithatë, ky prakticizëm ka të ngjarë të mos jetë shumë i dobishëm, pasi vjen në kurriz të shëndetit tuaj. Ju nuk do të fitoni betejat që ju shkaktojnë lodhje fizike dhe mendore. Për rrjedhojë, zgjidhja më e mirë do të ishte që krahas punës edhe të pushoni, në mënyrë që të ruani energjitë. “Harku i tendosur për një kohë të gjatë e humbet forcën e tij”, thotë një fjalë e urtë e njohur kineze. Vlerësimi është 7.5 pikë.

Binjakët

Ky ambient astrologjik, i dominuar nga Venusi, duhet të sjellë sërish në plan të parë marrëdhënien tuaj në çift. Është koha për të negociuar dhe për të gjetur një mënyrë jetese që ju shkon për shtat. Të stimuluar nga Marsi, Binjakët e vetmuar do të jenë në humor të mirë dhe shumë njerëz do të jenë të lumtur të shoqërohen me ta. Do t’u bini në sy të tjerëve dhe do të merrni edhe shumë komplimente. Ndërkohë që kohët e fundit keni pasur mundësi dhe keni përfituar për të rritur prestigjin tuaj profesional pa shkaktuar shumë probleme, këtë herë do të jeni të detyruar të përshtateni me një situatë të komplikuar. Do t’ju duhet të vendosni prioritete, të bëni zgjedhje dhe të jeni më luftarakë. Vlerësimi është 7 pikë.

Gaforrja

Atmosfera planetare e javës së parë të shtatorit anon drejt njëfarë zymtësie në jetën tuaj në çift. Ndoshta do të tundoheni të luftoni me çdo kusht mërzinë që vjen nga rutina e përditshme. Ecni përpara pa hezitim, duke i dhënë dorë të lirë fantazive tuaja. Një takim i rëndësishëm mund të shënojë këtë periudhë dhe të ndryshojë jetën e beqarëve. Disa mund të takohen me të njohurit e vjetër. Në planin e punës do të jeni të favorizuar nga Mërkuri, që do t’ju lejojë të bëni gjykime të shpejta dhe me baza. Përfitoni nga kjo për të çuar përpara projektet dhe për t’u paraprirë konkurrentëve tuaj. Ju madje mund të filloni të spekuloni, sigurisht jo qorrazi, por pas shqyrtimit të kujdesshëm të fakteve. Vlerësimi është 7 pikë.

Luani

Me Jupiterin dhe Venusin së bashku që ndikojnë në sektorin tuaj martesor, nuk do t’ju ​​duhet të keni frikë nga trazirat apo ndryshimet e papritura në jetën tuaj martesore. Mirëqenia dhe qetësia do të kenë përparësi për ju në këtë periudhë. Në rast mosmarrëveshjesh të ashpra, kjo javë do të ofrojë mundësinë për pajtim, gjë që do të forcojë edhe më shumë marrëdhënien tuaj me partnerin. Nëse jeni beqarë, një miqësi do të fillojë të ndryshojë dhe do të kuptoni papritur se jeni të dashuruar. Kjo gjë nuk do t’ju mërzitë aspak, përkundrazi! Do të ndiheni në siklet në ambientin tuaj të punës. Mund ta gjeni veten duke debatuar për një projekt ose për përgjegjësitë që ju janë caktuar. Do të keni përshtypjen se po bëni një punë që nuk ju përshtatet apo që nuk përkon me aspiratat tuaja më të thella. Vlerësimi është 7 pikë.

Virgjëresha

Keni një kohë të gjatë vetëm dhe dëshironi të ndryshoni gjërat? Bëni dhe pak durim, sepse së shpejti mund t’i thoni lamtumirë beqarisë. Planeti Venus do t’ju sigurojë një takim që i plotëson pritshmëritë tuaja. Për të martuarit, jeta në çift nuk do të jetë e lehtë gjatë kësaj periudhe. Përveç një mosmarrëveshjeje ende të pazgjidhur, ka të ngjarë që komunikimi me partnerin të mos jetë i mirë dhe që, me përjashtim të momenteve të përbashkëta me familjen, secili të vazhdojë në rrugën e vet. Për sa i përket sektorit të punës, duhet të përqendroheni më shumë te gabimet. Mos u tregoni të ngathët dhe mos flisni pa radhë. Mos bëni veprime impulsive, përndryshe rrezikoni të futeni në situata të vështira. Vlerësimi është 6 pikë.

Peshorja

Do të jeni në gjendje euforie, qofshi beqarë apo në një lidhje. Konfigurimi i tanishëm i Venusit do të ndikojë që jeta juaj e dashurisë të marrë një hov në mënyrë të papritur dhe vendimtare. Beqarët do të jenë veçanërisht të etur për të stabilizuar jetën e tyre sentimentale dhe për të hedhur rrënjë të qëndrueshme. Për disa prej tyre, dashuria me shikim të parë mund të lindë në një udhëtim jashtë vendit ose në një takim të rastësishëm me të panjohur. Për sa i përket punës, klima astrale ka të ngjarë të krijojë një atmosferë të tensionuar, që ju pengon të ruani përqendrimin. Prandaj është thelbësore që të bëni shumë punë përgatitore. Më pas, nëse gjërat do të jenë në rregull, gjithçka do të shkojë mirë. Thjesht mbani situatën nën kontroll. Vlerësimi është 7 pikë.

Akrepi

Sipas horoskopit për javën nga 2 deri në 8 shtator, jeta juaj bashkëshortore do të vihet në pikëpyetje. Do të përballeni me zgjedhje të vështira dhe do të jeni të detyruar të pranoni realitetin. Nëse jeni beqarë, jeta juaj e dashurisë ka të ngjarë të jetë shumë komplekse dhe e paqëndrueshme. Do të jeni shumë të pavendosur dhe do të kuptoni edhe se jeni shumë tërheqës. Do të takoni dikë dhe ndoshta do të keni edhe një lidhje, por zemra juaj do të mbetet e pangopur dhe e pakënaqur për momentin. Konfliktet që mund të kenë lindur në punë kohët e fundit janë zbutur dhe qetësia është kthyer në grupin tuaj të punës. Për momentin nuk do të ketë ndryshime të mëdha. Vlerësimi është 6.5 pikë.

Shigjetari

Falë aspekteve të bukura planetare, lidhja me personin me të cilin ndani jetën do të bëhet më pasiononte. Pse të mos i lejoni vetes një arratisje romantike dhe të rijetoni ditët e lumtura të muajit tuaj të mjaltit? Nëse jeni beqar, mos bëni asgjë të nxituar; mbi të gjitha shmangni komprometimin e marrëdhënies suaj aktuale për shkak të një aventure të këndshme, por jetëshkurtër, që planeti djallëzor Mërkuri nuk do t’jua kursejë në këtë periudhë. Të mbështetur nga Jupiteri, do të jeni jashtëzakonisht dinamikë në vendin e punës. Biznesi juaj do të jetë aq i fuqishëm, sa asgjë nuk do t’ju bëhet pengesë dhe asnjë problem nuk do të mbetet i pazgjidhur. Nëse është e nevojshme, do të ndryshoni planet. Kështu do të arrini të tregoni zgjuarsinë tuaj. Yjet ju këshillojnë që në fillim të merreni me çështjet e lëna pezull. Vlerësimi është 7.5 pikë.

Bricjapi

Klima astrologjike për dashurinë është komplekse. Venusi do të mbrojë marrëdhënien tuaj në çift dhe do të favorizojë takime për ata që jetojnë vetëm. Por Mërkuri mund të komplikojë lidhjet. Do të detyroheni të bëni një përpjekje për të komunikuar me partnerin. Kini shumë kujdes se çfarë thoni, në mënyrë që të shmangni keqkuptimet. Në punë nuk do të ketë arsye për t’ju akuzuar për kokëfortësi. Me mbështetjen e fortë të Marsit, do të mund të vini në zbatim idetë dhe projektet tuaja, pa rrezikuar që t’i lini gjërat në gjysmë të rrugës. Kjo do të jetë fitore për ju. Vlerësimi është 7 pikë.

Ujori

Nëse jeni të martuar, do të keni marrëdhënie të mirë me partnerin, por duhet të bëni kujdes që të mos e destabilizoni atë. Nëse jeni beqarë, mos hezitoni të bëni gati valixhet dhe të shkoni jashtë vendit. Ka të ngjarë që në fund të rrugëtimit tuaj të gjeni dashurinë. Megjithatë, nuk është e thënë që çdo lidhje të përfundojë në martesë, gjë që mund të qetësojë të gjithë ata Ujorë jokonformistë që i urrejnë marrëdhëniet afatgjata. Për sa i përket punës, do të keni vështirësi në kryerjen e detyrave rutinë apo administrative. Megjithatë, ju nuk dëshironi t’i neglizhoni ato! Nga ana tjetër, imagjinata juaj do të jetë më e zhvilluar se kurrë dhe do të arrini të përfundoni projekte ambicioze. Vlerësimi është 7.5 pikë.

Peshqit

Këtë herë Venusi do t’ju favorizojë në dashuri. Nëse jeni çift, marrëdhënia me partnerin do të karakterizohet nga butësia, bashkëpunimi dhe sensualiteti i bukur. Nëse jeni nga ata që dini si t’i bëni për vete të tjerët, Venusi mund t’ju dhurojë një takim emocionues. E vetmja gjë që duhet pasur kujdes është impulsiviteti. Kontrolloni ndjenjat dhe impulset tuaja dhe gjithçka do të shkojë mirë. Përqendrohuni te puna dhe karriera juaj. Me siguri që do t’i bëni për vete eprorët dhe mund të përfitoni edhe rritje rroge. Vlerësimi është 8 pikë.

Mos u gënjeni më! Po bΙejmë niseshtenë për djathë, ja testi i thjeshtë që ju ndihmon ta zbυloni menjëherë të vërtetën

Konsumatori shqiptar vazhdon të mashtrohet çdo ditë nga tregtarët, të cilët shesin djathë. Shumë herë kemi dëgjuar se djathi i lopës, i dhisë apo i deles është i përgatitur me niseshte. Por, sa e vërtetë është kjo?

Për ta mësuar këtë, mjafton të bëjmë një eksperiment shumë të thjeshtë. Në disa dyqane të kryeqytetit kemi marrë djathëra të ndryshëm, me çmime gjithashtu të ndryshëm.

Mjafton që mbi djathë të hedhim betadinë, apo jod, e nëse djathi fillon të nxihet, atëherë ai është i përgatitur me niseshte, por nëse djathi merr ngjyrën e mjaltit, atëherë ai është cilësor.

Si rregull, prodhuesi dhe tregtari i djathit duhet të deklarojnë origjinën dhe elementet përbërës të produktit ushqimor. Por një gjë e tillë nuk respektohet. Kështu, konsumatori asnjëherë nuk e di se çfarë ka në tryezë.

“Problemi qëndron se të gjithë prodhuesit, të gjithë shitësit duhet që të vënë etiketa ‘ky djathë është me niseshte’, apo ‘ka kaq për qind niseshte’. Pastaj secili mund ta blejë ose jo, është e drejta e tij. Këtë problem e dinë të gjithë. E di AKU-ja, e di Ministria e Bujqësisë, e di qeveria dhe pushteti vendor. E keqja është se asnjë nga këta nuk ndërhyn, për ta zgjidhur njëherë e mirë këtë problem, siç bëhet në botën perëndimore”, thotë Kristaq Bërxholli, profesor në UBT.

Prodhuesit e djathit, duke zëvendësuar qumështin me niseshte, ulin koston dhe rrisin fitimin. Por, kush është institucioni që duhet të merret me këta mashtrues? Sigurisht që është Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. Mashtruesit i gjen fare lehtë, në rrugë, market, apo baxho.

KlNA nderton aviònin ”SPlUN”,e F RlKËSΗME ajo që u bën makinave që nga qielli

Kina zbuloi se kishte krijuar avionin”spi un” në nëntor të vitit që lamë pas, por së fundmi po qarkullojnë zëra se ky avion është krijuar për qëIIime të errëta nga Pekini zyrtar.

Kjo sepse ky avion nuk mund të kapet nga radarët dhe mund të kryejë fluturimime deri në 40 orë rresht pa u rimbushur me karburant.

Ndërsa për disa të tjerë është quajtur si “Skifteri i qiellit”.

Ai ka kapacitete për të realizuar fotografi me rezolucion të lartë nga 3000 metra lartësi, duke kapur pa problem targën e një makine.

Kurse për disa fotografimi i makinave nuk duhet të lejohet dhe se është diçka e tm errshme, por nuk ka pasur ndonjë reagim zyrtrar nga ndonjë shtet.

Ky avion nuk ka nevojë për pilot dhe është mbajtur sekret për shumë kohë, për t’u publikuar vetëm së fundmi.

Gjithashtu mund të arrijë një lartësi fluturimi deri në 7500 metra me 350 kilogramë peshë në bord, ndërsa pesha maksimale që mund të mbajë është 1,5 ton.

Mendohet se qeveria kineze ka nisur punën për ndërtimin e tij, që në vitin 2012.