Horoskopi për ditën e sotme, e Martë 24 Shtator 2024

Dashi

Zakonisht nuk keni probleme të tilla, por gjatë kësaj të marte do të keni një bllokim në komunikim, ndoshta për shkak të një personi që do ju prish humorin, me mënyrën e tij të sjelljes.

Demi

Një mesazh, një shenjë shprese nga dikush që ndan dashurinë me ju, do ju bëjë që të zhdukni çdo distancë. Më në fund do të gjeni unitetin e shumëkërkuar, për të vijuar bashkë.

Binjakët

Mund të merrni një shumë parash dhe të keni diçka në dorë. Do të shpërbleheni nga dikush si shenjë mirënjohje për përkushtimin e treguar, ose ndoshta thjesht sepse ka dëshirë që t’iu bëjë një dhuratë.

Gaforrja

Kundërshtia e yjeve gjatë kësaj të marte, do të sjellë lajme lidhur me fushën e ndjenjave. Kështu raportet me njerëzit tuaj të dashur, do të riformulohen ose plotësohen.

Luani

Kjo ditë parashikohet të jetë tejet pozitive. Por në mbrëmje do të keni më shumë mundësi për tu relaksuar, si dhe do të keni një takim interesant me një njeri që e keni përzemër.

Virgjëresha

Gjithë ata që do të kërkojnë rritje rroge, ka shumë mundësi që të korrin sukses gjatë kësaj të marte. Dialogu do të jetë mjaft i favorizuar dhe ju do të ndiheni të motivuar.

Peshorja

Këshillohet që ta shtrëngoni më shumë dorën dhe të kurseheni. Kjo pasi mund të përballeni me të papritura, të cilat duhet të dini si ti përballoni.

Akrepi

Kontrolloni mënyrën tuaj të reagimit. Kjo pasi acarimi juaj rrezikon që t’iu humbë të drejtën, edhe në rast se e keni. Më shumë vetëkontroll!

Shigjetari

Është fakt se tashmë jeni të lodhur nga sforcimet e së kaluarës dhe kjo gjë ju ka krijuar një gjendje konfuziteti. Do të jeni të pazotët për të menduar qartësisht.

Bricjapi

Gjithë ata që janë të përfshirë në çështje ligjore, nuk duhet të presin zhvillime pozitive në këtë drejtim, shkruan noa.al. Por nga ana tjetër nuk duhet të humbin durimin dhe besimin.

Ujori

Në pjesën e parë të ditës, mund të ndiheni të mposhtur nga një lodhje e akumuluar prej kohësh. Me kalimin e orëve situata do të vijë drejt përmirësimit.

Peshqit

Fati do të shfaqet në një mënyrë tjetër, si një ide shumë e mirë praktike, ku nëse e përdorni siç duhet, do të siguroni një shumë të konsiderueshme parash në të ardhmen. Bëjini sytë katër!

Media turke: A është shteti bektashi në Tiranë një projekt i Izraelit?

Nisma e kryeministrit Edi Rama për krijimin e një shteti sovran Bektashi në Tiranë është analizuar edhe në mediat turke.

Në gazetën Sabah, Melih Altinok pyet: “A është shteti bektashi një projekt i Izraelit?”.

Është ky titulli i shkrimit të tij, i cili i është referuar një analisti për ta pyetur se ç’fshihet pas këtij shteti, shpallur menjëherë pas vizitës historike në Shqipëri të presidentit izraelit.

“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi se do të krijojnë një formacion me emrin ‘Shteti Sovran i Bektashinjve’ në kryeqytetin Tiranë, që është pika kryesore e axhendës. Sipas një artikulli në New York Times, Kryeministri Rama dëshiron t’u ofrojë bektashinjve një enklavë si ajo e Vatikanit për të promovuar tolerancën fetare.

Të gjithë filluan të diskutojnë me habi këtë zhvillim, me Euronews që e quajti “aty ku alkooli do të jetë i lirë”, duke pyetur njëherësh se ‘Nga erdhi ky shtet bektashi?’.

Unë e pyeta Osman Atalay, një nga emrat më të njohur në këtë fushë, se çfarë ndikimesh do të kishte një iniciativë të tillë mbi Turqinë.

Përfundimet që nxora nga shpjegimet e detajuara të Atalay-t janë këto:

Shqipëria, me popullsinë e saj muslimane prej tre milionësh, në bregun e Adriatikut dhe fqinjësinë me Greqinë, është një vend strategjik që tërheq vëmendjen e të gjithëve.

Në vend ka afërsisht 5% popullsi bektashie, mbi të cilët Irani ka pasur disa aktivitete. Megjithatë, bektashinjtë janë më afër SHBA-së.

Ky projekt nuk është një çështje që zgjidhet nga sot për nesër. SHBA dhe Izraeli kanë 30 vjet që ushtrojnë aktivitete ndikimi në Ballkan.

Një djalë i George Soros ka aktivitete të shumta në Shqipëri përmes Fondacionit ‘Open Society’.

Vizita e presidentit të Izraelit në Shqipëri së fundmi nuk duhet injoruar. Herzog u takua gjithashtu me liderin e tarikatit bektashi në Shqipëri, Baba Mondi, i cili ka një histori të dyshimtë, si dhe me numrin dy të KMSH-së.

Në këtë rajon, me një histori 600-vjeçare, nuk duhet të nënvlerësohet ‘operacioni i rrethimit’ të Turqisë”.

50-vjeçari υ*et nënën dhe pranon kr. imin live në televizion: Nuk e di pse e bëra

Një 50-vjeçar në Itali ka rrëfyer vrasjen e nënës së tij, live në televizion, 24 orë pas ngjarjes së rëndë.

Lorenzo Carbone, ishte në kërkim nga policia pasi kishte dyshime se mund të ishte autori dhe në momentin që ka qenë duke u kthyer në shtëpi, një gazetar e ka pritur para derës.

Kur ai është afruar, gazetari i ka dalë përpara dhe ndërsa kanë qenë në transmetim live ai ka treguar se ishte autor i vrasjes së nënës së tij.

“Nuk e di pse e bëra”, ka deklaruar ai, ndërsa dukej që ishte i penduar.

Më pas ai ka treguar me detaje se si e ka mbytur nënën e tij, me lak, pasi ka provuar mënyra të tjera.

“Nuk e di pse e bëra,” përsëriti ai duke qarë.

Loretta Levrini u gjet pasditen e djeshme nga vajza e saj, rreth orës 17:00, kur ajo shkoi për ta vizituar si çdo fundjavë.

Gruaja e moshuar ishte në shtrat, e mbytur me lak, me sa duket gjatë mëngjesit të së dielës.

Pas rrëfimit, gazetari ka njoftuar policinë. Autoritetet kanë mbërritur dhe e kanë vënë në pranga 50-vjeçarin.

“Dikush tjetër qëndron pas Ramës!”/ Artan Hoxha zbulon detajet: Nuk po krijohet shtet i Baba Mondit, por i…

Gazetari Artan Hoxha, ka qenë i ftuar në një emision televiziv ku ka folur për shtetin e ri bektashi që ka propozuar Edi Rama.

Hoxha tha se kjo nismë nuk ka lidhje me bektashinjtë dhe se është ide e Edi Ramës. Madje ai shtoi se është ide e një personi që qëndron mbi Edi Ramën.

“Kjo nuk është një nismë e bektashinjve. Bektashinjtë kanë ndihmuar për formimin e shtetit shqiptar dhe janë në shtetin e tyre. Këtë gjënë tjetër, e ka kërkuar Rama dhe dikush tjetër pas Ramës.

Ky nuk është shteti i baba Mondit, por shteti i Baba Edit!

Të presim të vijë kryeministri këtu dhe do ta marrim vesh hap pas hapi. Nuk duhen stigmatizuar bektashinjtë me këtë histori, kjo është histori e Baba Edit.

Unë i përkas atij besimi. Në Greqi teqeja ka 3 mijë hektarë dhe shteti grek nuk e njeh atë pronë”, tha Hoxha

E shkruajti dhe e fshiu/ Ja fjalët që e ëma e motrave Berisha drejtoi ndaj Kleas

Ende nuk kemi gjurmë të dy motrave Berisha të cilat disa javë më parë dhunuan në mënyrë brutale Klea Prengën.

Nëpërmjet një reagimi të bërë prej të dhunuarës mbrëmjen e sotme, janë zbuluar ofendimet që e ëma e motrave Berisha i ka drejtuar Kleas në momentin që ajo publikoi pamjet e plagëve në rrjete sociale.

Ky veprim i Kleas ka ardhur pas një reagimi që e ëma e motrave Berisha ka bërë në llogarinë e saj personale të Instagram-it.

Donika Marashi (e ëma e motrave Berisha) rrëfehet se ka denoncuar të gjitha adresat që kanë përdorur imazhin e saj dhe të Antonelës dhe Marielës, duke theksuar se as për mbështetje dhe as për të denigruar nuk pranon të hapen adresa për to.

Pra lë të nënkuptohet se po distancohet prej adresave të cilat shajnë të dhunuarën, Klea Prengën.

Mirëpo nga ana tjetër Klea shprehet se Donika Marashi ka qenë ajo që e ka ofenduar e para me fjalë të cilat i keni të paraqitura në imazhin e mëposhtëm:

“Kufiri me Libanin, shumë i tensionuar”, Kina u bën thirrje qytetarëve të largohen menjëherë nga Izraeli

Kina u ka kërkuar qytetarëve të saj të largohen nga Izraeli në mes të tensioneve në rritje për luftën e Tel Avivit në Gaza dhe bombardimet e Libanit jugor.

Një deklaratë e Ambasadës Kineze në Tel Aviv tha se situata në kufirin Izrael-Liban ishte “shumë e tensionuar, konfliktet ushtarake ndodhin shpesh dhe situata e sigurisë lokale në Izrael mbetet e rëndë, komplekse dhe e ndryshueshme”.

“Qytetarëve kinezë në Izrael u kërkohet të kthehen në Kinë ose të lëvizin në zona të sigurta sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ambasada në deklaratën e lëshuar të dielën vonë.

Ambasada u kujtoi qytetarëve kinezë në Izrael që “t’i kushtojnë vëmendje zhvillimit të situatës, të jenë më vigjilentë, të jenë të përgatitur për të parandaluar të gjitha llojet e sulmeve si raketat, raketat dhe dronët, të forcojnë efektivisht masat paraprake të sigurisë”.

“Ata që me të vërtetë duhet të qëndrojnë në Izrael duhet t’u kushtojnë vëmendje këshillave lokale të sigurisë në kohën e duhur, të këmbëngulin të mos dalin jashtë nëse nuk është e nevojshme, të shmangin shkuarjen në zona me rrezik të lartë dhe zona të ndjeshme si veriu, të mbajnë kontakte dhe të sigurojnë sigurinë”, shtoi ai.

“Jam e vi rg jër…”, deklarata e konkurrentes ndez debate në studio: Në këtë moshë e paprekur… (Video)

Programi më i suksesshëm i dashurisë, që ka thyer rekorde shikueshmërie, rikthehet në ekranin e Top Channel nën moderimin e Megi Pojanit. Sezoni i gjashtë televiziv premton një “reality show” suprizues, duke parë interesin e shtuar në audicione të të rinjve.

Konkurrentja e parë e këtij sezoni është bukuroshja kaçurelse nga Kosova, 22 vjeçarja, Ketrina Gashi.

Në një takim disa minutash me një nga djemtë konkurrentë, ku iu përgjigjën disa pyetjeve, Ketrina u shpreh se ishte virgjër, përgjigje e cila ndezi debat në studio mes Xhonit dhe Zhaklinës. Edhe pse në fund Ketrina u shpreh se ishte një shaka.

Ketrina: jam e virgjër

E kam unë fatin e madh? kur fole epr vith

Zhaklina: Mendon se është fat?

Xhoni: Deri diku po, ndihem me fat që mund të jem i pari për vajzën…në atë moshë që është Ketrina e paprekur siç thotë mund të ketë një marrëdhënie më më të shëndetshme

Zhaklina: Pse ato goca që nuk janë më nuk mund të kenë më marrëdhënie të shëndetshme?

Megi: Ti Ketrina thua që je e virgjër dhe Xhoni është entuziastë

Ketrina: Unë e mora si shaka

Megi: Po nuk ishte e vërtetë?

Ketrina: Nc

Megi: U zhgënjyem

VIDEO

Lojtarët e Juventusit lihen të flenë në tokë në aeroport! Ngjarje e pabesueshme te bardhezinjtë pas barazimit në kampionat

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në natën e mbrëmshme në Itali, pas ndeshjes që skuadra U23 e Juventusit, kishte në Serinë C në transfertë ndaj Trapanit.

Barazimi 1-1 për ekipin e drejtuar nga Paolo Montero nuk ka qenë problemi më i madh i ditës.

Ekipi ka shkuar në aeroport ku ka mësuar se udhëtimi do të kishte një vonesë prej një ore. Më pas ato orë janë bërë dy dhe me radhë, duke shtyrë fluturimin e kthimit drejt Torinos, Kështu, lojtarët e Juve Next Gen, një pjesë e të cilëve kanë qenë rregullisht edhe nën urdhrat e Tiago Motës gjatë kësaj vere dhe javëve të para të sezonit, kanë kaluar gjithë natën në aeroport.

Në pritje të avionit që nuk p nisej, lojtarët e rraskapitur janë shtrirë në tokë dhe kanë fjetur në ambientet e brendshme të aeroportit, të mbështetur mbi çantat e tyre të shpinës.

Një skenë e pabesueshme duke llogaritur se pjesë e cilit klub janë dhe se ekipi U23 i Juventusit cilësohet pjesë e futbollit profesionist.

Kalvari i vuajtjeve të tyre ka marrë fund vetëm në mëngjesin e sotëm, kur në orën 9 më në fund u nis edhe avioni që i ktheu në Torino.

Besi dhe Xhensila nuk janë ndarë kurrë? Këto detaje shtojnë dyshimet

Një nga çiftet më të dashura për publikun, ishte padyshim ai mes aktorit të humorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj.

Por pas shumë vitesh bashkë dhe pas rreth 7 vitesh të martuar dhe prindër të dy fëmijëve, ata iu drejtuan gjykatës për të kërkuar divorcin.

Një lajm që i la të trishtuar fansat e tyre, teksa asnjë prej tyre nuk doli kurrë të sqaronte apo të deklaronte qartësisht se “po” martesës së tyre i kishte ardhur fundit.

Ata kanë pohuar “nën zë” se nuk janë më bashkë, ndërsa ajo që u vu re ishte ndalimi i postimeve në rrjetet sociale së bashku, si një familje.

Tashmë të dy duket se vijojnë jetën e tyre, ku bukuroshja brune vijon me koncertet dhe projektet e reja muzikore, ndërsa Kallaku po ashtu me projektet e tij.

Por një detaj në “Instagramet” e tyre ka ngritur disa pikëpyetje tek fansat, duke menduar ose çifti ndoshta nuk janë ndarë, ose mund të ketë ndonjë “fije shprese” se janë rikthyer…

Kjo pasi në profilet e tyre në “Instagram”, duket se as Xhensila dhe as Besi nuk i kanë fshirë fotot nga dasma e tyre në 2017, e as fotot nga festa e ditëlindjes së Xhensilës.

Xhensila ka fshirë fotot ku ishte në krah të Besit, por fotot e saj me fustan nusërie nuk i ka fshirë, as mesazhet që dikush kishte lënë si diçiturë.

Gjithashtu, edhe foton e tortës së saj e cila kishte foton e të dyve, ajo nuk e ka fshirë.

Nga ana tjetër, Besi nuk i ka fshirë fotot që ka pasur me Xhensilës kur njoftuan se do të martoheshin, e as atë kur njoftuan se do të bëheshin prindër për herë të parë.

Nuk dihet sesi çifti i ka marrëdhëniet, por diçka është e qartë në rrjet, fansat e tyre i duan sërish bashkë!

Mbani virozat larg, forconi imunitetin! Ylli Merja: Ja bimët dhe erëzat më të mira, mos iu ndani

Në ditët e sotme për shumë prej nesh, imuniteti është bërë më i rëndësishëm se kurrë. Për fat të mirë, rruga drejt një sistemi të fortë imunitar nuk është as e shtrenjtë dhe as e komplikuar. Është e nevojshme që shpeshherë të marrim masa për ruajtjen e sistemit imunitar të fortë e të qëndrueshëm ndaj faktorëve të jashtëm.

Disa persona janë shpesh më të prekur nga ndryshimet klimaterike dhe si pasojë organizmi mund të humbasë imunitetin duke marrë viruse të ndryshme. Mënyra më e mirë për të forcuar sistemin tuaj imunitar është pikërisht aty në pjatën tuaj, në ushqimet që zgjidhni.

Bimët dhe erëzat, në veçanti, janë përdorur me shekuj për qëllime mjekësore dhe mund të jenë një nga ‘mjetet’ tuaja më të fuqishme për rritjen e imunitetit dhe luftimin e virozave.

Në një intervistë për një emision televiziv specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja, na tregon bimët më të mira antivirale, të cilat janë të shkëlqyera për imunitetin dhe mund të përdoren në çajra apo kura për shëndetin.

“Bimët antivirale që forcojnë imunitetin dhe luftojnë viruset janë të shumta, dhe madje gjenden në dollapin tonë të kuzhinës” thekson Ylli Merja në fillim të bisedës duke vijuar se bimët antivirale ndahen në dy grupe, në bimët që rrisin rezistencën e trupit, rrisin rruazat e bardha të gjakut, leukocitet si: fshesa e keqe, e cila konsumohet në një gotë ujë të zier me 2-3 fije; samza – në mëngjes konsumohet 1 lugë kafe në ditë, rrit rruazat e kuqe të gjakut, eritrocitet; dafina – përmirëson oreksin, lehtëson frymëmarrjen, lufton bronkitin, qetëson kollën”.

Nga ana tjetër, thekson Merja kemi bimët që ulin shkallën virale të organizmit dhe forcojnë imunitetin si pelina e ëmbël, trëndafili i shkëmbit, i cili ka aftësi të frenojë zhvillimin e procesit të shtimit të ADN-së dhe ARN-së së virusit HIV (virusi i imunitetit të njeriut).

Të tjera bimë që frenojnë viruset me veti të forta antivirale janë anisa, mersina, borziloku, sherebela, çaji i malit, karafili, trëndafili i egër, kanella, piperi i zi i cili përmban piperinë, përbërës aktiv antiviral dhe antibakterial.

“Gjithashtu, rigoni i bardhë përmban rreth 50-55 përbërës kimik, ndër ta më të fortët timoli dha karvakroli, vitaminë E, B4, B3, B6, B8, C, tiamine dhe karotine. Shega është një antivirale e fuqishme, antibakteriale, antiinflamatore, ndërsa kalaminta qetëson dhimbjet e barkut, diarrenë, përmirëson vështirësitë në frymëmarrje” nënvizon Merja.

Nëse do t’i referohemi përvojës mijëravjeçare të popullit, komponimet që përmbajnë squfur zhdukin dhe sulmojnë në mënyrë më të ashpër virusin, tregon Merja. Qepa dhe hudhrat janë ushqimet më të mira që përmbajnë komponentë të fortë antibakterial.

“Hudhra duhet shtypur kur të konsumohet, është shumë mirë të përdorim një thelpi hudhër të shtypur me kos në mëngjes. Në rast të virozave qepën dhe hudhrën duhet ta marrin të pa gatuar për të marrë të gjitha substancat natyrale të paoksiduara. Qepën e shtypim ose e presim në feta, e vendosim në një kavanoz me ujë të ngrohtë dhe e lëmë tërë natën. Ose akoma më mirë, mund të realizojmë një përzierje me 1 qepë të kuqe, 120 gr xhinxhër, i grijmë të dyja së bashku dhe për të shumëfishuar vetinë antivirale shtojmë 1 lugë gjelle jamball të bluar dhe 4-5 lugë mjaltë. Nga kjo masë konsumojmë 1 lugë supe në ditë dhe njeriu merr një antiviral mbrojtës” – këshillon Merja duke vijuar se një supë me lëng pule, karota, limon, rigon dhe piper të zi, rrit rezistencën e organizmit në raste virale dhe përmirëson oreksin.

I pyetur nga moderatorja në lidhje me virozat që janë aktualisht në qarkullim, ku kemi një ankesë për diarrenë si simptomë e parë dhe më shqetësuese, specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja thotë se ka një zgjidhje shumë të mirë për diarrenë.

“Një probiotik i mrekullueshëm është ftoi. Marrim një ftua e pjekim në furrën e sobës në 100-110 gradë, e lëmë të ftohet pak, e presim në feta dhe çdo fetë e shoqërojmë me pak mjaltë dhe pluhur rigoni përsipër. Pas konsumimit është e rëndësishme që ne të shtojmë florën e mirë bakteriale të zorrës ku përdorim kos me pak nenexhik dhe pak niseshte. Në drekë është shumë mirë që të konsumohet pilaf me pak kos. Duke qenë se diarreja sjell një dehidratim të organizmit duhet të konsumohen 1-2 gota çaj me trëndafil të egër apo 1-2 gota me boronicë” sugjeron Merja.

Nga ana tjetër kemi Aromaterapinë si metodë shëruese holistike, bazohet në përdorimin e vajrave esencial, liron rrugët respiratore të frymëmarrjes, ul agresivitetin viral dhe bakterial, frenon rrufën, sinositin, bronkitin, spazmat në frymëmarrje. Bimët më të suksesshme që lëshojnë aroma nëpër të gjithë ambjentin janë: eukalipsi, mendra, dafina, mente, livando, sherebela dhe portokalli.