Shqiptàri rreh g. rυαn se nuk ρraηonte …ks nga m brαρa

Një burrë i moshës 36 vjeç u de.noncua nga bashkëshortja për dh.u.në në familje, një dh.u.në e cila ka sh.p.ër.th.yer pas kërkesës së tij për të kryer mar.rëdh.ënie s.e.ks.uale.

Shtetasi me inicialet R. S sipas një burimi policor të gazetës “Si” përfundoi në komisariatin numër katër pasi e shoqja,

një 28-vjeçare këmbëngul se u rr..h dhe u dh.u.nua f.izikisht nga partneri. Ç.ifti u martua katër vite më parë –

bën me dije policia – përmes shkuesisë dhe nuk kanë pasur ndonjëherë ko.nf.likte të rënda gjatë martesës. 

Trοηdίt shkodrαnja: Si e shihja mαmin d ùke e b. ërë me ρoIicin kur bα bάi ishte në pune..

Një histori tr.onditëse është rrëfyer nga një vajzë, e cila thotë se kur ka qenë e vogël ka parë skenat se si e ëma tra.dhëtonte të atin me një tjetër mashkull.

“Ato që kalojmë në fëmijëri na ndjekin gjithë jetën! Jam një 21-vjeçare nga Shkodra, e aktualisht vijoj studimet në një shtet europian. 

Në shkollë jam e zonja, jam integruar fort mirë dhe këtu, kam zënë shoqëri, por nuk arrij dot të krijoj marrëdhenie stabël me meshkujt.

Sapo njoh dikë e lë para se t’më lërë ai. E dikush më këshilloi se këto mund të jenë tra.uma që kam kaluar nga ndonjë ngjarje në fëmijëri që ka lënë gjurmë të unë.

E në fakt kështu është! Kur isha 9 vjeçe mbaj mend që babi punonte turni i tretë. Mami kishte ditë që më nxirrte të flija në kuzhinë.

Unë flija me prindërit në dhomë dhe nuk e kuptoja përse kur nuk ishte babi më merrte hopa dhe më çonte në kuzhinë. Herë isha në gjumë, e herë tjera bëja sikur flija.

I thoja mamit që nuk dua, e herë më thoshte që është ftohtë në dimër, e herë është nxehtë në verë me qëndru me të në dhomë. 

Kisha frikë të rrija vetëm e në dy raste që jam zgjuar nga kuzhina për të shkuar tek mami e shihja mamin të zhv.eshur duke u puthur me një burrë tjetër.

Veshjet e tij ishin të policit se e daloja kapelen. Nuk arrija dot t’i thoja mamit që e kisha parë çfarë bënte ajo kur unë flija. Nuk e duroja dot atë skenë.

Kur shihja babin të nesërmen strukesha. Mbaj mend që u bëra shumë fëmijë i mbyllur.

Mamin e mora shumë inat, por nuk i thashë dot kurrë që e kam parë duke bërë marrëdhënie se.ksuale me policin në dhomën e saj dhe të babit.

Sot akoma nuk jam ballafaquar me mamin. Mami e babi janë bashkë dhe duken të qetë në fakt.

Babi është tip indiferenti, por mamin e do shumë. Kurse mami e mban shumë veten dhe mendon se e gjithë bota sillet rreth saj. Nuk di nëse një ditë duhet t’ja them mamit, apo ta mbaj për vete ato netë të tm.errshme për mua…”, shkruan ajo. 

Sheίku i Dubαit shkon në zγrë dhe nuk e gjen asnjë punëtor, ja çfαrë bëri

Një kontroll i papritur në zyrat e shërbimit civil nga sunduesi i Dubait rezultoi në atë që për sheikun Mohammed konsiderohej pamje e papranueshme dhe tepër shqetësuese.

Arsyeja është se ai u gjend përpara tryezave të boshatisura, të cilat normalisht duhej të ishin të zëna nga zyrtarë të niveleve të larta madje.

Ishte ditë e diel kur sheiku e kishte nisur turin e tij të papritur që prej orës 7 e 30 të mëngjesit duke pritur padyshim që të shihte zyrtarët më të lartë të ishin në punë në atë orar.

Por në fakt ndodhi e kundërta, sundimtari i Dubait është i vetmi person i pranishëm në njërën prej këtyre zyrave.

Normalisht ju do të pyesni se çfarë ndodhi më tej?
Plot 9 zyrtarë të lartë të Bashkisë së Dubait janë urdhëruar të japin dorëheqjen si pasojë e vizitës së papritur të sheikut.

Edhe pse asnjë prej “bosave” të shërbimit civil të shkarkuar nuk është identifikuar, Mona al­Marri, drejtor i përgjithshëm i

“Dubai Media Office” tha për gazetën “The National” se vendimmarrësi më i lartë i vendit “dëshironte të jepte një mesazh të qartë”.

“Rregullat vendosen për t’u respektuar dhe këtë duhet ta nisim me ata që janë lart fillimisht. Nuk mund të shkojmë e të ndjekim punonjësit, nëse drejtuesit e tyre janë të parët që mungojnë në punë dhe nuk respektojnë rregulloren”, ka thënë Al­Marri.

 SHIKO VIDEON

Horoskopi për ditën e sotme, 23 shtator 2024

Dashi

Dashuria: Sot ju do të përjetoni një situatë të çekuilibruar, vëmendje ndaj ndryshimeve të humorit. Do të keni çdo mundësi për t’u kthyer në rrugën e duhur dhe të përqendroheni te dashuria. Nëse jeni vetëm, mund të ndjeheni pak melankolik, por ju nuk do të tërhiqeni.

Puna: Një ditë plot me probleme të vogla në sferën profesionale.

Demi

Dashuria: Kaloni më shumë kohë me personin që e doni nëse nuk doni të humbni emocione të caktuara. Sot është dita e përkryer për të formuar ëndrrat, për të bërë një projekt të madh. Beqarët do të ndjejnë nevojën për të mbyllur shtigjet e së kaluarës dhe për të filluar rrugë të reja.

Puna: Hëna dhe Marsi ju ndihmojnë në të gjitha situatat që kërkojnë veprime për tu realizuar.

Binjakët

Dashuria: Ju do të shihni nga mëngjesi se gjërat nuk janë shumë mirë dhe përpjekjet janë pak të përdorshme. Disa hije rrinë pezull mbi marrëdhënien në çift. Beqarët nuk duhet të mashtrohen nga emocionet, përndryshe ata do të rrezikojnë të humbasin ekuilibrin e tyre.

Puna: Në mes të papriturave dhe pengesave do të gjeni një mënyrë për të rregulluar një pyetje pune.tregohuni të vëmendshëm!

Gaforrja

Dashuria: Ditë magjike për dashurinë, ju do të përjetoni një sensualitet të jashtëzakonshëm dhe dialogu me partnerin/en është i përsosur. Disa beqarët do të ndjejnë një dëshirë të fortë për të përjetuar emocione të reja dhe do të ndalen në asgjë!

Puna: Hëna në shenjë ju jep kthesa të rëndësishme në profesion. Rezultatet janë të dukshme dhe nuk lënë asnjë dyshim!

Luani

Dashuria: Qielli i sotëm është mjaft i favorshëm dhe inkurajon ecurinë e çifteve. Jeta e dashurisë vazhdon të jetë gjithnjë e më e habitshme. Zemrat e vetmuara do të duhet të punojnë shumë për të tërhequr persona të rinj, por më mirë vazhdoni me kujdes.

Puna: Yjet janë të favorshëm për projektet tuaja ekonomike dhe sinjalizojnë një moment të artë për të përfunduar negociatat fitimprurëse.

Virgjëresha

Dashuria: Një moment i përshtatshëm për qartësi në një çështje që ju ka përfshirë në një kohë të vështirë. Nëse është çështje e zemrës, gjeni fjalët e duhura për t’u marrë me partnerin/en pa dëmtuar lidhjen. Beqarët do të kenë disa mendime mbi kokat e tyre dhe pak kohë për t’i kushtuar dashurisë.

Puna: Nëse doni të arrini qëllime të caktuara në punë, ju duhet të përvishni mëngët dhe të mos ecni me ëndërrime.

Peshorja

Dashuria: Ju po kaloni një fazë veçanërisht të frytshme për dashurinë, prandaj përpiquni të qëndroni më pranë të dashurit/ës tuaj që ju ka nevojën tani më shumë se kurrë. Beqarët mund të përfitojnë nga ky moment i favorshëm për të filluar flirta të reja.

Puna: Ju jeni ekzagjeruar me ritmet e punës, duhet të bëni një pushim. Shtyni angazhimet më pak urgjente!

Akrepi

Dashuria: Kush ka përjetuar një krizë dashurie ose tensione nga pikëpamja e dashurisë sot do të jetojë një situatë të pasigurt, të vendosur midis arsyes dhe ndjenjave. Beqarët do të duhet të lënë mënjanë krenarinë e tyre nëse ata duan të bëjnë për vete një person shumë të veçantë.

Puna: Nga pikëpamja e biznesit ju jeni pak të zhgënjyer, ata që morën shpërblimet nuk ishin të kënaqur.

Shigjetari

Dashuria: Disa lajme të mira mund ta bëjnë figurën e dashurisë edhe më të bukur: nëse jeni çift mund të mendoni të zgjeroni familjen! Ndryshimet priten për beqarët, ju mund të shpresoni për një përgjigje që ju prisni për një kohë të gjatë ose në kthimin e një ishi.

Puna: Të ardhurat ekonomike janë në rritje. Sot do të jetë një ditë produktive për të gjithë shigjerët.

Bricjapi

Dashuria: Hëna dhe Neptuni shqetësojnë gjendjen tuaj dhe kjo do t’ju bëjë të ndiheni të nënshtruar. Merrni mjetet e nevojshme, dilni dhe kënaquni, gjithashtu do t’i jepni shtysë marrëdhënies në çift. Lajm i mirë për beqarët, dikush do të thyejë zemrën tuaj dhe do të ndieni emocione!

Puna: Mbajini sytë hapur në vendin e punës: dikush mund të përpiqet të vendosë shkopinj në rrota!

Ujori

Dashuria: Yjet janë në anën tuaj dhe ju lejojnë të rikuperoni humorin e mirë dhe interes në kënaqësitë e jetës. Dashuria ju kënaq nga çdo pikëpamje. Disa beqarë do të jenë në gjendje të takojnë personin që ka pritur prej disa kohësh.

Puna: Pasionet tuaja së shpejti mund të jenë shumë të dobishme në vendin e punës. Kombinoje biznesin me kënaqësi.

Peshqit

Dashuria: Nëse keni ëndrra, ambicie për të arritur, sot yjet ju ofrojnë mundësi të mira! Ju jeni pozitiv dhe optimist dhe nga harmonia juaj do të përfitojë dashuria. Nëse jeni vetëm do të keni shumë mundësi për të gjetur personin e zemrës.

Puna: Do të jeni të kthjellët dhe të vëmendshëm, të aftë të përqendroheni te gjërat e rëndësishme. Kjo do t’ju lejojë të bëni më shumë.

FOTO/ U përfol se ishte ndarë me Marinën? Getoar Selimi nuk fshihet dhe shfaqet duke puthur një GRUA tjetër!

Reperi Getoar Selimi, i njohur dhe si “Ghetto Geasy” prej ditësh është bërë kryefjalë e mediave, pasi përflitet për një ftohje raportesh me Marinën.

Lajmet qarkullojnë prej ditësh në media, por çifti nuk ka bërë një reagim për të konfirmuar apo mohuar lajmet.

Mirëpo së fundmi reperi ka postuar një foto me stilisten italiane Elisabetta Franchin, në të cilën shfaqet duke puthur stilisten.

“Këtu është gruaja, forca dhe kreativiteti i së cilës s’pushojnë së mahnituri mua dhe mijëra njerëz në mbarë botën? Shumë dashuri për ty”, shkruan ai krahas fotos.

Kujtojmë se prezantuesja shqiptare, prej kohësh është imazh i brandit “Elisabetta Franchi” në Shqipëri dhe mike e stilistes, Elisabetta Franchi.

Dy VILA në Gjirin e Lalzit: Si i kamufluan çifti Malltezi, ‘në lojë’ edhe vëllai i Liri Berishës!

Prokuroria e Posaçme, ka ‘skanuar’ pasurinë e çiftit Jamarbër dhe Argita Malltezi, ku janë ndalur dhe te blerja e pronave në gjirin e Lalëzit, e më konkretisht blerjen e gjysmës së një vile në kompleksin “Lura 1“, dhe një vilë dykatëshe në kompleksin “Lura 3“. 

Kontrata për blerjen e vilës së parë është lidhur në vitin 2004, ndërsa godina do të kishte dy kate, me një vlerë blerje 50 mijë euro, ose e thënë ndryshe 300 euro metër katrorë.

Për shkak të disa punimeve shtesë që janë kryer në këtë vilë, shuma përfundimtare e paguar nga çifti Malltezi ka qenë 56 mijë euro.

Në deklaratën e pasurisë që ka dorëzuar në ILDKPI në vitin 2005, Argita Malltezi deklaron gjysmën e vlerës, së vilës, sipas saj të blerë në vitin 2003, ndërsa në kontratë është shënuar viti 2004.

Procedurat për ndërtimin e vilës, por edhe procesin e legalizimit të saj, janë ndjekur nga shtetasi Agim Ramaj, daja i Argita Malltezit, i cili ka deklaruar se vila ishte ndarë për gjysmë mes tij dhe mbesës. Sipas SPAK, gjatë kohës kur Berisha ka qenë kryeministër, ka nënshkruar akte që lidhen me ndërtimet e shoqërisë Lura në Gjirin e Lalzit. Për këtë vilë, në vitet 2012 dhe 2013, çifti Malltezi deklaron se ka bërë shtesa në ndërtim, përmes kompanisë së Agim Ramajt, aksioner i vetëm i shoqërisë ‘Martini”.


Vlera e rikonstruksionit që i ka kaluar dajes së Argitës, nga llogaria e të shoqit është 5 milionë lekë të rinj. Sipas SPAK, në deklarimin e pasurisë të vitit 2022, ka mospërputhje në lidhje me vlerat e deklaruara më herët për pronat në Gjirin e Lalzit. Në deklarimet e vitit 2021, shfaqet dhe blerja e një tjetër ndërtese, e kamufluar sipas SPAK në deklaratat e pasurive, sikur i referohej pronës së vjetër. 

Prona e dytë, është pikërisht vila e sekuestruar nga SPAK, për të cilën çifti Malltezi ka deklaruar se e ka blerë për shumën e 155 mijë eurove. Sipas Prokurorisë së Posaçme, kësti për blerjen e saj, ka ndodhur vetëm pas nisjes së hetimeve nga Prokuroria e Posaçme në vitin 2021. 

DOSJA e SPAK:

Një investim tjetër në këtë periudhë, shfaqet edhe në Gjirin e Lalzit. Konstatohet se kontrata është lidhur me shoqërinë Lura sh.p.k. Nga aktet rezulton se, me Vendimin nr 4 datë 16.09.2000 të KRRTRSH, nënshkruar nga shtetasi Ilir Meta, është vendosur të miratohet studimi urbanistik dhe sheshi i ndërtimit me sip 12 ha për fshat turistik në parcelën nr 5 të zonës turistike të Gjirit të Lalzit në Rrethin e Durrësit, në distancë 150 m2 nga bregu i detit, sipas planimetrisë bashkëlidhur. (Lura 1).

Gjithashtu me vendimin nr 10 datë 19.10.2001 të KRRTRSH nënshkruar nga shtetasi Ilir Meta, është miratuar leja e ndërtimit për fshatin turistik në parcelën nr 5 në zonën turistike të Gjirit të Lalzit, shkruan zëri.

Me kontratën e sipërmarrjes, nr 4268 rep nr 1382 kol datë 08.09.2004, para noteres Arjana Mallkuçi, ndërmjet shoqërisë Lura sh.p.k. dhe porositësve Argita Malltezi dhe Jamarbër Malltezi, nga ana e porositësve, është porositur një vilë dy katëshe me çati me sip 166 m2. Kjo sip ndodhet: Në katin e pare është 85 m2 e ndarë me: 71 m2 sip e brendshme, 4 m2 sip shkalle, 10 m2 sip shkalle verandë: Në katin e dytë është 81.05 m2 e ndarë në: 71.16 m2 sip e brendshme, 3.41 m2 sip ballkonesh, 6.48 m2 sip ballkoni Së bashku me vilën, klientit do t’i jepet edhe një pjesë trualli që përbëhet nga bazamenti i vilës, ambjentet e përbashkëta, parkimi i saj.

Kjo sipërfaqe, jepet në përdorim për një periudhë 99 vjeçare në bazë të marrëveshjes së qerasë, nënshkruar ndërmjet Ministrisë së Rregullimit të Territorit dhe Turizmit dhe shoqërisë Lura, mbi dhënien me qera të pronës së paluajtshme që ndodhet në parcelën nr. 5 në zonën turistike të Lalzit. Porositësi do të paguajë një qera mujore të truallit prej 20 euro në muaj. Çmimi i vilës që është rënë dakord është 50 000 euro ose 300 euro/m2. Mënyra e pagesës është me çek nr. 313 me vlerë 15 000 USD dhe pjesë pjesë deri në përfundimin e objektit.

412.1. Me vërtetimin datë 26.07.2005 të lëshuar nga administratori dhe ortaku Dod Doçi, është pasqyruar se, pas mbarimit të punimeve të vilës me sip 166 m2 kontraktuar nga Jamarbër Malltezi, vlera e paguar prej këtij të fundit është 56 000 euro për shkak të punimeve të kërkuara nga porositësi. Sipas deklarimit të datës 31.07.2024, shtetësja Esmeralda Doçi, ka deklaruar se kontrata e parë është kontratë sipërmarrje e lidhur në vitin 2004 për një apartament tip dubleks, në kompleksin Lura 1, objekt i emërtuar nga shoqëria Lura sh.p.k. me nr DS, me palë Lura sh.p.k. si sipërmarrës dhe palë porositëse shtetasit Jamarbër Malltezi dhe Argita Malltezi Ky ndërtim është nga të parat që ka bërë shoqëria Lura sh.p.k. la kanë shitur shtetasve Malltezi me 300 euro/m2 kur kostot kanë qënë rreth 200 euro/m2. Likujdimi është bërë me pjesë, disa pagesa janë bërë me çek bankar, një pjesë janë bërë cash.

Nga kqyrja e dokumentave pranë shoqërisë Lura sh.p.k., rezulton se është gjetur një dokument i titulluar “Fature” për klientin Jamarbër dhe Argita Malltezi. Në këtë faturë paraqitet detyrimi sipas kësaj kontrate dhe pagesat e kryera për vlerën 50 000 USD. Konkretisht pasqyrohen këto pagesa: çek nr 313 (15.000 USD) (e cila ka si dokument shoqërues çek nr 314 datë 09.09.2004. në vlerën 15.000 USD lëshuar për Marte Doçin, në emër të Jamarbër Malltezi referuar bankës Chevy Chase Bank);

MA 27 datë 11.04.05 (10.000 euro) (që i referohet mandatit të arkëtimit nr 27 datë 11.04.2005 arkëtuar nga Jamarbër Malltezi, “Prenotim vile Gjiri i Lalzit (kësti i II-të) paguar cash); MA 43 datë 26.05.2005 (8 000 euro) (që i referohet mandat arkëtimi me nr serial 0002938 paguar nga Jamarbër Malltezi 8 000 euro, paguar cash); Çek BIA datë 26.07.2005 (12 000 USD). Nga analizimi i të dhënave bankare, në vitin 2005, në bankën Intesa, me numër llogarie 40201835101 monedha dollar, është paguar shuma 12,000 usd (1,167,960 lekë) me përshkrim “Tërheqje me çek Dode Doci (Firma Lura), kësti i 4-të, Sipas kësaj fature, kanë mbetur pa u paguar 9 879 euro, por duke qenë se klienti ka bërë edhe punime të tjera shtesë në verandë, ristela, alumin etj. në vlerën 6 281.40 euro, detyrimi sipas kontratës plus punime shtesë ka arritur në vlerën 16 160.4 euro të cilat janë paguar nëpërmjet çekut nga ABI Bank në emër të Jamarbër dhe Argita Malltezi më datë 10.04.2006 nga nr i llogarisë 40201835101 në vlerën 19 634.89 USD ekuivalente me 16 160.4 euro.

Në deklarimin e saj të datës 31.07.2024 shtetësja Esmeralda Doçi sqaron se, pala blerëse ka bërë edhe disa punime shtesë të kryera nga shoqëria Lura sh.p.k. në një vlerë rreth 6 000 dollarë të cilat i ka paguar por nuk i kujtohet nëse është bërë pagesa me bankë apo cash. Në lidhje me blerjen e vilës së mësipërme, shtetësja Argita Malltezi, për vitin 2005, sipas deklaratës datë 16.08.2006 referuar në deklaratën e datës 31.03.2006, deklaron: Gjysëm vile në bregdet Gjiri i Lalzit 166 m2. Blerë në vitin 2003, pa regjistruar. Vlera 56,000 euro. Kurse në deklaratën e datës 03.11.2010 (për vitin 2009) e shtetasit Jamarbër Malltezi, deklaruar si person i lidhur me shtetasin Luan Malltezi, është deklaruar “…1/2 vilë 160 m2 në Lalez” pa u deklaruar vlerë. Gjithashtu duke iu rikthyer, deklarimit në ILDKPKI për vitin 2005 të shtetases Argita Malltezi, në lidhje me blerjen e vilës së mësipërme, shtetësja Argita Malltezi, sipas deklaratës deklaron:

Gjysëm vile në bregdet Gjiri i Lalzit 166 m2. Blerë në vitin 2003, pa regjistruar. Vlera 56,000 euro, konstatohet se:

nuk përputhet viti i blerjes i cili nga shtetësja Argita deklarohet si e blerë që në vitin 2003 ndërkohë që në kontratë është viti 2004. Për më tepër, në vitin 2005 konkretisht në muajin korrik 2005, shtetasi Dod Doçi ka lëshuar vërtetim sikur shtetasi Jamarbër Malltezi e ka paguar shumën prej 56 000 euro por nga statement bankar rezulton se një pagesë në shumën 19 620 USD është bërë në vitin 2006. Në deklaratën e dorëzuar më datë 30.03.2007 nuk rezulton që shtetësja Argita Malltezi ta ketë deklaruar këtë pagesë.

Nga aktet rezulton se, kjo pasuri është regjistruar fillimisht më datë 18.04.2013 në emër të shoq Lura sh.p.k. me nr pas 171/65+ND+1-1 vol 8 faqa 240 si apartament me sip 85 m2; më datë 28.04.2013 është regjistruar si pas me nr 171/65 ND+1-1 vol 8 faqa 24, me sip totale 85 m2, apartament por me shënim në rubrikën e veçantë: Dubleks, kati përdhe 85 m2 dhe kati i parë 81 m2. Në seksion D është shënimi se trualli është shtet.

Me kontratën nr. 167 Rep nr. 80 kol datë 29.04.2013, rezulton se shoqëria Lura sh.p.k. përfaqësuar nga Esmeralda Doçi, i ka shitur shtetasve Jamarbër dhe Argita Malltezi, përfaqësuar këta dy të fundit nga Agim Ramaj (sipas prokurës me nr 363 rep nr 154 kol datë 17.04.2013 lëshuar nga shtetasit Malltezi për t’u marrë me pasurinë e tyre të ndodhur në Lalëz, me shoqërinë ndërtuese Lura sh.p.k. përfshirë edhe legalizimin e shtesës etj), një pasuri të paluajtshme, apartament tip dubleks, me ur pas 171/65-ND+1-1 vol 8 faqa 241 e ndodhur në ZK 2375 me sip: kati përdhe 85 m2 dhe kati i parë 81 m2. Palët bien dakord që çmimi i shitblerjes të jetë 50 000 euro dhe pagesa është kryer jashtë kësaj zyre noteriale. Po më datë 29.04.2013, pra ditën që është bërë kontrata e shitblerjes pasuria e mësipërme regjistrohet në emër të shtetasve Malltezi.

Shtetasi Agim Ramaj i pyetur në lidhje me kontratën me nr 167 rep nr 80 kol datë 29.04.2013 deklaron se, objekti për të cilën po pyetej lidhet me vilën që ndodhet tek Gjiri i Lalzit, ishte për dy familje, ku njërën e mori mbesa e tij ndërsa tjetrën e mbajti vetë shtetasi Agim Ramaj. Në kohën kur vila po ndërtohej, gjysma u prenotua nga Agimi dhe gjysma nga mbesa e tij Argita.

413. Ndërkohë, përgjatë viteve rezulton se shtetasi Sali Berisha, ka nënshkruar akte që lidhen me ndërtimet që kryhen nga shoqëria Lura sh.p.k. pikërisht në vendin e quajtur Gjiri i Lalzit. Me vendimin nr 16 datë 13.01.2009 të KRRTRSH-së, nënshkruar nga shtetasi Sali Berisha, është vendosur të miratohet ndryshimi i studimit urbanistik dhe sheshit të ndërtimit me sip 12 ha për fshat turistik në parcelën nr 5 në zonën turistike të Gjirit të Lalzit për shoqërinë Lura. Konstatohet se ky vendim është nënshkruar edhe nga sekretari i KRRTRSH shtetasi Marin Biçoku.

Me vendimin nr 7 datë 01.06.2012 të Këshillit Kombëtar të Territorit, nënshkruar nga shtetasi Sali Berisha është vendosur të miratohet studimi urbanistik pjesor për zonë hoteleri dhe rezidenca me sip 6 ha, në parcelën 9 A, pjesë e studimit urbanistik për zonën turistike të Gjirit të Lalzit, me investitor shoq Lura sh.p.k. Konstatohet se, me Vendimin nr 14 datë 10.05.2013, Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar lejen zhvillimore komplekse për ndërtimin e resortit turistik në parcelën 9 dhe 9 D. me sip 6.08 ha, për shoqërinë Lura sh.p.k., komuna Ishëm, qarku Durrës. Ky vendim rezulton i nënshkruar nga Kryetari i KKT-së, shtetasi Sali Berisha.

414. Në vitet 2012 dhe 2013 nga shtetasit Malltezi konstatohet se kryhen rikonstruksione dhe shtesa në ndërtim. Kështu referuar deklaratës për periudhën e vitit 2012, shtetasi Jamarbër Malltezi deklaron një shpenzim që lidhet me rikonstruksionin e vilës së mësipërme. Konkretisht ai deklaron: Rikonstruksion shtëpie në Gjirin e Lalëzit-51 000 euro. Nga të dhënat e llogarive bankare, rezulton se, nga llogaria bankare në bankën Credins Bank 00000204471 në euro, më datë 09.11.2012, është bërë pagesa për përfituesin Agim Ramaj me përshkrimin “Pagesë për shërbime rikonstruksion shtëpie”.

Shtetasi Agim Ramaj, është vëllai i shtetases Liri Berisha, e në këtë mënyrë daja i shtetases Argita. Ai është administrator dhe aksioner i vetëm i shoqërisë “Martini” sh.p.k. me nipt J61918015U, me datë regjistrimi 02.02.1996, me objekt të të aktivitetit “Prodhimi dhe zbatimi I fasadave të vazhduara apo te sistemeve të ndryshme të fasadave, dyerve, dritareve, vetratave, kangjellave, paneleve sandëich, paneleve të drurit apo produkteve të ndryshme në fushën e aluminit, të celikut dhe të xhamit, për punime të brendshme dhe të jashtme, të aksesoreve të tyre, etj. Supervizimi i punimeve të kryera nga firma të tjera… etj. Tregëtimi, shitje-blerje e materialeve, produkteve të gatshme apo gjysëm të gatshme, sistemeve apo te profileve të aluminit, aksesorëve dhe profileve për fasada, dyer, dritare, kangjella, etj. Transporti i mallrave me mjetet e vet të transportit. Import eksport të shërbimeve të ndryshme në fushën e tregetisë së aluminit.etj…..”

Për vitin 2013, shtetasi Jamarbër Malltezi, ka deklaruar Pagesë e pjesshme për shtesë dhe rikonstruksion shtëpie në Gjirin e Lalzit nga llogaria në Procredit 5 000 000 lekë (në bashkëpronësi). Nga llogaritë bankare rezulton se më datë 04.02.2013 në Bankën Procredit me numër 128486540001 monedha Lekë, është transferuar nga shtetasi Jamarbër Malltezi, shuma prej 5,000,000 lekë për tek subjekti Martini sh.p.k.

Për vitin 2013 shtetësja Argita Malltezi, deklaron: “Pagese e pjesshme per shtese dhe rikonstruksion vile Gjiri Lalzit (paguar nga llog euro Intesa Sanpaolo)-45,000 euro-Fatura nr. 2 dt. 03.02.2013 Martini shpk.. Çertifikate pronesie 468 m2 nga e cila 163 m2 eshte trualli per ndertimin e shtepise.” Më datë 18.02.2013 në Bankën Intesa Sanpaolo 41027535102 euro, nga llogaria e shtetases Argita Malltezi, është bërë debitimi outëard transfer overseas txn check, 45,000 euro por pa përshkrim përfituesi. Nga shpjegimet në ILDKPI ka qënë likujdim fatura nr.2 datë 03.02.2013 Martini sh.p.k. Pra, deri në vitin 2013, referuar vetëdeklarimeve rezulton se janë kryer shpenzime për rikonstruksion në vlerën 96 000 euro dhe 5 000 000 lekë të gjitha të dhëna shtetasit Agim Ramaj ose firmës së tij Martini sh.p.k. Shoqëria Martini sh.p.k. në muajin shkurt 2013 deklaron shitje me vlerën 12,986,195 lekë në faturën me numër serie 3804968 me përshkrimin në emrin e blerësit “Privat”. Nuk konstatohen shitje të tjera për shtetasit Jamarbër Malltezi dhe Argita Malltezi nga verifikimi i librave të shitjeve të shoqërinë Martini sh.p.k. me nipt J61918015U.

Gjithashtu konstatohet nga të dhënat e administruara se rikonstruksioni dhe shtesa kanë sjellë në vijimësi edhe legalizimin dhe blerjes e tokës. Për vitin 2013, shtetasit Malltezi, kanë deklaruar në ILDKPKI “Pagesa per legalizimin e viles dhe blerjen e tokes (nga llog b/shortit)-922,425 lek.” Për vitin 2013 shtetasi Jamarbër Malltezi tek të dhënat konfidenciale ka deklaruar. Shpenzime për blerje toke dhe rikonstruksion shtëpie në Gjirin e Lalzit, çertifikatë pronësie 468 m2 tokë nga e cila 163 m2 truall i shtëpisë. Në deklaratën e dorëzuar më datë 07.10.2021, shtetësja Argita Malltezi, deklaron: Gjysmë vile në kompleksin Lura, Lalëz, blerë në 2004, më pas rikonstruktuar. Sipas çertifikatës nr. 667592 datë 23.05.2013 nr pas 171/86-ND.

Ndërtesa është blerë sipas kontratës së shitblerjes me nr rep 167 nr kol 80 datë 29.04.2013 ndërsa trualli është blerë nga ALUIZNI sipas kontratës së shitjes me nr. Rep 3547 dhe kol 1426 datë 04.05.2013. Vlera sipas kontratës së blerjes në shumën 50 000 euro por janë bërë pagesa për punime shtesë me mandat pagese. Në lidhje me vlerën deklaron: Godina 50 000 euro + toka 908 176 lekë Nuk deklaron pagesa të kryera për punime shtesë se sa janë ato, Në deklaratën e dorëzuar më datë 24.11.2022, shtetësja Argita Malltezi deklaron: Pasuri e paluajtshme, truall ndërtesë, datë regj 16.05.2013, bashkëpronare, vlera 8 788 496 lekë, nr pas 171/86-ND, ZK 9, vol 36, sip 632.10 m2, me sip totale truall+ndertese me sip totale 468.8 m2 truall dhe 163.3 ndërtesë, Lalëz.

Siç mund të shihet pasuria e deklaruar më datë 24.11.2022 nuk përputhet as në datë, as në vlerë me pasuritë e deklaruara më parë në Gjirin e Lalzit. Nga deklarimi i bërë më datë 07.10.2021, megjithëse në deklarimet më përpara nuk rezulton, shfaqet edhe blerja e një ndërtese që nga mënyra se si është deklaruar, krijohet përshtypja se i referohet ndërtesës së vjetër. Ky është i vetmi moment ku është përmendur kontrata me nr 167 rep nr 80 kol datë 29.04.2013. Në deklaratën e vitit 2013 flitet për rikonstruksion dhe punime shtesë. Nga aktet e adminsitruara nga ASHK rezulton se për pasurinë me Nr. 171/70-ND dhe 171/72 e ndodhur në Lalëz Durrës, është lëshuar Leje legalizmi Nr. 99892 datë 07.05.2013 për objektin “Shtesë anësore 2 kate në objekt banimi 2 kate” i jepet Jamarbër Malltezit dhe Argita Malltezit, me adresë “Zonë e stimuluar “Lura” Lalëz, komuna Ishëm, Qarku Durrës. Objekti ndodhet në Z.K.2375, me numër pasurie 172/36, sipërfaqa e parcelës ndërtimore 468.8 m2, sipërfaqa e ndërtimit 78.3 m2, sipërfaqa totale e ndërtimit për banim 171.4 m2, numri i kateve 2 kate dhe verandë me sipërfaqe 107.62 m2.

Bashkalidhur është edhe kontrata e shitjes nr 3847 rep nr 1426 kol datë 04.05.2013, për kalimin e të drejtës së pronësisë së truallit me palë shitëse Agjencinë e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/ ndërtimeve informale dhe palë blerëse shtetasit Jamarbër dhe Argita Malltezi, çmimi i blerjes së truallit është 868,9678 lekë, paguar në llogari të Aluiznit Drejtoria Tiranë 3 Janë regjistruar pasuritë 171/70-ND (ndërtesë) dhe trualli me numër pasurie 171/72 414.1. Me kontratën e shitjes nr 9847 rep nr 1426 kol datë 04.05.2013 rezulton se shitësi ALUIZNI i shet blerësve Argita dhe Jamarbër Malltezi truallin me sip 468.8 m2, me sip baze njësie 161.3 m2, ZK 2375 me nr pas 172/36. Blerësi ka paguar vlerën e shitjes së truallit në shumën 868 968 lekë, vlerën e taksës së ndikimit në infrastrukturë 25 144 lekë dhe vlera e tarifës së përditësimit të pronës 14 064 lekë. Leja e legalizimit është me nr 99892 datë 07.05.2013.

Në emër të shtetasve Jamarbër dhe Argita Malltezi regjistrohet më datë 10.05.2013, pasuria me nr 171/70-ND vol 9 faqa 19 ZK 2375, godinë me sip 78.3 m2 ku në përshkrimin e veçantë pasqyrohet shtesë pasurie, kati përdhe 78.3 m2, kati i parë 92.84 m2 dhe verandë 107.62 m2. Në emër të po këtyre shtetasve, regjistrohet më datë 10.05.2013, pasuria me nr 171/72 vol 9 faqa 18 ZK 2375, truall me sip 468.8 m2. 414.2. Me deklaratën noteriale, nr 270 rep nr 148 kol datë 23.05.2013, deklaruesit Jamarbër dhe Argita Malltezi parashtorjnë se janë pronarë të këtyre pasurive: a) Tokë truall ZK 2375 nr pas 171/72 vol 9 faqa 18, me sip 468.8 m2; b) Apartament dublex ZK 2375 nr pas 171/65-ND+1-1, regj në vol 8 faqa 240 me sip 85 m2 c) Godinë 2 kat ndodhur në ZK 2375 nr pas 171/70-ND regjistruar në vol 9 faqa 19 me sip totale 78.3 m2. Të tre këto pasuri kërkojnë t’ i bashkojnë, Sa më sipër u identifikua si Vila D 5.

415. Konstatohet se pjesë e vilës D 5 bëhet edhe një pasuri e shtetasit Agim Ramaj, vëllai i shtetases Liri Berisha. Me leje legalizimi nr 99891 datë 07.05.2013, rezulton se është arritur të lidhet me nr 3885 rep nr 1443 kol datë 07.05.2013 kontratë shitje mes ALUIZNI-t dhe shtetasit Agim Ramaj. Konkretisht ky shtetas ka blerë truallin prej 924.2 m2, sip e bazës 157 m2 ZK 2375 nr pas 172/71, kundrejt çmimit 1 713 098 lekë dhe tarifë aplikimi 2 500 lekë dhe vlera e tarifës së përditësimit 27 726 lekë. Më datë 10.05.2013 regjistrohet në pronësi të shtetasve Agim dhe Miranda Ramaj pas me nr 171/73 ZK 2375 vol 9 faqa 20, truall me sip 924.2 m2 dhe pasuria me nr 171-74-ND vol 3 faqa 21. ndërtesë me sip 80.72 m2 me përshkrimin e veçantë: shtesë anësore 2 kt, kati përdhe 80.72 m2, kati i parë 111.84 m2 dhe verandë 106+5 m2.

416. Nga kqyrja e pjesshme e kompjuterit e markës HP, me ngjyrë gri, me Product ID “Y7Z98EA#ABB”, mbrapa së cilës është ngjitur një letër barcode me Nr “40001650”, në përdorim të shtetases Odeta Fishta, e punësuar pranë Studio Pustina, i sekuestruar më datë 28.04.2023 evidentohet ndër të tjera: Dokument në format word me emërtimin “Rakordim_Eralda_08.02.2022”, i cili ka përmbajtjen si vijon: “Pikat per diskutim (pika 5)…. 5. Martini 100k eshte perfshire edhe kjo ne marredhenien Kontakt-Homeplan, Martini fillimisht ia ka faturuar Kontaktit, me pas Kontakti-Homeplanit, por realisht ka qene kosto e Abit dhe i takon vetem ketij. Per diskutim si do trajtohet” Kjo shifër siç mund të konstatohet, përputhet në një pjesë, me shpenzime te kryera për vilat në Lalëz. Nga aktet rezulton se subjekti Martini sh.p.k. ka deklaruar vetëm faturën nr 3804968 në vlerën 03.02.2013 për privat në vlerën 12 986 195 lekë, ndërkohë që në vitin 2013 evidentohet se atij i janë bërë pagesa nga shtetasit Malltezi në vlerën 45 000 euro dhe 5 000 000 lekë.

Nga kqyrja e librave të shitjeve dhe blerjeve, rezulton që shoqëria “Martini” sh.p.k. ka marrëdhënie tregëtare me shoqërinë “Kontakt” me nipt 192108006V. Konkretisht ajo ka lëshuar fatura shitje për shoqërinë “Kontakt” për periudhën 27.09.2010- 13.06.2012, në shumën 64 702 014.1 lekë (nga numri 18 me nr serial 36229541 deri në nr 19 me nr serial 83891000). (Për vitin 2010 Kontakti është faturuar në vlerën 6 506 803.2 lekë; Për vitin 2011 Kontakti është faturuar në vlerën 21 941 146 lekë; Për vitin 2012 Kontakti është faturuar në vlerën 36 254 064.9 lekë.) Përsa më sipër, konstatohet se shtetasi Jamarbër Malltezi ka shfrytëzuar paratë e shoqërisë Homeplan sh.p.k. për të kryer pagesa për interesa të tij, në pasuritë e ndodhura në vendin e quajtur Gjiri i Lalzit.

417. Gjithashtu, ndërkohë që bëhen pagesa për rikonstruksione apo shtesa, rezulton se në vitin 2015, shtetësja Argita Malltezi ka deklaruar Blerje apt 50 m2 Gjiri i Lalzit (pagesa e kryer nga llog bashkeshortit)-25,220 euro. Kontrate ne 1040 rep nr 572/1 kol dt 30.05.2013. Në fakt, ky numër kontrate, i referohet në deklarimin e shtetasit Jamarbër Malltezit, përfitimit të një dyqani në kompleksin Magnet si palë pronare dhe kontratë premtim shitje e dyqanit. Në lidhje me këtë apartament, më datë 21.05.2015 (me nr. 2704 prot datë 21.05.2015) shtetësja Argita Malltezi, i është drejtuar ILDKPKI-së, duke pretenduar se, apartamenti është blerë tërësisht nga bashkëshorti por ajo mësoi se ZVRPP kishte regjistruar edhe emrin e saj edhe prandaj bashkalidh disa dokumenta.

Rezulton se, është lidhur një kontratë shitblerje nr. 738 rep nr. 316 kol datë 28.08.2013 ndërmjet shitësit shoqëria Lura sh.p.k. përfaqësuar nga Esmeralda Doci dhe Jamarbër Malltezi për shitjen e pasurisë së paluajtshme, apartament me nr pas 172/113-ND +2-3 vol 7 faqa 137 ZK 2375 me sip ap 50.68 m2 sip ballkoni 5.58 m2, sip shkalle 10.11 m2, me sip totale 66.37 m2. Palët bien dakord që çmimi i shitblerjes së pasurisë është 25 220 euro, pagesa është kryer jashtë zyrës noteriale.

Në bankat e nivelit të dytë, është evidentuar pagesë për shoqërinë Lura sh.p.k. në datën 29/08/2013 nga Jamarbër Malltezi në shumën 25,220 euro në llogarinë numër 815451-EUR- 3824000000-01-022. 1 korrespondon shumës së përcaktuar në kontratën e shitjes me nr. 738 rep nr. 316 kol datë 28.08.2013, të pasurisë me nr. 172/113-ND +2-3 vol 7 faqa 137 ZK 2375. E pyetur më datë 31.07.2024 shtetësja Esmeralda Doçi, ka deklaruar se, kontrata e dytë me shtetasit Malltezi është kontratë shitje e lidhur në vitin 2013 për një apartament rreth 50 m2 në kompleksin Lura 1. objekt i emërtuar nga shoqëria Lura sh.p.k. me nr A 15, me palë Lura sh.p.k. si shitës dhhe palë blerëse shtetasin Jamarbër Malltezi. Likujdimi është bërë me bankë.

Per vitin 2015, deklarohet nga shtetësja Argita Malltezi shitja e kësaj pasurie. Nga aktet rezulton se me kontratën me nr. 260 rep nr. 229 koi datë 24.07.2015 para noteres Sonila Bejtja, shtetasit Jamarbër Malltezi dhe Argita Malltezi i shesin shtetases Florida Xhixha, pasurinë e llojit apartament, nr. 172/113-ND2-3 vol 7 faqa 137 ZK 2375 me sip ap 50.68 m2, sip ballkoni 5.58 m2 sip shkalle 10.11 m2 me adresë Lalëz, Durrës, në vlerën 50 000 euro. Nga kqyrja e llogarive bankare rezulton se më datë 10.08.2015 nga noterja i është kaluar në llogarinë Raiffeisen Bank me numër 815451-EUR-3824000000-01-022, shtetasit Jamarber Malltezi shuma prej 50 000 euro.

418. Me kontratën e sipërmarrjes nr. 339 rep nr. 96 kol datë 27.04.2015, ndërmjet palëve shoqëria Lura me cilësinë e sipërmarrësit dhe Jamarbër Malltezi në cilësinë e Porositësit, është rënë dakord që sipërmarrësi do të ndërtojë një vilë, vila nr. 2 e vendosur në kompleksin turistik Lura 3, Parcela 9 dhe 9 D. Kati përdhe, me sip ap. 85 m2 dhe sip verande 19.28 m2. Kati i parë me sip ap. 90.44, me sip tarracë 90.44 m2, me sip trualli 177.88 m2. Sipërfaqa totale e ndërtimit të vilës është 194.72 m2. Çmimi total i vilës do të jetë 155 000 euro.

Nga verifikimi i të dhënave nga bankat e nivelit të dytë, në bankën Intesa Sanpaolo me numër 40201838001 euro e shtetasit Jamarbër Malltezi, ka pagesa shumash monetare: Më datë 29.04.2015 nga Jamarbër Malltezi te “Lura” shpk, me përshkrim blerje pasurie të patundshme, blerje vile sipas kontratës nr. 339 rep. Nr. 96 kol. Dr. 27.04.2015, shuma 50,000 euro Më di 25.06.2015 nga Jamarbër Malltezi te “Lura” shpk, me përshkrim likujdim kësti 2, blerje vile sipas kontratës nr 339 rep nr 96 kol dt 27.04.2015, shuma 50,000 euro. Më datë 25.06.2015 nga Jamarbër Malltezi te “Lura” shpk, me përshkrim tarife mirëmbajtje për sherbime në resortin turistik Lura në Lalez, 240 euro.

Nga verifikimi i të dhënave nga bankat e nivelit të dytë, në bankën Union me numër llogarie 113398964650127 euro e shtetasit Jamarbër Malltezi, ka pagesë shume monetare më datë 08.07.2021 shuma 55,000 euro me përshkrim Jamarbër Malltezi për Lura sh.pk, paguar kësti i fundit sipas kontratës sip. Nr. Rep. 339 nr. Kol. 6 dt. 27.04.2015.

Në Deklaratën e dorëzuar në ILDKPKI për vitin 2015, nuk rezulton që shtetësja Argita Malltezi, të ketë deklaruar porositjen, blerjen e kësaj vile. Më datë 15.07.2019 në emër të shoq Lura sh.p.k. regjistrohet pas me nr 172/277 vol 14 faqa 77 ZK 2375 me sip trualli 187.70 m2 dhe ndërtesë 76.23 m2. Në përshkrimin e veçantë është bërë shënimi Dublex kati përdhe 76.23 m2, kati i parë 76.22 m2 dhe verandë 22.73 m2. Vetëm në vitin 2021, shtetësja Argita Malltezi, deklaron se, ka blerë edhe Ndërtesë banimi në kompleksin Lura 3, Lalëz, blerë nëpërmjet kontratës së shitjes nr 1091 rep nr 392 kol datë 13.07.2021, sipas certifikatës së regj të pronësisë me nr pas 172/277.

Prona është blerë me fonde të bashkëshortit = 155 000 euro. Për vitin 2021, deklaron: Pasuri e paluajtshme, truall ndërtesë, datë regj 04.08.2021, bashkëpronare, vlera 155 000 euro, nr pas 172/277, ZK 2375, vol 14 faqa 77, Durrës, sip 263.93 m2, përshkrimi: Truall + ndërtesë me sip totale 187.7 m2 truall dhe 76.23 m2 ndërtesë. Prona është blerë me fonde të bashkëshortit. Kontratë shitje nr 1091 rep nr. 392 kol datë 13.07.2021. Bashkëlidhur kësaj kontrate është edhe Vendimi Nr. 14 dt 10.05.2013 i Këshillit Kombëtar të Territorit, Leje Zhvillimore Komplekse për Ndërtimin e Resortit Turistik në Parcelën 9 dhe 9D, me sipërfaqe 6.08 Ha Komuna Ishëm, Qarku Durrës, Nënshkruar nga Kryetari i Këshillit Kombëtar të Territorit-Sali Berisha. Si edhe Leje Zhvillimore Komplekse me Nr prot 4260, dt 24.09.2014, bazuar në vendimin e KKT nr. 14 dt 10.05.2013 jepet leja zhvillimore e mësipërme, nënshkruar nga ministri Eglantina Gjermeni.

Me kontratën me nr. 1091 rep nr. 392 kol datë 13.07.2021 para noteres Rozeta Kuka, shoqëria Lura, në cilësinë e shitësit dhe Jamarbër Malltezi në cilësinë e blerësit, nënshkruajnë kontratën e shitjes së pasurisë pasurisë së paluajtshme, një truall dhe vilë (apartament dublex) i vendosur mbi këtë truall me nr pasurie 172/277 ZK 2375 vol 14 faqa 77 me sip trualli 187.7 m2, me sip ndërtimi 76.23 m2 e ndarë në a) kati përdhe me sip 76.23 m2 kati i parë më sip 76.22 m2 si dhe verandë me sip 22.73 m2. Palët bien dakort që çmimi i shitblerjes është 155 000 euro, shumë e cila është likujduar sipas kontratës së sipërmarrjes ne. 339 rep nr. 96 kol datë 27.04.2015.

Me aneks kontratën nr. 1109 rep nr. 401 kol datë 14.07.2021 (Deklaratë noteriale) për disa ndryshime të kontratës nr. 1091 rep nr. 392/3 kol datë 13.07.2021, të lidhur ndërmjet shoqërisë Lura sh.p.k. dhe Jamarbër Malltezi, është rënë dakort që, në lidhje me kontratën nr. 1091 rep nr. 392/3 kol datë 13.07.2021 të bëhen ndryshime e konkretisht: Në nenin 2 Çmimi i kontratës dhe mënyra e pagesës të shtohet pika 2.2 si vijon: 2.2. Palët bien dakord që çmimi i shitblerjes së pasurisë që përbën objektin e kësaj kontrate është i ndarë në: Shuma prej 6783 euro i përkon me vlerën e truallit dhe shuma prej 148 262 euro i përkon vlerës së ndërtesës. Në dokumentat bashkëlidhur kontratës, pagesë tjetër e dokumentuar me Union Bank ku Jamarbër Malltezi më datë 08.07.2021 derdh shumën prej 55 000 euro. Nga verifikimi i të dhënave nga bankat e nivelit të dytë, në bankën Union me numër llogarie 113398964650127 euro, ka pagesë shume monetare më datë 08.07.2021 shuma 55,000 euro me përshkrim Jamarbër Malltezi për Lura sh.p.k., paguar kësti i fundit sipas kontratës sip. Nr. Rep. 339 nr. Kol. 6 dt. 27.04.2015.

Siç mund të konstatohet, kjo shumë është paguar vetëm pas nisjes së hetimeve dhe pa ndonjë logjikë të pagesës së saj 6 vite më vonë. Në kontratën e shitjes për më tepër, kanë cituar se shuma ishte likujduar sipas kontratës së sipërmarrjes. E pyetur më datë 31.07.2024 shtetësja Esmeralda Doçi ka deklaruar se, kjo vilë ndodhet në kompleksin Lura 3 dhe është e organizuar në dy kate. Në dijeninë e saj, kjo vilë është sekuestruar nga Prokuroria e Posaçme. Në lidhje me transaksionet bankare, kujton se janë kryer tre pagesa, në vlerë nga 50 000 euro, dy herë dhe një pagesë 55 000 euro. Nga momenti i lidhjes së kontratës së sipërmarrjes, për rreth dy-tre vite ka përfunduar objekti. Në dijeninë e saj, pas përfundimit të objektit, Jamarbëri nuk ka jetuar asnjëherë në këtë objekt por e ka dhënë me qera. Nuk di të thotë përse pagesa e fundit është bërë kaq vonë.

Gjithashtu nga kqyrja e realizuar pranë shoqërisë Lura sh.p.k. është gjetur një dokument, për klientin Jamarbër Malltezi me datë 06.07.2017, vila B2 individuale, ku paraqiten punime shtesë për t’u kryer në vilë në vlerën 16 070 euro, nga shoqëria Lura sh.p.k. Duke qenë se sipas këtij dokumenti, një pjesë e punimeve janë kryer nga vetë klienti, në vlerën totale prej 15 709 euro, rezulton se klienti Jamarbër Malltezi duhet t’i paguante 316 euro shoqërisë Lura sh.p.k. Shtetësja Esmeralda Doçi e pyetur për këtë moment, ka deklaruar se, në vilën B2, shtetasi Jamarbër i ka kërkuar për të bërë disa punime shtesë me qëllim për ta bërë më të mirë për veten e tij.

Kanë bërë një preventiv për kryerje punimesh të cilat do të konkludonin në prishje muresh, ngritje më pas në lartësi të mureve të reja rreth 50 cm, ndërtim rrugice përpara shtëpisë, shkallë dalje në tarrace, shtrime me pllaka, veshje me pllakë, hidraulike elektrike. dyer të brendshme e të jashtme, grila, dritare etj. Nga ana e Jamarbërit është kërkuar që shoqëria Lura sh.p.k. të bënte një pjesë të punimeve, të cilat përshkruhen në preventiv dhe janë në vlerë 10 070 euro.

Pjesën tjetër të punimeve që ishin shtrime me plaka, veshje me pllakë, hidraulike elektrike, dryer të rendshme e të jashtme, grila, dritare etj ka kërkuar t’i bënte vetë. Këto punime janë bërë nga ana e një kompanie që ai ka gjetur vetë por janë ndjekur nga ai dhe Agim Ramaj. Është bërë rezultati i punimeve në vlerë dhe ka pasur për të paguar 316 euro të cilat Esmeralda i ka thënë mos i paguajë. Kjo shumë nuk është arkëtuar. Pra nga vlera totale 155 000 uro, ai ka kërkuar punime shtesë që kapnin vlerën 16 070 euro. Duke qenë se pjesën hidraulike, elektrike dhe pllaka etj kërkoi t’i bënte vetë që shkonin në vlerën 15 709 euro, kjo shumë i është zbritur punimeve shtesë.

Hati dhe Jashari e promovojnë me helikopter, cila është argjendaria “Izmiri Shop” që reklamohet nga VIP-at shqiptarë!

“Izmiri Shop”, një ndër argjendaritë më të njohura në kryeqytet ra nën kontrollin e policisë së Tiranës pas një hetimi ku u zbulua se bizhuteritë që tregtonin ishin mall kontrabandë.

Pas kontrollit në dy pikat, në rrugën “Myslym Shyr” dhe në qendrën tregtare “QTU”, policia sekuestroi 9830 gram argjend ndërsa shpalli në kërkim pronarin Izmir Bengaj, 28 vjeç si dhe është vënë nën hetim nëna e tij, Donika Begaj 50-vjeç.

Megjithatë, “Izmiri Shop” nuk është një biznes familjar i zakonshëm si shumë të tjerë në kryeqytet.

Hatixhe Brika dhe Jashar Stojku, dy emra të njohur në rrjetet sociale, janë reklamuesit kryesorë të argjendarisë.

19-vjeçarja Hatixhe Brika shfaqet në video të ndryshme duke promovuar bizhuteritë e “Izmiri Shop”, përfshirë një rast ku udhëton me helikopter drejt pikës së tyre në QTU.

Në një video tjetër, ajo shkruan se ka marrë dhurata në vlerën e 7,000 eurove nga kjo argjendari.

Hati dhe Jashari e promovojnë me helikopter, cila është

Ndërkohë, personazhe të tjerë të njohur si Sara Gjordeni, Fation Kuqari, Sara Kolemi dhe Niko Komani, së bashku me shumë emra të tjerë VIP kanë reklamuar aksesorë dhe bizhuteri nga kjo argjendari.

Njoftimi i policisë:

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Tregtonin bizhuteri të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduar, procedohet penalisht një shtetase dhe punohet për kapjen një shtetasi tjetër.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Silver”.

Në kuadër të këtij operacioni u procedua penalisht shtetasja D. B., 50 vjeçe, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, ”Kontrabanda me mallra të tjerë” dhe ”Tregtimi dhe transporti i mallrave që janë kontrabandë” parashikuar nga nenet 180, 174 dhe 178 të Kodit Penal. Gjithashtu po punohet për lokalizimin e djalit të saj, shtetasit I. B., 28 vjeç.

Gjatë operacionit është ushtruar kontroll në një subjekt në rrugën “Muhamet Gjollesha”, dhe në një tjetër në një qendrër tregtare në rrugën Tiranë-Durrës. Gjatë kontrolleve në këto subjekte, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, aksesorë argjendi për të cilat nuk disponoheshin fatura doganore e tatimore dhe të ardhurat e përfituara nga shitja e tyre, fshiheshin nga dy autorët e dyshuar.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar aksesorë argjendi, me peshë 9830 gram, të dyshuar të kontrabanduar.

“Ti je me…”/ ΡΙas sh erri në “E Diell”, Shqipja dhe Erjola ρërp Ιαsen keq: Ule zërin! Mos më ndërhy

Dy panelistet e rubrikës “Pa filtra” në E Diell, Shqipe Hysenaj dhe Erjola Doçi janë përplasur me njëra-tjetrën duke ngritur tonet e zërit.

Shkak u bë tema për rininë, ku sipas një të ftuarit, rinia nuk përballet me jetën e vetë, por mbahen ende pas prindërve dhe familjarëve.

Teksa foli për rininë shqiptare, Hysenaj u shpreh se nuk duhet përgjithësuar, ndërkohë që Doçi iu drejtor duke i thënë që të dëgjojë të ftuarin. Pas kësaj Hysenaj i kërkoi Doçit të ulë zërin.

Pjesë nga debati në studio:

I ftuari: Rinia shqiptare nuk po ecën.

Hysenaj: Më vjen shumë keq që ke këtë mendim. Ke plot të rinj që janë mundur të zgjidhin jetën e tyre. Po përgjithëson.

Doçi: O Shqipe po të dëgjosh…, siç thotë i mençuri, i mëson dy llafe.  Mos më ndërhy Shqipe. Kjo nuk dëgjon. Po të dëgjojë i mëson dy gjera.

Hysenaj: Ule zërin Eriola! Ul zërin se dukesh shëmtuar në kamera, të lutem! Se ti je me filtra aty ku ne jemi pa filtra.

Doçi: Ti je me filtra aty ku ne jemi pa filtra

Asist i Zhoao Marios, Rashica realizon gol spektakolar te Beshiktashi (Video)

Beshiktashi është duke udhëhequr me shifrat minimale 1-0 kundër Ejupsporit në duelin e vlefshëm për elitën e futbollit turk.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 20 dhe goli mban autorësinë e Milot Rashicës. Futbollisti shqiptar i Kosovës, lëshoi një të djathtë nga distanca, duke shënuar kështu një gol spektakolar, pas asistit të Zhoao Marios.

Topi i goditur prej Rashicës, përfundoi në cepin e djathtë të portës, atje ku ishte i pakapshëm për portierin kundërshtar.

Ylli shqiptar i Kosovës, po gëzon një formë mjaft të mirë me Beshiktashin në këtë sezon të ri futbollistik, teksa është përshtatur mjaft mirë me skemat dhe strategjinë e lojës të Van Bronkhorsti, ndërkohë Ernest Muci nuk është i disponueshëm për këtë takim.

E dh*noi i biri me nusen, 74-vjeçarja rrëfen tm errin: Djali më mbante, nusja më go. diste me bishtin e fshesës!

Disa ditë më parë, një 74-vjeçare denoncoi djalin dhe nusen e djalit se e kanë dhunuar.

E moshuara ka rrëfyer për “News 24” tmerrin që ka kaluar, teksa është dhunuar nga i biri dhe bashkëshortja e tij. 74-vjeçarja tha se djali i saj ka qenë në burg në Greqi për 21 vite, ndërsa ka dhënë edhe detaje rrëqethëse nga dhuna e ushtruar ndaj saj.

“Unë jam Vjollca Murri dhe jam 74 vjeçe. Nusja më ka ardhur me bishtin e fshesës, me qëllim për të më rrahur. Më ka gjuajtur me shkopin e fshesës. Pas asaj, erdhi djali.

Nusja mësoi shumë keq çunin e vet, i dha dy gurë në dorë dhe i tha t’i bjerë gjyshit të vet. I dola djalit përpara. Nusja më ka rrahur përpara një jave.

U bëra zi, më këputi dhe varësen, prapë më ka rrahur. Më ra me shkopin e fshesës, duke më thënë se “djalin tim nuk e rreh dot”. Erdhi djali im, djali më mbante dhe nusja më gjuante. Më gjuanin me shkop. Më ka rrahur sërish. Vetëm pse i thashë djalit ku shkon me gur. Djali nisi të qajë e tha që më rrahu nëna”, u shpreh ajo.

“Nuk e kam rrahur nipin. Isha pre e dhunës, mora një taksi dhe ika. Djali ka rrahur edhe babanë e vet. Burri im është 75 vjeç. Djali ka bërë 21 vite burg në Greqi, 5 lekë nuk m’i ka sjellë në shtëpi. Shtëpinë e kam bërë unë dhe plaku e me djalë të vogël, nuk e kanë bërë ato.

Madje, e kemi ndihmuar kur ka dalë në gjyqe në Greqi. Hera e parë që shkojmë në polici. Nusja e djalit është e treta herë që më rreh. Policia të më ndihmojë, kërkoj ndihmë. Më kanë nxirë. Nëse ka shtet, të ma heqë djalin nga këtu. Nuk e di ku i ka çuar lekët, se mua më ka sjellë vetëm probleme”, tha më tej e moshuara.