I MORRl teIefonin të fe jυarit, biseda e tij në WhatsApp e b. ën të uΙërαsë

Një vajzë në Tiranë i ka marrë telefonin të fejuarit dhe ka ngelur tërësisht e habitur kur ka parë se çfarë mesazhet kishte në WhatsApp-in e tij. 

Ajo vuri re se djali komunikonte me një vajzë të panjohur, të cilën e kishte takuar në pub

dhe për më tepër i mohonte asaj lidhjen që bashkë kishin prej kohësh.

Mesa duket disa meshkuj hiqen si beqarë kur dalin me shokët për jetë nate dhe mashtrojnë vajza të tjera.

Më poshtë tekstin e bisedës publikuar nga InTv.

Kujtoi se a.skυsh s’po e shίhte, g. rυaja Ιë ηam me atë që i bën “Z 0GUΤ”

Pamjet jo shumë të hijshme të një gruaje që hyn në dyqan dhe spërkat me vëmendje zonat e saj intime me një parfum, janë kapur nga kamerat e sigurisë dhe janë shpërndarë gjerësisht në rrjet. 

Gruaja mbante veshur një fustan deri tek gjuri dhe në një vend publik si di dyqani ajo fillimisht spërkat dorën dhe më pas qafën me parfumin e marrë nga rafti.

Pas kësaj ajo shkon ta vendosë aty ku e mori, por heziton.

Shikon rreth e rrotull për të kontrolluar nëse dikush po e vëzhgon dhe më pas heq skajin e saj dhe fillon ta hedhë parfumin mes kofshëve të saj.

“Daily Mail” shkruan: “Por, gruaja nuk e dinte që gjithë këtë veprim po e bënte poshtë kamerave që për fatin e keq të saj kanë filmuar çdo lëvizje dhe ajo përfundoi duke u ndarë edhe në media”.

ΗABlT g.rυαja: Βυrri nuk ma b. ën Q EJFlN mirë, ja çfarë i bërα…!!!

Historia e nje gruaje te martuar dhe me dy femije po marros rrjetin. Historia e saj eshte rrefyer per tabloidin britanik “The Sun”.

Ja rrëfimi i 33 vjeçares:Une jam e martuar dhe kam dy fëmijë me burrin tim.

Ai është shumë i mirë por jeta se.ksuale është e tm.errshme.Një natë takova një djalë në një lokal dhe më dha numrin e tij.

Kur e thirra pas disa ditës më ftoi për darkë në një vend. Pas asaj shkuam në banesën e tij dhe aty bëmë se.ks. Më bëri të ndihem më e gjallë, andaj vazhdova ta takoja.

Një ditë kur dolëm, ishin edhe miqtë e tij dhe njëri nga ta ishte shumë i pashëm. I dashuri mu afrua dhe më pyeti nëse isha për një treshe.

U ndjeva e tu.rpëruar por pranova sepse nuk doja t`ia prishja qejfin atij. Kjo doli të jetë një eksperiencë e imja e paharruar dhe nuk u ndjeva aspak e penduar.

Por, unë isha mësuar që ai të më thërrasë për takimin e rradhës. Megjithatë, nuk dëgjova nga ai për një javë edhe se i dërgova mesazhe.

Një ditë ma ktheu dhe më kërkoi ndjesë që nuk më është përgjigjur por më tha se ka shumë gjëra që po i ndodhin aktualisht në jetë.

A duhet ta lë tashmë dhe të vazhdoj me burrin tim?Ja përgjigja e psikologes:PO, PO dhe PO! Ai është i zënë dhe e ka agjendën e ngjeshur, por që fatkeqësisht ju nuk përfshiheni aty.

Kjo situatë duhet t`iu shtyejë edhe më shumë që të bisedoni me burrin tuaj dhe t`i tregoni që keni një krizë e cila duhet zgjidhur.

Infermierja fiΙmoi gjithçka, ndersa mjekυ mendoηte se askυsh nuk po e shihte

Secili prej nesh është mësuar që të shkojë në spital për të marrë shërbimin mje.kë.sor. Pasi bëhemi mirë, ne vazhdojmë jetën tonë të qetë.

Por, nëse ne apo të afërmit tanë nuk shërohen apo nuk bëhen mirë, të parët që ne fájësojmë janë mjekët, duke hedhur mbi ta një mal me ak.u.za dhe duke besuar se ata i neg.liz.hojnë situatat.

Pikërisht personazhi kryesor në këtë histori është një mjek, i cili përballet me detyrën më të vës.h.tirë në botë. Ai është mjeku kryesor në një spital me fëmijë të së murë me leù.k.emi.

“Duket shumë i str. es.uar gjatë gjithë kohës. Vrapon sa këtu aty, kërkon të kujdeset për të gjithë në të njëjtën kohë, aq sa të jep përshtypjen e një doktori të hál.la.katur”, thotë Meri Stejson krye-infermierja e pávionit.

Është vetë Meri e cila ka vendosur ta tregojë këtë histori për një veprim rrëq.et.hës dhe për.lo.tës që ka bërë mjeku me emrin Pol Smith.

Pol kohët e fundit ka shpenzuar një kohë të gjatë në spital dhe ai thuajse nuk ka shkuar fare në shtëpi pasi në spital ka pasur një rast të një fëmije në gjendje jo të mirë.

Madje, ai as nuk ka fjetur dhe gjatë gjithë kohës është i shq. e.tës.uar sa në një dhomë dhe në tjetrën dhe mendova që i duhet t’i rri afër, pasi në një gjendje të tillë edhe mjeku më i mirë në botë mund të gábojë nga lod hja.

Stafi ynë kishte vendosur që gjatë mbrëmjes, pikërisht nga ora 20:00 deri në orën 22:00 ai (mjeku kryesor) do të merrte një periudhë qetësimi dhe do të shkonte të flinte në zyrën e tij.

Por, vura re disa lëvizje të çuditshme që ai po bënte kohët e fundit dhe u bëra pak kureshtare.

Ai merrte rrugën për të shkuar drejt zyrës së tij, më pas bënte një dev.i.jim dhe futej në një dhomë depoje, aty merrte një çantë dhe pasi dilte nga ajo dhomë depo ai nxi.tonte me vrap të merrte ashensorin.

Dhe kjo lëvizje e çuditshme ndodhte thuajse përditë, dhe pikërisht të gjithë ne mendonim se në atë orar ai person ishte në krevatin në zyrën e tij duke fjetur. Por jo…

Një ditë mora guximin dhe vendosa ta ndjek në rrugëtimin e tij, pasi në mendje më vinin lloj lloj mendimesh. Në fillim kujtova se Pol (mjeku kryesor) kohët e fundit nga lod hja kishte filluar të dilte nga vetvetja e tij, por nuk e di… Çfarë nuk po mendoja.

E ndoqa dhe ai doli nga dhoma depo. Prapë me vrap dhe prapë mbante të njëjtën çantë në dorë. Këtë radhë nuk pati as dùrimin të merrte ashensorin por ngjiti shkallët për të shkuar në katin e pestë.

Në katin e pestë ishte edhe dhoma e fëmijës i cili ishte më shumë i sèmurë në krahasim me fëmijët e tjerë.

Pol u fut brenda dhomës së saj, ndërsa fëmija 5 vjeçare sapo e pa, hapi sytë me të madhe dhe fytyra e saj mori një pamje shumë të qeshur.

Mjeku hapi çantën dhe nxori një pelerinë si ato që vishnin mag. jis.tarët dikur. Nxori edhe një kapele dhe një shkop dhe një libër dhe sapo përfundoi veshjen e tij mis.ter.ioze ai i tha fëmijës.

“Dje më the që bukuroshja e fjetur mbeti e mbyllur në kullë”. Sot, ka ardhur një zanë e mrekullueshme që di shumë hile dhe i ka dhënë fuqi një kalorësi për të shkuar dhe për të shpëtuar bukuroshen që mbahet e mbyllur në atë kullë.

Le të themi bashkë notat magjike, gati… le të fillojë kënga. Dhe ashtu bashkë me Sarën, vajzën 5-vjeçare me l.eùke.mi, të dy këndonin për një kohë të gjatë dhe bënin veprime që asnjë sëm undje në botë nuk mund t’i afrohej kur ishin aq të lumtur.

Të dy nuk më shihnin por unë me telefonin tim e regjistrova atë çast pasi Pol tashmë ishte kthyer në idhullin tim.

Pol kishte kërkuar vetëm 2 orë kohë në ditë me pretekstin se do flinte për t’u qetësuar, por ai kishte qëllim tjetër.

Ai kishte një shpirt aq të mrekullueshëm sa që ato 2 orët e pushimit, ai dhuronte vetëm çaste përrallore asaj fëmije, e cila harronte situatën që po kalonte.

Vajza që i bën “zbor” motorit: Më ndaΙojnë ροIicët, por nuk më vënë gjoba (Video)

Kjo zhurmë është melodia më e bukur për 21-vjeçaren. Leticia ka thyer çdo tabu, duke u bërë ndër të paktat vajza, që nget një motor të shtrirë.

“Mundohem kur qarkulloj gjatë ditës vishem si çun, ndonjë ‘huddie’, tuta…mbulohem dhe është reagimi i policit kur të ndalon, që ua qenke gocë, nuk para vënë gjoba”, tregon Leticia Djala, motoriste.

Motori për Letician ka qenë një rastësi e bukur, ose siç ajo e konsideron dashuri me shikim të parë.

“Për më të lehtësuar pak ikjen në shkollë, vajtja në punë. Pastaj gjatë kohës edhe profesionistë kur vajta ta mësoja, më thoshin që shiko je shumë mirë, arrin të mbash balancën. Aty e shikon që je e mire në atë gjë. Avash-avash e pashë vetën duke garuar tek sheshi”, thotë ajo.

Pasionet e 21-vjeçares janë të shumta dhe aspak nuk lidhen me njëra-tjetrën. Ajo studion për arkitekturë, punon si instruktore palestre dhe së fundi njihet si motoriste.

Familja ka thuajse një muaj që ka zbuluar talentin e ri të të voglës së tyre.

Për t’i prezantuar prindërve dashurinë e re, iu desh të bënte shumë sakrifica.

“Vija me makinë në punë, parkoja makinën merrja motorin, në darkë, parkoja motorin, merrja makinën, ikja në shtëpi”, tregon 21-vjeçarja.

Kur vajzat e duan diçka, e arrijnë dhe janë të zonja në atë që bëjnë. Leticia është shembulli…

Horoskopi për ditën e sotme, e Diel 22 Shtator 2024

Dashi

Si ju ashtu edhe partneri do jeni shume pasionante gjate kësaj dite. Do kaloni momente te mrekullueshme se bashku dhe do i shprehni me çdo mënyrë ato qe do ndjeni. Beqaret nuk do e kenë mendjen tek dashuruar, por papritur do gjendjen balle për balle me një person mjaft interesant. Nëse doni qe financat te mos kenë probleme mos filloni operacione te rrezikshme.

Demi

Për një jete sa me te bukur ne çift duhet t’i shtoni dozat e fantazisë sot. Largojeni rutinën e cila po e mbyste pak nga pak lidhjen tuaj. beqaret do jene me te disponueshem ndaj takimeve dhe do argëtohen pa fund me personat qe do i ftojnë. Ne planin financiar gjithçka mund te shkoje me se miri nëse ju arrini ta kontrolloni veten për sa ju përket shpenzimeve.

Binjaket

Humori juaj do ndryshoje shpesh gjate kësaj dite dhe kjo mund te sjelle disa probleme me partnerin. Mundohuni ta përmbani veten sepse edhe durimi i partnerin e ka një kufi. Beqaret do vazhdojnë te ëndërrojnë ende për princin e tyre te kaltër, por nuk do kenë te reja. Ne planin financiar do e dini shume mire atë qe duhet te bëni ne mënyrë qe situata te stabilizohet.

Gaforrja

Dialogu dhe mirëkuptimi do jene fjalët kyçe te kësaj dite. Gjithçka pritet te shkoje me se miri mes jush dhe partnerin tuaj sot. Beqaret do e kenë te vështirë ta gjejnë princin e tyre te kaltër edhe për shkak se nuk do kenë kohen e mjaftueshme për ta kërkuar atë. Ne planin financiar mos prisni qe situata te destabilizohet qe te merrni masat e duhura.

Luani

Sot do bëni edhe ndonjë çmenduri te vogël vetëm e vetëm për te rikthyer alegrinë dhe entuziazmin ne jetën tuaj ne çift. Priten momente te papërshkrueshme. Beqaret do flirtojnë pa fund, por nuk do arrijnë ta gjejnë personin qe do ju përshtatet me tepër. Ne planin financiar do i zgjidhni te gjitha problemet dhe do ndiheni disi me te qete.

Virgjeresha

Saturni do ndikoje mjaft ne jetën tuaj ne çift sot. Fatkeqësisht ai do ju nxite te jeni me kokëfortë me atë qe keni ne krah dhe te mos hapni rruge për asnjë çast. Beqaret do kalojnë momente te këndshme pranë miqve dhe disa shokëve te tyre. Mund te ketë edhe flirte me disa. Financat do kenë përmirësime te dukshme. Ne këtë mënyrë mund te kryeni edhe disa investime.

Peshorja

Nëse jeni ne një lidhje do e rigjeni entuziazmin e fillimit te lidhjes suaj. Do dashuroni ashtu si ta ndjeni dhe do ndiheni për mrekulli. Beqaret me mire te qëndrojnë vetëm edhe sot sesa te fillojnë një lidhje qe do i lëndojë dhe do ju sjelle probleme. Situata financiare do jete e qëndrueshme dhe e kënaqshme. Nuk do keni shqetësime ne këtë sektor.

Akrepi

Sot do e keni te vështirë t’i qëndroni besnik personit qe keni ne krah sepse personat qe do ju joshin do jene te shumte. Kujdes sepse nëse hidhni ndonjë hap te gabuar do pendoheni për gjithë jetën. Klima yjore do jete e përshtatshme qe beqaret te kenë takime te mrekullueshme. Financat do përmirësohen ndjeshëm nga një trashëgimi qe do merrni.

Shigjetari

Dite e ndërlikuar kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Mundohuni qe here pas here te hapni rruge dhe te mos i vazhdoni debatet e nisura nga partneri. Beqaret duhet te dëgjojnë me shume zemrën sesa arsyen. Vetëm ne këtë mënyrë do mund te krijojnë lidhjen e duhur. Ne planin financiar duhet te prisni edhe disa dite për t’u përballur seriozisht me problemet.

Bricjapi

Do i merrni me shaka kritikat e partnerit tuaj sot dhe nuk do mërziteni aspak. Marrëdhënia ne çift do jete përgjithësisht pozitive. Beqaret do lodhen se kërkuari, por pa fat. Mendoni te qëndroni me tepër me miqtë dhe te argëtoheni. Ne planin financiar duhet te hiqni dore sa me shpejt nga shpenzimet e tejskajshme nëse nuk doni qe te mbeteni pa asnjë para ne xhep.

Ujori

Me ne fund do bashkëpunoni fort me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe gjithçka do shkoje për mrekulli se bashku. Do i sqaroni edhe debatet e vogla qe keni pasur prej kohesh. Beqaret duhet ta harrojnë turpin nëse duan te gjejnë një person për ta pasur ne krah përgjithmonë. Ne planin financiar duhet te bëni zgjedhje te vështira, por te domosdoshme.

Peshqit

Për pjesën me te madhe te çifteve dita e sotme do jete e qëndrueshme. Vetëm ata qe kane pasur probleme serioze para disa kohesh do jene ne një periudhe reflektimi. Beqaret do kenë mundësi për takime, por nuk do preferojnë ta ndajnë jetën e tyre me dike. Ndihen mire dhe ashtu si janë. Financat do i menaxhoni me shume maturi dhe situata mund te filloje te stabilizohet.

“Princat e kurorës”/ Jeta e vetmuar dhe sekrete e djemve të Putinit

Në qershor, Shërbimi rus i Radios Evropa e Lirë raportoi se imazhet satelitore kanë treguar se rezidenca turistike, Valdai, e presidentit rus, Vladimir Putin, është fortifikuar me mbrojtje kundërajrore – mesa dukej për t’u mbrojtur nga dronët ukrainas.

Shtëpia buzë liqenit – në gjysmë të rrugës midis Shën Petersburgut dhe Moskës dhe 20 minuta me helikopter nga Kremlini – është rezidenca kryesore e dy djemve të vegjël të Putinit, sipas një raporti të Qendrës Dossier, një medium hulumtues i lajmeve, i financuar nga ish-manjati i naftës dhe kritiku i zëshëm i Putinit, Mikhail Khodorkovsky, i cili jeton në mërgim.

Gazetarët kanë raportuar prej kohësh se Putin ka dy djem me ish-gjimnasten olimpike dhe politikanen Alina Kabayeva, por raporti në Dossier – i bazuar kryesisht në intervista me një burim që ka jetuar dhe punuar në rezidencë dhe që ka kaluar kohë me dy djemtë – shkon shumë më tej.

Putin, 71 vjeç, dhe Kremlini kanë qenë shumë të mbyllur sa i përket familjes së presidentit, gjatë dekadave të tij në pushtet.

“Unë kurrë nuk diskutoj për familjen time me askënd. Çdo person ka të drejtë në fatin e tij. Ata jetojnë jetën e tyre dhe këtë e bëjnë me dinjitet”, ka thënë Putin gjatë një konference televizive për shtyp në vitin 2015.

“Princat e kurorës”/ Jeta e vetmuar dhe sekrete e djemve

Atletja Alina Kabayeva, gjatë një ngjarjeje sportive në Kazan në qershor.

Megjithatë, këtë muaj, gjatë një vizite në rajonin Tyva, Putin bëri një koment të pazakontë, teksa vizitonte një shkollë lokale.

“Disa nga anëtarët e familjes sime, të vegjlit, flasin edhe kinezisht – e flasin rrjedhshëm”, tha ai.

Nuk është e qartë nëse ai iu referua tre nipërve që raportohet se i ka nga dy vajzat prej martesës së tij me Lyudmila Putinin, e cila përfundoi me divorc në vitin 2014, apo djemve që thuhet se i ka me Kabayevan, 41 vjeçe, e të cilët kanë lindur më 2015 dhe më 2019.

Vajzat

Vajza e madhe e Putinit, Maria, ka lindur në Leningrad në vitin 1985 dhe aktualisht është 39 vjeçe.

Edhe pse Putin nuk i ka konfirmuar raportet, ajo është identifikuar si endokrinologia Maria Vladimirovna Vorontseva. Ajo ka qenë shumë e përfshirë në një qendër onkologjike të financuar nga shteti, jashtë Shën Petersburgut, si aksionare kryesore e kompanisë së quajtur Nomeko, e cila menaxhon projektin prej 634 milionë dollarësh.

Vajza më e vogël e Putinit, Yekaterina, ka lindur në Drezden – në atë kohë pjesë e Gjermanisë Lindore – në vitin 1986 dhe tani është 38 vjeçe. Gazetarët e kanë identifikuar atë si Katerina Vladimirovna Tikhonova, ish-balerinë akrobatike, që drejton një çerdhe të financuar nga shteti e që është nën kujdesin e Universitetit Shtetëror të Moskës.

Ajo është gjithashtu zëvendësdrejtore e Institutit të Universitetit për Kërkime Matematikore të Sistemeve Komplekse. Nga viti 2013 deri në vitin 2018 ka qenë e martuar me biznesmenin miliarder, Kirill Shamalov.

“Princat e kurorës”/ Jeta e vetmuar dhe sekrete e djemve

Vladimir Putin dhe Lyudmila Putina në ditën e tyre të dasmës, korrik 1983.

Djemtë

Putin ka pasur lidhje romantike me Kabayevan që nga viti 2008, para se të divorcohej nga Lyudmila më 2014.

Në vitin 2020, ueb-faqja ruse The Insider ka raportuar se gjinekologia kryesore e Ministrisë së Shëndetësisë, Leila Adamyan, dhe vajza e saj janë regjistruar si pronare të një pasurie të paluajtshme në Moskë, me vlerë rreth 1 miliard rubla, apo 11 milionë dollarë.

Blerja është bërë disa muaj pas raporteve se Kabayeva ka lindur në Qendrën Kombëtare të Kërkimeve Mjekësore për Obstetrikë, Gjinekologji dhe Perinatologji, Kulakov, në Moskë, ku Adamyan ka punuar.

Gazetari hulumtues, Sergei Kanev, ka raportuar në atë kohë se spitali është kontrolluar dhe siguruar tërësisht nga agjentët e Shërbimit Federal të Mbrojtjes (FSO).

Më 23 maj të vitit 2019, dy javë pasi Kabayeva ka lindur, Putin i ka dhënë personalisht Adamyanit urdhrin Për Shërbim ndaj Atdheut, në një ceremoni luksoze në Kremlin.

Sipas raportit në Dossier, djali i parë i Putinit me Kabayevan, Ivani, ka lindur në vitin 2015, ndërsa djali i tij më i vogël, Vladimiri, ka lindur në vitin 2019. Dossier tha se ka edhe fotografi të djemve, por se ka vendosur të mos i publikojë ato, për t’i mbrojtur të miturit.

“Ata nuk kalojnë shumë kohë me prindërit e tyre”, i tha Shërbimit rus të Radios Evropa e Lirë Ilya Rozhdestvensky, hulumtues kryesor për raportin në Dossier.

“Sipas informacioneve tona, rreth 30 deri në 60 minuta në ditë… Dadot, në njëfarë mase i zëvendësojnë prindërit e tyre, duke ngrënë mëngjes me ta dhe duke i mësuar e duke ushtruar me ta”, tha ai.

Sipas tij, Ivani, në veçanti, e do shumë Putinin.

“Djali gëzohet shumë për ndeshjet e tyre të përbashkëta të hokejit. Djemtë luajnë në një ekip me Vladimir Putinin kundër agjentëve të FSO-së. Ivani u ka treguar shërbëtorëve një histori… duke u thënë se prindërit e tij i kanë treguar se kur ka lindur ai, babai i tij ka qenë aq i lumtur saqë ka bërtitur: Urra! Më në fund, djalë!”, rrëfeu Rozhdestvensky.

“Princat e kurorës”/ Jeta e vetmuar dhe sekrete e djemve

Alina Kabayeva, kampione olimpike në gjimnastikë artistike pas marrjes së shpërblimit nga presidenti Vladimir Putin në Moskë, 21 dhjetor 2005.

Ai tha se të dy djemtë po mësojnë anglisht dhe gjermanisht.

“Ka mundësi që janë duke u përgatitur për karriera atletike. Ata kanë trajnerë profesionistë – njëri në gjimnastikë dhe tjetri në not. Kanë edhe një mësues shahu. Djali i madh studion edhe lëndë akademike”, sipas tij.

“Ata rrallë shohin fëmijë të moshës së tyre. Vetëm në festa si Viti i Ri, kur familja i fton miqtë. Miqtë – pasi kalojnë disa javë në karantinë – mbërrijnë në Valdai dhe i sjellin fëmijët e tyre”, tha Rozhdestvensky.

“Princat e kurorës”

Burimi i brendshëm i Dossier-it i drejtoi hulumtuesit edhe te një reklamë, që u shfaq më herët këtë vit në faqen e internetit të agjencisë elitare të punësimit, English Nanny – një kompani që rekruton ndihmës shtëpiakë për njerëz të pasur nga Rusia, Kazakistani, Kina dhe gjetiu.

Përmes reklamës kërkohej një “mësues i anglishtes për dy fëmijë të moshës 4 dhe 8 vjeç në rajonin e Shën Petersburgut”.

“Familja jeton në izolim”, thuhej në reklamë. Aty ofrohej një pagë mujore prej 7.700 eurosh dhe thuhej se tutori “do të punonte i izoluar” dhe “nuk do të largohej nga territori i punëdhënësit”.

Sipas raportit në Dossier, punonjësit në shtëpi hezitojnë t’i disiplinojnë fëmijët ose t’u vendosin kufizime, dhe djemtë rriten në një atmosferë avionësh dhe jahtesh private.

Super-jahti Sheherazade, i cili tani gjendet në Tuskani të Italisë. Fotografi nga arkivi.

Para pushtimit të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022, ata kanë kaluar vazhdimisht kohë me Kabayevan në jahtin Graceful të presidentit rus, 82 metra i gjatë dhe me vlerë 119 milionë dollarë, thuhet në raport.

“Nëse të gjithë vrapojnë pas tyre dhe plotësojnë çdo dëshirë të tyre dhe ata sillen sikur të jenë princa të kurorës… atëherë nuk është çudi që ata marrin gjithçka si të mirëqenë”, tha Rozhdestvensky.

Gazetari rus, Konstantin Eggert, i cili punon për Deutsche Welle-n, tha se djemtë e Putinit “jetojnë pikërisht ashtu siç kanë jetuar fëmijët e familjes perandorake të Rusisë, përveçse në një hapësirë më të mbyllur shpirtërore dhe fizike”.

“Është e qartë se ata e mendojnë veten si një fisnikëri e re, një aristokraci e re. Ata sundojnë Rusinë pikërisht ashtu siç është sunduar në epokën e robërisë”, tha Eggert.

“Jeta e këtyre fisnikëve të rinj, në krahasim me granatimet masive të qyteteve ukrainase, është një kontrast monstruoz i kohërave tona”, sipas tij.

“Sigurisht, kjo është një shenjë e prishjes morale të elitës ruse dhe indiferencës së shoqërisë ruse. Kjo tregon shumë për krizën morale të Rusisë. Fati i këtyre dy djemve është vetëm një pjesë e peizazhit të madh të kësaj krize monstruoze, e cila është zhvilluar prej vitesh”, thotë Eggert./ Radio Evropa e Lire

ALFABETIT SHQIP PA Ë DHE PA Ç, NGA 36 NË 34 SHKRONJA

Prej vitesh në përdorimin e gjuhës së shkruar, shpesh edhe në institucione zyrtare të të gjitha niveleve gjen rëndom shkresa që nuk përdorin më shkronja Ë-ë dhe shkronja Ç-ç.

Nga Denis Dyrnaja

Ato janë zëvendësuar në mënyrë masive dhe rutinore me shkronjat E-e dhe C-c. Situata drejtshkrimore dhe gjuhësore bëhet më skandaloze, kur konstaton gjerësisht se burimi info/kulturor, sikurse është media dhe gazetarët apo raporterët televizivë në mënyrë masive nuk kanë as kujdesin më minimal për të shkruar një gjuhë korrekte dhe të plotë.

Ky është produkti i një sistemi arsimor sipërfaqësor që falë neglizhencës, paaftësisë të kombinuar me papërgjegjshmërinë, po prodhojnë deformimin e gjuhës zyrtare. Në institucione shtetërore dhe në media duhet implementuar në mënyrë të domosdoshme korrektuesi letrar, që duhet t’i japë miratimin final gjuhësor çdo dokumenti ose shkrese apo materiali mediatik. Po na shohin sytë thagma gjuhësore, tjetërsim dhe përçudnim të shqipes dhe alfabetit dhe këtë po e pranojmë si normalitet. Katedrat e gjuhësisë në shkolla që nga ato 9 vjeçare, të mesme dhe të larta duhet të reagojnë të parat në ruajtje të standardeve gjuhësore. Ndryshimet vulgare të alfabetit janë një atentat i rëndë ndaj gjuhës, që konsiderohet vlerë, kulturë bazike dhe dinjitet për një shtet.

Nga mënyra sesi trajton gjërat e vogla kupton si do të ndërtosh gjërat e mëdha. Mjafton të shohësh si po sillemi me gjuhën, për të kuptuar sesi do të ndërtojmë dhe do të jetë e ardhmja!

“Vatikan” për bektashinjtë në Tiranë, Baba Mondi: Nuk kemi kërkuar shtet mysliman, nisma është vetëm e Ramës

Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, ka reaguar në lidhje me lajmin e krijimit të një mikroshteti si ai i Vatikanit në Tiranë.

Kryeministri Edi Rama tha në “New York Times” se mikro-shteti do jetë rreth 11 hektarë dhe do të ketë pasaportën e tij, por Baba Mondi thotë se nisma është plotësisht e ideuar dhe propozuar nga shefi i qeverisë shqiptare dhe se bektashinjtë nuk kanë kërkuar krijimin e një shteti mysliman.

“Lajmi se Shqipëria mund t’i japë sovranitet Urdhrit Bektashi për pavarësi territorial na ka befasuar. Ne nuk e kemi kërkuar dhe nuk pretendojmë të krijojmë një shtet mysliman. Nisma është tërësisht e kryeministrit Rama. Nuk jemi pyetur, mbi ato që Kryeministri ka deklaruar në ‘New York Times’”, tha Baba Mondi për A2CNN.

Sakaq, gazeta amerikane shkruante se bëhet fjalë për një enklavë sipas modelit të Vatikanit, por katër herë më e vogël, çka do të thotë se Shteti Sovran i Urdhrit Bektashi do jetë shteti më i vogël në botë.

Ndërkohë mësohet se një ekip ekspertësh ligjorë, përfshirë juristë ndërkombëtarë, po hartojnë legjislacionin përkatës.

“Deri më tani, Edi Rama, një katolik jopraktikant, tha se vetëm disa nga ndihmësit e tij më të afërt e dinë për planin dhe aleatët e NATO-s si Shtetet e Bashkuara nuk janë konsultuar”, thekson gazeta.

Historia e narko-shtetit në xhunglën e Birmanisë, mes CIA-s, kinezëve dhe opiumit

Roberto Saviano – Corriere della Sera

Në qytetin burmez të Lashio-s, i goditur nga musonet energjike subtropikale dhe gjithashtu nga një regjim, bëmat e të cilit njihen mirë në lajme, është një kishë e vogël e krishterë e ndërtuar në majë të një kodre. Në hyrje të saj, e varur nga dy trarë druri, varet një granatë. E gërryer nga koha, e ndryshkur, por ende krejtësisht e dallueshme, që nga themelimi i kësaj shtëpie të Zotit në vitin 1971, ka kryer funksionin e kambanës së kishës, kambanës për vizitorët dhe daulles për fshatin që ngrihej rreth saj.

Çfarë imazhi është ai, ai i një kishe që ka një granatë të vjetër si duartrokitëse? Është një imazh besimi, sigurisht. Të një besimi që është vetëm pjesërisht fetar, siç do ta zbulojmë. Besimi në rilindjen e një populli, në shpëtimin e tij, në fatin e tij. Është një imazh dhune, mbi të gjitha dyshimi. Një dhunë me të cilën janë mësuar shumë nga banorët e atyre pjesëve të globit që përshkojnë Kinën, Birmaninë dhe Tajlandën dhe që shpesh kanë qenë protagonistë në të kaluarën e largët (por jo shumë të largët). Është imazhi i një përjashtimi nga kanuni, nga rregullat të cilave u nënshtrohen objektet e kultit.

Mund të vini bast se çdo prift do të kundërshtonte nëse një nga besimtarët e tij propozonte të përdorte një relike lufte si zile. Por njeriu që e ndërtoi atë kishë nuk është një prift. Ai nuk është as prift, po ta shikoni me vëmendje. Dhe njerëzit për të cilët ai e ndërtoi, të grupit etnik Wa si ai, gjithashtu përmbysën rregullat dhe ligjet si domino.

Të detyruar nga historia, ndonjëherë. Të uritur për pushtet dhe para, herë të tjera. Për lajmet lokale, veçanërisht ato të bëra në SHBA, shteti Wa – i vendosur në dy zona jo të afërta, një kompromis gjeopolitik i lindur nga trazirat e pandërprera, migrimet dhe luftërat – nuk është gjë tjetër veçse një kartel trafiku droge.

Prerëse koke të pamëshirshme. Hierarkët e korruptuar. Pastrues parash të pista. Shitësit me shumicë të pashembullt të opiumit dhe heroinës, së pari dhe më pas të metamfetaminës. Helmuesit e botës. Të poshtër. Llum.

Por historia është shumë më komplekse. Historia është gjithnjë e më komplekse. Arsyet pse Wa-t janë bërë në dekadat e fundit, dhe për një kohë të gjatë, eksportuesit më të mëdhenj të heroinës në botë janë të shumta.

Por nëse pyetja do të merrte përgjigje: falë Shteteve të Bashkuara dhe CIA-s, nuk do të gaboni. Sigurisht, do të kuptohej vetëm një pjesë e së vërtetës, do të preferohej një element i pikturës sesa tërësia e larmishme e saj.

Por do të ishte një element shumë i madh. Që nga Lufta e Ftohtë, amerikanët kanë shkuar vërdallë duke armatosur njerëz, ushtarë prokurë, të cilët, në qëllimet e klientit të pasur, duhet të godasin armikun komunist, por që në realitet bëjnë çfarë të duan.

Ata i shpëtojnë kontrollit të supozuar. Ata përqafojnë arsyet që i konsiderojnë më të denjë.

Ata rebelohen kundër një agjencie që rregullisht – me një rregullsi të frikshme, thuajse sikur të mos mësonte kurrë nga gabimet e saj – i trajton ata si idiotë malësorë, njerëz të thjeshtë grindavec, budallenj analfabetë.

Epo, duke lënë mënjanë etikën, problemi është se me të njëjtën rregullsi të frikshme, agjencia mbush thesin. Budallai rezulton të jetë shumë më pak budalla se ai që donte ta kontrollonte.

Kjo është pikërisht ajo që ndodhi me Wa-n, Shan-in, të Mërguarit, me ata që nga një ditë në tjetrën panë pushkë automatike të binin si shi nga qielli, fjalë për fjalë: kuti të tëra të varura në re, të lidhura me parashutat amerikane duke zbarkuar në fshatra dhe kampe të improvizuara ose në një pyll të dendur, në një kodër të papërshkueshme, në mes të një lugine.

Të goditur, shumë prej tyre, nga Kina maoiste, refraktare ndaj çdo hipoteze të adhurimit fetar, të persekutuar, të ndjekur deri në majat e maleve, brenda xhunglës më të trashë, këta burra dhe këto gra, këta fëmijë këmbëzbathur dhe të rraskapitur, dëshmuan një “rrebesh pushkësh”.

Avionët përshkuan qiellin duke u dhënë atyre armë dhe municione. Merrini dhe përdorini të gjitha. Mjaftojnë që ti dërgosh komunistët në shtëpi, me bekimin e mikut tonë amerikan.

Dhe pikërisht me bekimin e CIA-s, shumë nga këta të pafat, të shkelmuar si tullumbace të shfryrë nga një cep i Birmanisë në tjetrin, në fakt i morën ato pushkë.

Ata janë bërë komandant lufte. Trafikantë të armatosur të atij opiumi, që sipas traditës shekullore, është produkt natyral i tokave të tyre malore, të ftohta dhe alkaline, toka të cilat, për më tepër, nuk ofrojnë asgjë tjetër ku njeriu mund të sigurojë jetesën.

Nga fermerët e lulekuqes tek kartelet e mbrapshta të heroinës sa hap e mbyll sytë.

Është ëndrra që thyhet, në të vërtetë: është një ëndërr e dyfishtë, për t’u kuptuar jo në kuptimin Schnitzler-ian, por pikërisht si një ekskursion i dyfishtë ëndrrash i dy vendeve të fjetura në jastëkun e utopisë.

Kina dhe Shtetet e Bashkuara zgjohen së bashku, në të njëjtin moment, si dy binjakë kaq të ndryshëm, por shumë të njëjtë. Duke i shkarë syve të tij – por vetëm për një çast – velloja e Maja-s, dragoi maoist e gjen veten të ngathët, si dhe mizor: si mund të kishte menduar një transferim besimtarësh nga Kisha e Zotit tonë në atë vend?

Në anën tjetër të botës: si mund të mendonin amerikanët që mjaftonte të hidhnin një ngarkesë pushkësh, disa ilaçe, një grusht parash ndaj një grupi njerëzish të pakënaqur për t’i mbajtur ata për gjithë jetën?

Kush u garantoi strategëve perëndimorë se këta njerëz, sapo të merrnin armët, nuk do ta kthenin kundër dashamirësve të tyre të vrazhdë, të pasaktë dhe zemërgjerë?

Epo, nëse një imazh mund të jetë i dobishëm për ne për të përmbledhur temën qendrore të këtij vëllimi, atëherë ai do të jetë ai i një bombe me shenjat e ndërtimit dhe logon e një Kine të sklerotizuar nga komunizmi.

Por një bombë duhet të aktivizohet për të shpërthyer.

Dhe cila është dora që aktivizon pajisjen? Çfarë pasaporte ka bombarduesi?

Njëlloj si ata që armatosën talebanët dhe muxhahedinët në Afganistan kundër Rusisë; njëlloj si ata që vërshuan armë dhe para në një sërë vendesh latine, pa u shqetësuar shumë nëse ishin forca qeveritare, rebele, fashistë, trafikantë droge apo çfarëdo tjetër.

Skenari tani është një kanun; herë pas here ndryshon vetëm kush e grumbullon eksplozivin, por gjurmët në abetare janë pa ndryshim.

Ashtu si në këtë histori, e cila gjithsesi ofron një gamë të re kromatike, nuanca të paprecedenta, përzierje sensacionale që në shtëpinë tonë, në kolltukun tonë, në rrugët tona, na projektojnë jehona që nuk janë veçse të zbehura, sado i largët të duket burimi.

Pika qendrore e tij është në Banna, në anën kineze të kufirit me Birmaninë, në një mision të krishterë të udhëhequr nga pastori William Marcus Young, i mbiquajtur “Njeriu-Zot” nga Wa-t dhe Lahu-t.

Ky i fundit, është përgjegjës, si për konvertimin e fesë së tyre ashtu edhe për krijimin e alfabetit, pasi vendasit nuk zotërojnë një gjuhë të shkruar.

Jeremiah, Moisiu, Pjetri: këta janë emrat e të sapolindurve brenda misionit, për t’u gjurmuar, sipas pastorit, në një jetë etike larg alkoolit, opiumit dhe prerjeve të kokës, të cilave u janë caktuar disa grupe në majat më të larta.

Mes të sapolindurve, në vitin 1944, është edhe Sauli – i quajtur sipas mbretit të parë të Izraelit, ai që bashkon fiset e shpërndara – i cili më vonë do të bëhet Saw Lu, një i krishterë i zjarrtë, ndërtues i një kishe në të cilën mund të aksesohet duke trokitur me granatë.

Ngjarjet e këtij libri, mbresëlënëse në përmbajtje dhe ambicie, shpalosen nëpër pyje të lagështa dhe të pabesa që janë të populluara nga personazhe, emrat e të cilëve, në raste të caktuara, kërcejnë deri te lajmet lokale dhe ndonjëherë tek-tuk mbështesin raportimet e DEA-s Amerikane, për Wei Xuegang dhe Bao Youxiang, politikanë, trafikantë droge, apo të dyja?

Khun Sa, gjenerali Lee Wen-huan, Zhao Nyi Lai, por edhe krerët e fiseve si Mjeshtri i Krijimit – i cili sipas milicëve zotëron dhuntinë e levitacionit – Princi Mahasang, së bashku me homologun e tij amerikan – DEA dhe ata të CIA-s, presidentët, zyrtarët diplomatikë – mik, armik, komplotist, mbështetës, tradhtar, sipas rastit, dhe të aftë për të kaluar nga një rol në tjetrin me një kërcitje gishtash.

Janë pyje ku nuk mungojnë befasitë, sepse shpesh xhuxhët i shndërrojnë në gjigantë, fiset në ushtri, fatkeqit në fatkeqësi.

Është një pyll shumë i rrezikshëm, ai për të cilin do të lexoni, i populluar nga gjarpërinj dhe bisha të egra, i ruajtur nga milici dhe kontrabandistë të armatosur, i mbushur me kasolle ku opiumi shndërrohet në heroinë, laboratorë ku gatuhet metamfetaminë dhe ku plantacione të lashta, me lulekuqe të mbijetuara ende i qëndrojnë provës së kohës dhe luftës së SHBA-ve kundër drogës.

Dhe na bën të buzëqeshim sesi autori përdor termin “fis” për të përshkruar jo grupet që jetonin brenda tij dhe që sot, në shumë raste, banojnë në qytetet përreth, por agjencitë me origjinë Atlantike, grindjet e brendshme të të cilëve kanë shkaktuar trazira të mëdha, siklet të konsiderueshëm dhe, padiskutim, numrin më të madh të viktimave në atë zonë gjeografike të quajtur Trekëndëshi i Artë, i cili, megjithatë, shpesh përpiqet të sigurojë edhe energji elektrike.