Broja prezàntohet te Everton: Jam gati, dua të shënoj shumë goIa

Armando Broja kaloi nga Chelsea te Everton në formë huazimi me të drejtë blerje, marrëveshje kjo e arritur mes palëve vetëm në fundin e merkatos. Ylli kuqezi, Broja u prezantua si futbollist i skuadrës nga Liverpool, teksa nuk fshehu dot lumturinë.

“Jam shumë i lumtur dhe mezi pres të filloj.

“Unë mendoj se ka një ekip të fortë këtu, një përzierje lojtarësh të rinj dhe me përvojë. Është një mjedis fantastik. Për mua është nder të luaj në Premier League me një klub si Evertoni. Ky është një klub me një histori të madhe, një top klub.

“Këtu më kanë dashur vërtet, jam vërtetë i lumtur dhe krenar.

“Ndoshta fillimi i sezonit nuk ka shkuar ashtu siç dëshironim, por ne patjetër mund ta kthejmë situatën bashkë me skuadrën dhe menaxherin. Sigurisht që ndihem sikur do të ketë shumë ditë pozitive përpara. Jam duke u fokusuar vetëm në rikthimin dhe integrimin me ekipin.

Broja nuk hezitoi të fliste edhe për karakteristikat individuale.

“Mendoj se jam një lojtar mjaft i shpejtë. Më pëlqen të vrapoj dhe të jem agresiv. Natyrisht, më pëlqen të shënoj gola dhe dua të ndihmoj skuadrën në maksimum” – tha ai.

Vråsja e shqiptarit Denis Preka që soIIi precedent të ri në SHBA: Kurthi që i mori jetën studentit ekseIent

Gjyqi për vdekjen e një 21-vjeçari shqiptar në Detroit të Shteteve të Bashkuara është kthyer në lajmin kryesor të disa prej mediave më prestigjioze në SHBA për shkak të vendosjes së një precedenti të ri në drejtësinë amerikane.

Një juri në Gjykatën e Qarkut Wayne ka dhënë një dënim prej 75 milionë dollarë, për Nick Remington të riun që i dha një medikament dhe e çoj në helmim studentin ekselent shqiptaro-amerikan, Denis Preka.

Mbrëmjen e 18 marsit 2019, Denis Preka, shkoi në shtëpinë e atij që e konsideronte si shokun e vet të ngushtë, Paul Wiedmaier, me idenë të studionin e të përgatiteshin për provimin që kishin ditën tjetër.

Djaloshi shqiptar me zemër të artë, siç e përshkruajnë ata që e kanë njohur, hyri në atë banesë me këmbët e tij e nuk doli më gjallë prej andej. Një fat i kobshëm e priste të riun e tradhtuar pabesisht nga miku i tij, e një kalvar i gjatë priste familjen e përballur me makthin më të paimagjinueshëm.

Denis Preka që priste të diplomohej njëkohësisht në dy universitete në SHBA, natën e ngjarjes, kërkoi nga miku i tij i ngushtë gjatë studimit një pilulë Adderall për ta ndihmuar të përqendrohej, por substanca që ai gëlltiti më vonë u përcaktua të ishte MDMA, e njohur zakonisht si ‘Molly’, një medikament i paligjshme i dhënë nga i pandehuri Nicholas Remington që e çoi të riun shqiptar drejtë helmimit duke i marrë jetën. Familja vijon betejën gjyqësore prej 5 vitesh dhe vendimi historik i Gjykatës prej 75 mln $ i dhënë së fundmi duket se po vendos drejtësinë e munguar për studentin shqiptar, Denis Preka.

Autorja dhe drejtuesja e Top Story, Grida Duma ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të sjellë ekskluzivisht për publikun shqiptar detajet e kësaj ngjarje tragjike.

Prej disa javësh stafi i Top Story ka mbajtur një korrespondencë komunikimesh me autoritetet më larta në Detroit të Shteteve të Bashkuara, përfshirë Guvernatoren e Shtetit, Studion Ligjore, Gjykatën dhe Stacionin e Policisë që raportoi i pari për gjetjen e trupit të pajetë të Denisit

Sot Top Story solli ekskluzivisht nga Detroit të Shteteve të Bashkuara rrëfimet e familjes, miqve dhe autoriteteve për vrasjen e studentit shqiptar, Denis Preka./TCH

Gazetarja e Top Channel, Jetona Koçibelli emërohet drejtore e COD në Kryeministri

Jetona Koçibelli, autorja, moderatorja dhe gazetarja e Top Channel, që prej shtatorit 2024 është Drejtore e Qendrës për Hapje dhe Dialog pranë Agjencisë për Dialog dhe Komunikim, Këshilli i Ministrave, Tiranë.

Koçibelli mban një Diplomë Bachelor (BA) në “Gazetari dhe Shkenca Komunikimi” (2011) dhe një Diplomë Master Shkenor (MSc) për “Marrëdhëniet me Publikun” (2016), nga Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës, Shqipëri.

Përveç arsimimit të saj formal, Jetona ka pasuruar më tej ekspertizën e saj profesionale përmes një sërë kualifikimesh të specializuara, duke përfshirë: Trajnime dhe studime të avancuara për gazetarinë investigative nga Rrjeti Ballkanik i Raportimeve Investigative (BIRN) (2015); nga Agjencia Ndërkombëtare Franceze e Lajmeve (AFP) (2010); Trajnime të fokusuara në çështjet mjedisore, nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) (2011); Seminare për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara mbi Konventat e OKB-së, nga Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar (2011); Trajnime për Promovimin e Pjesëmarrjes së Grave në Politikë përmes Mediave Sociale, nga Instituti EUNACAL (2011), etj.

Vuçiç refuzon festën e Putinit, ‘zgjedh’ Perëndimin

Aleksandër Vuçiç ka refuzuar një ftesë të Vladimir Putin. Presidenti i Serbisë konfirmoi se nuk do të marrë pjesë në samitin e BRICS në Kazan në tetor, pavarësisht se ftesën nga homologu rus e kishte marrë 12 ditë më parë.

“Faleminderit Presidentit Putin dhe njerëzve të BRICS, por ne kemi një vizitë shumë të rëndësishme në ato data, pa përmendur udhëtimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kemi shumë vizita të rëndësishme, siç thonë fëmijët – një turmë në zonën e penalltisë. Ne kemi gjithashtu Nju Jorkun dhe tashmë e di se do të kem bisedime me të paktën gjashtë presidentë dhe të paktën shtatë ose tetë kryeministra në margjinat e sesionit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së”, tha Vuçiç.

Ai gjithashtu tha se do të kremtohet 80-vjetori i çlirimit të Beogradit më 20 tetor duke falënderuar Ushtrinë e Kuqe, e cila sipas tij, në pjesën më të madhe bashkë me Rusinë ndihmuan në atë çlirim.

Vuçiç u pyet për pozicionin e Serbisë mes Lindjes dhe Perëndimit, me përgjigjen që sinjalizoi se do të vazhdojë të ulet në disa karrige. “Serbia është në vendin e saj, në Europë, por i ruan lidhjet dhe miqësitë tradicionale me Rusinë, Kinën dhe Azerbajxhanin”, theksoi ai.

Refuzimi i ftesës nga Vuçiç vjen vetëm një ditë pasi zëvendëskryeministri serb, Aleksandër Vulin, takoi presidentin rus, Vladimir Putin.

Shefi i Kremlinit pati kritika në drejtim të Beogradit duke kërkuar një takim mes liderëve sa më shpejt për të adresuar rënien e vëllimit të tregtisë mes Serbisë dhe Rusisë, gjithashtu për të rinovuar kontratën e furnizimit me gaz.

Në fokus të bisedimeve ishin edhe tensionet në Ballkan, që siç tha më herët Kremlini shqetësojnë thellësisht Moskën. Vulin iu ankua presidentit rus se situata në Kosovë është e vështirë dhe se Prishtina po përpiqet të bëjë spastrim etnik të serbëve

Roza Lati reagon pas lajmeve se do vijë me një emision me Ritën: Jeni shumë negativë…

Roza Lati ka reaguar pas spekulimeve të shumta se ajo dhe nëna e saj, Rita, do të drejtonin një format së bashku, që do të përfshinte situata gazmore dhe lojëra me të ftuarit.

Panorama Plus raportoi: “Rita dhe Roza do të jenë së bashku në ekran, si moderator. Kujtojmë se të dyja pas përfundimit të “Big Brother”, u ftuan shpesh në televizion të dyja dhe atmosfera e krijuar ishte shumë e zjarrtë. Mes batutave dhe situatave të ndryshme, nënë e bijë ia dolën që të konsiderohen për të sjellë një format së bashku. Fundjava do t’i besohet Rozës dhe Ritës, ku njëra do të jetë në rolin e moderatores, teksa tjetra, veç moderimit do të krijojë edhe situatat gazmore mes të ftuarve dhe lojërave të ndryshme.”

Pas raportimeve Roza ka hedhur poshtë këto thashetheme.

Në një postim në Instagram, ajo ka përgënjeshtruar lajmin.

“Jeni shumë negativë, tendenciozë. Latë nam. Asgjë nga këto që keni shkruajtur nuk është e vërtetë,” – shkruan Roza Lati në instastory, duke nënkuptuar se diçka surprizë është në plan për të ardhmen.

Roza Lati reagon pas lajmeve se do vijë me një emision me Ritën:

Roza, megjithatë, nuk zbuloi detaje konkrete për planet e saj të ardhshme, duke lënë të kuptohet se surpriza të tjera mund të jenë në horizont.

Hiqet leja e qëndrimit në Shqipëri për shtetasit e BE-së!

Shqipëria do u japë të drejtë shtetasve të vendeve të Bashkimit Evropian që të qëndrojnë në territorin shqiptar pa leje qëndrimi apo leje unike, për më shumë se tre muaj.

Kjo është një nga risitë e propozuara në ligjin për të huajt nga Ministria e Brendshme, i hedhur së fundmi për konsultim publik.

“Propozimi për përjashtimin e tyre nga ky detyrim është në linjë edhe me rekomandimet e lëna në Raportin e Komisionit Evropian për vitin 2023”.

Një shtetas i BE-së mund të banojë në Shqipëri pa leje qëndrimi apo leje unike nëse plotëson një nga këto kritere, si të jetë i punësuar ose i vetëpunësuar; të ketë burime të mjaftueshme financiare për veten dhe anëtarët e familjes që të mos bëhen barrë për sistemin e ndihmës sociale si dhe të kenë policë të sigurimit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë.

Po ashtu përftitojnë nga kjo lehtësi edhe ata që do ndjekin në Shqipëri një kurs studimi.

Pa leje qëndrimi mund të banojnë në Shqipëri për më shumë se tre muaj edhe anëtarët e familjarit që po qëndron në vendin tonë duke plotësuar një nga kushtet e mësipërme.

“Shtetasit e vendeve të Bashkimit Evropian, për periudha qëndrimi më të gjata se tre muaj, kanë detyrimin të regjistrohen pranë zyrës së gjendjes civile, në territorin e së cilës kanë vendqëndrimin, jo më vonë se tre muaj nga data e mbërritjes. Zyra e gjendjes civile i pajis ata me një certifikatë regjistrimi”.

Shtetasit e Bashkimit Evropian që kanë banuar ligjërisht për një periudhë të vazhdueshme prej pesë vjetësh në Republikën e Shqipërisë kanë të drejtën e qëndrimit të përhershëm.

Sipas censit të vitit 2023, në Shqipëri jetojnë rreth 15 mijë banorë me shtetësi të huaj.

Artan Hoxha në Kolumbi, shfaqet i rrethuar nga POLICET kolumbiane!

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka udhëtuar drejt Kolumbisë. Ai është ndalur në kryeqytetin Bogota ku dhe ka takuar dy efektive kolumbiane.

Në llogarinë e tij në rrjetet sociale, ka qenë vetë gazetari i cili ka postuar foton krah dy policeve, Laurës dhe Emanuelës.

Në malin Monserat, mbi kryeqytetin Bogota, me dy policet kolumbiane, Laura Meneses dhe Emanuela Robayo…Viva Colombia”, shkruan Hoxha krah fotos.

Artan Hoxha në Kolumbi, shfaqet i rrethuar nga POLICET kolumbiane!

‘Ç mendet’ moti në Itali, tornado fluturon çadrat dhe shezlongët në plazh

Stuhia e shiut dhe erës prej dy ditësh është rikthyer në Itali, duke shkaktuar dëme të shumta materiale, por edhe panik te qytetarët.

Vetëm një ditë më parë në zonën e Marina di Grosetto një tornado e ardhur nga deti ka fluturuar në ajër shezlonet dhe çadrat në plazh, duke krijuar pamje apokaliptike.Mediat italiane raportojnë se moti nuk ka qenë asnjëherë më parë kaq i egër.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme pjesa më e madhe e Italisë është pëfshirë nga stuhi shiu, ku në shumë zona ka patur përmbytje, ndërsa raportohet për një person të zhdukur.

Pritet që stuhia që ka goditur Italinë të prekë edhe Shqipërinë gjatë ditës së nesërme.

Autori i dytë? Kapet bashkëpunëtori i djalit që vrau babain në Durrës

Hetimet për vrasjen e 62-vjeçarit Enver Balla nxjerrin një tjetër një tjetër autor, që dyshohet se ka ndihmuar Esmerald Ballën të transportonte trupin e të atit pasi e vrau.

Sipas policise, 25-vjeçari Edison Brahaj, mik i Esmerald Ballës, e ka ndihmuar në transportimin me automjet të trupit të viktimës nga vendi i ngjarjes deri te vendi ku u gjet nga policia.

Gjatë kontrollit në banesën e 25-vjeçarit u gjet dhe u sekuestrua një shumë prej 145 000 lekësh. I riu u arrestua për veprat penale “Moskallëzim i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”.

Krimi i rëndë u zbulua një ditë më parë pas hetimeve të Policisë, ndërkohë që në 13 gusht, autori Esmerald Balla kishte denoncuar të atin sikur ishte larguar nga banesa dhe nuk kishte mundur të lidhej më me të.

Menjëherë pas këtij denoncimi, djali tjetër i Enver Ballës, shtetasi A. B., është kthyer nga Italia dhe ka kallëzuar në Polici, se në rrjetin social Instagram, i kishte shkuar një mesazh, nga një shtetase e panjohur prej tij. Në mesazh thuhej që familjarët të mos e kërkonin 62-vjeçarin, pasi ai ishte larguar me pushime.

Para këtyre fakteve, për Policinë e Durrësit lindën dyshime se ngjarja mund të ishte një krim brenda familjes. Pas hetimeve, u vu në pranga 30-vjeçari Esmerald Balla, i cili pranoi autorësinë e krimit.

Ai ka pohuar në polici se vrau të atin me pistoletë në gjaknxehtësi e sipër pas një konflikti që kishte me të për një shumë lekësh (7 500 000 lekë të rinj, kursime të përbashkëta familjare) që dyshonte se ia kishte vjedhur 62-vjeçari.

Armën e krimit e ka hedhur në një kanal, ndërsa trupin e babait e ka transportuar dhe hedhur në një pus në një arë të këtij fshati, rreth 1 kilometër larg nga vendi i ngjarjes.

Trupi i 62-vjeçarit u transportua në Morgun e spitalit të Durrësit për ekzaminim mjeko-ligjor, ndërsa këtë të enjte do të përcillet në banesën e fundit, teksa familja ka hapur dyert e mortit.