Horoskopi për muajin nëntor: Lëvizje të mëdha, shenja që merr lajmin e papritur

Astrologia Meri Gjini ka bërë parashikimin e Horoskopit për muajin nëntor në emisionin “7pa5”.

Dashi

Në shije, në ritëm, në produkt final është shumë herë më i mirë se tetori. Do e ndjejnë që ditën e sotme ritmin që nuk janë në vend numëro. Ky muaj sjell një përshpejtim të çështjeve të lekut dhe profesionit. Nuk përjashtohet mundësia për mundësi të mira nga data 10 nëntor.

Demi

Prioritet është të ruajnë ekuilibrat në jetën personale. Kanë Hënën e plotë në mesin e muajit. Kjo sjell ndryshime të sforcuara për Demat. Nëse nuk i presin këto ndryshime duhet të punojnë për të ruajtur ekuilibrat. Përsa i përket punës do keni një projektim shumë pozitiv. Do ndërtoni një strukturë shumë më të qëndrueshme dhe më të mirë. Lëvizjet ekonomike mendoni mirë nëse kanë të bëjnë me të tretët. Ecin mbarë deri në datën 20, por nëse keni bërë lëvizjet e duhura.

Binjakët

Mërkuri të Shigjetarët është shumë favorizues në pjesën e komunikimit dhe bashkëpunimit. Për mënyrën si do pozicionohen me njerëzit në ambientet e punës. Edhe në raportet e tyre familjare komunikimi do jetë më i lehtësuar. Në fund të muajit Mërkuri është në të kundërt dhe duhet të jeni të kujdesshëm, në rikorrigjime në raport me punën. Marsi te Luanët është i favorshëm për binjakët. Shfrytëzojeni për bashkëpunime.

Gaforrja

Të lehtësuar nga Marsi, nga ritmi dhe nga ngarkesat e brendshme. Ka qenë një dymujor produktiv. Ata që kanë në plan të bëjnë lëvizje ekonomike duhet të shfrytëzojnë javën e parë të nëntorit. Marsi te Luanët e kthen luftën brenda jush. Mendoni dhe analizoni më shumë. Merren me çështje që i përkasin emocionit dhe janë në situatë overthinking. Kujdes në raport më fëmijët gjatë muajit nëntor. Venusi është ballë për ballë bricjapit nga data 12. Kjo do lehtësojë shumë për të zgjidhur çështjet familjare dhe raporteve në çift.

Luani

Marsin do e kenë me veten. Me apo pa dëshirë e gjejnë veten në qendër të vëmendjes. Iniciativat e tyre në punë dhe karrierë kanë momentin e tyre. Por duhet të përshpejtohet deri në 25 nëntor. Pasi me kthimin e Mërkurit në të kundërt të Shigjetarët mund të keni vonesa dhe shtyrje të afateve. Fundi i javës së parë të nëntorit do shoqërohet me diçka shumë të gëzuar ekonomike apo në lidhje me prindërit.

Virgjëresha

Kjo Hënë e re është në një pozicion shumë miqësor për çështje që kanë të bëjnë me shoqërinë, miqësinë, letrat, lëvizjet, studimet, punët artistike dhe ndërtimin. Njerëzit që merren me këto profesione do kenë momentin e tyre. Në pjesën e parë Hëna do i ndihmojë të mbyllin problematika që kanë që nga fundi i korrikut të hapura. Kujdes me njerëzit që bashkëpunoni. Nëse keni për të diskutuar çështje ekonomike vendosini në agjendë që në 1 Nëntor.

Peshorja

Profesioni është pika qendrore dhe pika e vetme me të cilën do merreni. Është për mirë dhe për zhvillim. Do e gjeni veten gjithë kohës për t’i shërbyer karrierës suaj apo për të ndihmuar dikë në raport me punën. Kujdes në raport me fmiljarët rreth datës 15. Ka një 2-3 ditësh që ju bën të ngarkuar dhe jo tolerant dhe do keni shpërthime të çuditshme, brenda shtëpisë suaj.

Akrepi

Deri në 22 nëntor do kenë diellin me vete dhe do jenë shumë të favorizuar edhe nga Hëna e re. Nga nesër deri të Dielën është te ata. Kjo ndihmon shumë për dy drejtime për akrepat. Gëzimi ekonomik apo lëvizjet ekonomike ose një shpërblim është ajo që ju gëzon. Për pjesën e punës dhe zhvillimeve duhet të mendoheni mirë. Nëse janë projekte që ju jepet mundësia që të nisin shpejt dhe që varen vetëm prej jush, kjo do jepte mundësinë për tu zhvilluar. Nëse këto projekte varen nga të tjerët, këtu do duhet ose ta shtyni ose të përgatiteni që do evoluoni një copës kohe dhe në pranverë do jeni sërish në të njëjtën situatë. Ata që kanë në plan për të nisur punë diku do ishte mirë që CV të niset që tani dhe në mesin e muajit të presin lajme të mira.

Shigjetari

Mërkurin do e kenë me vete për dy muaj. Kjo dmth kohë e mjaftushme për të riorganizuar agjendën e tyre, jo vetëm për fundin e 2024, por pothuajse për gjysmën e vitit 2025. Prandaj me laps në dorë projektoni çfarë doni dhe shihini gjërat afatgjatë. Planeti i fatit i tyre në të kundërt do të ndihmojë të bëjnë korrigjime me njerëzit që bashkëveproni. Do keni mundësira shumë të mirë për njohje shumë interesante për vazhdimësinë e karrierës. Kujdes me pjesën e fizikut, pasi Saturnin e kanë në të drejtë me Peshqit.

Bricjapi

Do të ndihen më të favorizuarit e muajit nëntor. Në datën 19 nëntor Plutoni largohet zyrtarisht dhe nuk kthehet më për më shumë se 200 vite. Do jeni të liruar nga ky Pluton që në fakt shënoi një cikël të tërë që nga 2008. Do të ndiheni më mirë me atë që përfaqëson emri i tyre, statusi i tyre, fëmijët e tyre. Pikat e dobta të këtij Plutoni për Bricjapin kanë patur të bëjnë me shëndetin e familjarëve, me pjesën e zhvillimit të brezit pasardhës dhe me strukturimin emocional. Edhe pse e kanë të gjithë potencialin që mund të ndërtonin një jetë duke u mbështetur të vetja e vete, e kanë të domosdoshme ruajtjen e familjes dhe vazhdimësinë. Çfarë keni të shenjtë dhe që e doni shumë, nisur që nga ky muaj do marri rezultatin në kohën që e prisni. Ka zhvillime të jashtëzakonshme që nga kjo fundjavë në lidhje me karrierën. Do e gjeni veten në qendër të vëmendjes. Por kujdes me prapaskenat në nisjet e reja. Ardhja e Venusit në datën 12 jep mundësinë për të qartësuar veten. Nëntori mbyllet me shijen e stabilitetit familjar. Do e gjeni shumë veten në kontrata të mira dhe ujdira. Dhe kjo është e mbarë deri në datën 25. Pas datës 25 mund të ketë anulime.

Ujori

Do të mirëpresin Plutonin. Një Pluton i panjohur edhe për astrologët. Mendohet se mund të sjelli zhvillim. Çfarë ju ndihmon për të projektuar të nesërmen dhe në zhvillimin e karrierës mund të keni pikëpyetje. Por kjo do jetë vetëm 10 ditëshin e fundit të nëntorit. Venusi te Shigjetarët në hyrje pozitive me Diellin e ujorëve do ndihmojë me zgjidhjen e problemeve që keni të mbartura nga muaji tetor. Zgjidhje dhe qartësime në ambientet profesionale dhe në çështjet e ekonomisë janë çështjet pozitive të nëntorit. Nuk përjashtohet që të marrin një lloj pushteti apo statusi.

Peshqit

Venusi te Bricjap i favorizon shumë. Me Mërkurin te Shigjetarët do të duhet të merrni dy herë frymë para se të ktheni përgjigje. Pasi përgjigjet emocionale mund të sjelli krisje. Hëna e re nesër i favorizon shumë Peshqit në çështjet e studimeve dhe shkolles, apo në lidhje me një fejesë, martesë. Përshpejtim shumë i ndjeshëm për çështje të tilla në mesin e muajit. Me shëndetin duhet të vazhdojnë të jenë të kujdesshëm. Ata që kanë marrë masa do kenë lehtësira.

Me dy fëmijët e vegjël, Zajmina Vasjari ‘habit’ fansat me kostumet për “Halloween” (Foto)

Këngëtarja Zajmina Vasjari çdo vit është kujdesur që “Halloween”-in ta ketë sa më të veçantë bashkë me fëmijët e saj. Këtë vit ajo ka zgjedhur të realizoj një set fotografish, teksa janë veshur si familja “Flintstones”.

Padiskutim pamje e Zaiminës dhe dy fëmijëve është i veçantë, kështu që edhe këtë vit ajo është e meriton të quhet mbretëresha e këtij Halloween-i.

Ajo herë pas here poston në Instagram momente mjaft të bukura me familjen.

Horoskopi për ditën e sotme, e premte 1 nëntor 2024

DASHI

Dashi i dashur, është koha për të marrë vendime të rëndësishme, veçanërisht në punë, ku mundësi të reja duken në horizont. Në dashuri përpiquni të komunikoni qartë për të shmangur keqkuptimet.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, ditë intensive nga pikëpamja emocionale. Marrëdhëniet romantike do të jenë në qendër të vëmendjes, me momente diskutimi konstruktiv. Në punë shmangni zgjedhjet e nxituara dhe gjeni kohë për të reflektuar.

BINJAKËT

Kjo javë i kushtohet introspeksionit. Në dashuri, përpiquni të shprehni atë që ndjeni në të vërtetë; mos kini frikë të tregoni veten të pambrojtur. Profesionalisht, është koha ideale për të kultivuar ide të reja.

GAFORRJA

Jeni thirrur të bëni zgjedhje të rëndësishme personale. Yjet këshillojnë të silleni me maturi, veçanërisht në çështjet financiare. Në dashuri, jini të hapur ndaj ndryshimeve.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, do të ndiheni në top formë, falë një energjie të fortë të brendshme. Në punë vendosmëria juaj do të sjellë rezultate; në dashuri, është koha për të bërë një hap përpara nëse doni një marrëdhënie të qëndrueshme.

VIRGJËRESHA

Ju pret një javë reflektimi. Puna do të kërkojë vëmendje të veçantë, por do të arrini të gjeni zgjidhje novatore. Në dashuri është e rëndësishme të sqaroni disa aspekte të marrëdhënies për të shmangur keqkuptimet.

PESHORJA

Do të gjeni ekuilibrin mes jetës profesionale dhe asaj personale. Do të jetë një javë produktive në punë, me mundësi për t’u rritur. Në dashuri, lini vend spontanitetit dhe jetoni të tashmen pa shumë shqetësime.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, një javë me ndryshime të mundshme në vendin e punës. Emocionet do jenë intensive dhe do ju duhet të gjeni një mënyrë për t’i balancuar ato. Në dashuri, lini vend për mirëkuptim të ndërsjellë.

SHIGJETARI

Ditë plot kuriozitet. Në fushën profesionale, idetë e reja mund të sjellin ndryshime të rëndësishme. Në dashuri përgatituni për një komunikim më të thellë me partnerin. Mos u zemëroni nëse diçka nuk shkon sipas planit.

BRICJAPI

Një javë sfidash por edhe kënaqësish. Në punë, mos kini frikë të guxoni; në dashuri, kushtojini vëmendje nevojave të partnerit dhe përpiquni të komunikoni. Tregoni vlerën tuaj për ata që ju rrethojnë dhe nuk do të zhgënjeheni. Kujdes nga shumë keqkuptime.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, do të fokusoheni në mundësi të reja personale. Java është perfekte për të nisur projekte profesionale. Në dashuri tregojini më shumë vëmendje detajeve për të forcuar lidhjen me partnerin. Mos u zemëroni nëse diçka nuk ju shkon ashtu siç dëshironi. Mundësi të shkëlqyera për sukses në çdo fushë.

PESHQIT

Në dashuri, gjeni kohë për të reflektuar mbi atë që dëshironi vërtet; Nëse një marrëdhënie nuk funksionon më, ki guximin të thuash stop. Në punë, intuita do jetë aleati juaj më i mirë. Ata rreth jush nuk mund të mos vlerësojnë përpjekjet e ndërmarra.

Video viràIe nga SHBA / Qytetari pretendon se zgjodhi Trump, por makineria ia hodhi votën Harris-it

Një video që pretendohet se është regjistruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aludon për parregullsi me sistemin e votimit elektronik.

Video që po qarkullon në rrjetin social “X”, pretendohet se është realizuar në shtetin e Kentucky-t, ku një person tenton disa herë të votojë për Donald Trump, por kompjuteri nuk e regjistron votën e tij.

Më pas, dallohet teksa vota shkon automatikisht për Kamala Harris.

Vlen të theksohet se vërtetësia e videos nuk është verifikuar. Megjithatë pamjet kanë marrë udhën në rrjetin social të Elon Musk.

https://twitter.com/DramaAlert/status/1852052211574149158?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1852052211574149158%7Ctwgr%5E4e0092dcb8f3d4ac6f0e63e009496bba52fbd8f3%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.voxnews.al%2Faktualitet%2Fvideo-virale-nga-shba-qytetari-pretendon-se-zgjodhi-trump-por-makiner-i77946

“Si Ilir Meta më shiti tri herë tek b ota e kr/ imit kur ishte krÿeministër”, akuza e ish-drejtorit të policisë

Ish-drejtuesi i lartë i Policisë, Mit’hat Havari në një intervistë për “Breaking” në Top News ai tha se ish-presidenti Ilir Meta, tashmë i arrestuar, ka nxjerrë informacione nga dokumente të klasifikuara në kohën kur ishte kryeministër.

Sipas tij, Ilir Meta e ka dekonspiruar tri herë tek personazhe të botës së krimit, duke u dhënë atyre informacione sekrete.

Havari: Emrin e kam dërguar në 1992 kur kam qenë drejtor i policisë së Elbasanit, për keq, ai është marrë vendosur nën përgjegjësi penale për sjellje të ashpra, të rënda. Pastaj ai u katapultua shpejt në politikë. Dua të jap një kontribut sot dhe të them një të vërtetë të madhe, Ilir Meta nuk është një burrë i mirë, dinjitoz, përveç se ka qenë bashkëpunëtor i Ish Sigurimit të Shtetit me dokumente që e bën atë me karakter të ulët.

Mua personalisht më ka tradhtuar 3 herë, në tre raste më ka dekonspiruar me botën e krimit. Kur kam qenë drejtor i policisë së Tiranës i kam dërguar një dokument zyrtar të klasifikuar një kopje të ministrit të Brendshëm dhe një kopje kryeministrit që ishte Ilir Meta, aty përmendeshin dy persona në një situatë të caktuar të një grupi kriminal, njëri ishte deputet dhe tjetri ishte thjesht një pronar lokali po që ishin miq të tyre.

Kur po shkoja në shkallët e Kryeministrisë u përballa me deputetin që tani është i vdekur, dhe më tha drejtor unë jam i pasur nuk kam nevojë të përfitoj nga lekë të pandershme. Ilir Meta i kishte thënë, unë e kuptova batutën kuptimplotë të zotërisë, me çfarë di unë s’më takon të them je apo s’je i pasur, të kam dëgjuar në intervistë që je rritur i varfër në Gjirokastër, jetim, me çfarë u pasur9ive me rrogën e kryetarit të bashkisë së Gjirokastrës 300 mijë lekë? Heshti dhe iku. Unë i shkova në zyrë dhe i thash kështu më ndodhi me filanin.

Nuk e di tha, ngriti supet. Pas disa ditësh më vjen në zyrë babai i personit tjetër të përfshirë, është i rëndësishëm ai pavarësisht se nuk është në politikë. Më tha ç’ke me djalin tim. I thash s’kam asgjë personale. Para disa vitesh unë isha i papunë, Sali Berisha nuk më afroi në çifligun e tij më merr një biznesmen në telefon, e njihja.

Do të tregoj një problem shumë të rëndë që më ka ndodhur, më ka rrëmbyer Arturi tha, ai është personazhi i vërtetë, s’po ia them mbiemrin, me një furgon mallrash llamarinë, më vuri kapuçin, më çuan në breg të lumit dhe më mbajtën 6 orë. E detyruan të tërhiqej nga një tender rruge që shpallej atë ditë në kryeministri. Arturi ishte ushtar i Ilir Metës.

Pamje të rë/nda të papublikuara pak çaste pas ma/sàkrës në Shkodër, vik/ timat të shtrira në rrugë! Mister personi pranë trupit të Licit

Pamje të reja, të papublikuara më herët kanë dalë nga masakra me tre viktima dhe një të plagosur rëndë në Shkodër.

Video është filmuar vetëm pak çaste pas atentatit fatal me armë zjarri ndaj Hamza Licit, vëllai i Ibrahim Licit, dhe Arlind Bushati, djali i ish-kandidatit të PD për bashkinë Shkodër, Xhemal Bushati.

Në video dallohet edhe trupi i pajetë i një gruaje dhe bashkëshorti i saj i plagosur rëndë, të cilët ishin kalimtarë të rastit që po udhëtonin me motor dhe u përplasën nga makina e dalë jashtë kontrollit.

Në video dallohet edhe një djalë i ri i veshur me të zeza, i cili qëndron pranë trupit të pajetë të Hamza Licit, dhe duket se i ka duart e gjakosura. Megjithatë nuk dihet nëse ai është kalimtar i rastit apo jo.

Policia ende nuk ka asnjë gjurmë nga autorët e kësaj masakre, ndërsa dyshohet se ata kanë qenë tre persona.

Po ashtu dyshime ka se në mjetin e viktimave ka qenë edhe një person i tretë, fati i të cilit nuk dihet.

Kujdes! Pamjet e censuruara janë të rënda!

Pa nik në studio! Bietës gati t’i bjerë të fi/kët live, e ftùara i vendos… (Video)

Si asnjëherë tjetër, Bieta Sulo është ndeshur pasditen e sotme me një situatë të papritur në emision.

Teksa drejtonte emisionin dedikuar tematikës së ‘Halloween’, kësaj feste që ngre shumë polemika dhe pikëpyetje, Sulo tregoi se është një nga emisionet më të sikletshme për të, për shkak të prezencës së gjarpërinjve në studio.

Në fund të emisionit, pasi akrobatja Fiona Rrushiti ka mbaruar performancën e saj, ka zgjedhur që befasisht ta vendosë gjarprin në kokën e Bietës.

Ky ka qenë momenti ku e shtangur autorja e pasdites u bë gati të mbyllë emisionin, gati të humbiste ndjenjat live!

E trishtë! Në kohën e vendin e gabuar, ky ishte çifti Basha që u gjet në mes të ate/ntatit màfioz në Dobraç (Foto)

Çifti Flutura dhe Bashkim Basha u gjendën në vendin dhe kohën e gabuar gjatë atentatit mafioz një ditë më parë në lagjen Dobraç të Shkodrës.

Çifti ishte duke udhëtuar me motor, kur u përplasën nga makina ku gjendeshin Hamza Licit dhe Arlind Bushati drejt të cilëve po qëllohej me breshëri automatiku.

Makina tip Benz me të cilën po udhëtonin përplasi çiftin pas humbjes së kontrollit.
Gruaja humbi jetën në vend nga përplasja e fortë, ndërsa burri ndodhet ende në spital, në gjendje kritike për jetën.

Hamza Lici gjithashtu ndërroi jetë në vend, kurse Arlind Bushati disa orë më pas në spital, pasi mori një plumb në kokë.

Si ndodhi ngjarja?

Numri i viktimave nga masakra në Shkodër shkoi në tre me vdekjen e Arlind Bushatit, djalit të ish-kandidatit për deputet në këtë bashki, Xhemal Bushati.

Një makinë në lëvizje me autorë ende të paidentifikuar qëlloi në armë zjarri drejt Hamza Licit dhe Arlind Bushatit.

Lici ndërroi jetë, ndërsa Arlind Bushati luftoi për jetën në spital për disa orë pasi mori një plumb në kokë.

Lici dhe Bushati po udhëtonin nga Shkodra drejt Koplikut me makinën tip Benz me targa kroate, në momentin që u qëlluan.

Viktima Hamza Lici është vëllai i Ibraim Licit, i kërkuar për vrasje.

Përpara disa ditësh Arlind Bushati denoncoi në polici një atentat të dështuar ndaj tij në qendër të qytetit të Shkodrës.

Ai po qëndronte jashtë një lokali kur dy të rinj iu afruan me motor dhe i drejtuan armën, por dyshohet se arma u është bllokuar.

Në këtë masakër me tre viktima, e vdekur mbeti edhe një kalimtare e cila po udhëtonte më motor së bashku me bashkëshortin.

Bashkim Basha dhe Flutura Basha kanë qenë duke udhëtuar me motor kur mjeti tip Benz me të cilin po udhëtonte Lici dhe Bushati ka humbur kontrollin dhe i ka përplasur.

Për shkak të plagëve të rënda Flutura Basha ka ndërruar jetë, ndërsa Bashkim Basha vazhdon të jetë në gjendje të rëndë, aktualisht i vetmi i plagosur nga ngjarja.

Një makinë tip Land Rover model i ri e djegur është gjetur në fshatin Grudë e re të Shkodrës 10 minuta pas ngjarjes. Brenda saj janë gjetur 2 automatikë, të cilët dyshohet se janë përdorur në atentat.

Nga ana tjetër në makinën me të cilën po udhëtonin viktimat Hamza Lici dhe Arlind Bushati u gjetën tre pistoleta.

Dyshimet e para nga atentati janë përplasjet mes dy grupeve në Shkodër, Bajrat dhe Licët.

Deri më tani disa persona janë shoqëruar në komisariat, ndërsa ende nuk ka një autor.

“Në Dobraç dhe në Nikël je si në Meksikë, shteti ka dështuar”, Klodiana Lala bën historikun e përpIasjeve në Shkodër

Gazetarja Klodiana Lala u shpreh në një emision televiziv, se konflikti mes grupeve Lici dhe Bajri është i hershëm dhe se institucionet kanë mbyllur sytë përpara këtyre ngjarjeve të rënda.

“Historiku i përplasjes së Licëve dhe Bajrave nuk ka nisur sot. Që ka bashkëpunim qeveri-krim kjo dihet. Arlind Bushati vajti më 11 tetor te policia dhe tha se kanë tentuar ta vrasin. Fati i keq deshi që ta vrisnin dje. Thjesht këtu të gjitha institucionet kanë mbyllur sytë. Përse nuk është reaguar, kush prokuror e ka patur çështjen? Nëse ka gabuar prokurori i SPAK-ut, duhet hetuar. Kur ndodhi historia e vëllezërve Prendi policia nuk guxonte të jepte njoftim.

Në Dobraç dhe në Nikël je si në Meksikë. Nuk hyn dot. Duhet të japësh emër, mbiemër, ku po shkon. Këtu është dështim i shtetit.

Kur shkova për herë të parë për të intervistuar Muhamet Licin, ajo që vura re ishin muret 6 metra të lartë. Unë vëzhgohesha që kur hyra. Ata kishin 7 palë sy, unë një palë sy. Krimi e ka vënë poshtë shtetin.

Ngjarja e djeshme ka qenë me mllef. Është përdorur një automjet “Range Rover” që tregon aftësinë financiare të krimit të organizuar. Ka informacione që shpërndahen nga punonjës të policisë. Pjestarët e grupit Bajri bënin atentate në të gjithë Shqipërinë dhe dinin gjithçka. Ka patur gjobëvënie ndaj bizneseve. Muhamet Lici u vinte gjoba tregtarëve në Shkodër dhe kush nuk paguante i digjej prona. Pastaj bënin trafik armësh.”- tha Lala.

E υr/anë sa hyri në Kiras”/ Gazetari “pΙas” bo/mbën: Merremi me Licët e Bajrat por në Shkodër ka 30 grupe kr/iminaIe

Sokol Bregu thotë se situata e kriminalitetit është shumë problematike në qarkun e Shkodrës siç e dëshmoi masakra e fundit me tre viktima dhe një të plagosur rëndë.

Bregu në një studio televizive tha se fokusi është te grupet Bajri dhe Liçi, por në fakt ka 30 grupe kriminale në qarkun e Shkodrës.

“Ne merremi vetëm me Liçët dhe Bajrët por janë më shumë se 30 grupe kriminale në qarkun e Shkodrës. Është edhe Malësia e Madhe.

Në Shkodër, familjet me më shumë se 5-6 vëllezër, në mënyrë direkte dhe me shumë burra në familje, bëhen familje që ushtron kontroll në një zonë të caktuar. Familjet janë të vendosura sipas numrit të lartë të burrave që kanë lidhje gjaku dhe krijojnë grupet e forta.

Ne rrimë te konflikti Bajri-Liçi. Këta nuk kishin vrarë ndonjëherë njerëz të afërt të gjakut nëpërmjet njëri tjetrit. Kur u bë pajtimi, Bajrat nuk e pranuarn asnjëherë vrasjen e Fatbardh Liçit.

Kirasi ka disa familje me probleme Kanuni atje. Kur futesh në Kiras, në fund fare është liqeni. Në rastin konkret, policia kishte lëvizur nga patrullimi dhe nuk ndodhej. Prandaj Liçët thanë është në bashkëpunim me policinë, nuk ishte furgoni i policisë.

Janë shumë familje aty. Hyri drejtori i policisë në Kiras, e vranë”, tha ndër të tjera Bregu.