Horoskopi për ditën e sotme, e Mërkurë 2 Tetor 2024

Dashi

Të lindurit e kësaj shenje do të jenë tejet të tensionuar dhe nervoz, si pasojë e ditëve negative të kaluara. Do të ndjejnë nevojën që të ruajnë qetësinë sidomos në fushën profesionale dhe familjare.

Demi

Mund të përfshiheni në disa polemika dhe kritika, të cilat vijojnë ende të hapen. Mundohuni që të tregoheni më të matur në sferën profesionale dhe sentimentale.

Binjakët

Do të jeni nën ndikimin negativ të Saturnit gjatë gjithë kësaj dite, megjithëse ka mundësi të shumta rikuperimi në sektorin familjar dhe sentimental. Shpresoni që Viti i Ri të sjell pozitivitet, duke zhdukur çdo mërzi që keni pasur.

Gaforrja

Do të jeni mjaft të lodhur për shkak të angazhimeve të fundit. Do të jeni të përfshirë nga një humor i luhatur, sidomos në sferën sentimentale, ku nuk përjashtohen polemika të reja.

Luani

Do të shfaqeni të pakënaqur dhe me humor të keq gjatë gjithë kësaj dite. Mundohuni të ruani qetësinë, pasi çdo situatë është kalimtare.

Virgjëresha

Do të mund të rikuperoni një situatë mjaft të luhatur në sferën sentimentale. Pavarësisht ndonjë kritike në punë dhe familje, në fund të ditës do arrini të dilni me sukses.

Peshorja

Do mund të nisni të mbillni “farat” për projekte të reja, të cilat do ti përfundoni në muajt në vijim. Do të kenë nevojë për shtysë edhe sektorët e tjerë të jetës.

Akrepi

Do të vijoni të jetoni një ditë të karakterizuar nga një pozitivitet i fortë, i shtrirë në të gjithë sektorët. Mjaft e favorshme do të jetë sfera sentimentale dhe ajo profesionale.

Shigjetari

Yjet do të kenë ndikim tejet të favorshëm për të lindurit e kësaj shenje. Parashikohen mundësi të mira rikuperimi në planin ndërpersonal dhe profesional.

Bricjapi

Yjet do të kenë një ndikim ideal, për ta bërë këtë të mërkurë perfekte. Mjaft të favorizuara janë sfera sentimentale dhe ajo profesionale.

Ujori

Duhet të mundoheni të përqendroheni maksimalisht në të çlodhur, shkruan noa.al. Yjet do të kenë ndikim mjaft pozitiv në të gjithë sektorët.

Peshqit

Dita do të jetë mjaft e favorshme si në fushën profesionale! Por në raportet ndërpersonale dhe sentimentale nuk do të jeni aspak tolerant dhe do të bëni mirë.

“Kurrë s’kam pasur dëshirë të kem fëmijë”/ Këngëtari i njohur flet për vendimin për të mos u bërë baba

“Kurrë s’kam pasur dëshirë të kem fëmijë”/ Këngëtari i njohur flet për vendimin për të mos u bërë baba
Armend Rexhepagiqi dhe bashkëshortja e tij, Aida Baraku, prej 41 vitesh po shijojnë dashurinë e tyre. Por, çifti i këngëtarëve kanë vendosur që të mos bëhen prindër. Artisti, në një intervistë së fundmi, ka ka rrëfyer se nuk ka pasur kurrë dëshirë që të ketë fëmijë, ashtu edhe si bashkëshortja e tij.

“Jo, kurrë nuk kam pasur dëshirë që të kem fëmijë”, tha Armend Rexhepagiqi.Këngëtari tregoi se ky ishte një vendim i dyanshëm dhe se nuk është bërë pishman, I pyetur në lidhje me arsyen, Armend Rexhepagiqi u shpreh se “kënaqem me fëmijët e tjerë, i dua shumë, kam mnjerëz në familje që kan fëmijë të vegjël, por me veten nuk e kam ndier shumë”.

“Sepse nuk e kam pasur dhe nëse filloj ta shtjelloj, më duket se filloj të arsyetoj dhe justifikohem prandaj mendoj thjesht që mjafton vetëm që nuk ka ekzistuar dëshira as nga ana ime, as nga ana e bashkëshortes që të kemi fëmijë dhe ndoshta në shoqërinë tonë kjo është temë tabu, jam i sigurt për këtë, por ka qenë vendimi ynë i dyanshëm të cilin e kemi ndier dhe e kemi respektuar vendimin që kemi pasur.

Sot nuk jam bërë pishman, jo sepse dua të pohoj që kam bërë, përkundrazi, kënaqem me fëmijët e tjerë, i dua shumë, kam njerëz në familje të cilët i kam shumë të afërt me të cilët kam fëmijë të vegjël ose krijoj raporte mirë, por me veten nuk e kam ndier shumë dhe unë mendoj që kjo është një e drejtë e njerëzve që të ndiejnë dhe mendoj se kjo është e rëndësishme edhe te femrat se në njëfarë mënyre automatike kuptohet që çdo femër duhet të ketë instikt amënor dhe ndoshta edhe mashkulli atë të babait, nuk është kështu.

Unë të paktën e njoh veten, e kam ndier këtë dhe nuk jam handikap, nuk kam nevojë të justifikohem dhe në shoqërinë tonë nuk kam folur, i kam lënë njerëzit të kuptojnë çfarë të duan sepse nuk më ka lënduar fakti që nuk kam fëmijë. Artisti shtoi se ka ndier gjithnjë lirinë për të zgjedhur edhe nga prindërit e tij. Ata s’e kanë pyetur kurrë çiftin pse nuk kanë fëmijë dhe as nuk u kanë bërë presion për të pasur një”, tha ai.

Makina bëhet “përshesh” në autostradën Fier-Vlorë, 27-vjeçari humb kontrollin dhe del nga rruga

Një aksident ka ndodh mbrëmjen e sotme në autostradën Fier-Vlorë në afërsi të fshatit Panaja.

Një 27 vjeçar i cili udhëtonte më makinën tip Ford, dyshohet se për shkak të shpejtësisë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rrugë duke rënë në kanal

Nga ky aksident i riu ka marrë plagë në pjesë të shumta në trup dhe është shoqëruar në ambientet e spitalit të Vlorës nga ambulanca e cila ka mbërritur në vendngjarje së bashku me zjarrëfiksit që ndihmuan për ta nxjerrë të riun nga makina.Policia është duke kryer veprimet për të nxjerrë dhe shkaqet e aksidentit.

Albina Drazhi, argjend në mundje: Synoj medalje në Europian dhe Botëror

Albina Drazhi mori medaljen e parë në një turne të rëndësishëm ndërkombëtar të mundjes. 26-vjeçarja u rendit e dyta, duke merituar argjendin në aktivitetin e zhvilluar këtë fundjavë në Kroaci. Çdo garë për të vlen për t’u përmirësuar.

“Sa më shumë kampionate ndërkombëtare bëjmë të rritet vetëbesimi, sepse e provon veten si je me kundërshtaret e tjera.”

Synimi është një medalje në Europian apo Botëror, ku presioni dhe ana emocionale është më e fortë.

“Duhet akoma më shumë punë dhe përmirësim për të arritur medalje në Europian apo Botëror pasi janë më shumë shtete, ka më shumë presion. Edhe nëse do të përballesha me të njëjtët kundërshtarë, presioni është më i lartë në Europian apo Botëror.”

Gara e radhës për Albina Drazhin do të jetë Botërori që do të mbahet në fund të Tetorit në Tiranë.

Fillon puna për “BBVA 4”, ja si do duket shtëpia e re këtë edicion

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arrin të gozhdojë para ekranit teleshikuesit. Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër.

Tre edicione mjaft të suksesshme të “Big Brother Vip” deri më tani me banor VIP mjaft të spikatur, që kanë përcjellë tek publiku emocione të forta. E teksa ka kaluar vetëm pak kohë nga përfundimi i edicionit të tretë, të gjithë janë kureshtar për “BBV4”. Lajmin e shumëpritur se “BBV4” do të nisë së shpejti e ka bërë vetë me dije producentja e “Big Brother”, Sara Hoxha, në një formë krejt të veçantë.

Puna ka filluar dhe duket se tashmë po përfundojnë projektimet e shtepisë së re, e cila duket se do të ketë shumë ndryshime nga ajo e kaluara, ku dhe arrijmë të shohim pak nga fotot e publikuara një pjesë të shtëpisë.

Shumë pikëpyetje dhe kureshtja e publikut është e madhe. Sa ndryshe do të jetë këtë vit edicioni i ri? Kush do të jenë banorët e rinj? A do të jenë përsëri Arbër Hajdari dhe Ori Nebijaj opinionistë? A do të jetë përsëri Ledion Liço moderatori i këtij reality show? Për përgjigjet e këtyre dhe shumë të tjera na mbetet vetëm të presim për të zbuluar më tepër…

‘Festa’ si të P Diddy edhe në Shqipëri? Ronela Hajati plas bo mbën: I kam ca emra shqiposh…

Këngëtarja Ronela Hajati, ka trazuar rrjetin ditën e sotme.

Ajo ka thënë se njeh disa shqiptar që janë sinonim i P.Diddyt.

‘’I kam ca emra shqiposh, sinonim të atyre të P.Diddy’’, ka shkruar Ronela ne Instatory.

Combs, 54 vjeç, u arrestua javën e kaluar dhe u padit në Distriktin Jugor të Nju Jorkut me akuza për shantazh, trafikim seksual dhe trafikim për t’u angazhuar në prostitucion.

'Festa' si të P Diddy edhe në Shqipëri? Ronela Hajati

Pas divorcit, Xhensila Myrtezaj gjen qetësi, lumturi dhe mbrojtje pranë këtij personi

Xhensila Myrtezaj kohës së fundit është një nga emrat me të lakuar në mediat rozë. Ajo pas ndarjes me Besin kohën e lira çdo herë e kalon me fëmijët e saj Ajken dhe Amen.

Xhensila ka ndarë një foto ku shihet dora e djalit të saj, andaj shprehet se “Dora jote e vogël, mburojë për shpirtin tim”.

Ndryshe dite me parë janë dal pamje teksa këngëtarja dhe Besi shihen në gjykatë për t’i dhenë fund martesës së tyre disa vjeçare.

E RRALLË / Peshkaqeni në Vlorë kapet i gjallë me majën e një peshku shpatë të ngulur në kokë

Një ngjarje e rrallë është regjistruar në Vlorë, ku peshkatarët kanë nxjerrë të gjallë nga deti një peshkaqen, që kishte të ngulur në kokë majën e mprehtë të një peshku shpatë.

Ky është rasti i parë në botë, që një peshkaqen mbijeton me fragmentin e peshkut shpatë të ngulitur në kafkën e tij, thonë ekspertët.

“Peshkaqeni blu u shpua në kokë nga një peshk shpatë, por jetoi për të “treguar ngjarjen” në rastin e parë të njohur të një peshkaqeni që i mbijetonkëtij lloj sulmi.

Kur peshkaqeni u kap nga peshkatarët në Vlorë, ai nuk kishte plagë të freskëta të shpuara dhe kishte karrem në stomak, gjë që tregonte se ushqehej normalisht. Një autopsi më vonë zbuloi një fragment 18.6 centimetrash të hundës të peshkut shpatë të ngulitur në kafkën e tij”, raporton New Scientist.

“Kur kuptova se brenda kokës së peshkaqenit kishte një majë peshku shpatë, u habita”, thotë Andrej Gajiç nga Qendra Kërkimore Sharklab ADRIA në Vlorë.

Gajiç ka kryer dhjetëra mijëra autopsi peshkaqenësh. “Unë kurrë nuk kam hasur diçka të tillë më parë, as nuk kam lexuar për të në literaturë,” thotë ai. Ekipi i tij përpiqet të ringjallë dhe të lëshojë peshkaqenë të kapur si kapje rastësore nëse është e mundur, por ky peshkaqen vdiq para se të arrinte në port.

Ka pasur tetë raste të dokumentuara më parë të peshkaqenëve blu (Prionace glauca) të goditur nga peshku shpatë (Xiphias gladius) me majën e peshkut shpatë të gjetur në ose afër kokës së peshkaqenit. Një peshkaqen shirës me sy të madh (Alopias superciliosus) dhe një peshkaqen mako me fije të shkurtër (Isurus oxyrinchus) janë gjetur gjithashtu të goditur nga peshqit e vegjël, grupi që përfshin peshkun shpatë.

Kjo është mbijetesa e parë e verifikuar e peshkaqenëve në një përballje të tillë. Ndërsa ishte ngulur te peshkaqeni, peshku shpatë i ri ndoshta reagoi instinktivisht duke ngritur kokën e tij, duke i këputur majën e hundës pa dëmtuar asnjë nga strukturat vitale të peshkaqenit, thotë Gajiç.

Peshkaqeni i rritur ishte 275 centimetra dhe peshonte 44 kilogramë. Peshku shpatë mund të rritet deri në rreth 455 centimetra dhe të peshojë deri në 650 kilogramë. Ka disa raporte për peshkaqenë blu që ushqehen me peshq shpatë dhe të dy kafshët përdorin taktika agresive të gjuetisë për t’u ushqyer me turma të dendura peshqish ose kallamarësh.

Të tilla përplasje mund të ndodhin kur peshqit e shpatës përpiqen të mbrohen nga sulmi i një peshkaqeni blu, ose për shkak të një përplasjeje aksidentale kur të dy grabitqarët ushqehen me të njëjtën pre. Gajiç thotë se nevojiten më shumë vëzhgime për të përcaktuar shkakun.

Peshku shpatë

Inxhinier dhe jeton në Londër, mediat rozë zbulojnë të dashurin e ri të Elvana Gjatës (FOTO)

Prej kohësh këngëtarja shqiptare Elvana Gjata ka nisur një romancë me inxhinierin Elson Bajrakurtajn.

Në mediat rozë u bë e ditur se Elsoni është inxhinier, jeton në Londër e po ashtu ka marrë pjesë në filmin e Elvanës dhe Ermalit “2 Gisht Mjaltë 2”. Inxhinieri është gjithashtu mik me Blerim Destanin dhe Noziy-n.

Duket se Elvana ka lënë pas historinë me Ervin Matën dhe po shijon romancën me Elsonin, mirëpo e gjitha kjo e ka një ‘kleçkë’. Sipas faqes ‘Vipat e Bllokut’, partneri i Elvanës rezulton se është i martuar.

Një detaj aspak i vogël apo jo? Por, duket se nuk është bërë pengesë që Elvana të krijojë lidhje me të.

Postimi në rrjetet sociale

Irani përgatitet për të sulmuar Izraelin!

Irani është duke u përgatitur për të sulmuar Izraelin me raketa, sipas një zyrtari të lartë amerikan.

“Irani po përgatitet të nisë “menjëherë” një sulm me raketa balistike ndaj Izraelit, sipas një zyrtari të lartë të administratës amerikane, i cili paralajmëroi të martën për “pasoja të rënda” nëse ndodh. Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë nuk ofruan menjëherë asnjë provë që mbështeste gjetjet e saj të inteligjencës”, raporton Associated Press.

Alarmi vjen disa ditë pasi Izraeli vrau kreun e Hezbollahut në një sulm me raketa në Bejritu, dhe një ditë pasi trupat izraelite nisën invazionin brenda territorit të Libanit.