Albina Drazhi mori medaljen e parë në një turne të rëndësishëm ndërkombëtar të mundjes. 26-vjeçarja u rendit e dyta, duke merituar argjendin në aktivitetin e zhvilluar këtë fundjavë në Kroaci. Çdo garë për të vlen për t’u përmirësuar.
“Sa më shumë kampionate ndërkombëtare bëjmë të rritet vetëbesimi, sepse e provon veten si je me kundërshtaret e tjera.”
Synimi është një medalje në Europian apo Botëror, ku presioni dhe ana emocionale është më e fortë.
“Duhet akoma më shumë punë dhe përmirësim për të arritur medalje në Europian apo Botëror pasi janë më shumë shtete, ka më shumë presion. Edhe nëse do të përballesha me të njëjtët kundërshtarë, presioni është më i lartë në Europian apo Botëror.”
Gara e radhës për Albina Drazhin do të jetë Botërori që do të mbahet në fund të Tetorit në Tiranë.