Cfàrë po ndodh? Efi në Portokalli, po Kiara?

Gjatë qëndrimit në ‘Big Brother VIP Albania’ Luizi, Kiara dhe Efi krijuan raporte shumë të mira duke i argëtuar edhe një pjesë të publikut me momentet e tyre, por gjatë rrugës kjo marrëdhënie nuk shkoi siç duhet.

Që nga ky reality show ata nuk u panë bashkë pasi i ndanë edhe rrugët. Pas shumë kohësh vajzat bëhen bashkë ku Kiara moderon ‘Portokallin’ e ftuar speciale është edhe Efi Dhedhes.Se cili do jetë reagimi i tyre përball njëra tjetrës, pritet të shohim në episodin qe do të transmetohet.

Ja emrat “VIP” që përmenden në dosjen e Metës dhe Krÿemadhit, nga politikanë, oligarkë, biznesmenë, analistë dhe…

Prokuroria e Posaçme arrestoi më 21 tetor 2024 kreun e Partisë Ilir Meta, nën akuzë për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë. Të njëjtat akuza rëndojnë edhe ndaj Monika Kryemadhit. Çifti Meta-Kryemadhi akuzohen se ndër vite kanë ushtruar pushtetin e tyre për të përfituar pasuri në mënyrë të paligjshme dhe kanë fshehur burimin e tyre duke përdorur edhe familjarët. Ndaj Pirro Xhixhos, babai i Erisa Xhixhos, rëndon akuza korrupsion pasiv.

Sipas SPAK ai dyshohet se ka shfrytëzuar autoritetin e tij si Kryetari i AKEP-it, ku u propozua nga LSI-ja, dhe në zbatim të porosive të marra nga Meta dhe Kryemadhi ka ndikuar tek drejtuesit e kompanisë telefonike celulare për finalizimin e marrëveshjes, si dhe ka lejuar kompaninë private të ushtrojë aktivitetin e saj në shkelje të ligjit të AKEP. Ndërsa ndaj Ema Çokut rëndon akuza e pastrimit të parave. Por në dosjen që ka “qepur” SPAK me aferat e Metës dhe Kryemadhit përmenden edhe emra politikanësh, oligarkësh, biznesmenësh dhe zyrtarësh të lartë. Mbetet për t’u parë nëse Altin Dumani do të marrë ndonjë tjetër të pandehur në vijim.

Agron Çela në dosjen e Metës

E nisim me deputetin Agron Çela, dikur përfaqësues i LSI dhe i afërt me Ilir Metën. Ai ka përfituar në mënyrë të paligjshme rreth 170 mijë euro nga kompania DIA, e cila me ndërhyrjen e Metës mblidhte borxhet e CEZ. “Ndërsa në lidhje me shoqërinë BTT, me ortak të vetëm shtetasin Shpëtim Shehu, e cila ka përfituar nga shoqëria DIA shumën prej 16.800.000 lekë, hetimi ka provuar se kjo shumë ka patur si përfitues fundor shoqërinë “Xhenis” sh.p.k., me ortak shtetasin Agron Çela, i cili në vitin 2013 zgjidhet deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë si përfaqësues i Partisë “Lëvizja Socialiste për Integrim”. Hetimi ka provuar gjithashtu se përftimi i këtyre parave, është bërë pa ofruar nga shoqëria “Xhenis” apo edhe BTT as edhe një shërbim apo mall të vetëm për shoqërinë DIA“, thuhet në dosjen e SPAK-ut.

Anëtarët e bordit të ERE

Po ashtu në dosje janë të përfshirë dhe anëtarët e bordit të ERE në atë kohë. Në SPAK ka shkuar një intervistë e Elvis Matajt, e zhvilluar nga gazetari Artan Hoxha. Mataj dikur ka qenë kreu i LRI dhe bashkëpunëtor i Ilir Metës. Por Mataj ishte dhe Drejtor Ekzekutiv i kompanisë DIA dhe ishte ai i cili zbuloi pazaret e Ilir Metës dhe Kastriot Ismailajt. Ai tregon se Ismailaj premtoi 500 mijë euro për anëtarët e ERE, teksa i besuari i Metës aty, Petrit Ahmeti do merrte 150 mln lekë të vjetra. Petrit Ahmeti, në atë kohë ishte zyrtar i lartë në këtë ent publik, ndërsa më 13 tetor 2013, Ilir Meta e emëroi kryetar të ERE. “Ndër të tjera, Elvis Mataj jep të dhëna se Kastrioti i kishte premtuar edhe Petrit Ahmetit dhe anëtarëve të Bordit të ERE shumën prej 500 mijë Euro, me të cilën do të sigurohej ulja e çmimit të energjisë që CEZ blinte nga KESH. Në vijim të dëshmisë, Elvis Mataj deklaron para gazetarit se Kastriot Ismailaj i premtoi Petrit Ahmetit se do t’i paguante 15 milionë lekë, shumë e cila iu pagua pjesërisht (faqe 9 e vijim e të PV. datë 23 Shtator 2021)”, theksohet në dosje.

Samir Mane

Në dosje del në shumë episode oligarku Samir Mane, i cili është përfshirë në afera me çiftin Meta-Kryemadhi. “Si rezultat i marrëdhënies së krijuar, Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi kanë pranuar propozimin e biznesmenit Samir Mane për të përfituar një vilë të ndërtuar në Kompleksin Rezidencial Rolling Hills,” shkruhet në masën e sigurisë të SPAK, një kopje e të cilës është siguruar nga BIRN. “Pasi ky fakt është marrë vesh edhe nga persona të tjerë, përfshirë Ambasadorin Grek në Tiranë, ata kanë hequr dorë nga përfitimi, duke mos e finalizuar marrëdhënien,” thekson organi i akuzës, ndërsa shton se “pavarësisht kësaj, ata e kanë pranuar premtimin.”

Sipas SPAK, kjo nuk ishte ndërhyrja e vetme e çiftit Meta-Kryemadhi në favor të interesave të Samir Manes. Nga komunikimet midis Monika Kryemadhit dhe Samir Manes, të pasqyruara në vendim, rezulton se ajo në shumë raste ajo ka ushtruar ndikimin e saj si deputete dhe si bashkëshorte e Ilir Metës për të zgjidhur probleme të ndryshme që biznesmeni ka pasur me administratën shtetërore dhe institucionet mbikëqyrëse të tregut – në mënyrë të veçantë me Agjencinë e Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) dhe Përmbarimin Gjyqësor Shtetëror. Ndërkohë, bashkëshortja e Manes dyshohet se ka financuar udhëtime dhe dreka në Paris dhe Londër, si dhe bileta koncerti për vajzat e Metës, Bora dhe Era.

Analisti Baton Haxhiu

Në dosjen e SPAK shfaqet dhe Baton Haxhiu. Atë e implikon në këtë rast Samir Mane, i cili në vitin 2007, bleu një banesë nga ish-presidenti Meta në Qerret. Meta e kishte blerë banesën në vitin 2002 për 60 mijë USD dhe ia shiti Manes në vitin 2007 për 300 mijë euro në cash. Shuma e fituar nga shitja e banesës nuk u deklarua nga ish-presidenti në ILDKPKI në vitet 2007-2009. E njëjta banesë u rishit në vitin 2021 nga Mane gazetarit Baton Haxhiu për 80 mijë euro.

Biznesmeni Gentian Sula

Përveç Samir Manes, del edhe emri i Gentian Sulës, i cili është përfshirë në një skandal financiar që lidhet me nënën e Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhin. Sipas dosjes së SPAK, Sula akuzohet për ofrimin e një shume cash prej 246,000 USD për të ndihmuar në shlyerjen e një kredie prej 335,000 euro. Analiza financiare e Fatime Kryemadhit tregon se në vitin 2010 ajo kishte një balancë negative prej 846,000 eurosh, e cila ngre dyshime se shumat e përdorura për shlyerjen e kredive dhe blerjen e pasurive të paluajtshme mund të kenë burime korruptive. Sula, si një nga individët e përfshirë në këtë skemë, dyshohet se ka ndihmuar në krijimin e një rrjeti financiar që mundësoi fshehjen e këtyre fondeve në sistemin bankar. Në deklaratat e saj, Fatime Kryemadhi pretendon se ka marrë të ardhura nga qiraja e apartamenteve dhe burime të tjera, megjithatë, mungesa e dokumentacionit të duhur për këto transaksione e vështirëson vërtetimin e këtyre pretendimeve.

Edmond Haxhinasto dhe Ermal Topalli

Po ashtu në aferën e fibrave optike, dalin emra zyrtarësh të lartë, si Edmond Haxhinasto, apo edhe Ermal Tpalli. Nga dosja e SPAK rezulton se prej muajit nëntor 2013 e në vijim, Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta janë angazhuar ne favor te kompanisë UNIFI Communication INC dhe UNIFI Holdings INC, dega Shqipëri, me president shtetasin Adrian Shatkun, me qëllim që kjo kompani te marre leje, për te shtruar ne akset rrugore të vendit, rrjetin e fibrave optike të internetit. SPAK thotë se Meta-Kryemadhi bashkëpunuan me Shatkun dhe vendosën në funksion të tij administratën shtetërore në funksion të interesave të kompanive të tij. Ata kanë përdorur pozicionet dhe influencën tyre në nivelet e larta të pushtetit. Për të vërtetuar korrupsionin e Meta-Kryemadhit me kompaninë e Shatkut SPAK bazohet në zbardhjen e të gjitha bisedave nga zbërthimi i telefonit të Monika Kryemadhit.

Monika Kryemadhi prej muajit nëntor 2013 e në vijim bisedon për çdo hap me Adrian Shatkun, madje në disa raste i referohet edhe si ‘kusho’, ndërsa për interesat e tij vë në lëvizje institucione dhe ministra të ndryshëm të asaj periudhe. Prokuroria e Posaçme thotë se Shatku ishte edhe kushëri i Ema Çokut, një tjetër e akuzuar për pastrimin e parave të çiftit Meta-Kryemadhi. Qëllimi sipas SPAK vërtetohet nga të gjitha komunikimet që Adrian Shatku ka bërë me Monika Kryemadhin, Emond Haxhinaston, Ema Çokun, Piro Xhixhon, Ermal Topallin (ish drejtor në Ministrinë e Transporteve) dhe Rudolf Papën, ish shef kabineti në AKEP.

Vangjel Tavo

Në kallëzimin e bërë, por dhe në një pasazh shumë të vogël të vendimit të gjykatës, shihet se një pagesë për kompaninë e lobimit McKeon Group është bërë edhe nga Vangjel Tavo, ish deputet i LSI dhe sot kryetar i bashkisë Himarë i Partisë Socialiste. A do të ketë ndonjë hetim më të thelluar për Tavon?

Petrit Vasili

Në dosje del edhe Petrit Vasili. “Adrian Shatku ka përfituar transferta të parave edhe në vitin 2016 dhe vitin 2017 të cilat janë depozituar fillimisht cash nga Florian Shatku dhe Florinda Shatko dhe konkretisht: Në datën 06 Maj 2016, Florinda Shatku i ka transferuar 20,000 USD; Në datën 10 Gusht 2016, Florian Shatku i ka transferuar 29,000 USD Në datën 11 Tetor 2016, Florian Shatku i ka transferuar 50,000 USD; Në datën 25 Gusht 2017, Florian Sharku i ka transferuar 25,000 USD. Për të gjitha transaksionet në shumat 100,000 USD, të ardhurat janë deklaruar se kanë patur burim punën në emigracion dhe te ardhura nga biznesi, por nga verifikimi i llogarive hankare nuk rezulton që llogaritë e Lirije dhe Florian Shatkut të jenë kredituar nga llogari jashtë vendit, ndërsa Florinda dhe Enkelejda Shatku nuk kanë pasur biznes por kanë qenë të punësuara në Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore.

I pyetur nga SPAK për kontratat e firmosura, Petrit Vasili i cili në cilësinë e Nënkryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, në datën 03 Shkurt 2016, kishte nënshkruar marrëveshjen e konsulencës me kompaninë Global Security, and Innovative Strategies (në vijim GSIS), tha se nuk e mbante mend nëse ishte bërë negocim paraprak me kompaninë. Po ashtu, shtoi se nuk e mbante mend nëse nënshkrimin e kishte bërë në Shqipërri apo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe rrethanat se si u lidh marrëveshja”, thotë dosja e SPAK.

Elona Guri

Në dosjen e SPAK përmendet edhe emri i Elona Gurit. Aty dalin disa nga udhëtimet e shpeshta drejt Anglisë të Elona Gurit, ish-kandidate për deputete e LSI-së, por edhe mesazhet e saj për mbyllje pazaresh me Kryemadhin.

E rëndë: Màkina del nga rruga, Ηυmbin je/tën 4 të rinj

Një aksident i rëndë tragjik, u ka marrë jetën 4 të rinjve mesnatën mesnatën e djeshme, ne Nuoro të Italisë. Ngjarja ka ndodhur në periferi të Fonni, kur 4 të rinjtë që udhëtonin me një Fiat Punto, kanë dalë nga rruga në një kthesë të fortë dhe ranë në një skarpatë.

Ekipet e ndihmës së shpejtë shkuan menjëherë pasi morën njoftimin, por nuk mundën të bënin asgjë për të rinjtë e moshës 17-20-vjeç, të cilët kishin marrë plagë të rënda, shkruan A2.

Policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e këtij aksidenti të rëndë që ka tronditur të gjithë qytetin e Fonnit.

Mas/akra e Shkodrës/ Dÿshohet për v/r@sës me pagesë nga Mali i Zi, kush i tradhtoi vik/timat?

Janë zbardhur detaje të reja nga masakra e regjistruar në Dobraç të Shkodrës, ku u ekzekutuan në një atentat mafioz Hamza Lici, (vëllai i Ibrahim Licit) dhe Arlind Bushati (djali i Xhaml Bushatit, ish-kryetar i Këshillit Bashkiak në Shkodër dhe kandidat për kryebashkiak).

Burime bëjnë me dije se nga hetimet paraprake, grupi hetimor dyshon se autorët janë vrasës me pagesë, në moshë të re, që kanë ardhur nga Mali i Zi.

Po ashtu mësohet se dhe automjeti me targa kroate i viktimave ka hyrë pak kohë më parë nga Mali i Zi, teksa kohët e fundit ishte parë shpesh duke lëvizur në zonën e Unazës në afërsi të Dobraçit.

Burime bëjnë me dije se edhe para atentatit të së mërkurës, automjeti me viktimat ka hyrë nga pika kufitare e Hanit të Hotit dhe nuk përjashtohet mundësia që autorët apo porositësit të jenë njoftuar nga dikush nga dogana.

Hetuesit kanë sekuestruar më shumë se 35 gëzhoja në vendin e ngjarjes. Makina e djegur e autorëve, deri tani nuk ka prodhuar asnjë të dhënë për grupin hetimor, pasi numri i shasisë është dëmtuar nga zjarri, po ashtu edhe targat, megjithatë janë dërguar për ekspertim me shpresën se mund të zbulohen.

Hetuesit janë përqëndruar te kamerat e sigurisë, por po haset vështirësi. Kjo për shkak se në zona të caktuara nuk ka kamera, e ndërsa aty ku ka nuk janë të pajisura me servera për ruajtje pamjesh. Disa prej tyre janë të koduara dhe janë marrë për t’u ekspertuar në laborator.

Dyshohet se në atentat kanë marrë pjesë 4 persona. Më konkretisht në automjetin tip “Range Rover” kanë qenë dy persona në rolin e vrasësve dhe një tjetër në rolin e shoferit. Më pas dyshohet se ka qenë dhe një person i katërt, i cili i ka larguar nga vendi i ngjarjes, pasi dogjën makinën tek zona e ish-repartit ushtarak në fshatin Golem të njësisë Rrethina.

Burime bëjnë me dije se autorët i kanë dalë paralel makinës ku po udhëtonte Hamza Lici dhe Arlind Bushati, duke i qëlluar me breshëri kallashnikovi për rreth 150 metra.

Dyshohet se e gjithë kjo skenë e krimit nga momenti i parë kur autorët kanë nisur të qëllojnë drejt shënjestrave deri te plumbat e fundit ka zgjatur për rreth 70 sekonda. Mësohet se dy personat që kanë qenë në rolin e qitësit kanë qenë të maskuar.

Pas breshërisë së plumbave, mjeti ku udhëtonin viktimat ka përplasur motorin ku ndodheshin çifti i bashkëshortëve, Flutura Basha, e cila vdiq në vendngjarje, dhe Bashkim Basha, që ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Kujtojmë se Hamza Lici vdiq në vendin e ngjarjes, ndërsa Arlind Bushati pas disa orësh në spital.

Ndërkohë, në makinën e viktimave, uniformat blu kanë gjetur tre pistoleta, si dhe një gëzhojë. Dyshohet se ka patur një kundërpërgjigje, duke qëlluar vetëm një herë nga ana e Arlind Bushatit.

Mbrëmjen e djeshme u shoqërun në komisariat për t’u marrë në pyetje rreth 10 persona, mes të cilëve dhe Safet Bajri, një ndër krerët e grupit kriminal Bajri, të cilët kanë përplasje me fisin Lici duke shkaktuar dhjetra viktima në vitet e fundit në Shkodër.

Gati të pIasë “b*mba” në PS, pritet àrrestimi i një ministri, ka dalë në përgjimet e “SKY ECC” dhe në dosjen e…

Prokuroria e Posaçme është në prag të arrestimit të një ministri të rëndësishëm të Partisë Socialiste, i cili dyshohet se është përfshirë në aktivitete të paligjshme të zbuluara përmes përgjimeve të platformës “SKY ECC” dhe dosjes së njohur “Toyota Yaris”. Burime të afërta me hetimet raportojnë se autoritetet belge dhe franceze kanë luajtur një rol të rëndësishëm në sigurimin e provave dhe të dhënave të përdorura nga SPAK për të zhvilluar këtë hetim të ndjeshëm. Ky bashkëpunim ndërkombëtar e ka forcuar më tej pozicionin e SPAK, duke e bërë të mundur zbardhjen e lidhjeve kriminale me politikën në Shqipëri. Mësohet se në faqen 7 të vendimit nr.87 të Gjykatës së Posaçme del se ministri i Ramës ka ndërhyrë në prokurori dhe në polici për të çliruar pasuritë e sekuestruara të një grupi kriminal në Elbasan.

Dosja “Toyota Yaris”

Në këtë mes është dhe çështja “Toyota Yaris”, e cila përfshin një operacion të zhvilluar nga policia në vitin 2018, ku në dy automjete të këtij tipi, që vinin nga Belgjika, u kapën rreth 3.4 milionë euro të fshehura në bagazh. Ky rast ngriti dyshime mbi rrjetet kriminale që operojnë brenda dhe jashtë Shqipërisë, dhe gjithashtu përfshiu edhe politikanë dhe figura të njohura të biznesit të cilët dyshohet se mund të kenë marrë pjesë në skemën e pastrimit të parave. Për këtë rast u bënë akuza politike të ndërsjellta, ku opozita e asaj kohe akuzoi zyrtarë të lartë të qeverisë për përfshirje në këto afera. Që nga ky rast, SPAK ka ndjekur një hetim intensiv dhe disa prova të reja kanë dalë në pah falë përfshirjes së SKY ECC, një platformë e koduar e përdorur shpesh nga grupe kriminale për të fshehur komunikimet e tyre.

“SKY ECC”, roli i Belgjikës dhe Francë

Platforma e komunikimit të koduar “SKY ECC” u dekriptua nga autoritetet ndërkombëtare në vitin 2021, duke zbuluar miliona mesazhe që përfshinin informacione të ndjeshme mbi veprimtaritë kriminale në mbarë botën. Këto të dhëna u bënë baza për një sërë hetimesh të rëndësishme, të cilat kanë rezultuar në arrestime të shumta dhe goditje të rrjeteve kriminale në vende të ndryshme. Belgjika dhe Franca, që ishin ndër vendet kryesore në zbardhjen e kësaj platforme, kanë ndihmuar gjithashtu autoritetet shqiptare duke ofruar provat e nevojshme për të zhvilluar hetimet ndaj individëve të përfshirë në afera kriminale. Nëpërmjet kësaj ndihme, SPAK ka siguruar qasje në mesazhet e koduara të përdoruesve që janë përfshirë në trafikimin e parave dhe aktivitete të tjera të paligjshme. Një pjesë e këtyre provave kanë ndihmuar për të ngritur akuza kundër disa zyrtarëve të lartë të qeverisë shqiptare, përfshirë ministrin që raportohet se dosja i është qepur dhe shumë shpejt pritet fletë-arresti.

Kujtojmë se SPAK po përgatitet të kryejë një seri arrestimesh të rëndësishme që përfshijnë figura të njohura të politikës dhe biznesit në Shqipëri. Këto arrestime shihen si pjesë e përpjekjeve për të përmbushur kërkesat e Bashkimit Evropian (BE) për ndëshkimin e korrupsionit dhe përforcimin e sundimit të ligjit, për të çuar më tej procesin e integrimit dhe hapjen e negociatave për anëtarësim. BE ka bërë të qartë se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është një ndër kushtet kyçe që Shqipëria duhet të plotësojë për të avancuar në procesin e integrimit. Raporte të ndryshme nga organizata ndërkombëtare kanë theksuar se korrupsioni në nivelet e larta të qeverisë mbetet një sfidë serioze, duke krijuar barriera në procesin e anëtarësimit. Për këtë arsye, BE dhe vendet anëtare kanë rritur presionin ndaj autoriteteve shqiptare për të marrë masa konkrete ndaj zyrtarëve që janë përfshirë në aktivitete kriminale ose që kanë keqpërdorur postet publike.

Banorja vë duart në kokë kur shikon mas/akrën! VIDEO e re nga ate/ ntati mafioz në Shkodër

Qyteti i Shkodrës është tronditur ditën e djeshme nga një atentat mafioz, si pasojë e të cilit humbën jetën tre persona, një prej tyre qytetare e rastësishme në vendin e ngjarjes.

Top Channel ka siguruar pamje të reja nga ngjarja e rëndë.

Ndërsa ende nuk ka mbërritur policia dhe ambulancat, viktimat janë të shtrira në tokë dhe disa të rinj po i japin ndihmën e shpejtë dhe po lajmërojnë urgjencën.

Nga ky atentat mbeti i vrarë Hamza Lici, vëllai i Ibrahim Licit, dhe Arlind Bushati, djali i ish-kandidatit të PD për bashkinë Shkodër, Xhemal Bushati.

Po ashtu humbi jetën një grua dhe u plagos burri i saj, të cilët ishin duke udhëtuar me motor në momentin e atentatit, dhe u përplasën nga makina që udhëtonte Lici e Bushati.

Hidhet ideja për krijimin e një shërbimi spiunazhi europian si modeli CIA-s

Bashkimi Europian duhet të hapë agjencinë e vet të inteligjencës. Ideja është hedhur nga ish-presidenti finlandez Sauli Niinistö.

Në mars, Niinistö – i cili ka qenë president i Finlandës për më shumë se një dekadë – u ngarkua nga presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, me detyrën për të hartuar një raport të detajuar mbi gatishmërinë e bllokut për luftë dhe mbrojtje civile, së bashku me propozimet për përmirësim.

Në planin e tij, Niinistö i sugjeron BE-së të zhvillojë “shërbim të plotë të bashkëpunimit të inteligjencës në nivel të BE-së që mund t’i shërbejë si nevojave strategjike ashtu edhe atyre operacionale”, ndërsa shton se Unionit i duhet “një rrjet anti-sabotazh” për të mbrojtur infrastrukturën.

Nevojitet më shumë punë për të “rritur punën kundër spiunazhit në institucionet e BE-së”, tha ai pasi prezantoi planin së bashku me Von der Leyen.

Diplomatë të shumtë janë dëbuar nga kryeqytetet pas akuzave për spiunazh dhe Brukseli është kthyer në një pikë të nxehtë për aktivitetin e agjentëve me qindra institucione dhe ambasada të vendosura në qytet.

Aleatët perëndimorë e ndajnë inteligjencën – me rrjetin Five Eyes që lidh së bashku agjencitë në Shtetet e Bashkuara, Australi, Kanada, Zelandën e Re dhe Mbretërinë e Bashkuar – dhe një agjenci e tillë e BE-së duhet të fokusohet në përdorimin e mirë të informacionit tashmë funksional, tha Niinistö.

“Ne duhet t’i besojmë njëri-tjetrit,” shtoi Niinistö.

Agjencitë e sigurisë duhet gjithashtu “ta bëjnë sa më të vështirë që të jetë e mundur që shërbimet e huaja të inteligjencës armiqësore të veprojnë kudo në BE”, tha ai.

Gjetjet e Niinistö-s do të implementohen gjatë mandatit të dytë të Von der Leyen, në të cilin BE-ja do të ketë komisionerin e saj të parë të Mbrojtjes, i cili do të ngarkohet me hartimin e një strategjie mbi mbrojtjen deri në pranverë.

Aks/ ident në Peqini, makina përpIas për υd/ekje 8-vjeçarin

Një aksident tragjik ka ndodhur në fshatin Pajovë, Peqin, ku një automjet i markës Volkswagen me targa AA769ZB ka përplasur një fëmijë 8-vjeçar, i cili po kthehej në shtëpi.

Advertisements

Për fat të keq, për shkak të përplasjes së fortë, fëmija ka humbur jetën.

Advertisements

Autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkakun e këtij aksidenti të rëndë.

Jαm 46 υjεçe dhe e diυ.οrcuar, kaρa të dα.shυrin e υajzës duke Iuαjtur me mb αthjet e mia te ρ alαra, tani ne…!!!

Një 46 vjeça re ka shkruar në rubrikën e ‘The Sun’ duke treguar historinë e saj të dashurisë me të dashurin e vajzës së saj.

Ajo shprehet se vajza e saj 22 vjeç are e cila në atë kohë jetonte me të, i kishte prezantuar një djalë që ishte dhe i dashuri i saj dhe ai ishte 23 vjeç.

Një ditë 46 vjeça rja ishte kthyer herët nga puna dhe ishte ngjitur lart kur kishte parë të dashurin e vajzës duke luajtur me të brendshmet e pa lara të sajat.

Ajo shprehet se në vend që ta përzente apo qor tonte vendosi që ti tregonte se çfarë ishte në gjendje të bëntë një ‘plakë’.

Gjithashtu ajo shprehet se nuk i pëlqejnë meshkujt e moshës së saj por i pëlqen më të rinj.

Ajo vazhdon akoma lidhjen me 23 vjeç arin teksa vajza e saj është bet uar që nuk do ti flasë më me gojë,

46 vje çar shprehet se ndihet çdo ditë fa jtore, por një fa jtore e kënaqur.

Lezhiαnja: Β inte shi, ishim pa drita kur ra dera dhe ρashë KUNATlN dhe…

Një vajzë ka rrëfyer momentet e vështira në çfit që po kalon motra e saj.Vajza thotë se e motra pasi ka zbuluar tradhëtinë e të fejuarit, është ndarë prej tij.

Por sot…Kjo është historia e trishtë e rrëfyer.“Sa keq jam tani. Edhe pse nuk më ka ndodhur mua, por motrës, unë e vuaj barabar dhimbjen e saj.

Ne jemi dy motra nga Lezha. Motra më e madhe është e fejuar prej 3 vitesh me një djalë që janë marrë vete. 


Ata janë shumë të dashuruar, motra e adhuronte deri dje, kur zbuloi se ai e tradhëtonte.

Unë nuk e besoja dot, sepse ai bënte shumë për motren time. Por është e vërtetë. Ai e tradhëtoi motrën me njërën që e ka tek puna.

Motra u lëndua shumë, sa sinqerisht ishte gati të vriste edhe veten. Këtë verë kishin në mend të martoheshin.Vetëm qan dhe nuk ha, e unë nuk di si ta nxjerr motrën nga kjo gjendje.

Kunati ka tentuar rikthimin, por motra edhe pse e do me shpirt nuk mund ta falë.Madje një natë binte shumë shi e nuk kishim as drita nuk vjen kunati në derë dhe qante.

Ma ka këputur shpirtin ajo skenë, por motra nuk pranoi prapë të fliste me të.Unë dua të gjej një mënyrë që t’i ul të bisedojnë sepse e kuptoj që dashuria e tyre është e madhe.

E di që tra’dhëtia është diçka e rëndë, por dashuria kalon çdo gjë. Kështu i them motrës, por ajo nuk më kthen përgjigje.Ju lutem më tregoni çfarë duhet të bëj sepse nuk e shoh dot motrën në atë gjendje…Zoti ju ndihmoftë të gjithëve”, shkruan ajo.