Banorja vë duart në kokë kur shikon mas/akrën! VIDEO e re nga ate/ ntati mafioz në Shkodër

Qyteti i Shkodrës është tronditur ditën e djeshme nga një atentat mafioz, si pasojë e të cilit humbën jetën tre persona, një prej tyre qytetare e rastësishme në vendin e ngjarjes.

Top Channel ka siguruar pamje të reja nga ngjarja e rëndë.

Ndërsa ende nuk ka mbërritur policia dhe ambulancat, viktimat janë të shtrira në tokë dhe disa të rinj po i japin ndihmën e shpejtë dhe po lajmërojnë urgjencën.

Nga ky atentat mbeti i vrarë Hamza Lici, vëllai i Ibrahim Licit, dhe Arlind Bushati, djali i ish-kandidatit të PD për bashkinë Shkodër, Xhemal Bushati.

Po ashtu humbi jetën një grua dhe u plagos burri i saj, të cilët ishin duke udhëtuar me motor në momentin e atentatit, dhe u përplasën nga makina që udhëtonte Lici e Bushati.