“Ç mendet” Elon Musk, ofron 47 dollarë për këdo që voton republikanët

Miliarderi amerikan Elon Musk ka dalë hapur tashmë në mbështetje të kandidatit republikan Donald Trump, duke vënë edhe rrjetin social “X” në shërbim të tij.

Por së fundmi ai ka bërë një postim që ka habitur jo pak amerikanë.

Ai thotë se do të ofrojë 47 dollarë për këdo që sjell votues për republikanët në shtetet e pavendosura.

“Për çdo person që ju referoni i cili është një votues i shtetit swing, ju merrni 47 dollarë! Para të lehta”, shkruan ai në “X”.

Të shumta kanë qenë komentet që i shkruajnë atij se kjo është një formë ryshfeti dhe është ilegale.

Shtetet “swing” në SHBA janë ato shtete ku rezultati mes demokratëve dhe republikanëve është i ngushtë, dhe që mund të fitohen nga të dyja partitë.

“Çmendet” Elon Musk, ofron 47 dollarë për këdo

“Gjeta doktoreshën duke luajtur në telefon”, u v*iq djali 5 ditësh në maternitetin e Vlorës, babai: Dyshoj se…!

Një foshnje vetëm 5 ditëshe ka humbur jetën në maternitetin e Vlorë këtë fillim tetori, duke ngritur pikëpyetje të shumta te familjarët, të cilëve nuk u ishte thënë në asnjë moment se foshnja kishte ndonjë anomali apo problem shëndetësor.

Pas ngjarjes, prindërit kanë bërë denoncim, ndërsa është proceduar në gjendje të lirë mjekja përgjegjëse. Në një lidhje “Skype” për “Shqipëria Live”, babai i foshnjës Neritan Halilaj, me lot në sy ka treguar gjithë çfarë ka ndodhur, dhe arsyen pse mendon se foshnja ka ndërruar jetë për gabim të mjekëve.

“Lindi shumë mirë, vajta ta marr nusen dhe djalin ditën e tretë, më tha doktoresha do rrijë dhe nja dy ditë sepse po merr një mjekim djali, sepse i kishin dalë ca puçrra të kuqe si çdo fëmije.Ok e lashë, ditën e pestë erdhi doktoresha na tha gjithçka mirë, dhe i bënë vaksinën e bebit, dhe me merr nusja në telefon dhe më thotë do dalim. Marr babanë në telefon të vijë ta marrë sepse unë isha në punë dhe nuk kisha mundësi, më merr nusja prapë në telefon, djali është pajetë, është nxirë.

Kur shkoja atje dhe rrija më djalin infermierja më thoshte është shumë mirë, ndërkohë pastaj nuk e di çfarë ndodhi. Nëse djali ishte i sëmurë të më thonin dhe unë do merrja masa.

“Më thonin q orr”/ Ardit Gjebrea ndan historinë e tij: Më k anë b*ΙΙiz*αr në shkoΙΙë

Moderatori i së “Dielës Shqiptare”, Ardit Gjebrea ka treguar historinë e tij me bullizmin. Ai ka treguar se ka vuajtur të njëjtin fenomen për një nga detajet më karakteristike të pamjes së tij: syzet.

Gjebrea kujton se si fëmijët e tallnin duke përdorur epitete të pahijshme, por karma ka bërë punën e saj sepse sot ia ka arritur t’ia dalë mbanë.

“Edhe unë kur isha i vogël, në klasë të tretë vura syze. Për ju sot është normale, por në atë kohë ata që ishin me syze bullizoheshin ashtu siç ty të kanë bullizuar me ato fjalë, edhe mua më kanë bullizuar duke më thënë “qorr” dhe nuk e kam kaluar shumë mirë, por sot edhe pse xhamat e syzeve i kam 0 prapë i mbaj sepse nuk e kam atë kompleks dhe në fund të ditës jo vetëm që ia dola, por ja ku jam, ndërkohë që ata që më kanë bullizuar, nuk e di se ku janë”

“Sot do të shoqëronte vajzën në universitet” – Gazetarja jep detaje për υetëνrasjen e astrologut të njohur korçar

Astrologu i njohur, Jofiel Koço, i dha fund jetës sot duke u hedhur nga tarraca e katit të 7-të të një pallati në qytetin e Korçës.

Jofiel Koço raportohet se ishte baba i dy fëmijëve, por jetonte i vetëm dhe dyshohet të ketë ndërmarrë aktin e rëndë mëngjesin e sotëm. Gazetarja Enxhi Kosturi dha detaje për këtë ngjarjeje të rëndë.

“Jofiel Koço është banor i qytetit të Korçës në lagjen 8, i divorcuar, baba i dy fëmijëve, i cili së fundmi punonte edhe me vajrat ushqimore”, tha gazetarja Enxhi Kosturi.

Sipas Kosturit, astrologu do të shoqëronte në ditën e parë të fakultetit njërën prej vajzave të tij. Gjithashtu ai kishte vënë në dijeni punëdhënësin se nuk do të paraqitej në punë.

“Ende policia është në kërkim cila ka qenë arsyeja pse ai është vetëvrarë sepse sot fillonte edhe Universiteti i Korçës dhe njërën nga vajzat do ta përcillte për në universitet për herë të parë, do të shkelte atë bankë, por e pati të pamundur këtë gjë.

Sipas informacioneve që kam marrë, atje ku punonte, ku bënte shpërndarjet e vajrave ushqimore, thuhet që ishte paralajmëruar pronari duke i thënë që “do të largohem dhe nuk do të jem pjesë e punës tënde sepse kam shumë punë” ndërkohë që kishte kryer këtë akt në orët e para të mëngjesit ku Korça sigurisht është tronditur për një moshë kaq të re dhe një person aq të pasionuar siç ishte Jofieli”, theksoi gazetarja.

Gazetarja konfirmon se policia ka deklaruar se akti është “vetëhedhje”, ndërsa janë përjashtuar faktorët shoqërues.

“Probleme social-ekonomike nuk ka pasur apo probleme me shëndetin mendor, ka qenë i kthjellët për aktin që ka kryer”, përmbylli Kosturi.

U hodh nga kati i tretë dhe notoi tre kilometra nëpër përrua dhe shpëtoi vajzën e saj

Lejla Zalihiq është një nënë heroike e cila u hodh nga kati i tretë i shtëpisë së saj, notoi tri kilometra nëpër përrua dhe shpëtoi vajzën e saj 13-vjeçare gjatë përmbytjeve katastrofike që përfshiu Buturoviq Poljne të Bosnjës.

Siç shkruan Konjiçani, Lejla, vajza, bashkëshorti dhe vjehrra përfunduan në vërshime natën e përmbytjeve katastrofike dhe u shkatërrua shtëpia.

Pa orientim dhe me shumë lëndime në natën e errët, ata shpëtuan pas më shumë se tri kilometra largësi në liqenin e Jabllanicës.

Lejla ka plagë të dukshme dhe ndodhet në spital, ndërsa bashkëshorti dhe vajza janë mirë ndërsa kërkimet për vjehrrën vijojnë ende. “Sot kemi vizituar fqinjën tonë Lejla Zalihiq… Një histori, një traumë dhe një përvojë tmerri për një jetë. Zoti i mëshiroftë ata që nuk janë me ne pas kësaj tragjedie”, ka shkruar Arman Kurtiq.

E paprecedent / IMAMI TURK njofton se është caktuar nga Ministria turke e Çështjeve Fetare si drejtues i xhamisë së Namazgjasë në Tiranë

Xhamia e Namazgjasë në Tiranë tanimë ka një drejtues. Ministria e Çështjeve Fetare në Turqi ka caktuar Imamin e Xhamisë së Namazgjas.

Ka qenë vetë vetë Imami turk Enes Bastur i cili ka bërë me dije këtë lajm. Përmes një reagimi në rrjetet sociale ai ka njoftuar se i është besuar drejtimi Xhamisë Qendrore Namazgja në Tiranë.

“Të dashur miq me udhëzimet e Drejtorisë tonë të çështjeve Fetare më caktuan te faltorja e madhe e Xhamisë qendrore Namazgja në Tiranë”, shkruan ai.

Pavarësisht këtij njoftimi të bërë nga vetë personi që pretendon se është emëruar imam i Xhamisë së Namazgjasë, deri më tani nuk ka një reagim zyrtar.

Madje, edhe nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë nuk ka asnjë lajm për hapjen e Xhamisë dhe për më tepër emërimin e imamit turk në krye të saj.

Edhe pse ka përfunduar, Xhamia e Namazgjasë vazhdon të qendrojë e mbyllur për shkak të përplasjes mes erdoganistëve dhe gulenistëve.

Kohët e fundit flitet se Xhamia do të inagurohet gjatë vizitës së presidentit turk Rexhep Taip Erdogan në Tiranë. Në minaretë e kësaj xhamie janë shpalosur ditët e fundit edhe flamujtë e dy vendeve.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fenesssbastr%2Fposts%2Fpfbid0TUPQjWBaHRAy1myN53Ywdtz2WM7SXaMXBmwCTyueF9PWbHTHsEW8VNysWra3ma6fl&show_text=true&width=500

U bΙΙokua në trafik gjatë protestës, g ruaja Ιind foshnjen në makinë! (Video)

Një grua raportohet se ka sjellë në jetë fëmijën e saj në makinë, teksa ishte bllokuar në trafikun e Tiranës për shkak të protestës.

Radha kilometrike e makinave në dhjetra rrugë të Tiranës, e kanë bërë të pamundur për familjarin e saj që ta dërgojë drejt maternitetit.

Pasi ka lindur foshnjen, gruaja është dërguar drejt spitalit për të marrë ndihmë të specializuar.

Aktualisht nuk dihet shëndeti i nënës dhe foshnjes.

0 

PAMJE TË RË NDA / Di gjet nga moIotovi në protestë, babai i aktores shqiptare

Një protestues ka pësuar djegie të rënda nga molotovi i hedhur në protestën e sotme të Partisë Demokratike.

Protestuesi ka marrë djegie të rënda në pjesën e krahut, dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Ai është babai i aktores shqiptare Juli Emiri.

Sipas protestuesve që ndodheshin aty, ai është plagosur pasi është hedhur një molotov, dhe një efektiv i policisë e ka marrë dhe ua ka hedhur sërish protestuesve.

Nuk mund të thuhet se sa e vërtetë është kjo, megjithatë pamjet tregojnë lëndimin e rëndë të tij.

Ky është 22-vjeçari nga  që hϋmbi je tën, pasi ra në kontakt me rrymën elektrike

Një 22-vjeçar është goditur nga energjia elektrike ku si pasojë edhe ka ndërruar jetë. Rasti ka ndodhur në fshatin Zhilivodë të Vushtrrisë, Indeksonline, mëson se 22-vjeçari që vdiq është Endrit Krasniqi.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

‘’Sot rreth orës 10:00, policia në Vushtrri është njoftuar se në fshatin Zhilivodë të Vushtrrisë një person i moshës 22-vjeç, ishte goditur nga rryma elektrike në shtëpinë e tij. Njësitë policore menjëherë kanë shkuar në atë lokacion mirëpo viktima në ndërkohë ishte dërguar nga familjarët në Emergjencën e ShSKUK në Prishtinë për trajtim mjekësor. Rreth orës 11:23, policia ishte njoftuar nga Emergjenca se viktima kishte humbur jetën. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente policore dhe eksperti i rrymës. Janë ndërmarrë veprimet e nevojshme policore dhe është kontaktuar prokurori kujdestar’’, thuhet në njoftimin e PK-së.

Rasti është iniciuar: Vdekje e dyshuar ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.