“Marget 3 vjeç”/ Marina Vjollca na zbulon pak nga festa e ditëlindjes së vajzës së saj (Foto)

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë padiskutim një ndër çiftet më të dashur të publikut shqiptar, të cilët kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë rreth 6 vite me parë, në një ceremoni madhështore të organizuar në gjirin e Lalësit.Pas katër vitesh martesë, moderatorja dhe reperi i njohur, u bënë prindër të një vajze, të quajtur Marget, e cila sot feston 3 vjetorin e lindjes.

Ditën e djeshme Marina dhe Geti kanë organizuar edhe një festë me rastin e ditëlindjes së vajzës së tyre e nga një foto e Marinës në Instagram, vendi duket si në përralla.

https://www.instagram.com/p/DCxLKZnIWaa/?utm_source=ig_embed&ig_rid=38f1c02a-7527-4ef9-acdc-8429356aef1f&ig_mid=57966410-641A-489E-ADC6-58A3118E0F72

Burg për dy gazetarët, analistja: Janë paguar rreth 600 mijë € për të dhënë informacione në favor të grupeve kriminaΙe

Analistja Anduena Llabani e ftuar në një studio televizive, tha se kryeprokurori i SPAK Altin Dumani e la të kuptohej kur pohoi në intervistën e tij se gazetarë dhe prokurorë janë nën hetim për dekonspirim të informacioneve.

Ajo deklaroi se ka pasur një çështje hetimore për dekonspirim të operacioneve, ku ka qenë i përfshirë gazetari i kronikës Elton Qyno.

Në vijim shtoi se nga përgjimet e Sky-EncroChat, del se janë paguar gazetarë deri në 600 mijë euro, për të dhënë informacione të grupeve kriminale.

“Kontrolli në banesën e kolegut Qyno për dekonspirim të informacioneve SKy-Encro. SPAK është shumë afër masave të sigurimit

Sky dhe Encro kanë sjellë një tjetër vizion të hetimeve. Nëse në Sky dhe Encro pamë punonjës policie dhe prokurorë dhe gjyqtarë të përfshirë në grupe kriminale, duket se kjo nuk ka lënë pas as gazetarët.

Kanë qenë një grup gazetarësh të dyshuar se përkundër shumave të parave jepnin informacione në opinionin publik që iu shërbenin grupeve kriminale.

Ka pasur materiale të zbardhura të Sky-Encro ku gazetarëve me emra konkretë, iu ofroheshin shumë të konsiderueshme parash deri në 600 mijë euro, për të dhënë informacione që ishin në favor të grupit kriminal.

Politikanët kanë dosje të gazetarëve dhe unë them se gazetarët janë dy herë e viktimë, e këtij rrjeti që i ka bërë pjesë të tyre, por edhe e politikanëve që i kanë në dorë.

Nëse do të ketë masa sigurimi ndaj gazetarëve mbetet për tu parë. Por janë ofruar para dhe të mira materiale, për të bërë X shantazh, X lajm dhe X informacion.

Qyno si gazetar ka pasur platformën që përdornin grupet kriminale, e ka siguruar dhe ka gjetur të dhëna.

Madje ai ka patur alibinë e tij se në këto përgjime kam pasur dhe emra politikanësh që kanë urdhëruar vrasje kriminale.

Nëse SPAK ka shkuar përtej kësaj dhe ka vërtetuar se gazetari i ka përdorur këto informacione për efekt përfitimi, të rastit korruptiv, duhet kuptuar si e ka ndarë.

Kam lexuar fragmente që do i japim X gazetari kaq, që të dalë në studio dhe të thotë këtë gjë.”

Ajo shtoi se aktualisht Atlin Dumani ka dy probleme komisionin antikorrupsion të drejtuar nga Fatmir Xhafa dhe Gjykatën Kushtetuese ku është një çështje kryesore e ligjshmërisë së gjithë të dhënave të siguruara nga Sky dhe Encro.

Alban Beqiri shpallet kampion Ballkani, ngre lart flamurin shqiptar në Serbi

Shqipëria ka mbyllur konkurrimin e saj në Kampionatin Ballkanik 2024 të boksit, kompeticion i zhvilluar në Loznica të Serbisë.

Përfaqësuesja kuqezi në këtë aktivitet formohej nga nëntë boksierë, të cilët konkurruan në kategoritë për të rritur (2), për të rinj (2) dhe për junior (5).

Alban Beqiri shënoi një tjetër rezultat të madh, duke u shpallur për herë të dytë në karrierë kampion i Ballkanit, duke triumfuar në kategorinë e peshave 71 kg.

Beqiri, i cili mban edhe rezultatin më të lartë ndërkombëtar në historinë e boksit shqiptar, si i vetmi medalist në një botëror për të rritur, tregoi një formë të shkëlqyer duke fituar tri duele në Ballkanik, për t’u shpallur kampion

30-vjeçari kuqezi kaloi me sukses ndeshjen e parë, duke mposhtur kundërshtarin serb Igor Rogiç, më pas vijoi me fitore dhe mbyllje te parakohshme kundër boksierit shqiptar të Maqedonisë së Veriut, Anis Aliut.

Më tej në finale gjeti ukrainasin Matiakubov, nën-kampion bote dhe kampion Europe.

Beqiri i mbylli llogaritë që në raundin e dytë, duke merituar medaljen e artë, për të ngjitur flamurin e Shqipërisë në Serbi në shkallën më të lartë të podiumit.

Alban Beqiri u shfaq shumë i lumtur me rezultatin dhe paraqitjen e tij në Ballkanik, duke e komentuar kështu suksesin e arritur: “Jam shumë i lumtur që për herë të dytë në kampionatin Ballkanik të boksit për të rritur arrita rezultatin më të lartë pas atij të vitit 2021, duke i risjellë Shqipërisë një medalje ari për vitin 2024 dhe në prag të festave të 28-29 nëntorit.

Jam shumë krenar që e ngre flamurin tonë kombëtar në Loznica të Serbisë, sërish në një periudhë kaq të rëndësishme për ne”, u shpreh boksieri i Tiranës.

Për të rritur shkëlqeu edhe Kris Bushi, i cili fitoi medalje argjendi në peshat 63.5 kg.

Ndërsa duke kaluar te moshat, rezultatin më të lartë e arriti Besian Karaj, i cili fiti medalje ari, duke u shpallur kampion i Ballkanit në kategorinë e peshave 71 kg për të rinj.

Stiven Xixi regjistroi medalje bronzi për të rinj në peshat 54 kg.

Te kategoria e juniorëve, Kristian Jubani mori medalje argjendi në peshat 48 kg, ndërsa Riduan Gashi (66 kg), Jurgen Lazri (63 kg) dhe Ardit Deliu (50 kg) morën medalje të bronzta.

Vendi i pestë për Jurgen Tresën në kategorinë e peshave 70 kg.

“S’kemi qenë të verbër nga organet e vettingut”- Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani: Shqetësimi ynë s’janë prokurorët dhe gjyqtarët e shkarkuar, por ata të konfirmuar në detyrë

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Altin Dumani është shprehur se shqetësimi i SPAK nuk janë prokurorët dhe gjyqtarët e shkarkuar nga vettingu, por magjistratët e konfirmuar në detyrë.

Në një aktivitet të organizuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, kreu i SPAK se fokusi i tyre janë shpreh se prokurorët dhe gjyqtarët në sistem për shkak se mund të kryejnë akte korruptive.

Gjithashtu, Altin Dumani shtoi se “nuk kemi qenë të verbër nga organet e vetingut”, duke theksuar se janë marrë nën hetim magjistratë të shkallëve të ndryshme të gjyqësorit.

“Ne nuk kemi qenë të verbër nga organet e vetingut, kemi riregjistruar me iniciative hetime kryesisht për veprën penale të korrupsionit

Janë çështje që i kemi në hetim dhe jemi të kujdesshëm duke bërë filtrime të vendimeve te vettingut. Sot që flasim SPAK ka marrë nën ndjekje penale, gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë, anëtarë të KPA, prokurore të përgjithshëm. Kemi një numër të madh subjektesh dhe do të vazhdojmë ta bëjmë sa herë do kemi indicie apo të dhëna.

Shqetësimi më i madh nuk janë të shkarkuarit, por ata që janë konfirmuar në detyrë dhe ky është fokusi ynë. Sepse ata janë në sistem dhe mund të kryejnë akte korruptive”, u shpreh drejtuesi i SPAK.

Ak sidenti trag jik/ Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, humbin je tën 17 persona

Një aksident tragjik është regjistruar në Brazil, ku një autobus ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një luginë, për rreth 20 metra.

Si pasojë e aksidentit, të paktën 17 persona kanë humbur jetën e disa të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Ekipet e emergjencës dhe ambulanca mbërritën menjëherë në zonë për t’u ardhur në ndihmë të plagosurve.

Sipas medieve të huaja në autobus ndodheshin 40 persona.

E trishtë, ndahet nga jeta kirurgu i njohur (Emri)

Onkologu Agim Karaj ka ndërruar jetë një ditë para ditëlindjes së tij.
Ende nuk është bërë e ditur shkaku i vdekjes së tij.
Pas përfundimit të studimeve në Fakultetin e Mjekësisë në vitin 1975, Dr. Karaj filloi karrierën si kirurg në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku më pas u specializua si kirurg onkolog.

Në vitin 1987, ai u specializua në Institutin “Gustave Roussy” në Paris, një nga institucionet më të mira në botë për onkologji dhe onkoplastikë. Karriera e tij u pasurua nga pjesëmarrje në trajnime dhe konferenca ndërkombëtare, si dhe nga referimet e tij në institucione të njohura si Instituti i Onkologjisë në Milano.

Në vitin 1990, ai emigroi në Kanada, ku punoi me përkushtim dhe sakrifica për të ndërtuar një jetë të re për veten dhe familjen e tij. Pas stabilizimit të familjes, në vitin 1996, Dr. Karaj u kthye në Shqipëri dhe vazhdoi të kontribuonte si shef kirurgjie në Spitalin Onkologjik deri në vitin 2015.
Në vitin 2008, ai themeloi spitalin privat “Amavita”, ku drejtoi me përkushtim dhe profesionalizëm deri në momentet e fundit të jetës së tij.

“S’flas dot, kam dhimbje,” Luis Meçe bën thirrje nga spitali: Të vijnë e të bëjnë ekspertizën mjekoligjore

Nga shtrati i spitalit, 14-vjeçari Luis Meçe ka folur për herë të parë për mediat në lidhje me vrasjen e shokut të tij, Martin Cani dhe plagosjen e tij. Luisi ka dhënë një intervistë ekskluzive për “Review” në Euronews Albania ndërsa u shpreh se në vendngjarje ka pasur edhe persona të tjerë

Luisi gjatë fjalës së tij bëri thirrje që të shkojnë e të bëjnë ekspertizën te ai në spital, pasi pretendon se është qëlluar nga dy persona me thika të ndryshme. Sipas Luisit kanë qenë tre persona në ngjarje, por ai nuk ka arritur të identifikojë personin e tretë që sipas tij është burri që e ka ngritur atë në ajër dhe nuk e ka lejuar ta mbrojë Martninin.

Biseda gjatë intervistës:

Gazetarja: Ti po thua që kanë qenë tre persona në vendngjarje?

Luis Meçe: Po, njëri vetëm më ka ngritur.

Gazetarja: Personin e tretë nuk munde ta identifikosh?

Luis Meçe: Jo, nuk e di.

Gazetarja: Luis sa veta ishin që ju sulmuan ditën e ngjarjes?

Luis Meçe: Ishin dy persona, Mario dhe një djalë me flokë të gjata.

Gazetarja: Atë djalin tjetër e ke parë ndonjëherë më parë?

Luis Meçe: Jo, nuk e kam parë më parë. Di që është bashkëmoshatar i jonë. Unë dua të vinë e të bëjnë ekspertizën mjekoligjore për ta kuptuar të gjithë që kam plagë nga dy thika të ndryshme. Nuk flas dot më shumë. Kam shumë dhimbje.

Mas akra e Dobraçit, gazetarja Llabani “plas” b ombën: Është identifikuar autori i υr asjes

Gazetarja Anduena Llabani zbuloi në një studio televizive se policia ka identifikuar autorin e masakrës së Dobraçit, ku humbën jetën katër persona, Arlind Bushati, Hamza Lici dhe çifti i bashkëshortëve Bashkim dhe Flutura Basha.

“Në rastin e Shkodrës është identifikuar edhe autori i vrasjes”, deklaroi gazetarja në studio.

Objektiv i atentatit dyshohet se ishin dy nga viktimat, Hamza Lici dhe Arlind Bushati si edhe një tjetër që mendohet se udhëtonte me ta në makinë, por që ende nuk është identifikuar nga autoritetet.

Bashkim Basha dhe Flutura Basha ishin duke udhëtuar me motor kur mjeti tip Benz me të cilin po udhëtonte Lici dhe Bushati humbi kontrollin dhe i përplasi.

Flutura Basha ndërroi jetë në vendngjarje ndërsa Bashkim Basha disa ditë më vonë në spital.

32-vjeçari υr*t prindërit dhe vëllain e tij, mban peng mbesat dhe kunatën!

Një darkë familjare ka përfunduar në gjakderdhje në Poloninë jugore mbrëmjen e së dielës.

Një 32-vjeçar vrau prindërit e tij dhe vëllanë me armë zjarri.

Më pas për t’i shpëtuar arrestimit, ai i dha fund jetës me armë zjarri.

Siç raportojnë mediat e huaja, familja ishte duke darkuar, kur papritmas 32-vjeçari hapi zjarr ndaj prindërve dhe vëllait të tij, të cilët për fat të keq ndërruan jetë në vend.

Më pas autori 32-vjeçar mbajti peng partneren e vëllait dhe fëmijët e saj, dy vajza të moshës 5 dhe 7 vjeç, raportuan mediat polake.

Gruaja arriti të shpëtonte dhe kërkoi ndihmë. Shtëpia u rrethua nga forca të shumta policie dhe një negociator special u përpoq, për orë të tëra, të bindte vrasësin të dorëzohej.

Rreth orës 5 të mëngjesit, burrave të forcave speciale të policisë iu dha drita jeshile për të bastisur shtëpinë.

Pasi arritën të shpëtonin fëmijët, forcat e policisë u përballën me personin e armatosur, i cili preferoi t’i jepte fund jetës për të shmangur arrestimin.

Agjencia Polake e Lajmeve (PAP) raporton se vrasësi përdori një armë që e posedonte ligjërisht. Autoritetet po kryejnë hetimet për të zbardhur rrethanat e sakta të masakrës si dhe motivin e autorit.

FOTO/ “E rreh gruaja”, Luiz Ejlli reagon NDAJ Olta Gixharit!

Olta Gixhari zbuloi disa të pathëna dhe ndau momente emocionuese nga jeta dhe karriera e saj.

Megjithatë, ajo nuk mundi t’i shpëtonte një pyetjeje për marrëdhënien e saj me Luiz Ejllin.

Olta sqaroi se, pavarësisht bashkëpunimit të tyre në një film, ata nuk kanë ndjerë ndonjëherë nevojën për t’u afruar si miq.

“Është budallai moj. E rreh gruaja,” tha ajo më pas me shaka.

E duket se ky koment nuk ka kaluar pa marrë vëmendjen e Luizit.

Ai vendosi t’i përgjigjet me humor në foton më të fundit të bashkëshortes së tij, Kiara Tito, në Instagram.

FOTO/ "E rreh gruaja", Luiz Ejlli reagon NDAJ Olta Gixharit!

Ça mos me m’rrah kjo. Kam gru, jo llafe,” shkroi Luizi, duke lënë të kuptohet se e kishte marrë me sportivitet komentin e Oltës.