Analistja Anduena Llabani e ftuar në një studio televizive, tha se kryeprokurori i SPAK Altin Dumani e la të kuptohej kur pohoi në intervistën e tij se gazetarë dhe prokurorë janë nën hetim për dekonspirim të informacioneve.
Ajo deklaroi se ka pasur një çështje hetimore për dekonspirim të operacioneve, ku ka qenë i përfshirë gazetari i kronikës Elton Qyno.
Në vijim shtoi se nga përgjimet e Sky-EncroChat, del se janë paguar gazetarë deri në 600 mijë euro, për të dhënë informacione të grupeve kriminale.
“Kontrolli në banesën e kolegut Qyno për dekonspirim të informacioneve SKy-Encro. SPAK është shumë afër masave të sigurimit
Sky dhe Encro kanë sjellë një tjetër vizion të hetimeve. Nëse në Sky dhe Encro pamë punonjës policie dhe prokurorë dhe gjyqtarë të përfshirë në grupe kriminale, duket se kjo nuk ka lënë pas as gazetarët.
Kanë qenë një grup gazetarësh të dyshuar se përkundër shumave të parave jepnin informacione në opinionin publik që iu shërbenin grupeve kriminale.
Ka pasur materiale të zbardhura të Sky-Encro ku gazetarëve me emra konkretë, iu ofroheshin shumë të konsiderueshme parash deri në 600 mijë euro, për të dhënë informacione që ishin në favor të grupit kriminal.
Politikanët kanë dosje të gazetarëve dhe unë them se gazetarët janë dy herë e viktimë, e këtij rrjeti që i ka bërë pjesë të tyre, por edhe e politikanëve që i kanë në dorë.
Nëse do të ketë masa sigurimi ndaj gazetarëve mbetet për tu parë. Por janë ofruar para dhe të mira materiale, për të bërë X shantazh, X lajm dhe X informacion.
Qyno si gazetar ka pasur platformën që përdornin grupet kriminale, e ka siguruar dhe ka gjetur të dhëna.
Madje ai ka patur alibinë e tij se në këto përgjime kam pasur dhe emra politikanësh që kanë urdhëruar vrasje kriminale.
Nëse SPAK ka shkuar përtej kësaj dhe ka vërtetuar se gazetari i ka përdorur këto informacione për efekt përfitimi, të rastit korruptiv, duhet kuptuar si e ka ndarë.
Kam lexuar fragmente që do i japim X gazetari kaq, që të dalë në studio dhe të thotë këtë gjë.”
Ajo shtoi se aktualisht Atlin Dumani ka dy probleme komisionin antikorrupsion të drejtuar nga Fatmir Xhafa dhe Gjykatën Kushtetuese ku është një çështje kryesore e ligjshmërisë së gjithë të dhënave të siguruara nga Sky dhe Encro.