FOTO/ Pasi mbylli kapitullin e dashurisë me Ledri Vulën, Sara Hoxha “hakmerret” ndaj reperit?

655

Pas ndarjes së shumëpërfolur mes Sara Hoxhës dhe Ledri Vulës, blogerja ka bërë veprimin i cili ra menjëherë në sy nga ndjekësit.

Teksa aktorja ka ndarë një foto të vajzës, në qafën e Poem Blu shihet një etiketë e cila mban emrin e saj.

Ajo çfarë bëri përshtypje kishte të bënte me mbriemrin i cili nuk është Vula por Hoxha, “Poi Hoxha” shkruhej në bexh.

Mos vallë Sara ka marrë vendimin që vajzës t’i japi mbiemrin e saj?

Kujtojmë që aktorja së fundmi ka pranuar ndarjen nga reperi Ledri Vula me të cilin ndan edhe vajzën e quajtur Poem Blu.

Ndonëse prej një viti çfiti janë përfolur në media për një krizë në marrëdhënien e tyre, dy protagonistët nuk folën asnjëherë publiksht për këtë.

Mirëpo e ftuar në një interviste aktorja e ka konfirmuan ndarjen nga artisti pa u zgjatur shumë dhe pa hyrë në detaje.

“Sa mirë që të ka bërë ndarja,” i ka thënë moderatori në “Top Albania Radio” Sarës.

“Po, po kështu po më thonë” u përgjigj blogerja pa ngurim.

Teksa romanca e re e Ledri Vulës ka bërë bujë në mediat rozë, duket se reperi dhe ish-partnerja e tij Sara Hoxha e “vulosën” fundin e marrëdhënies së tyre pak ditë më parë teksa hoqë njeri-tjetrin nga rrjetet e tyre sociale.

Edhe pse ish-çifti janë përfolur për ndarje prej më shumë se një viti, sërish vazhdonin të ndiqeshin në Instagrami.

Por, pas publikimit të fotove të Ledri Vulës me të dashurën e re, Rina Zaiti në rrugët e Londrës, ish-çifti kanë “zhdukur” njëri-tjetrin nga rrjeti social, ndonëse blogerja ka ende disa nga fotografitë e tyre në profilin e saj.

Meta nga qelia: Po stërvitem në kushte të vështira!

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta flet për Top Channel pas më shumë se dy javësh në qeli.

Në një intervistë, ai thotë se në qeli ka vijuar të stërvitet, por nuk ka kërkuar palestër, siç është përfolur në media.

Sot po bëhen dy javë në burg, si i kalon ditët Ilir Meta në qeli dhe a është e vërtetë ajo që thuhet në media se keni pasur kërkesa specifike, si për shembull një palestër që të stërviteni?    

Normal që gazetarja e Dumanit do të vazhdojë të shpërndajë shpifje për jetën time edhe në burgun e Narkoregjimit. Unë vetëm kam pyetur a ka palestër dhe asgjë më shumë.

Meta: Unë vazhdoj të ushtrohem çdo ditë duke shpikur ushtrime sipas rrethanave. Jemi në maratonë dhe nga këtu do të dal në top formë. Për dijeni edhe orën e dorës që ma morën ditën që më rrëmbyen ma kthyen vetëm pas 10 ditësh.

Në liri ju kemi parë aktiv, herë në zhytje në det dhe herë të tjera teksa ngjisni male. A ndjeni mungesën e “maleve tona më të larta, ujërave tona më të kaltra”, apo besoni se shumë shpejt do t’u riktheheni udhëtimeve?    

Meta: Patjetër që do t’u rikthehem sepse nuk i kam ngjitur të gjitha malet e jashtëzakonshme të Shqipërisë. Dhe për këtë qëllim stërvitem çdo ditë edhe pse në kushte të vështira. Shpik çdo ditë ushtrime të reja. Disa m’i ka mësuar Ylli Bodinaku nga përvoja në Spaç.

“Këto syze i shkojnë formatit tim”, gazetarja vë në siklet Bamir Topin për batutën e famshme dhe virale!

Ish-Presidenti Bamir Topi tregon për herë të parë si dhe pse u bë i famshëm me batutën e tij epike: Këto syze i shkojnë formatit tim!

I ftuar në ”Të Pashoq” me Edjona Dervishin, kjo e fundit e pyeti për këtë moment komik me të cilin mbahet mend dhe ironizohet gjithandej.

Topi tregon se sa herë e dëgjon këtë qesh, por thotë se as vet nuk e di pse ajo fjali që i erdhi aq natyrshëm e me pa djallëzi, u bë kaq virale për vite me radhë.

Ai thotë se ato ishin një palë syze të thjeshta, madje jo shumë të kushtueshme, por që ai shpreh ashtu bazuar në faktin që fokusohen të gjithë kur blejnë një palë syze, nëse i shkojnë apo jo, qoftë me pamjen, stilin e veshjes, karakterin dhe pozicionin.

Madje madje, nga sikleti, Topi ia humb fare vlerën atyre syzeve, duke thënë se edhe skeletin e kishin prej kallcuku, por dihet që e vërteta është ndryshe, pasi të paktën skeleti dukej që ishte minimalisht i larë në flori, por ky është një konstatim që nuk do të vërtetohet dot kurrë sigurisht.

VIDEO/ “Absolutisht mirë u ndjeva”, Saidja reagon ndaj akuzave te Gertit se e ka tradhëtųar me Noizyn!

Saide Buzi ka reaguar ndaj akuzave që bëri Gerti Gjici një nga konkurentët e “Përputhen” bëri në një televizon.

Gerti nuk hezitoi të tregonte se Saidja e kishte tradhëtuar me këngëtarin e njohur, Noizy.

“Unë e kam të vërtetuar me një video. Ditën që u ndava në mëngjes, i mora telefonin dhe ishte duke folur me një person që kishte lidhje me Noizyn. Në momentin që unë e lexova, normal Saidja e mori telefonin direkt dhe unë si lexova dot të gjitha. Lexova: “Si u ndjeve për atë që bëre”. Dhe ajo i tha: “Absolutisht mirë”. Unë doja të shikoja sipër se për çfarë kishte lidhje, se normal ishte emri i Noizy-t. Ajo më mori telefonin. Ajo më thonte ‘jo nuk është asnjë’. Më jep telefonin i thoja. Jo nuk ta jap telefonin më tha”, u shpreh Gjici në një emision televiziv.

Saidja në një emision televiziv dashurie në Kosovë e pyetur për këto akuza tha se ja kam lënë në dorë drejtësisë.

Për më tepër shikoni videon e mësipërme:

FOTO + VIDEO/ Një police S*KSI në rrugët e Madridit, fansat “T ËRB0HEN” pas yllit SHQIPTAR: Më arresto oficere!

Melissa Mtx është padyshim një nga modelet më të pëlqyera në rrjetet sociale, e cila numëron plot 3.2 milionë ndjekës në Insragram.

22-vjeçarja gjysmë-shqiptare, e cila është gjithashtu pjesë e portalit me pullë të kuqe “Onlyfans”, nuk i lë aspak vend imagjinatës me postimet e saj të nxehta në rrjetet sociale.

Së fundmi, Melissa postoi dy video, ku shfaqet e veshur me kostum policie, ku në pah nuk munguan sërish format e saj bombastike, teksa shkruante: “Karrierë e re”.

VIDEO

“Kam probIeme men dore”, shpërthen banori në shtëpinë e BBV: Mund të bëj diçka që s’bëhet

Një situatë jo e këndshme ka ndodhur së fundmi në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

Njëri nga banorët, Besforti në një moment tensioni është dëgjuar të kërcënojnë një nga konkurentet, Rezartin, duke i thënë mos ta ngacmojë se ai ka probleme mendore dhe mund të diçka të pabërë.

“Mos u merr me mua, mos më gjuaj me fjalë. Unë kam telashe, kam probleme psiqike dhe mendore. Mos ma sjell punën deri aty sa të dal jashtë kontrollit, se edhe në lajme më nxjerrin. Mos e bëj këtë, mos e imito, mos u tall me mua, se mund të bëj diçka që s’bëhet!”, dëgjohet të thotë Besforti në bisedën me Rezartin.

Pas ndarjes nga Heidi, Romeo bën postimin e papritur në Instagram

Aktori i njohur Romeo Veshaj, edhe pse një personazh mjaft aktiv në rrjetet sociale rrallë herë publikon foto me familjarët. Së fundmi ai ka befasuar ndjekësit teksa ka ndarë një foto krah gjyshes dhe gjyshit të tij. Romeo shihet në mesin e tyre teksa i përqafon dhe duket shumë i lumtur. Kujtojmë që gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBV, aktori shpesh përmendte raportin e veçantë që kishte me gjyshërit.

Në një nga netët e spektaklit ai u surprizua nga “Vëllai i madh” teksa ky i fundit i mundësoi takimin me ta.

Gjatë kësaj kohe Romeo ka qenë në qendër të mediave rozë pasi po përflitet për një ndarje nga Haidi Baçi, një romacë që dyshja e nisën brenda shtëpisë së BBV.

Heidi Baçi, së fundmi ka fshirë të gjitha fotot me aktorin nga profili i saj Instagram duke konfirmuar kështu zërat për ndarjen mes çiftit.

Jo vetëm postimet me aktorin por Heidi ka fshirë edhe Story të momenteve të tyre të cilat moderatorja i mbante në profilin e saj.

Çmimi i vajit të ullirit arrin rekord, si ndikon rritja e pagesave për punëtorët

Nga drejtuesit e fabrikave të përpunimit të vajit të ullirit, ndonëse pohohet se kete vit deri tani rezulton se sasia ullinjve të prodhuar është më e lartë krahasuar me 2023, problem mbetet kostoja e rritur e prodhimit.

Përgjysmimi i rendimentit të prodhimit të ullirit, në raport me vitin e kaluar dhe rritja e shpenzimeve për fuqinë punëtore, janë faktorët kryesorë që kanë ndikuar te shtimi i kostos prodhuese.

Me rritje kostosh nga pagesat e punëtorëve, po përballen si kultivuesit edhe përpunuesit e vajit të ullirit.

Sipas kultivuesve në Berat, nëse vjet një vjelës i ullirit paguhej 1,500 maksimumi deri 2,000 lekë dita, sivjet pagesat maksimale kanë arritur nga 2,500 deri në 3,000 lekë dita. Rritja është deri në 34%.

Pagesa e punonjësve të ngarkim shkarkimit dhe stafit të repartit të përpunimit, në fabrikat e përpunimit të ullirit për vaj vitin e kaluar shkonte deri në 2,000 lekë dita.

Kete vit, pagesa për ta është rritur 50%, duke arritur në 3,000 lekë dita.

Por edhe pse pagesat për vjelësit janë rritur, fermerët kultivues të ullirit pohojnë se po hasin vështirësi në gjetjen e tyre për shkak të emigracionit.

Tek disa mosgjetja e punonjësve dhe mospërballimi i shpenzimeve për pagesat e tyre po ndikon negativisht, me lënien e ullirit në pemë, të pavjelë.

Faktori tjetër që ka ndikuar te shtrenjtimi i kostos, është pakësimi i rendimentit prodhues.

Nga temperaturat e lartë gjatë muajve korrik-gusht me pasojë tkurrjen e frutit, ndërsa më tej moti i lagësht në fillim të vjeshtës solli bymimin e kokrrës së ullirit, kanë ndikuar negativisht te rendimenti i prodhimit.

Përfaqësuesit e fabrikave të përpunimit të vajit, thonë se deri tani rezulton se rendimenti është ulur 50% krahasuar me vjet. Por nëse temperaturat e motit do të vijojnë të mbeten të larta, për ta kjo shihet si faktor negativ që do të ndikojë më tej te rendimenti, por edhe te rritja e çmimit.

Në 2022 sipas të dhënave të INSTAT në vend u prodhuan 157,7 mijë ton ullinj. Kjo ishte sasia më e lartë e ullirit të prodhuar që nga viti 2018. Për 2023 sasia e prodhuar e ullinjve arriti në 117,6 ton ullinj.

Krahasuar me 2022 prodhimi i ullinjve ra 25%. 13% e prodhimit të ullinjve për 2023 ishte e përqendruar në Bashkinë e Lushnjes.

E ndjekur nga Elbasani me 7%, në Mallakastër me 7%.

Në Vlorë dhe Fier me përkatësisht 6% dhe 4% e prodhimit ishte në bashkinë e Beratit.

Për shkak të copëzimit dhe fragmetizimit të mëdha të ullishtave, 57% e ullinjve të prodhuar është e shpërndarë parcelat në 40 bashki të tjera të Shqipërisë./Monitor

I bëri frymëmarrje artificiale Hamza Licit, kush është personi misterioz në makinën e vi/ktimave të Shkodrës

Pasditen e 30 tetorit, Shkodra, por jo vetëm, u trondit nga një ngjarje kriminale, që do shkaktonte 4 viktima.

Teksa ka kaluar një javë nga masakra e Dobraçit, ende kjo ngjarje është e rrethuar me mister, jo vetëm sa i përket autorëve, por edhe për një person të tretë që ndodhej në makinën e viktimave.

Në videot e fiksuara pak çaste pas ngjarjes, në këmbë shihet dhe një djalë, që ecën duke çaluar. Në fytyrë ka dëmtime në faqe dhe i ka duart me gjak. Dukshëm në gjendje shoku. I riu ka një ngjashmëri të madhe me Ibrahim Licin. Njeriu kryesor i fisit Lici dyshohet se ka qenë personi i tretë në makinë dhe shënjestra e atentatit ka qenë pikërisht ai.

“Të krijohet ideja e përshtypja që një atenatat i tillë nuk mund bëhet ndaj personazheve që i ke pasur në Shkodër edhe ditë të tjera, por bëhet ndaj personazhit kryesor që ti ke kundërshtar“,- u shpreh ish-prokurori, Eugen Beci.

“Në vetvete vepra penale është kryer në atë që quhet si zahrgoni, për ti prerë krahët ose pamundësuar ndihmën nga persona të tjerë, për ta izoluar atë që mendohet që mund të ketë qenë ose ka qenë objektivi kryesor i ngjarjes”-, u shpreh Kreshnik Myftari, profesor i drejtësisë.Dëshmitarët okular, jashtë kamerave tregojnë se ky person ka nxjerrë nga makina trupin e Hamza Licit dhe ka tentuar që t’i jape ndihmën e pare. Ata thonë se i riu ka bërë dhe frymëmarrje artificiale ndaj 23-vjeçarit për ta mbajtur në jetë. Nuk dihet nëse personazhi misterioz ishte në vendngjarje kur mbërriti policia apo ishte larguar.

“Pyetja tjetër që lind është për policinë, a ishin vetëm 2 viktima objektiv apo edhe 1 i tretë që mund të jetë larguar nga vendngjarja.Në mjetin e viktimave janë gjendur 3 armë, janë përdorur 2 armë nga 1 person apo kishte 3 persona, kemi pamje që krijojnë dyshime për ekzistencën e personave të tjerë, kemi afrim të policisë të informacioneve që në fillim ishte i paqartë”,- u shpreh ish-prokurori, Eugen Beci.Nuk ka asnjë reagim zyrtar nga ana e Policisë së Shtetit për ekzistencën e një personi të tretë në makinë dhe për largimin e dyshimeve për personazhin “misterioz” që ndodhet në vendngjarje me duart me gjak, me dëmtime të vogla në fytyrë, që ecën duke çaluar. Në rast se dyshimet nuk do të çonin tek Ibrahim Lici, ndoshta uniformat blu do ta kishin shumë të thjeshtë.

Korçarja njeh bùrrin nga një shoqe dhe martohet, ai i merr mbiemrin e zhduket

Orjana Rrushi nga Korça tregon për emisionin “Stop” se në vitin 2021 është martuar me dikë që e ka njohur nëpërmjet një shoqeje. Por më pas ai u zhduk pa asnjë kontakt.

I mori mbiemrin Orjanë, me justifikimin se i pëlqente mbiemri i saj. Edhe gazetarja e “Stop” u përpoq ta telefononte e madje shkoi edhe në Çërravë të Pogradecit, për ta kërkuar, por pa sukses

Qytetarja: Vajtëm në Çërravë, bëmë atë… celebrimin.

Gazetarja: Pse e mori mbiemrin tënd?

Qytetarja: E mori sepse unë s’e dija që ka qenë i dënuar në burgun e Drenovës të Korçës, por “më pëlqen mbiemri yt” tha.

Gazetarja: Dhe ti e besove?

Qytetarja: Po.

Gazetarja: Dhe kontakti i vetëm juaji ka qenë me numër privat.

Qytetarja: Më tha sepse “unë nuk kam mundësi të të marr me numër”.

Gazetarja: Si e besove në 3 muaj të martoheshe?

Qytetarja: Nuk kisha në plan se nuk më ecte. Më thoshte fjalë të mira, siç flasin të gjithë.

Gazetarja: U ndieve mirë.

Qytetarja: Po. Pastaj për dy ditë ai u largua dhe humba kontaktet, nuk kisha me kë të komunikoja. Më 9 gusht 2021 jam celebruar dhe prita, prita të më merrte në telefon, u bë një vit. Kur u bë një vit i shkruajta të lutem pse u talle me mua, pse u lidhe me tjetër kur më the mua që do të lidhemi bashkë? Ai më thotë “s’ke punë me mua, ti je dorë tjetër, unë jam dorë tjetër, s’më do familja, kaq”.

Problemi tjetër i Orjanës është që vuan nga skizofrenia dhe ka dy muaj pa marrë kempin, prej sorrollatjes nga punonjëset e Postës Shqiptare. Gazetarja shkoi pranë Postës Shqiptare dhe komunikoi me punonjësen e cila tha se Orjana ka qenë në Greqi muajin e parë.

Këtë muaj sipas saj, Orjana i tha që t’ia niste paratë e kempit me furgon por punonjësja premtoi t’ia çojë vetë në Korçë.

Gazetarja: Zonja më tha që nuk e ka marrë kempin prej 2 muajsh.

Punonjësja: Po, ishte në Greqi muajin e parë dhe unë për atë jam këtu. Në Korçë jam.

Gazetarja: Keni shkuar kastile për t’i çuar kempin zonjës?

Punonjësja: Për atë jam unë këtu.

Gazetarja: Dakord! Zonja, nga bisedat që unë kam lexuar, të ka shkruar dhe të ka thënë për të ardhur ndërkohë që nuk keni qenë ju, jo se ka qenë zonja në Greqi.

Punonjësja: Dëgjo, zonjë! Ajo ka qenë në Greqi muajin e parë. Këtë muaj më tha m’i dërgo me furgon. I thashë jam për në Korçë dhe do të t’i sjell në Korçë.

Gazetarja: Ju i thoni të njëjtat gjëra që nuk jam, kam punë, jo kam një sebep, ku di unë çfarë. Edhe kur ajo të thotë do të vij në zyrë…

Punonjësja: Për zonjën jam këtu.

Gazetarja: Lëre sot, ajo sot të ka shkruar dhe i ke thënë më merr më vonë. Ajo të ka thënë të vij dhe i ke thënë kam punë.

Punonjësja: Merre në telefon dhe pyete. Ishte në Greqi, apo s’ishte.

Gazetarja: Unë po të them që kam lexuar mesazhet. Po këto s’janë të vërteta?