Saide Buzi ka reaguar ndaj akuzave që bëri Gerti Gjici një nga konkurentët e “Përputhen” bëri në një televizon.
Gerti nuk hezitoi të tregonte se Saidja e kishte tradhëtuar me këngëtarin e njohur, Noizy.
“Unë e kam të vërtetuar me një video. Ditën që u ndava në mëngjes, i mora telefonin dhe ishte duke folur me një person që kishte lidhje me Noizyn. Në momentin që unë e lexova, normal Saidja e mori telefonin direkt dhe unë si lexova dot të gjitha. Lexova: “Si u ndjeve për atë që bëre”. Dhe ajo i tha: “Absolutisht mirë”. Unë doja të shikoja sipër se për çfarë kishte lidhje, se normal ishte emri i Noizy-t. Ajo më mori telefonin. Ajo më thonte ‘jo nuk është asnjë’. Më jep telefonin i thoja. Jo nuk ta jap telefonin më tha”, u shpreh Gjici në një emision televiziv.
Saidja në një emision televiziv dashurie në Kosovë e pyetur për këto akuza tha se ja kam lënë në dorë drejtësisë.
Për më tepër shikoni videon e mësipërme: