Armando Broja ka hedhur pas krahëve dëmtimin, që e mbajti atë jashtë që nga muaji Korrik. Sulmuesi shqiptar është rikuperuar plotësisht dhe këtë të mërkurë u shfaq në stërvitjen e Everton.
23-vjeçari u transferua te skuadra angleze në fund të merkatos nga Chelsea, në huazim me të drejtë blerje, por ende nuk e ka bërë debutimin.
Broja vuante nga një problem në tendinë dhe ka qenë jashtë për disa muaj. Megjithatë, duket se makthi i dëmtimit ka kaluar dhe lojtari po përgatit rikthimin në fushë.
Everton zbuloi këtë të mërkurë se Broja është stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës. Lojtarit do i duhen kohë për të kapur formën dhe tek anglezët nuk duan të nxitohen, pasi do të rrezikonin një tjetër dëmtim.
Broja nuk pritet të jetë pjesë e grumbullimit të Shqipërisë për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve, ndaj Çekisë dhe Ukrainës, pasi nuk ka kapur ende ritmin.
Tema e mbrëmjes në emisionin “D-Night” në “Ora News” kishte të bënte se për çfarë jeni bërë pishman në jetë.
Të shumta ishin mesazhet në studio dhe makinat që ndalonin para korpusit për intervistë.
Një djalë tregoi pengun e tij më të madh që dukej se ishte penduar shumë.
PJESË NGA INTERVISTA:
Djali: Kam pasur dikur një lidhje në distancë të largët pas një keqkuptimi bëri orë të tëra me avion. Erdhi nga Arabia Saudite dhe nuk i dola në takim.
Kledisi: Lind pyetja pse nuk i dole?
Djali: Ndoshta nga egoja, kokëfortësia.
Kledisi: Çfarë të pengon ti shkruash dhe ti shkosh ti asaj?
Djali: Se di, do i thoja hajde se do ta paguaj biletën tani.
Gjatë fushatës elektorale në SHBA, Elon Musk, mbështeti Donald Trumpin në çdo mënyrë dhe sigurisht që ka çdo arsye të ndihet i justifikuar me rezultatin e afërt
Dhe kjo është sigurisht diçka që ai nuk e fsheh, duke bërë postime në X, ndërkohë që i ka befasuar të gjithë me foton, në të cilën ai mban një lavaman në Shtëpinë e Bardhë.
Një votuese e regjistruar në Arizona, paditi Elon Musk dhe super PAC-në e tij pro-Trump në gjykatën federale, duke i akuzuar ata për mashtrim dhe gënjeshtra për dhurimin prej 1 milion dollarësh.
Paditësja, Jacqueline McAferty, nënshkroi peticionin e Musk më 20 tetor, pasi Musk tha se fituesit do të zgjidheshin “rastësisht” nga grupi i njerëzve që nënshkruan peticionin e tij në mbështetje të Kushtetutës.
Por, avokatët e Musk thanë në një procedurë të veçantë gjyqësore, se fituesit nuk u zgjodhën rastësisht, por u zgjodhën bazuar në përshtatshmërinë e tyre për të promovuar super PAC-në pro-Trump.
“Deklaratat e të pandehurve që tregojnë se individët që nënshkruan peticionin do të zgjidheshin rastësisht për të fituar 1,000,000 dollarë ishin të rreme, dhe të pandehurit e dinin se ato deklarata ishin të rreme në kohën kur u bënë,” thotë padia, e cila u ngrit në Teksas.
Padia thotë më tej se nëse McAferty do të kishte qenë e vetëdijshme se ajo nuk kishte asnjë shans për të marrë 1,000,000 dollarë, atëherë ajo nuk do ta kishte nënshkruar peticionin dhe nuk do të kishte dhënë informacionin e saj personal të identifikimit në PAC të Musk, duke përfshirë adresën e saj dhe numrin e telefonit celular.
Donald Trump është zgjedhur sot presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Deri në këto momente Trump numëron 71.139.197 vota që përkthehen në 277 vota elektorale. Ndërsa rivalja e tij në këto zgjedhje Kamala Harris numëron 66.204.938 vota, ose 224 vota elektorale.
Megjithatë Benny Johnson, komentator politik konservator dhe Youtuber ka ngritur një dyshim në lidhje me rezultatet dhe konkretisht votat e Demokratëve në këto zgjedhje.
“E çuditshme se si mbi 20 milionë demokratë thjesht janë zhdukur në vetëm një palë zgjedhje nga 2020 në 2024. Shumë e çuditshme. Joe Biden mori 81 milionë vota. Kamala mori 60 milionë? Shumë e dyshimtë thotë ai”.
Kryeministri Edi Rama ka pritur në zyrë ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë.
Rama shfaqet i veshur me një tunikë të cilën thotë se e veshi në shenjë falënderimi për Princin e Kurorës, Mohammed Bin Salman al Saud, i cili e ka ftuar për të vizituar Riadin e për të diskutuar thellimin e marrëdhënieve dypalëshe.
Postimi i Ramës:
Me ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë, që bashkë me ftesën e Princit të Kurorës, Mohammed Bin Salman al Saud, për të vizituar Riadin e për të diskutuar thellimin e marrëdhënieve dypalëshe, më solli edhe një tunikë, të cilin e vesha në shenjë falenderimi për ftesën miqësore nga një prej liderëve më reformatorë dhe transformues të kohës së sotme
Tregjet financiare kanë reaguar në mënyra të ndryshe pas fitores historike në zgjedhje të Donald Trump përballë Kamala Harris, me ish-Presidentin që do të rimarrë drejtimin e Shtëpisë së Bardhë në janar.
Shumë investitorë duket se janë rikthyer në atë që quhet “tregjet Trump”, duke besuar se ai do të vendosë tarifa më të larta mbi importet e huaja për të mbrojtur industrinë vendase, çka mund të çojë në rritje të çmimeve të produkteve të importuara dhe inflacionit brenda Shteteve të Bashkuara.
Këto pritshmëri janë gjithashtu se borxhi qeveritar dhe shpenzimet mund të rritën, duke krijuar një presion më të madh për rritjen e normave të interesit nga Rezerva Federale e SHBA.
Rezultatet e këtij dinamizmi tregojnë se tregjet amerikane të aksioneve po priten të hapen më lart, ndërkohë që në Azi, aksionet në tregun e Hang Seng janë ulur, kryesisht për shkak të frikës se Trump mund të vendosë tarifa deri në 60% për mallrat kineze, duke rritur tensionet tregtare midis dy ekonomive më të mëdha të botës.
Një zhvillim tjetër që ka tërhequr vëmendjen është rritja e madhe e çmimit të Bitcoin, i cili ka arritur një rekord të ri prej 75,060 dollarësh, raporton A2. Kjo rritje ka ardhur për shkak të pritshmërive se Trump mund të jetë një aleat i fortë për monedhën dixhitale dhe do të sigurojë një mjedis më të qetë, madje edhe më pozitiv, për rregullimin e aseteve në kriptovaluta.
Investitorët janë të bindur se një administratë Trump do të jetë më e favorshme për zhvillimin e kriptomonedhave, duke e shpërblyer kështu këtë sektor.
Për më tepër, çmimi i naftës ka rënë nën 75 dollarë për fuçi, për shkak të pritshmërive që një administratë Trump do të inkurajojë prodhimin dhe eksportimin e naftës nga SHBA, duke çuar në rritjen e furnizimeve dhe një rënie të çmimeve të karburanteve. Pasiguria lidhur me politikat e energjisë dhe tregjet globale ka bërë që investitorët të reflektojnë në mundësitë e mundshme që një administratë Trump mund të ofrojë, sidomos në lidhje me rritjen e prodhimit të naftës dhe gazit natyror.
Në përgjithësi, këto zhvillime tregojnë se investitorët po bëjnë kalkulime të mëdha për të fituar nga mundësitë që mund të krijohen me kthimin e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.
Kjo ka sjellë një rritje të forcës së dollarit amerikan, një shpërthim të interesit për Bitcoin dhe një rënie të mundshme të çmimit të naftës, të gjitha këto duke reflektuar ndryshimet që mund të ndodhin në ekonominë globale dhe tregjet financiare nën një udhëheqje të re të SHBA./ A2CNN
Qytetarët, të cilët nuk paguajnë në kohë detyrimet për administrimin në ndërtesat e përbashkëta do të gjobiten me 30 për qind të detyrimit për çdo muaj vonesë. Ministria e Pushtetit Vendor ka hedhur për konsultim publik një projektligj, i cili ndryshon rrënjësisht ligjin aktual për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa.
Sipas draftit, qytetarët që banojnë në pallate janë të detyruar të paguajnë tarifën e administrimit të bashkëpronësisë.
Tarifa e administrimit për secilin bashkëpronar, si rregull, përcaktohet bazuar në shpenzimet e administrimit dhe në kuotën e pjesëmarrjes në bashkëpronësi të pronarëve të njësive. Ajo mund të korrektohet për shpenzime të veçanta, për numrin e kateve dhe për masën e përdorimit të objekteve të veçanta,” thuhet në draft.
Në rast se asambleja e bashkëpronarëve nuk gjen dakortësinë për përcaktimin e tarifës zbatohet tarifa e referencës e miratuar nga këshilli bashkiak përkatës, e ndarë sipas zonave dhe tipoligjisë së ndërtesës që bazohet në udhëzuesin për llogaritjen e tarifës së administrimit. Ministri që mbulon fushën e çështjeve vendore miraton udhëzuesin për llogaritjen e tarifës së administrimit.
Por çfarë ndodh nëse qytetarët nuk e paguajnë tarifën?
“Në rast të vonesës së pagesës nga ana e një bashkëpronari, vendoset një penalitet prej 30% të tarifës për çdo muaj vonesë. Penaliteti synon të nxisë bashkëpronarët të respektojnë afatet e pagesës, duke shmagur situata të mospagesës së administratorit/shoqërisë së administrimit që ndikojnë në tërësi në administrimin e objekteve. Penaliteti ndihmon në kompensimin e çdo humbjeje potenciale që vjen si pasojë e mosdisponueshmërisë së fondeve në kohën e duhur,” thuhet në projektligj.
Dhe nëse bashkëpronari nuk paguan tarifën dhe kamatat e prapambetura brenda tre muajve, kryesia e asamblesë së bashkëopronësisë bën një përllogaritje të vlerës së detyrimeve të papaguara, përfshirë tarifën dhe kamatëvonesat. Ky akt përmbledh vlerën e plotë të detyrimeve që ka bashkëpronari.
Pagesa e detyrimeve monetare për tarifën e bashkëpronësisë përmes këtij drafti bëhet titull ekezekutiv, që do të thotë se ata qytetarë të cilët nuk paguajnë do të përballen me përmbarimin.
Melania Trump, bashkëshortja e kandidatit republikan për president të Amerikës, Donald Trump , është mburrur në profilin e saj në rrjetin “X” se djali i saj dhe i presidentit të ardhshëm ka votuar për herë të parë në këto zgjedhje. Zonja e parë e SHBA-ve, e cila nuk u shfaq shumë gjatë fushatës së bashkëshortit të saj për zgjedhjet në Amerikë, Melania Trump, ka postuar në profilin e saj një foto të Baron Trump, i cili votoi për herë të parë.
“Votues për herë të parë dhe për babanë e tij,”-ka shkruar Melania krahas fotos.
Barron Trump mbushi 18 vjeç në mars dhe filloi vitin e parë në Universitetin e Nju Jorkut këtë vjeshtë. Është interesante se ai u regjistrua në Stern School of Business të Universitetit të Nju Jorkut, megjithëse Trump tha se djali i tij mendoi të ndiqte hapat e babait të tij në Shkollën Wharton të Pensilvanisë.
“Është një vend shumë cilësor. Atij i pëlqeu. I pëlqente shkolla, dhe po ia del shumë,” – tha Trump për “Daily Mail”.
Advertisements
Trump tha se djali i tij ka në plan të vazhdojë të luajë futboll (versioni amerikan) edhe në Kolegj. “Daily Mail” intervistoi bashkëmoshatarët e tij me një pyetje të thjeshtë – çfarë mendojnë ata për të?
Për këtë pyetje, një student sugjeroi që Baronit do t’i duhej të përqafonte një perspektivë progresive nëse donte të kishte ndonjë shans për t’u pranuar nga studentët në kolegjin famëkeq “të majtë”. Disa thanë se ishin të gatshëm të gjykonin Baronin për vlerat e tij dhe pa e paragjykuar.
“Më vjen shumë keq për të, ai nuk zgjodhi këtë jetë,”-tha një studente.
Baron lindi më 20 mars 2006, si fëmija i vetëm i Donald dhe Melania Knauss Trump, të cilët u martuan rreth një vit para lindjes së Baron, në janar 2005. Baron jetonte me nënën e tij në Penthouse e tyre “Trump Tower” në Fifth Avenue në Nju Jork, ndërsa babai, si president i zgjedhur në atë kohë, u transferua në Shtëpinë e Bardhë. Megjithatë, Baron dhe mamaja e tij iu bashkuan Trump në Uashington, DC, pasi ai mbaroi një vit në shkollën prestigjioze dhe shumë të shtrenjtë me kosto vjetore prej rreth 45,000 dollarë. Por edhe pse në Uashington, Melania dhe Trump kujdeseshin që ta mbanin larg syrit të publikut.
Pasi u shpërngul në Uashington, Baroni Trump u bë zyrtarisht djali i parë që “banoi” në Shtëpinë e Bardhë në pothuajse 60 vjet. Hera e fundit që Amerika kishte një “djalë të parë” ishte në vitin 1961, kur djali i John F. Kennedy, JFK Junior, u transferua në Shtëpinë e Bardhë teksa ishte vetëm një foshnjë.
Edhe pse babai i tij është amerikan, Baron Trump trashëgoi gjithashtu rrënjët sllovene të nënës së tij, kështu që atij iu mësua kjo traditë dhe gjuha. Sipas një interviste të vitit 2016 me revistën GK, Melania Trump zbuloi se Baron flet rrjedhshëm sllovenishten. Në fakt, ai flet gjuhën me gjyshërit e tij, të cilët jetonin pranë Trump Tower, në kohën e intervistës.
Melania gjithashtu u mburr një herë për revistën People në vitin 2009 se kur Baroni ishte vetëm tre vjeç, përveç sllovenishtes dhe anglishtes, ai fliste edhe frëngjisht. Por dy vjet më vonë, gjatë një paraqitje në “The Joy Behar Show”, Melania tha: Baron flet dy gjuhë absolutisht në mënyrë perfekte. Ai hidhet nga një gjuhë në tjetrën, sllovene/anglisht. Dhe nuk është problem për të!
Siç mund të pritet nga dikush i lindur në një familje si ajo Trump, Baron është “veshur” për sukses pothuajse gjatë gjithë jetës së tij. Ai madje kishte veshur një kostum në prezantimin e librit të gjysmëmotrës së tij Ivanka Trump kur ishte vetëm 3 vjeç e gjysmë.
“Ai nuk është një fëmijë që mban tuta. Ai nuk e ka problem të veshë një kostum – por jo çdo ditë – dhe i pëlqen të veshë një kravatë ndonjëherë, si babai. Por kjo nuk do të thotë se Baron nuk i pëlqen pak rehati,”- tha Melania Trump ndërsa diskutonte djalin e saj në një intervistë me ABC News në 2013.
Melania Trump shpesh i referohet djalit të saj të vetëm si “Donald i vogël” dhe “mini Donald”.
“Ai është një djalë shumë i fortë, shumë i veçantë, i zgjuar. Ai është i pavarur dhe me vetëbesim dhe e di saktësisht se çfarë dëshiron. Ndonjëherë e quaj Donald i vogël. Ai është një përzierje prej nesh fizikisht, por për shkak të personalitetit të tij, unë e quaj Donald i Vogël. Kur ishte 5 vjeç, ai donte të ishte si babai i tij: biznesmen dhe një lojtar golfi. Atij i pëlqen të ndërtojë diçka – dhe ta shembë atë dhe të ndërtojë diçka tjetër. Ai është shumë i detajuar në vizatimet e tij. Ne udhëtojmë shumë dhe ai kujton gjithçka që sheh,”- tha Melania për Parenting.
Nuk është sekret që Melania Trump mendon se Baron është një kopje karboni e babait të saj, Presidentit Donald Trump, siç e ka thënë hapur në të kaluarën. Dhe interesant është fakti se edhe ish-maxhordomi i familjes Trump, Tony Senecal, ndan të njëjtin mendim me të.
Senecal tregoi se i i do të gjithë fëmijët e Donaldit, por Baron i ngjan më shumë babait të tij.
“Kur Baroni ishte dy vjeç e gjysmë, ia mora mëngjesin. Ai është ulur në karrigen e tij dhe më shikon dhe më thotë, “Toni! Ulu! Ne duhet të flasim!”,-kujton Senecal./ZËRI
Stuhitë e Atlantikut që prej një jave kanë goditur Gadishullin Iberik duke shkaktuar përmbytje katastrofike dhe viktima, pritet që në mes të nëntorit të godasin vendin tonë. Alarmi u dha nga meteorologia Tanja Porja sipas të cilës reshjet me intensitet të lartë dhe rrebeshet që do të prekin Shqipërinë dhe vendet e rajonit do të rrezikojnë përmbytje.
“Nga data 12, 13, 14 nëntor reshjet do të fuqizohen drejt lindjes duke përfshirë Italinë e jugut dhe territorin shqiptar që nga data 11 nëntor e në vijim reshjet me intensitet të lartë do të përfshijnë një pjesë të Ballkanit, Shqipërinë, Malin e zi dhe Kosovën, Maqedoninë e veriut. Reshjet priten të jenë 50-70 mm në një interval kohor 3 orësh. E gjithë kjo rrit riskun për përmbytje. Reshjet do të jenë me intensitet mesatar dhe të lartë”, tha Porja në në Dita jonë.
Sipas saj “Shqipëria dhe 3 vendet fqinje pas datës 10 nëntor priten të përballen me stuhi intensive dhe rrebeshe që e gjejnë territorin të thatë që bën që mundësia të absorbohen është shumë e vogël dhe kjo rrit riskun për përmbytje”. Europa prej disa ditësh është përfshirë nga reshjet intensive që kanë goditur Gadishullin Iberik duke shkaktuar qindra viktima në Valencia. Reshjet intensive kanë përfshirë edhe Majorkën, Ibizan dhe gjatë ditës së djeshme Barcelonën, ndërsa rrezikohet edhe Andaluzia.