Rama pret në zyrë ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë, vesh tunikën dhuratë nga Princi i Kurorës!

Kryeministri Edi Rama ka pritur në zyrë ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë.

Rama shfaqet i veshur me një tunikë të cilën thotë se e veshi në shenjë falënderimi për Princin e Kurorës, Mohammed Bin Salman al Saud, i cili e ka ftuar për të vizituar Riadin e për të diskutuar thellimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Postimi i Ramës:

Me ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë, që bashkë me ftesën e Princit të Kurorës, Mohammed Bin Salman al Saud, për të vizituar Riadin e për të diskutuar thellimin e marrëdhënieve dypalëshe, më solli edhe një tunikë, të cilin e vesha në shenjë falenderimi për ftesën miqësore nga një prej liderëve më reformatorë dhe transformues të kohës së sotme