Dëshmia E Mustafa Licit: Djalin E Kisha Besimtar, Falej 5 Herë Në Ditë. Me Arlind Bùshatin Ishin Shokë Të Ngushtë, I V/ ranë Kot

Një nga emrat më të njohur në Shkodër, i konsideruar si “Plaku” i fisit Lici, është marrë në pyetje dy ditë më parë nga policia e qytetit, i cili ka dhënë shpjegime lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në 30 tetor, në zonën e Dobraçit, ku mbeti i vrarë Hamza Lici, Arlind Bushati dhe çifti i bashkëshortëve, Flutura dhe Bashkim Basha.

Por menjëherë pas përfundimit të ceremonisë mortore, oficerë të policisë kriminale në Shkodër, kanë shkuar në banesën e tij, për ta intervistuar.

Mustafa Lici, ka dhënë shpjegime mbi atë çfarë dinte për ngjarjen duke treguar se djali i tij, Hamza Lici dhe Arlind Bushati, kanë qenë shokë të ngushtë dhe kjo miqësi mes tyre është trashëguar edhe për shkak të miqësisë që vetë Mustafa, ka me babain e Arlindit, Xhemal Bushatin.

Sipas dëshmisë së Licit, ditën e ngjarjes djali i tij dhe miku i familjes Arlind Bushati, janë nisur në drejtim të Malit të Zi, për të shkuar në Podgoricë.

Në rrëfimin e tij para oficerëve të policisë, Mustafa Lici, ka treguar se djali i tij Hamzai, nuk kishte asnjë precedent penal dhe u vra pa faj. Faji i vetëm i tij ishte se kishte vëlla Ibrahim Licin.

Sipas babait, Hamzai ishte një besimtar i devotshëm, që falte 5 vakte në ditë të fesë islame.

Policia mësohet se ka pyetur Mustafa Licin, lidhur me vendndodhjen e djalit tjetër, Ibrahim Lici, por Mustafa u ka treguar ndodhet se në Turqi.

Mustafa Licit, i është kërkuar nga policia nëse kishte dyshime mbi ndonjë person konkret se kush mund të ketë marrë pjesë në vrasjen e djalit të tij, të vogël në ngjarjen e 30 tetorit, por ai ka shpjeguar se dyshime kishte shumë, por nuk ishte në gjendje në këtë fazë të tregonte emra konkretë.

Pesë ditë nga kjo ngjarje e rëndë, policia e Shkodrës ka ngritur dyshime të forta se atentati është organizuar nga një grup kriminal i përbërë nga familja “Bajri” dhe “Bilali”.

Vrasja ka si motiv gjakmarrjen dhe përplasjen historike mes dy fiseve dhe familjes Lici në Shkodër.

Hyrja e banorit të ri në Big Brother VIP Kosova, “sul/mohet me tÿm” godina e televizionit

Në oborrin e objektit të televizionit Klan Kosova është hedhur tym i zi.

Pak minuta më parë organizata për mbrojtën e të drejtave të grave “QIKA” ka njoftuar se në oborrin e Klanit është hedhur tym.

Në pamjet e bëra publike shihet saktësisht situata e krijuar tashmë tek objekti ku edhe ndodhet “Big Brother VIP Kosova”, ku mbrëmë si banor i ri i asaj shtëpie u bë Atilla Kardesh, i njohur për ushtrim të dhunës fizike ndaj ish-bashkëshortes, banores tjetër të BBVK, Drenusha Latifi.

Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 17-vjeçari shqiptàr (EMRI)

Pak para mesnatës së kaluar, një aksident tragjik ka ndodhur në Castiglione del Lago të Italisë.

Një 17-vjeçar shqiptar kishte dalë së bashku e shokun e tij me skuter, por një makinë me shpejtësi ka përplasur dy të rinjtë.

17-vjeçari Stiveni u dërgua menjëherë në spital, por fatkeqësisht ai ndërroi jetë, ndërsa miku i tij u plagos.

Sipas medieve të huaja, prokuroria e Perugias, prokurori Massimo Casucci, ka urdhëruar tashmë të gjitha analizat klinike për drejtuesin e makinës, një 40-vjeçar.

Gjithashtu, do të bëhen edhe hetime mjeko-ligjore në trupin e viktimës, si dhe për dëmtimet e marra nga i riu që mbeti i plagosur.

Automjetet u sekuestruan dhe po rihihen të gjitha kamerat e sigurisë aty pranë ngjarjes.

E mori me qira, i vendoset ekspl/ozivi godinës së persònazhit të njohur të TikTok

Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në një ambient të marrë me qira nga personazhi i TikTok, i njohur si Kozaku.

Raportohet se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 03:55 në godinën që ndodhet në rrugën dytësore “Tiranë-Vorë”.

Nga shpërthimi mësohet se ka pasur vetëm dëme materiale.

“Më datë 05.01.2024, rreth orës 03:55, në një godinë boshe, në rrugën dytësore “Tiranë-Vorë”, dyshohet se ka shpërthyer sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë”, njoftimi i policisë.

Godina në fjalë, sipas burimeve, është marrë qira nga Kozaku, ku pritej të bënte një investim.

Ende nuk dihen arsyet e shpërthimit, por policia po heton mbi konflikte të mundshme.

Janë sekuestruar kamerat e sigurisë dhe po punohet për identifikimin e autorëve.

“Meta po e ekzagjeronte me pijen”, moderatori i njohur pIas deklaratën: Anulova intervistën se ishte tapë

Gjatë një interviste televizive, gazetari dhe moderatori Artur Zheji zbuloi se në vitet e fundit ish-presidenti Ilir Meta po e tepronte shumë me alkoolin, duke treguar edhe për një rast në vitin 2013 kur ju desh të anulonte intervistën me të për këtë shkak.

Sipas Artur Zhejit, shumë deklarata që sot rëndojnë pozitën e Metës ai i ka bërë kur ka qenë i dehur.

“Mënyra e arrestimit të Metës ka dalë nga kontrolli. Nuk kishte nevojë për atë spektakël.

Unë mendoj që ata që e kanë bërë donin ta poshtëronin se Meta nuk ka lënë gjë pa thënë për sistemin e drejtësisë, për policinë. Ilir Meta në një fazë të jetës së vet shtoi pijen alkoolike dhe e keqja është që shtoi edhe vetësigurinë që mund ta mbante.

Disa gazetarë miq, që nuk janë fare miq e merrnin nëpër emisione me ngarkesë alkoolike precedente. Unë e kam anuluar një intervistë në 2013-ën pasi e kishte ekzagjeruar me pijen. Por të tjerë nuk e kanë bërë. Deklaratat më të forta zoti Meta i ka bërë kur ka qenë në gjendjen më të keqe.

Zoti Meta ka pasur marrëdhënie të mira me amerikanët. Kur ka qenë kryeministër i ka bërë një shërbim shumë të mirë amerikanëve. Unë nuk mendoj që Ilir Meta është bërë antiamerikan.

Meta dhe Berisha dolën e sulmuan publikisht Sorosin që është gjysma e Amerikës. Vetëm Donald Trump mund të dalë ta sulmojë publikisht Sorosin, ashtu siç ka bërë”, tha Zheji.

Horoskopi për ditën e sòtme, 6 nëntor 2024

Dashi

Jeta juaj në çift edhe pse do dominohet nga rutina, do jetë në ekuilibër. Nuk do keni debate apo probleme. Ka mundësi që ata që kanë pasur mosmarrëveshje të afrohen pranë atij që duan. Menaxhojeni me shumë kujdes buxhetin që të mos keni surpriza.

Demi

Atmosfera në çift do jetë e qetë sot. Nuk këshillohet të merrni vendime sepse do bënit gabime të pandreqshme.Në aspektin profesional do keni takime të cilat pas pak kohësh do ndryshojën shumë gjëra jo vetëm në aspektin e profesionit por dhe në jetën tuaj.

Binjakët

Për pjesën më të madhe të atyre që janë në çift gjërat do shkojnë me së miri. Disa të tjerë mund të debatojnë për disa gjëra të lëna pezull prej kohësh. Kujdes! Disa shpenzime të nevojshme dhe të papritura do ua tronditin pak planin financiar. Tregohuni shumë të kujdesshëm dhe te matur.

Gaforrja

Gjatë kësaj dite do kaloni momente të mrekullueshme me atë që keni në krah dhe do përjetoni emocione pa fund. Shfrytëzojeni sa të mundni ditën dhe mos harroni t’i shprehni sa të mundni ndjenjat dhe emocionet. Në sektorin financiar nuk duhet të merrni vendime të nxituara që do iu sillnin probleme.

Luani

Do e keni të vështirë sot ta analizoni me objektivizëm mardhëniet me kolegët e punës.Do iu mungojë kthjelltësia por do keni një takim vendimtar i cili do mund të ndryshojë përgjithmonë jetën tuaj. Edhe financat nuk do jenë të këqija. Ka shumë gjasa që ato të përmirësohen dhe ju të bëni disa shpenzime të menduara prej kohësh.

Virgjëresha

Jeta juaj në çift pritet të jetë më e mirë sesa ju mendonit. Do kaloni disa orë të mrekullueshme dhe harmonia do të mbretërojë. Mos vini prita, por tregohuni sa me të hapur për cdo problem që mund të keni, zgjidhja e tyre bëhet më e lehtë kur jeni dy veta.

Peshorja

Falë mbështetjes që do keni nga të gjithë miqtë tuaj do e kaloni komplet zymtesine e ketyre ditëve. U be kohë që jeni mbyllur në vetvete dhe mendoni vec për punen. Për një cast harroni gjithcka dhe argetohuni. Mos harro se jetën e jetojmë vetem një herë.

Akrepi

Ditë e qetë kjo e sotmja shfrytëzojeni për të reflektuar për të ardhmen. Ata që kanë pasur probleme duhet të mundohen t’i zgjidhin. Për financat do jetë një ditë jo ndryshe nga të tjerat. Mos shpenzoni shumë por hiqni ndonjë lek mënjanë.

Shigjetari

Për disa prej atyre që janë në një lidhje dita do jetë e vështirë dhe me probleme. Mos e humbni ne asnjë moment komunikimin më partnerin. Kujdes me operacionet e mëdha financiare. Situata nuk është shumë e qëndrueshme që ju të merrni vendime.

Bricjapi

Do tregoheni më të hapur dhe të disponueshem ndaj gjithckaje sot. Do jeni më të motivuar dhe do mendoni më shumë për të ardhmen.Ky pozitivitet do ju bëjë që të bini në sy për mirë jo vetëm nga miqtë tuaj por dhe nga shefat. Bëni pak më shumë durim dhe do dilni të fituar.

Ujori

Mjedisi yjor do sjellë një rizgjim të pasionit gjatë kësaj dite. Do ndiheni mjaft mirë dhe do i shprehni më tepër ato që keni në zemër. Në aspektin profesional do keni një takim interesant i cili do ua ndryshojë njëherë e përgjithmonë vijimësinë e jetës. Dielli do iu ndihmojë të merrni një vendim të rëndësishëm.

Peshqit

Lumturia do të mbizotërojë në jetën e çifteve. Vazhdoni të tregoheni tolerantë dhe të bëni disa lëshime të vogla dhe do e shihni që ambienti do ngrohet më tepër. Për sa iu përket financave do keni fat. Gjithsesi kjo nuk do të thotë që iu të hidheni menjëherë në detin e shpenzimeve.

Maqedonia e Veriut ul sërish çmimin e naftës, Shqipëria me e shtrenjta në rajòn

TIRANA- Shqipëria ka çmimin më të lartë të naftës në rajon me 175 lekë për litër. Ndërkohë, raportohet se Maqedonia e Veriut e ka ulur sërish çmimin e naftës, duke e tregtuar atë për 120 lekë për litër. Edhe pse në bursë çmimi i naftës ka rënë, kjo ulje nuk reflektohet ende në tregjet shqiptare. Sipas Euronews Albania, mjaftojnë 50 euro për të mbushur plot një rezervuar makine me naftë në Maqedoninë e Veriut. Me 3075 denarë, ose 4920 lekë, mund të marrësh plot 44.8 litra naftë.

Edhe pse derivatet e naftës pësuan një rritje drastike gjatë pandemisë dhe ulja e çmimeve nuk është e madhe, Maqedonia e Veriut ende ka çmimin më të ulët në rajon. Në Shqipëri, qytetarët paguajnë më shumë për një litër naftë, ku çmimi shkon në 1.8 euro. Pas saj vijnë qytetarët e Sllovenisë dhe Kroacisë, me përkatësisht 1.50 euro për litër dhe 1.45 euro për litër. Megjithëse Maqedonia e Veriut ka çmimin më të ulët në rajon, për ekspertin e ekonomisë, Abil Baush, këto çmime nuk përputhen me uljen e madhe të naftës në tregjet globale.

“Gjatë pandemisë, Komisioni Rregullativ i Derivateve të Naftës dhe Energjetikës filloi të bëjë kalkulimet në bazë ditore. Kalkulimet që bëhen në tregjet botërore u aplikuan në bazë ditore dhe në njësi ditore. Ashtu siç ‘fluturon’ çmimi i derivateve të naftës, i cili për momentin në tregjet globale është jashtëzakonisht i ulët dhe në rënie, edhe pse jemi në një periudhë kur çmimet normalisht do të rriteshin, për shkak të luftës dhe krizave globale, kalkulimi bëhet sipas këtyre kushteve”, deklaron eksperti i ekonomisë Abil Baushi.

Çmimi në Maqedoninë e Veriut përbëhet nga marzhi tregtar, kompensimi për financimin e aktiviteteve për mjedisin, kompensimi për rezervat e detyrueshme të naftës, si dhe akciza. Për çdo litër nafte, këto taksa dhe tarifa i kushtojnë qytetarëve 15.83 denarë ose 25.33 lekë. Sipas Profesorit Baush, deri në fund të vitit pritet të ketë ulje të mëtejshme të çmimit.

“Deri në fund të vitit mund të kemi ulje të lehtë të çmimeve dhe një lloj stabiliteti në derivatet e naftës, pasi tregjet e mëdha kanë stabilizuar prodhimin pas ndikimit rus në tregjet e naftës”, tha eksperti.

Përveç uljes së çmimit të naftës, ulje të konsiderueshme pati edhe për benzinën. Çmimi i benzinës u ul me 1.5 denarë dhe një litër kushton 75.50 denarë ose 120.83 lekë.

MA SAKRA me 4 të υd* kur në Shkodër, “Plaku” i FISIT Lici: Djalin e νr*u grupi i lidhur fort me qeverinë!

Një nga emrat më të njohur në Shkodër, i konsideruar si “Plaku” i fisit Lici, është marrë në pyetje dy ditë më parë nga policia kriminale e qytetit.

Lici  ka dhënë shpjegime lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në 30 Tetor, në zonën e Dobraçit, ku mbeti i vrarë Hamza Lici, Arlind Bushati dhe çifti i bashkëshortëve, Flutura dhe Bashkim Basha.

Pyetja e Mustafa Licit, është realizuar në ambientet e shtëpisë së tij në zonën e “Kirasit” të Shkodrës, pasi vetë Mustafa, nuk ka qenë në gjendje të shkojë në ambientet e policisë, për shkak edhe të ceremonisë mortore që kishte hapur në shtëpi, për vrasjen me dy plumba në trup, të të birit Hamza Lici.

Por menjëherë pas përfundimit të ceremonisë mortore, oficerë të policisë kriminale në Shkodër, kanë shkuar në banesën e tij, për ta intervistuar.

Mustafa Lici, ka dhënë shpjegime mbi atë çfarë dinte për ngjarjen duke treguar se djali i tij, Hamza Lici dhe Arlind Bushati, kanë qenë shokë të ngushtë dhe kjo miqësi mes tyre është trashëguar edhe për shkak të miqësisë që vetë Mustafa, ka me babain e Arlindit, Xhemal Bushatin.

Sipas dëshmisë së Licit, ditën e ngjarjes djali i tij dhe miku i familjes Arlind Bushati, janë nisur në drejtim të Malit të Zi, për të shkuar në Podgoricë.

Lici, ka treguar sapo kanë hyrë në Dobraç, “janë qëlluar nga një pritë e organizuar prej anëtarët e një grupi kriminal që janë të lidhur fort me qeverinë”.

Në rrëfimin e tij para oficerëve të policisë, Mustafa Lici, ka treguar se djali i tij Hamzai, nuk kishte asnjë precedent penal dhe u vra pa faj. Faji i vetëm i tij ishte se kishte vëlla Ibrahim Licin.

Sipas babait, Hamzai ishte një besimtar i devotshëm, që falte 5 vakte në ditë të fesë islame.

Policia mësohet se ka pyetur Mustafa Licin, lidhur me vendndodhjen e djalit tjetër, Ibrahim Lici, por Mustafa u ka treguar ndodhet se në Turqi.

Mustafa Licit, i është kërkuar nga policia nëse kishte dyshime mbi ndonjë person konkret se kush mund të ketë marrë pjesë në vrasjen e djalit të tij, të vogël në ngjarjen e 30 Tetorit, por ai ka shpjeguar se dyshime kishte shumë, por nuk ishte në gjendje në këtë fazë të tregonte emra konkretë.

Në pyetje mësohet të jetë marrë dhe babai i Arlindit, Xhemal Bushati, i cili ka treguar problemeve që ka pasur djali i tij me persona të cilët kanë dashur ta vrasin në fillim të muajit Tetor 2024, por askush nuk mori masa për parandalimin e kësaj ngjarje.

Pesë ditë nga kjo ngjarje e rëndë, policia e Shkodrës ka ngritur dyshime të forta se atentati është organizuar nga një grup kriminal i përbërë nga familja “Bajri” dhe “Bilali”.

Vrasja ka si motiv gjakmarrjen dhe përplasjen historike mes dy fiseve dhe familjes Lici në Shkodër./OraNews

Del raporti mjekësor për boksieren Imane Khelif, ka tes/tikuj dhe një “mikro-pen/is”

Një raport mjekësor ka ringjallur polemika rreth gjinisë së boksieres Imane Khelif . Sportistja algjeriane fitoi medaljen e artë në boksin e femrave në Lojërat Olimpike të Parisit 2024 mes akuzave se ishte mashkull që nga lindja.

Gazetari francez Djaffar Ait Aoudia thuhet se ndau raportin mjekësor të Khelif, të hartuar në qershor 2023 nga ekspertët endokrinologë Soumaya Fedala dhe Jacques Young.

Por çfarë zbuloi raporti mjekësor i Imane Khelif?
Raporti pretendon se Khelif ka lindur me “testikuj” dhe një “mikro-penis”. Raporti erdhi disa muaj pasi Khelif fitoi një medalje të artë në boksin e femrave në Lojërat Olimpike të Parisit, e cila u mbajt në korrik-gusht të këtij viti.

Sipas raportit të Djaffar Ait Aoudia të botuar në Lecorrespondant , raporti mjekësor i boksierit algjerian tregoi “mungesë të mitrës”, praninë e “gonadeve në kanalet inguinale” (testikujt në barkun e saj), “një vaginë të verbër” dhe një mikro-penisi në formën e “hipertrofisë së klitorit”.

Raporti u hartua në bashkëpunim midis Spitalit Kremlin-Bicêtre në Paris, Francë , dhe Spitalit Mohamed Lamine Debaghine në Algjer, Algjeri. Ai sugjeroi gjithashtu se Imane Khelif ishte prekur nga mungesa e 5-alfa.

Çfarë është mungesa e 5-alfa?
Mungesa, e cila prek kryesisht meshkujt, prek njerëzit në momentin e lindjes dhe ndikon në rritjen normale të organeve seksuale të fëmijës. Për shkak të mungesës, foshnjave meshkuj janë caktuar gabimisht femra për shkak të pranisë së organeve gjenitale të deformuara.

Këshilli bashkiak i Fierit i rrit RROGËN kryetarit në 2.9 milionë lekë!

Disa javë më parë Këshilli Bashkiak i Fierit vendosi që të rriste pagën e kryetarit, Armando Subashi.

Rroga e tij duhet të ishte nga 2.5-2.9 milionë lekë të vjetra, ndaj edhe këshilltarët vendosën ta shpërblejnë kryetarin me pagë maksimale, sipas vendimit të qeverisë.

Gjithashtu u vendos paga 2 milionë e gjysmë për nënkryetarët dhe 1 milionë e gjysmë për shefin e kabinetit dhe sekretarin e këshillit.

Madje, sipas raportimit të televizionit “Apollon” në Fier, edhe këshilltarët e opozitës thanë se kjo rritje ishte e justifikuar për shkak të ngarkesës së punës, ndërsa sipas tyre kryebashkiaku nuk duhet të marrë më pak se  një deputet apo se një drejtor drejtorie në Albpetrol.

Kujtojmë se të njëjtin vendim e ka marrë edhe kryebashkiakja e Durrësit, Emirjana Sako.

Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit, u vendos me votat e mazhorancës që paga e kryetares të shkojë në 2.9 milionë lekë të vjetra, kufiri maksimal vendosur nga qeveria.