Këshilli bashkiak i Fierit i rrit RROGËN kryetarit në 2.9 milionë lekë!

Disa javë më parë Këshilli Bashkiak i Fierit vendosi që të rriste pagën e kryetarit, Armando Subashi.

Rroga e tij duhet të ishte nga 2.5-2.9 milionë lekë të vjetra, ndaj edhe këshilltarët vendosën ta shpërblejnë kryetarin me pagë maksimale, sipas vendimit të qeverisë.

Gjithashtu u vendos paga 2 milionë e gjysmë për nënkryetarët dhe 1 milionë e gjysmë për shefin e kabinetit dhe sekretarin e këshillit.

Madje, sipas raportimit të televizionit “Apollon” në Fier, edhe këshilltarët e opozitës thanë se kjo rritje ishte e justifikuar për shkak të ngarkesës së punës, ndërsa sipas tyre kryebashkiaku nuk duhet të marrë më pak se  një deputet apo se një drejtor drejtorie në Albpetrol.

Kujtojmë se të njëjtin vendim e ka marrë edhe kryebashkiakja e Durrësit, Emirjana Sako.

Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit, u vendos me votat e mazhorancës që paga e kryetares të shkojë në 2.9 milionë lekë të vjetra, kufiri maksimal vendosur nga qeveria.