ISS publikon pamjet spektakolare të Shqipërisë nga hapësira (VIDEO)

Një video magjepsëse e planetit Tokë gjatë natës është shpërndarë nga Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar (ISS).

Video nis në Europë, mbi Italinë dhe vijon drejt brigjeve të lumit Nil që vezullon nga dritat e qytetërimit, e deri në Oqeanin Indian.

Aty në një fraksion të videos, pranë “çizmes” së Italisë dallohet edhe Shqipëria, ndonëse në pjesën më të madhe nën retë e dendura.

“Kjo video e përshpejtuar fillon mbi një Evropë me re, ndërsa dritat e qytetit fillojnë të shkëlqejnë, përshkon Mesdheun, orbiton mbi Nil, më pas fluturon mbi një ciklon të Oqeanit Indian në një agim”, shkruan ISS.

PAMJET:

SHIKO VIDEON KËTU

Shqiptari merr ρ eng  grekun, shρallet në kërkim

Një 41-vjeçar grek është marrë peng dhe është dhunuar në Kostur, një zonë e cila ndodhet afër kufirit me Shqipërinë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur të dielën e 15 dhjetorit.

Viktima ka hipur në mirëbesim në automjetin që drejtohej nga një 37-vjecar shqiptar, i cili nën kërcënimin e një pistolete dhe duke përdorur dhunë e ka çuar atë në një zonë pyjore të Kosturit.

41-vjeçari grek, në rrethana të paqarta, ka arritur të lirohet dhe ka denoncuar rastin në polici. Policia ka arritur të identifikojë mjetin e rrëmbyesit, i cili rezulton të jetë marrë me qira.

Mjeti është pikasur në zonën e Kosturit, ku brenda tij kanë qenë një 29-vjeçar grek si pasagjer dhe si drejtuese një greke 25-vjecare. Mësohet se ka qenë 29-vjecari ai që ka marrë mjetin me qira dhe ja ka dhënë shqiptarit për të kryer pengmarrjen. Policia ka arrestuar çiftin grek dhe ka shpallur në kërkim shqiptarin.

Nga sa rezulton nga hetimet, dyshohet se bëhet fjalë për larje hesapesh për çështje droge. Çuditërisht, 29-vjecari grek dhe 37-vjecari shqiptar rezultojnë të arrestuar më 11 dhjetor të këtij viti për dy çështje të ndryshme, por janë liruar më pas, raporton Prothotema.gr.

Shqiptari ishte arrestuar pasi rezultonte i dënuar me 1 vit e 3 muaj burg dhe 3.000 euro gjobë për shkelje të legjislacionit për të huajt dhe dëshmi të rreme.

Ndërsa greku rezulton i arrestuar pasi gjatë kontrollit personal dhe të tre banesave të tij, u gjetën dhe sekuestruan sasi droge marijuanë, hashash e kokainë, 2 pistoleta, municion dhe shuma parash.

Pretendoi se zyra e portalit ‘PubIik .al’ nuk ishte në përdorim, FOTO që rrëzon pronarin Naim Noka!

Teksa hetimet për operacionin antidrogë në kryeqytet, ku u godit një grup me 4 gazetarë të portalit ‘Publik.al’ me pronar Naim Noka, zbulohen edhe detaje të reja.

Mes të arrestuarve është edhe djali i Naimit, Ergis Noka, të cilit i është gjetur edhe bexha e gazetarit.

Gjithashtu në hyrje të redaksisë, ngjitur në derë, ishte edhe një letër e ngjitur me shënimin “Redaksia Publik” dhe poshtë saj “është dritarja nga ku mund të informoheni çdo moment, drejtë dhe pa censurë!”.

Pretendoi se zyra e portalit ‘Publik.al’ nuk ishte në

Djali i Naimit, Ergis Noka, të cilit i është gjetur edhe bexha e gazetarit

Kjo ka hedhur poshtë një pretendim të Naim Nokës në rrjetin social Facebook, ku ai thekson të kundërtën.

Në sqarimin për “lexuesit, kolegët dhe dashamirësit”, Noka shprehet se i biri adoleshent thjesht ishte shoqëruar me shokët, por “nuk ka përdorur apo shitur lëndë narkotike, apo pajisje”.

Gjithashtu ai shprehet se “dyqani apo zyra e reklamuar nuk është prej muajsh në përdorim të medias që drejtonte”. Por në derën e redaksisë qëndron shënimi për portalin ‘Publik.al’.

“Sqarim për lexuesit, kolegët dhe  te gjithë dashamirësit dhe jo vetëm!

Po e bëj këtë sqarim duke e botuar lajmin siç e kanë botuar te gjitha mediat edhe për djalin tim adoleshent E. N. Ju siguroj  sipas infove  që kam se djali im ishte i shoqëruar me  shokët por  nuk ka shitur apo përdorur  lende apo pajisje dhe këtë  do të vërtetojnë  organet e drejtësisë.

Dyqani apo zyra e  reklamuar nuk është prej muajsh në përdorim të medias që unë drejtoj.  Ju garantoj  se paçka se bën lajm më shumë pse është ndaluar djali i një drejtuesi medie nuk ndryshon asgjë në profesionin tim dhe në median që unë drejtoj. Ju uroj më të mirat!”.

Gjatë një operacioni të Policisë u arrestuan 4 persona, të cilët u kapën me 300 tableta ekstazie.

Në pranga ranë Ergis Noka, Drin Vjerdha, Kristofor Pandelejmoni dhe Mario Çerra. Gjatë kontrolleve që ka kryer policia tek dyqani i Ergis Nokës u sekuestruan, 300 tableta narkotike e llojit ekstazi (MDMA).

Gjithashtu u sekuestruan disa pajisje elektrike, të cilat përdoreshin për kultivimin e lëndës narkotike kanabis./Shqiptarja

Dhu nohet ish-bashkëshorti i Rudina Dembacajt, përfundon te tr aύma

Aleksandër Varfaj i njohur për publikun shqiptar si ish-bashkëshorti i Rudina Dembacaj ka përfunduar orët e para të mëngjesit të sotëm në spitalin e traumës, bën me dije ilirianews.al.

Varfaj është paraqitur në ambjentet e spitalit i dhunuar dhe i shoqëruar nga forcat e policisë.

Kujtojmë se prej vitesh tashmë, Aleksi dhe ish-bashkëshotja e tij, Rudina Dembacaj janë në konflikt pas divorcit dhe janë përballur edhe në dyert e gjykatës.

VIDEO/ Deklarata e Luiz Ejllit në Big Brother VIP për Parashqevi Simakun: Unë sytë xixa…

Këto ditë është rikthyer në vëmendje të madhe këngëtarja e njohur, Parashqevi Simaku.

Kjo pasi ditë më parë iu publikua një video në rrjete sociale, ku shihej si e pastrehë, duke kërkuar ndihmë në një nga stacionet në New York.

Këngëtarja dukej në gjendje jo të mirë dhe shumë njerëz reaguan duke i ofruar ndihmë për faktin se si një artiste kaq e madhe arriti në një situatë të tillë.

E veç kësaj, në rrjetet sociale ka filluar të qarkullojë edhe një video — një deklaratë e Luiz Ejllit e bërë në Big Brother VIP Albania 2.

Gjatë një sfide ku ishte së bashku me banoren tjetër, Dea Mishel, Luizi kishte përfshirë në bisedë Parashqevi Simakun.

Pjesë nga biseda e tyre:

Luiz Ejlli: Trego për dashurinë tënde të parë? Çfarë të tregoj.

Dea Mishel: Sa vjeç ke qenë?

Luiz Ejlli: 14 vjeç, jo më fal 12. Jam dashuruar me Parashqevi Simakun.


Dea Mishel: O Luiz, diçka që mund të ketë ndodhur në shkollë.

Luiz Ejlli: Për Zotin.

Dea Mishel: Mirë me Parashqevin na trego.

Luiz Ejlli: U shkatërrosha. Rrija gjithë ditën para televizorit duke e parë, idhulli im. Dilte Parashqevia unë sytë xixa.

Hapet “GoFundMe” për Parashqevi Simakun, nuk do ta besoni sa Dollarë u mblodhën brenda pak orëve..

Një llogari për mbledhjen e fondeve për t’i ardhur në ndihmë këngëtares Parashqevi Simaku është hapur në GoFundMe.

Mbledhja e fondeve është nisur nga sipërmarrësi Elton Ilirjani, i cili ka vendosur si qëllim një shifër të konsiderueshme por të nevojshme për të siguruar një rikthim të qëndrueshëm në këngëtares shqiptare nga rruga në jetën normale.

Synimi është mbledhja e 1 milionë dollarëve. Ja mesazhi i Ilirjanit për këtë organizim:


Brenda pak oreve jane mbledhur mbi 34 mije dollare..

Unë quhem Elton Ilirjani, një sipërmarrës ndërkombëtar dhe model ne fushën e modes me banim në New York City, Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

E krijova këtë iniciativë për mbledhje fondesh sepse u frymëzova dhe u preka thellësisht nga historia dhe arritjet jashtëzakonisht të suksesshme artistike të zonjës Parashqevi Simaku (Nolfe) – këngëtarja jonë Diva shqiptare – per arsye të situatës dhe gjendjes së saj të vështire aktuale.

Kontributi i saj artistik në kulturën dhe muzikën shqiptare – tradicionale dhe bashkëkohore – veçanërisht në vitet 1980 dhe 1990 ka lënë gjurmë të pashlyeshme në kujtimet e shqiptarëve, të cilët u rritën duke shijuar këngët e saj (zërin melodioz) që ajo i interpretoi në mënyrë kaq të mrekullueshme.

Sot është momenti ynë qe t’i tregojmë Divës tonë kujdesin, dashurinë, respektin dhe admirimin maksimal për kontributin e saj të pamasë në kulturën dhe muzikën shqiptare në përgjithësi.

Unë mund t’ju siguroj absolutisht se çdo qindarkë që do të mblidhet përmes kësaj fushate për mbledhjen e fondeve do të menaxhohet siç duhet dhe do të shkojë vetëm për mirëqenien, interesin dhe prosperitetin e saj, në mënyrë që të përpiqemi sa më shumë që të jetë e mundur për t’i rikthyer zonjës Simaku dinjitetin, respektin dhe admirimin që ne kemi si komb ndaj saj.

Në emër të zonjës Simaku, ju falënderoj të gjithëve për mendimet dhe urimet tuaja, dhe çdo kontribut financiar që mund të ofroni.

Sinqerisht,

Elton Ilirjani

Aksident në aksin Korçë-Pogradec, makina përplaset me barrierat mbrojtëse dhe del nga rruga

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin nacional Korçë-Pogradec në afërsi të fshati Libonik.

Sipas informavioneve paraprake mësohet se një mjet ka dalë nga rruga, është përplasur me barrierat mbrojtëse dhe ka përfunduar në parcelë në anë të rrugës.

Nga aksidenti raportohet se nuk dëme në njerëz por ka dëme të shumta materiale ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen dhe rrethanat e aksidentit.

Lëkundje sizmike në Shqipëri, tërmeti godet pranë Tiranës

Një tërmet me magnitudë 4 ballë ka goditur Shqipërinë këtë pasdite, në orën 18:01.

foto galeri

Tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 13 km, me epiqendër në koordinatat 41.590°N dhe 20.150°E, rreth 40 km në veri-lindje të Tiranës dhe 12 km në lindje të qytetit të Burrelit.

Tërmeti u ndje në disa zona të vendit, përfshirë Tiranën dhe rrethinat e saj, si dhe në qytetin e Burrelit.

Vëllai i Parashqevi Simakut: Ia kam lënë çdo gjë djalit në dorë, do të shkojë ai atje

Vëllai i këngëtares Parashqevi Simaku, Arben Simaku, është shprehur i emocionuar dhe mirënjohës që më në fund, pas disa vitesh, ka rikontaktuar motrën e tij. Në një intervistë për “Top Story”, Simaku u shpreh se me gjetjen e motrës, është plotësuar amaneti i nënës, që u nda nga jeta dy vite më parë. Ai falenderoi biznesmenin Elton Ilirjani, që po kujdeset për Parashqevinë.

“E falenderoj që po ma bën motrën të lumtur, këto të tjerat nuk më interesojnë fare, çfarë flitet dhe çfarë nuk flitet. Unë nuk do shkoj, por do dërgoj, djali ishte atje edhe për ta kërkuar. Ka dy javë që ka ardhur nga Amerika, unë ia kam lënë çdo gjë djalit në dorë. Ajo e ka dashur shumë djalin. Ajo më fërkonte duart dhe këmbët me një dashuri dhe një respekt të jashtëzakonshëm”, u shpreh i përlotur Arben Simaku.

Holanda “shuρΙakë Serbisë”, do të bllokojë rrugën e Beogradit për anëtarësim në BE

Ministri holandez Caspar Veldkamp po planifikon të kundërshtojë Serbinë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian gjatë takimit të ministrave të jashtëm të së martës në Bruksel.

Serbia “nuk është ende gati” për hapin e ardhshëm dhe nuk ka arritur të bëjë “përparim të mjaftueshëm në fushën e sundimit të ligjit”, u tha Veldkamp gazetarëve në Bruksel të hënën, shkruajnë mediat e huaja.

Takimi i së martës do të diskutojë përparimin në procesin e zgjerimit të BE-së.

Sipas tij, pozicioni i politikës së jashtme të Serbisë nuk ka lëvizur mjaftueshëm në përputhje me politikën e jashtme të BE-së, siç kanë bërë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

“Pra, ne presim më shumë hapa nga Serbia”, ka shtuar ai.

Kujtojmë se të 27 shtetet anëtare duhet të bien dakord që një vend aspirant të bashkohet me bllokun.

Veldkamp theksoi se ai shpresonte se vendet e tjera të BE-së do të miratonin qëndrimin holandez “në mënyrë që ne të mos jemi vetëm në këtë”.

Veldkamp vuri në pah se donte të shihte përparim të qartë nga Serbia në javët e ardhshme.

Serbia aplikoi për anëtarësim në BE në vitin 2009 dhe negociatat aktuale filluan në vitin 2014.

Por një nga pengesat më të mëdha është Kosova dhe Serbia nuk e ka njohur kurrë pavarësinë e Kosovës.

Serbisë nuk i kërkohet të njohë pavarësinë e Kosovës për t’u anëtarësuar në BE, por duhet të pranojë kufijtë e saj aktual.