Pretendoi se zyra e portalit ‘PubIik .al’ nuk ishte në përdorim, FOTO që rrëzon pronarin Naim Noka!

Teksa hetimet për operacionin antidrogë në kryeqytet, ku u godit një grup me 4 gazetarë të portalit ‘Publik.al’ me pronar Naim Noka, zbulohen edhe detaje të reja.

Mes të arrestuarve është edhe djali i Naimit, Ergis Noka, të cilit i është gjetur edhe bexha e gazetarit.

Gjithashtu në hyrje të redaksisë, ngjitur në derë, ishte edhe një letër e ngjitur me shënimin “Redaksia Publik” dhe poshtë saj “është dritarja nga ku mund të informoheni çdo moment, drejtë dhe pa censurë!”.

Pretendoi se zyra e portalit ‘Publik.al’ nuk ishte në

Djali i Naimit, Ergis Noka, të cilit i është gjetur edhe bexha e gazetarit

Kjo ka hedhur poshtë një pretendim të Naim Nokës në rrjetin social Facebook, ku ai thekson të kundërtën.

Në sqarimin për “lexuesit, kolegët dhe dashamirësit”, Noka shprehet se i biri adoleshent thjesht ishte shoqëruar me shokët, por “nuk ka përdorur apo shitur lëndë narkotike, apo pajisje”.

Gjithashtu ai shprehet se “dyqani apo zyra e reklamuar nuk është prej muajsh në përdorim të medias që drejtonte”. Por në derën e redaksisë qëndron shënimi për portalin ‘Publik.al’.

“Sqarim për lexuesit, kolegët dhe  te gjithë dashamirësit dhe jo vetëm!

Po e bëj këtë sqarim duke e botuar lajmin siç e kanë botuar te gjitha mediat edhe për djalin tim adoleshent E. N. Ju siguroj  sipas infove  që kam se djali im ishte i shoqëruar me  shokët por  nuk ka shitur apo përdorur  lende apo pajisje dhe këtë  do të vërtetojnë  organet e drejtësisë.

Dyqani apo zyra e  reklamuar nuk është prej muajsh në përdorim të medias që unë drejtoj.  Ju garantoj  se paçka se bën lajm më shumë pse është ndaluar djali i një drejtuesi medie nuk ndryshon asgjë në profesionin tim dhe në median që unë drejtoj. Ju uroj më të mirat!”.

Gjatë një operacioni të Policisë u arrestuan 4 persona, të cilët u kapën me 300 tableta ekstazie.

Në pranga ranë Ergis Noka, Drin Vjerdha, Kristofor Pandelejmoni dhe Mario Çerra. Gjatë kontrolleve që ka kryer policia tek dyqani i Ergis Nokës u sekuestruan, 300 tableta narkotike e llojit ekstazi (MDMA).

Gjithashtu u sekuestruan disa pajisje elektrike, të cilat përdoreshin për kultivimin e lëndës narkotike kanabis./Shqiptarja