Një aksident i frikshëm ka ndodhur pasditen e së enjtes në një autostradë të Beogradit.
Autobusi i kompanisë shqiptare “PATI Travel” u përfshi në një aksident të rëndë në Serbi. Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka qenë e fuqishme duke tronditur pasagjerët në autobusin e linjës Bruksel – Tiranë por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Sipas “Boldnews”, në automjetin tjetër të përfshirë në aksident raportohet se një grua ka humbur jetën, por trupi i saj ende nuk është nxjerrë nga automjeti.
Gjithashtu brenda automjetit tip veturë raportohet për persona të tjerë të plagosur të cilët ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Ambulanca ende nuk ka mbërritur në vendin e ngjarjes.
Këtë të enjte, një histori tronditëse është pasqyruar në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24, ku një grua që jeton në kushte ekstreme, po përballet me kërcënime serioze për jetën e saj.
Thirrja për ndihmë erdhi nga kushërira e saj, e cila kontaktoi redaksinë për të ndarë shqetësimin e madh që po përjeton.
Sipas rrëfimit, gruaja vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe jeton e vetme në një ndërtesë të rrënuar, pa ushqim, ujë, apo ndihmë të kujtdo.
Prindërit e saj kanë ndërruar jetë, dhe situata është përkeqësuar nga dhuna që ajo ka pësuar nga vëllezërit e saj, të cilët gjithashtu vuajnë nga probleme të shëndetit mendor.
Aktualisht, ata ndodhen të shtruar në spitalin psikiatrik të Vlorës.
Ajo tregoi se gruaja ka fjetur në banesë me k*fomën e nënës së saj për rreth 10 ditë, ndërsa ka qenë viktimë edhe e abuzimit s*k*ual dhe fizik nga ana e vëllezërve të saj.
Historia e saj është një thirrje për ndërhyrje urgjente nga institucionet dhe shoqëria, për t’i siguruar asaj ndihmën dhe mbështetjen e nevojshme.
Avokati Spartak Ngjela bëri një paralajmërim të fortë, teksa foli për shpalljen “non-grata” të Artan Grubit, ish zv-kryeministrit të Maqedonisë së Veriut.
Ngjela tha se shumë shpejt do të ketë zhvillime të forta që lidhen me zotimin e SHBA-së për të hequr korrupsionin.
Ai deklaroi në një dalje televizive se këto zhvillime kanë të bëjnë me politikën në Shqipëri.
Blinken paralajmëron kundër konflikteve të reja në Siri “SHBA është zotuar që do të na heqë korrupsionin dhe atë po bën. Ai zotim është bërë botërisht dhe e ka thënë Blinkeni. Por pse? Sepse kanë një interes shumë të madh për Shqipërinë, duan ta kenë partner kryesor në Evropë, jo vetëm në Ballkan. Veprimet e tyre janë shumë të qëndrueshme dhe po e vazhdojnë politikën e tyre. Dhe mendoj se shumë shpejt në Shqipëri do të kemi zhvillime të forta sa i përket politikës”, theksoi avokati.
Viti i ardhshëm do të jetë një ndër vitet më të nxehta në planet, njoftoi sot zyra britanike Met.
Sipas ekspertëve për herë të parë pritet të tejkalohet rekordi simbolik prej 1,5°C për ngrohjen globale.
Në raportin e klimës për vitin e ardhshëm, agjencia e motit vlerëson se viti 2025 “ka të ngjarë të jetë një nga tre vitet më të nxehta për sa i përket temperaturës mesatare globale, pak pas 2024 dhe 2023”.
Rritja e temperaturës gjatë vitit të ardhshëm mund të shkojë midis 1.29°C dhe 1.53°C krahasuar me periudhën para-industriale (1850-1900), sipas agjencisë së Mbretërisë së Bashkuar.
Sipas vlerësimeve të fundit të OKB-së, bota nuk është aspak në rrugën e duhur për të reduktuar ndotjen klimatike dhe për të shmangur përkeqësimin e thatësirave, valëve të të nxehtit apo shirave të rrëmbyeshëm, që kanë kosto të mëdha jo vetëm financiare, por edhe në jetë njerëzore.
Shumë kombëtare, ashtu si ajo e jona, kanë ëndërr kualifikimin në Kampionatin Botëror, një event që nuk është prekur nga afër.Shqiperia
Pas aventurës në Europian dhe zhgënjimit në Ligën e Kombeve, Kombëtarja shqiptare do të përgatitet për Botërorin 2026, i cili për UEFA-n, do të marrë formë ditën e sotmeme, aty ku në Zyrih, do të hidhet shorti i kualifikueseve, duke nisur nga ora 12:00.
Nga konfederata e UEFA-s këtë herë në Botëror do të marrin pjesë 16 kombëtare, me turneun që do të zhvillohet për herë të parë me 48 ekipe.
Sa i përket shortit, Shqipëria është në vazon e tretë dhe gjithsej do të jenë 12 grupe me nga katër ose pesë skuadra. Nëse kuqezinjtë shortohen në një grup me katër skuadra, eliminatoret do të nisin në muajin mars dhe nëse grupi do të jetë me pesë, ndeshjet do të luhen nga shtatori deri në nëntor.
Futbollsti i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani duket se ka nisur një histori të re dashurie me modelen Drita Stumbllën.
Kjo romancë e re vjen pasi i njëjti disa muaj më parë u nda nga këngëtarja e njohur Era Istrefi.
Dyshja duket se janë bashkë dhe kjo u konfirmua nga një video e bërë virale në TikTok.
Ata shihen së bashku teksa dalin nga makina. Mirëpo, çifti ende nuk e kanë bërë lidhjen e tyre zyrtare.
Pas gati 1 vit lidhje, Era Istrefi dhe Amir Rrahmani i dhanë fund lidhjes së tyre. Çifti, që muajt e fundit e bënë këtë lidhje publike, mbyllën atë raport tërësisht në qetësi.
Vetëm pak muaj më parë, dyshja ëmbëltonte “Instagram”-in, me postimet e tyre dhe dedikimet plot romanticitet, por duket se tashmë të gjitha gjurmët e kësaj lidhjeje janë zhdukur. Madje, këngëtarja dhe kapiteni i skuadrës së Kosovës, nuk ndiqen më në rrjetet sociale, duke na zbuluar kështu se lidhja e tyre ka marrë fund.
Burime pranë tyre flasin se shkak janë bërë përplasjet e fundit që dyshja ka patur dhe duke mos gjetur më gjuhën e përbashkët, të dy kanë marrë vendimin që t’i japin fund kësaj historie. Ndonëse gjërat mes tyre ishin serioze, të dy nuk e kanë menduar dy herë për t’i dhënë fund.
Pas shumë muajsh dyshime dhe aludime në shtypin rozë, Amir Rrahmani dhe Era Istrefi më në fund kanë vendosur të dalin hapur me lidhjen e tyre disa muaj më parë. Kapiteni i Kosovës përflitej prej kohësh se shoqërohej me këngëtaren e njohur kosovare. Por deri më atëherë, nuk kishte sinjale të qarta se të dy ishin bashkë, ndonëse ajo shfaqej vazhdimisht në stadiumin e Napolit për të ndjekur ndeshjet e mbrojtësit.
“Provat” i kanë publikuar të dy në rrjetet sociale, teksa kanë postuar foto nga çmimi i madh i Austrisë në “Formula 1”. Rrahmani dhe këngëtarja kanë pozuar bashkë në bokset e skuderisë “Ferrari”, duke bërë të qartë se nuk ishte një vizitë rastësore. Dyshimet për këtë histori nisën në verën e vitit të shkuar, ku Era dhe Amiri kishin vetëm pak ditë që e kishin nisur këtë raport dashurie.
Fillimisht, në rrjet u përfol shumë një fotografi e Era Istrefit nga stadiumi “Diego Armando Maradona”. Këngëtarja që po qëndronte në Itali, ka ndjekur nga afër ndeshjen mes Napolit dhe Inter, përballje kjo që u fitua 3- 1 nga Napoli. U pikas se Era dhe kapiteni i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani ndjekin njëri-tjetrin në “Instagram”. “Prive.al” mësoi se Era bëri pushimet bashkë me një prej shoqeve të ngushta të saj në Capri.
Dhe gjejeni pak çfarë? Në po të njëjtin ishull dhe hotel, këto ditë po pushonte edhe kapiteni Rrahmani. Ndonëse futbollisti nuk postoi asnjë fotografi, dëshmitarët okularë dhe fansat që kanë shkrepur foto në po të njëjtin hotel e kanë nxjerrë “zbuluar”. Kjo sepse në të njëjtin hotel janë vendosur edhe lojtarë të tjerë të ekipit kampion. Këto indikacione kanë qenë të mjaftueshme për të ngritur dyshime të reja mbi një raport romance mes dyshes, Era dhe Amir.
Megjithatë, vetëm pak kohë më parë. Ishin vetë dy të rinjtë që vendosën që të publikojnë një foto të tyre, për të konfirmuar atë që prej kohësh përflitej. Nga ana tjetër, gjërat u dukën shumë serioze mes tyre, saqë edhe festat e fundvitit i gjetën së bashku, si një çift i afirmuar. Në rrjetet e tyre sociale, ata publikuan foto, duke bërë me dije se ishin duke i kaluar së bashku këto ditë.
Por, teksa gjërat dukeshin se po shkonin gjithnjë e më mirë, pa shumë bujë ata kanë shkëputur çdo kontakt. Pas disa përplasjeve, për shkak edhe të largësisë, si Era dhe Amiri kanë lënë pas këtë histori, duke zhdukur çdo detaj të tyre në rrjetet sociale. Duke njohur natyrën e tyre diskrete, vështirë se ndonjëri prej tyre do të pranojë të flasë për shkaqet që i çuan në këtë vendim, por ajo që dihet me siguri, është fakti se mes tyre tashmë nuk ka mbetur më asgjë.
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Turqi, ku ka ndërruar jetë një 26-vjeçare, pas një operacioni estetike në të pasmeve.
26-vjeçarja Demi Agolia nga Britania udhëtoi për në Turqi për të rregulluar të pasmet, por operacioni fatkeqësisht nuk shkoi mirë.
Sipas partnerit të saj, Bradley Jones, Agolia udhëtoi për në Turqi për operacionin pasi pa reklama të famshëm për Comfort Zone Surgery me bazë në Stamboll në mediat sociale.
Nëna e tre fëmijëve, më e vogla është vetëm shtatë muajshe, thuhet se ka qenë e “ndërgjegjshme për pamjen e saj” dhe insistoi të bënte procedurën, e cila përfshin marrjen e yndyrës nga një pjesë tjetër e trupit dhe injektimin e saj në ijet dhe vithe.
Duke përshkruar atë që ndodhi pas operacionit , partneri i 26-vjeçares dëshmoi se ajo po “dridhej” dhe dukej “shumë, shumë e ftohtë”. Sipas tij, stafi nga Comfort Zone Surgery janë thirrur në vilën ku po qëndronte Agolia pasi u ankua për shtrëngim në gjoks. Pas kësaj vizite, 26-vjeçarja u rrëzua në vilë dhe u dërgua në një spital të Stambollit , ku vdiq tre ditë pas operacionit.
Artistja e njohur shqiptare, Rozana Radi, ka ardhur me një rrëfim ndryshe për tekstet dhe këngët e saj.
E ftuar në “Top Albania Radio”, së bashku me artistin grek, Sany Dimitri, ajo tregon se çfarë ka kaluar dhe cili është qëllimi i saj në jetë.
“I kam marrë gjithë të miortat kësaj jete jo të qetë. Jam e ndjeshme, por jam dhe shumë e fortë. Në të gjitha tekstet e mia ka 70% të Rozanës së vërtetë. Çdo kënge i kam marrë maksimumi. Çdo loti, çdo mundimi, çdo pagjumësie, çdo drithërime i kam marrë 100% tim. Më beso, që çdo këngë që këndohet, flas për këngëtarë që dinë ta interpretojnë, sepse ka pasur tekste që i kam shkruar me gjithë shpirt dhe këngëtarët m’i kanë hedhur në kosh të plehrave, sepse është ajo që thashë, se sa e përçon ti emocionin te një spektator. Se mund të jetë një këngë shumë e bukur, e këndon Adele. Kur e këndon Rozana Radi, Rozana Radi s’i ka tonet e Adele, nuk shkon të këndojë Adele, por ka këngëtarë që e këndojnë dhe ia shkatërrojnë këngën. Unë mendoj se jam 100% e vërtetë në tekstet e mia kohët e fundit, por dikur kam qenë 70%. Unë i kam kaluar mbi shpinë. Shpatullat e mia kanë kaluar shumë, shpresoj që të mbajnë akoma, do vazhdoj të shkruaj të vërteta dhe gjëra të jetuara.
Unë dua të mbaj një mbiemër të mirë. Ashtu siç ia dedikova çmimin Frankos (Françesk Radit), një njeriu që ka bërë shumë për muzikën, në atë skenë ku Frankon e kanë goditur më shumë, në atë skenë dhe ku e kanë duartrokitur akoma më shumë. Në atë skenë ku ai dha jetën. Unë dua të ngre mbiemrin e familjes Radi, të çoj në vend amanetin e tim ati. Nuk them se nuk i dua çmimet. Ato janë një CV shumë e mirë për një artist. Nuk janë gjithçka. Mua më pëlqejnë shumë garat në jetë, më pëlqen të fitoj, por jam një njeri i drejtë dhe them se kush e meriton, le ta marrë. Në jetë dua që të bëhem një njeri i mirë, që të më duan si njeri, pastaj si artiste”, shprehet artistja.