Vuçiç thotë se ‘nuk do të largohet nga vendi si Assad’: Do ekspozoj ata që kanë paguar për të na shkatërruar si shtet

Teksa presidenti serb akuzonte sot shërbimet e inteligjencës se po përpiqen ta rrëzojnë nga pushteti pas shtimit të protestave anti-qeveritare, ai shtonte se “nuk do të largohet nga vendi” si lideri sirian Bashar al Assad.

Aleksandar Vuçiç postoi një video në rrjetet sociale ku thoshte: “Do të luftoj për Serbinë dhe popullin dhe nuk i shërbej asnjëherë të huajve që kërkojnë të mundin, të turpërojnë dhe të shkatërrojnë Serbinë”, tha ai.

Kundërshtarët e Vuçiç e krahasonin atë me Assad që u largua drejt Moskës pas avancimit të rrufeshëm rebel, që i dha fund sundimit gjysmë-shekullor të familjes së tij.

Protesta masive kanë nisur të shumë qytete serbe që prej shembjes së stacionit në qytetin verior Novi Sad ku humbën jetën 15 njerëz më 1 nëntor.

Demonstrues në Novi Sad, Beograd e qytete të tjera serbe fajësojnë qeverinë për korrupsion dhe punime pa cilësi, me tendera të korruptuar me kompani kineze që janë përfshirë në projekte të rëndësishme infrastrukture në vend.

Shembja tragjike e stacionit ishte kulminimi i pakënaqësisë ndaj regjimit autokrat të Vuçiç dhe reflekton kërkesën publike për ndryshime të thella në vend.

Ne mesazh Vuçiç shtonte se ditët e javët në vijim ai “do të ekspozonte në detaje sa para janë paguar katër vitet e fundit për të shkatërruar Serbinë” dhe sipas tij për ta kthyer në “shtet vasal”.

Vuçiç nuk tha se cilët ‘aktorë’ e kërkonin këtë.

Vendi është duke kërkuar anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke ruajtur lidhjet e afërta me Kinën e Rusinë, shkruan rrjeti WashingtonTimes.

“Kampion i antikorrupsionit”, Dumani takon ish-ambasadoren Yuri Kim në SHBA: Rikonfirmojmë mbështetjen

Kreu i SPAK, Altin Dumani është takuar me ish-ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim, gjatë vizitës së tij në SHBA.

Dumani ndodhet në SHBA në kuadër të eventit kundër korrupsionit, ku u nderua nga Departamenti i Shtetit si një ndër 10 kampionët e luftës kundër korrupsionit në mbarë botën.

Kim aktualisht mban postin e Zëvendës Ndihmës Sekretarja Kryesore në DASH.

“Zëvendës Ndihmës Sekretarja Kryesore Kim dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari Kasanof iu bashkuan Sekretarit Blinken për të uruar drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme shqiptare Altin Dumani për çmimin Kampion kundër Korrupsionit. Zyrtarët në Uashington rikonfirmuan mbështetjen e fortë për luftën e Shqipërisë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, njofton Ambasada Amerikane në Tiranë.

https://twitter.com/USEmbassyTirana/status/1866505429351641479?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1866505429351641479%7Ctwgr%5E969ba53b8263d35c010318f1d20786fce9c3f343%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.voxnews.al%2Faktualitet%2Fkampion-i-antikorrupsionit-dumani-takon-ish-ambasadoren-yuri-kim-ne-s-i80858

Çfarë ndodhi me “Karnavalen” e Elvana Gjatës? Ankohet këngëtarja: S’kam parë kurrë diçka të tillë…

Këngëtarja Elvana Gjata është ankuar për probleme me këngën e saj të re konkurruese në “Fest63”.

Kënga me motive latine, e titulluar “Karnaval” duket se po has në probleme teknike teksa është ngarkuar në kanalin Youtube të Radio Televizionit Shqiptar.

Nuk dihet se çfarë konkretisht, disa raportojnë se kënga është fshirë disa herë, ndërsa të tjerë thonë se kënga nuk dëgjohet pasi ka zhurmë.

Edhe Elvana vetë shprehet e habitur duke shkruar: “Përsëri… nuk mund ta di apo ta kuptoj pse po ndodh kjo, por e sigurtë që nuk kam parë kurrë diçka të tillë. Në çdo rast, nuk mund të bëj asgjë në këtë video sepse nuk është kanali im. Ne jemi duke vlerësuar opsionet tona. Ju dua të gjithëve dhe faleminderit për kujdesin”.

Kënga e publikuar tre ditë më parë, numëron rreth 170 mijë dëgjime. Ndoshta Elvana ka patur pritshmëri më të larta, ose ndoshta vërtet problemet e raportuara kanë ndikuar në numrin e ulët të klikimeve.

Postimi i Elvanës

“Nuk e dëmtoi me dashje”, Sivasspor merr në mbrojtje Rey Manajn: Të ndalen kërcënimet

Rey Manaj është një nga lojtarët më të përfolur të momentit në mediat sportive në Turqi.

Një ndërhyrje e ashpër e sulmuesit shqiptar, në fund të ndeshjes me Galatasaray-n, ndaj Barish Alper Jilmaz, ka shkaktuar polemika të mëdha.

Të shumta kanë qenë reagimet kundër Manajt, duke thënë se ndërhyrja ishte e qëllimshme.

Komentet kanë shkuar deri në fyerje të mëdha dhe kërcënime.

Në këtë situatë edhe klubi i Sivasspor, është detyruar të dalë me një deklaratë zyrtare, ku kërkon ndalimin e komenteve të tepruara, duke shkruar se kështu po dëmtohet e ardhmja e futbollit turk.

“Duam të theksojmë që si klub kemi vlerësuar me kujdes incidentin që ka lidhje me ndërhyrjen e futbollistit tonë Rey Manaj ndaj lojtarit të Galatasaray, Barish Alper Jilmaz në fundin ndeshjes.

Ne nuk aprovojmë veprimin e lojtarit tonë, Rey Manaj. Megjithatë, ne besojmë se kjo situatë nuk duhet të interpretohet sikur lojtari ynë dëmtoi me dashje Jilmaz. Incidente të tilla në fushë janë pjesë e futbollit dhe janë plotësisht pasojë e reagimeve të momentit brenda lojës.

Klubi ynë dënon fuqimisht komentet e tepruara që kanë si objektiv Rey Manajn. Është e qartë që sjellje të tilla, të cilat janë kundër me vlerat themelore të sportit, dëmtojnë të ardhmen e futbollit turk”, shkruhet në komunikatën e klubit.

Trump e quan Justin Trudeau si “guvernator”, i sugjeron që Kanadaja të bëhet shtet i 51-të amerikan

Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump ka ironizuar kryeministrin Justin Trudeau brenda natës si “guvernatori” i “Shtetit të Madh të Kanadasë”, pasi paralajmëroi për tarifa të mundshme ndaj vendit fqinj.

“Ishte kënaqësi të darkoja natën e kaluar me Guvernatorin Justin Trudeau të Shtetit të Madh të Kanadasë”, shkroi Trump në një postim në llogarinë e tij në Truth Social pak pas mesnate të martën. “Mezi pres të shoh sërish Guvernatorin së shpejti, në mënyrë që të vazhdojmë bisedimet tona të thella mbi Tarifat dhe Tregtinë, rezultatet e të cilave do të jenë vërtet spektakolare për të gjithë!”.

Trump kohët e fundit ka bërë shaka se Kanadaja duhet të bëhet shteti i 51-të, madje ia sugjeroi atë drejtpërdrejt Trudeau-t gjatë darkës së tyre në Mar-a-Lago, raportoi Fox News, duke cituar dy persona në tryezë që dëgjuan diskutimin.

Duke folur me spikeren e NBC-së, Kristen Welker, javën e kaluar, Trump bëri një sugjerim të ngjashëm ndërsa diskutonte se si plani i tij për të vendosur tarifa ndaj Kanadasë dhe Meksikës do ta bënte SHBA-në “të pasur”, duke karakterizuar deficitin tregtar SHBA-Kanada një formë subvencioni.

“Ne po e subvencionojmë Kanadanë në shumën mbi 100 miliardë dollarë në vit. Ne po subvencionojmë Meksikën për gati 300 miliardë dollarë. Nuk duhet të ta bëjmë – pse po i subvencionojmë këto vende? Nëse do t’i subvencionojmë ato, le të bëhen një shtet (i SHBA)”, tha ai në intervistën e transmetuar të dielën.

Trudeau tha të hënën se Kanadaja, “siç bëri tetë vjet më parë, do t’i përgjigjet tarifave të padrejta”, sipas Associated Press.

Shokon Rovena Stefa: Kam qenë shtatzënë, kam humbur fëmijën nga dh*na e ish-partnerit

Rovena Stefa ka bërë një rrëfim prekës për jetën e saj. Ajo u ndal te një moment delikat, duke rrëfyer si rrallëherë detaje nga jeta private.

“Njëra nga dramat e jetës sime ishte kur isha 21-vjeçare dhe u njoha me një djalë. Ishte një dashuri në shikim të parë dhe filluam të bashkëjetonim. Atëherë isha shumë e re dhe nuk i dija shumë gjëra për të. Ai kishte pasur disa probleme me ligjin, ishte i alkoolizuar dhe përdorte narkotikë. Dita ditës e shihja agresivitetin e tij, në muajt kur filluam bashkëjetuam agresiviteti u rrit, xhelozia. Ndërsa unë këndoja, një natë filloi duke ushtruar dhunë, rrahja ishte aq e tmerrshme sa pësova grushte të rëndë dhe u përplasa në shkallë.

Vendosa të largohesha për shkak se nuk kisha fuqi, pasi ai kishte humbur gjuhën e komunikimit. Atë mëngjes vetëm kur e pashë veten me duar në fyt ndjeva që po mbytesha, dhe aty në atë moment unë u mbajta me gjithë forcën. Ai ka tentuar që të më hedhë nga dritarja dhe them shyqyr Zotit, e mora forcën që ta kundërshtoja – përfundova në polici e gjetën”.

Këngëtarja zbuloi edhe një sekret, të cilin nuk e ka bërë të ditur asnjëherë më parë.
“Unë kam qenë shtatzënë dhe kam humbur fëmijën nga ajo përplasje. Kjo gjë më ka bërë shumë keq. Kam vuajtur shumë kohë sepse unë dua shumë të kem fëmijë dhe një lidhje të vërtetë, një martesë si të gjitha vajzat, pse jo”, rrëfeu Rovena.

Sigυronin dr▪︎ ogë për këngëtarë të njohur, poΙicia sekυestron celularët e Klajdi Serjanit dhe Euxhenio Manushit

Antidroga e Tiranës po vijon hetimet në lidhje me shpërndarjen e kokainës në zonën e ish-Parkut në kryeqytet. Celularët e dy të arrestuarve, Klajdi Serjani dhe Euxhenjo Manushi po verifikohen nga hetuesit për të zbuluar skemën kriminale, por edhe emrat e tjerë të përfshirë.

Ka dyshime se në këtë grup që funksiononin si shpërdarës dhe furnizues të kokainës së pastër janë të përfshirë disa persona të tjerë. Ky grup shpërdante kokainë edhe në lokalet e natës në pika të ndryshme të Tiranës. Drogën e blinin klientë të ndryshëm, përfshi dhe njerëz të njohur.

Dy të rinjtë u arrestuan një ditë më parë në afërsi të kthesës së Kamzës, pasi u kapën me lëndën narkotike me një vlerë në treg prej 270 mijë eurosh. Prej të paktën 6 muajsh, Serjani dhe Manushi ishin në përgjim nga policia dhe janë ndjekur deri në dokumentimin e përfshirjes së tyre në këtë aktivitet kriminal.

Shqiptarët kanë humbur 10 miliardë euro prej aferave, Basha shpalos programin e Demokratëve Euroatlantikë

Kreu i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar dje në kuadër të Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, ndërsa ka theksuar se korrupsioni ka dëmtuar zhvillimin e Shqipërisë, duke shkatërruar besimin e qytetarëve dhe duke larguar të rinjtë nga vendi. Përmes një statusi në rrjetet sociale, zoti Basha zbuloi se shqiptarët kanë humbur mbi 10 miliardë euro për shkak të korrupsionit masiv në qeverisje. Basha shprehet se Demokratët Euroatlantikë kanë një plan konkret për të luftuar korrupsionin, përfshirë krijimin e Njësisë së Zbulimit të Pasurive të Vjedhura. Sipas tij themelimi i Gjykatës së Kontrollit të Shtetit, rishikimin e kontratave korruptive dhe heqjen e imunitetit për zyrtarët e lartë. Ai shtoi se lufta kundër korrupsionit do të sjellë më shumë investime, punësim dhe shërbime cilësore për qytetarët. “Shqipëria dhe shqiptarët meritojnë më shumë!” përfundoi Basha.

Postimi i plotë i Bashës

9 Dhjetor – Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit. Korrupsioni është një nga plagët më të mëdha që ka dëmtuar zhvillimin e Shqipërisë, ka shkatërruar besimin e qytetarëve te institucionet dhe ka larguar nga vendi më të mirët e brezit të ri. Shqiptarët kanë humbur mbi 10 miliardë euro për shkak të korrupsionit masiv, të shpërndarë në çdo hallkë të qeverisjes. Sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë për një luftë të vërtetë kundër korrupsionit, një angazhim të sinqertë për ndërtimin e një shteti të drejtë dhe të ndershëm. Programi i Demokratëve Euroatlantikë sjell një qasje të qartë dhe konkrete për të luftuar korrupsionin dhe për të garantuar mirëqeverisjen që shqiptarët meritojnë:

1. Themelojmë Njësinë e Zbulimit dhe Rikuperimit të Pasurive të Vjedhura, për të gjurmuar dhe kthyer në arkën publike çdo pasuri të grabitur nga shqiptarët;

2. Krijojmë Gjykatën e Kontrollit të Shtetit, duke i dhënë Kontrollit të Lartë të Shtetit fuqi ekzekutive për të zbatuar menjëherë vendimet dhe për të ndalur shpërdorimin e fondeve publike;

3. Ndryshime ligjore në Ligjin “Anti-Mafia”për të luftuar korrupsionin dhe abuzimet e zyrtarëve të lartë;

4. Verifikimi i kontratave koncesionare, PPP-ve, Prokurimeve Publike dhe anulimi i çdo kontratë korruptive;

5. Konfiskimi i pasurive të zyrtarëve publik të përfshirë në këto akte dhe PPP abuzive;

6. Rishikimi i kuadrit ligjor për pjesëmarrjen e operatorëve off-shore në tendera dhe koncesione;

7. Çdo kontratë abuzive do të jetë subjekt i ligjit Anti-Mafia;

8. Heqim imunitetin e deputetëve dhe çdo zyrtari të lartë, duke i hapur rrugë hetimit të plotë dhe të pandikuar nga SPAK për çdo akt korrupsioni;

9. Zbatojmë Vetting-un për politikanët, për të pastruar politikën nga individët që kanë abuzuar me pushtetin e tyre;

10. Forcojmë mbështetjen dhe bashkëpunimin me SPAK dhe GJKKO, duke garantuar se askush nuk do të jetë mbi ligjin;

11. Rishikim i Kodit Penal për ashpërsim të masave për të gjitha veprat e korrupsionit aktiv dhe pasiv.

12. Duke luftuar korrupsionin ne mundësojmë më shume investime, më shumë punësim, më shumë mirëqenie, më shumë shërbime cilësore për qytetarët tanë.

Shqipëria dhe shqiptarët meritojnë më shumë!

“Harabeli” i Ajola Xoxës plot me euro/ Flet gazetari: Ja shuma që u gjet nga BKH-ja në qendrën e bashkëshortes së Erion Veliajt

Gazetari Edison Vatnikaj, sjell detaje të reja nga kontrollet e BKH ndaj familjarëve të Erion Veliajt, në kuadër të hetimit pasuror që po zhvillohet ndaj kryebashkiakut.

Burime bëjnë me dije se në qendrën “Harabel” që administrohet nga bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa, janë gjetur një shumë e konsiderueshme prej 80 mijë eurosh.

Paratë mësohet se janë sekuestruar nga SPAK dhe BKH-ja, dhe tashmë i përket Xoxës, që të provojë që këto para janë të ligjshme, para që rrjedhin nga aktivitet i ligjshëm ekonomik, apo janë para të padeklaruara me burime të dyshimta.

Ndërsa vetë kryebashkiaku Erion Veliaj, këtë të martë ka reaguar për ngjarjen në fjalë, ku theksoi se kontrollet e ushtruara ndaj tij dhe familjarëve të tij ishin pa një vendim gjykate, duke nënkuptuar se do të ankimohen nga avokatët e tij./Oranews