Horoskopi për ditën e sotme, e premte 6 dhjetor 2024

DASHI

Muaji dhjetor kërkon një ndryshim që mund të jetë në përputhje me nevojat tuaja për qartësi: tani jeni më pak të gatshëm për të toleruar dhe mbi të gjitha më të mprehtë në kritikat tuaja. Për sa i përket punës, ka gjëra të reja për t’u shfrytëzuar. Mundësitë për të avancuar, por edhe mundësitë për të gjetur interesa të reja janë afër.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, nga natyra jeni njerëz tolerantë, keni bërë gjithçka për ta mbajtur marrëdhënien tuaj të qëndrueshme. Nga e shtuna, Venusi fillon një tranzit të komplikuar. Për sa i përket punës, nëse keni një biznes të pavarur dhe jeni në pritje të një ndryshimi apo ndoshta diçkaje të re, dhjetori premton disa përgjigje të vlefshme në këtë fazë.

BINJAKËT

Në këtë moment ju keni gjetur dëshirën për t’u rikthyer në lojë pas një faze apatie dhe tensioni të thellë, që ju pa të kaloni një sezon të pakuptimtë ose të komplikuar. Për sa i përket punës, kjo është një periudhë në të cilën mund të arrihet një marrëveshje përfundimtare e cila mund të rrisë ndjeshëm prestigjin, por mbi të gjitha suksesin.

GAFORRJA

Planetët e shpejtë kanë filluar t’ju shikojnë me interes pasi Venusi nuk do të jetë më përballë nga e shtuna. Kjo është një fazë rilindjeje ose ndoshta konfirmimi. Për sa i përket punës, duhet të ndihmoni t’i jepni hapësirë ??të gjitha ideve tuaja, të kontrolloni sinqeritetin e ndershmërisë së atyre që pretendojnë se janë miqtë tuaj, tani keni nevojë për bashkëpunëtorë të besuar për të realizuar gjithçka që keni në mendje.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, yjet janë efektivë në menaxhimin e situatave emocionale. Nëse jeni vetëm tani, mos e përjashtoni faktin që një miqësi mund të bëhet diçka më e rëndësishme. Ju duhet të fshini hidhërimin e lidhur me të kaluarën. Për sa i përket punës, jeni debatuar shumë, aq më tepër që kur Marsi hyri në shenjë, por në vend që t’ju thyente, kjo në fakt ju forcoi.

VIRGJËRESHA

Nuk duhet të nxisni mosmarrëveshjet! Nëse jeni ende beqar, mos harroni se kjo është koha e duhur për të dalë përpara! Është e rëndësishme të parkosh ndrojtjen. Për sa i përket punës, disave u është dashur të luftojnë edhe kundër armiqve pak a shumë të fshehur.

PESHORJA

Disa sinjale shqetësuese mund të kapërcehen lehtësisht nga e shtuna kur Afërdita bëhet sërish aktive. Sa i përket punës, ndoshta duhet të arrini punën që keni ende për të bërë, dikush do t’ju japë përgjegjësi të reja të rënda.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, me siguri do të dëshironi të harroni dikë që ju bëri të vuani… ju lundroni me shikim. Në marrëdhëniet midis prindërve dhe fëmijëve, me njerëz të largët apo të afërm, nevojitet durim. Për sa i përket punës, bashkëpunimet që lindin gjatë kësaj periudhe duhen menaxhuar me kujdes.

SHIGJETARI

Nëse doni të angazhoheni për të dashuruar ose për të kërkuar një person që ju intrigon, zënë tani edhe në funksion të asaj që do të ndodhë së shpejti, zgjeroni rrethin e të njohurve tuaj. Për sa i përket punës, dalëngadalë po gjeni qetësinë shpirtërore. Jupiteri në opozitë ju kërkon të harroni disa gjykime negative.

BRICJAPI

Nëse tashmë keni një histori të rëndësishme këtë javë do të jeni në gjendje ta përcaktoni atë, por nëse jeni duke kërkuar për një person që të dojë absolutisht mos humbni kohë sepse emocionet që lindin gjatë këtyre javëve mund të jenë të vlefshme. falë përvojës së thellë të fituar në muajt e fundit. Për sa i përket punës, deri vonë dukej sikur po bënit shumë për të mos marrë asgjë në këmbim.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, po përjetoni një javë konfirmimesh, problemi i vetëm mund të lindë nëse ankoroheni në histori apo situata nga e kaluara që tani nuk kanë arsye të ekzistojnë. Përsa i përket punës, ky është një moment avantazhi, gjithashtu situata do të kthehet pozitivisht në muajt e ardhshëm.

PESHQIT

Kjo periudhë nuk sjell lajme të mira në jetën tuaj të dashurisë nëse nuk dëshironi të jetoni një aventurë që nuk lë shenja plakjeje. Për sa i përket punës, nëse jeta emocionale nuk krijon zhvillime të rëndësishme ose të paktën mbetet e ankoruar në një situatë të ftohtë të dukshme, puna do të sjellë ndryshime thelbësore brenda janarit.

Marigona vjedh sërish vëmendjen në Greqi, shfaqet joshëse në pasarelën e modës (Fotot)

Pas daljes së saj në tribunë për tre sekonda gjatë një ndeshjeje në Greqi, Marigona me origjinë nga Kosova vodhi vëmendjen edhe në pasarelë.

Modelja ishte në MadWalk 2024, e zhvilluar në Athinë. Padyshim të gjithë të pranishmit e ndoqën me plot kureshtje, duke u bërë kështu qendra e vëmendjes. Ajo kishte veshur një fustan të zi mbresëlënës, me gurë në pjesën e gjoksit.

Madje, ajo ka postuar disa foto në llogarinë personale në Instagram, ku nuk kanë munguar komplimentet.

Tërmetin7 ballë shkund tokën,  njerëzit vrapojnë të ndalin nga shtëpitë

Një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh i shkallës Rihter (sipas USGS dhe EMSC) ka tronditur këtë të enjte Kaliforninë në SHBA.

Tërmeti ka qenë me epiqendër pranë qytetit Santa Rosa, në një thellësi prej 10 kilometrash.

Banorëve u është dhënë alarmi për cunami, për shkak se tërmeti ka rënë në brigjet e oqeanit.

Momentalisht nuk ka të dhëna për dëme apo persona të lënduar.

Zona e Kalifornisë njihet për aktivitetin e lartë sizmik, për shkak se ndodhet në mes të dy pllakave tektonike, asaj të Paqësorit dhe Pllakës tektonike të Amerikës Veriore.

Harta e tërmetit

Probleme me shëndetin, kryeministri grek braktis në mes fjalimin dhe largohet me nxitim! Ja nga se vuan

Kryeministri i Greqisë, Qirjako Miçotaqis, ka lënë në mes fjalimin teksa është larguar me nxitim nga parlamenti, sipas medieve greke, për shkak të problemeve shëndetësore.

Teksa ishin duke debatuar për pagën minimale, Miçotaqis ka lënë fjalimin në mes dhe ka dalë nga salla.

Raportohet se shkak është bërë dhimbja e padurueshme në shpinë.

Edhe më herët gjatë një konference në Selanik, Miçotaqis u kishte thënë të pranishmëve të mos shqetësoheshin nëse e shihnin herë pas here të çohej në këmbë, “Më duhet të shplodh shpinën”, kishte thënë ai.

Këto janë 7 sinjalet që ju paralajmërojnë se celularit tuaj po i vjen fundi

Një celular inteligjent mund të zgjasë nga dy deri në tetë vjet, në varësi të markës, mirëmbajtjes dhe përdorimit. Zakonisht është e lehtë të kuptohet se celularit po i vjen fundi pasi gjërat thjesht nuk funksionojnë. Por që mos të mbeteni ‘skllav’ i momentit të fundit dhe t’ju duhet të blini një celular me urgjencë, ka disa sinjale që tregojnë se pajisja po mbyll ciklin e saj dhe të merrni masat për ta  zëvendësuar.

Bateria konsumohet shpejt

Ky është një nga treguesit kryesorë se celulari është gati për t’ju ‘lënë ‘shëndenë’. Sipas Apple,një iPhone mund të karikohet plotësisht rreth 500 herë përpara se kapaciteti i baterisë të ulet në 80%. Kjo do të thotë se celulari që më parë mund të rezistonte deri në 10 orë pas karikimit, tani arrin në 8 orë. Në pajisjet Android, bateritë zgjasin 2-3 vjet. Bateritë e celularëve janë me jone litiumi ndaj kanë jetëgjatësi të kufizuar. Nëse vini re probleme me të, duhet të zëvendësoni baterinë ose celularin.

Probleme me ekranin

Krejt papritur, celulari nuk funksionon. Ekranet me prekjet janë të ndjeshme dhe mund të degradojnë me kalimin e kohës apo nëse e keni thyer, keni afruar edhe fundin e tij. Zëvendësimi i ekranit zakonisht është goxha i kushtueshëm dhe është më e leverdisshme të ndërrosh pajisjen.

Ngadalësia

Nëse pajisjes i duhet ca kohë për të nxjerrë një shkronjë, qarqet kanë nisur të degradohen. Gjithsesi, para se t’ju zërë paniku, kontrolloni nëse po përdorni shumë aplikacione njëkohësisht çka ngadalëson procesimin dhe konsumon baterinë.

Celulari fiket dhe ndizet

Krejt papritur, celulari juaj vendos se është momenti perfekt për t’u fikur e ndezur sërish. Kjo mund të jetë pasojë e temperaturës së baterisë, por ndoshta do ju duhet të mendoni për një celular të ri.

Nuk përditësohet

Kur kompanitë nxjerrin modele të reja celularësh, përditësimet e programeve nuk përshtaten më me të vjetrat. Përveçse përdorimi i aplikacioneve  vështirësohet, kjo nënkupton edhe më pak siguri dhe të dhënat tuaja mund të hakerohen.

Nxehja

Kur celulari nxehet edhe pse nuk e keni përdorur gjatë, është e sigurt se fundi i tij është pranë. Në këto raste, pjesa e brendshme e tij po tejkalon përdorimin e zakonshëm. Tregoni kujdes sepse bateria mund të shpërthejë apo të marrë zjarr.

Prekjet ‘fantazmë’

Kur celulari nis të veprojë edhe kur ju nuk e prekni, kjo quhet prekje  fantazmë. Zakonisht ky nuk është problem programi, por mund të jetë për shkak të dëmtimit të ekranit, ujit, karikuesit jo cilësor apo një defekti të brendshëm. Me gjasë, celulari mund të shpëtohet por përgatituni edhe për të kundërtën.

“Më tr αdhtonte me shokun tim, mu desh te…”/ Ky është shqiptari që νr αυ grυan në Greqi Video)

Personi që shihni në foto është 39-vjeçari shqiptar që vrau gruan e tij me çekiç dhe trupin e pajetë e mbajti të fshehur për një javë në papafingon e banesës ku jetonin në Athinë.

Ai ka deklaruar se krimin e ka kryer për arsye xhelozie, duke pretenduar se gruaja e tradhtonte me një person nga rrethi i tij shoqëror.
Ai e kreu krimin rreth një javë më parë, por vetëm sot ka njoftuar vetë policinë dhe ka dëshmuar atë që ka bërë.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar erën e rëndë brenda banesës. Ndërsa në papafingo ka gjetur trupin e pajetë të gruas mbyllur në qese të zeza.

Autori dhe viktima ishin prindër të dy fëmijëve të mitur, të cilët nuk kanë kuptuar asgjë nga ngjarja.

Meteorologia Porja bën paralajmërimin e fortë: Stuhia ciklonare pritet të prekë Shqipërinë

Meteorologia e Tanja Porja paralajmëroi se një stuhi e fuqishme ciklonare po i afrohet brigjeve shqiptare, duke sjellë erë të fortë dhe rrebeshe afatshkurta. Sipas saj dita ka nisur me reshje shiu, ndërsa priten rrebeshe dhe borë e dendur në vend.

“Dita e sotme ka nisur me reshje veriu pritet të ketë rrebeshe gjatë mëngjesit, në mesditë e vijim reshje me intensitet mesatar në të gjithë territorin. Një stuhi e fuqishme ciklonare mbetet në Italinë jugore dhe në Adriatik. Stuhia ciklonare i afrohet brigjeve shqiptare, por vetëm kaq, duke bërë që të forcohet era në hapësirat detare dhe territor. Presim sot erë të fortë juglindore dhe lindore. Kjo erë e fortë mban stuhi të fuqishme ciklonare. Rrebeshe afatshkurtra kemi në skajin jugor dhe verior sot, më të pakta në qendër dhe për disa ditë me radhë”.

Meterorologia tha se dëbora do të zbresë në 800 metra lartësi nga niveli i detit dhe do të jetë disa centimetra.

“Dëbora zbret në 800 metra lartësi nga niveli i detit, disa cm. Reshjet e borës janë të izoluara gjatë paradites në skajin verior e verilindje. Më të pakta në juglindje”.

Sipas saj termometri ka shënuar rënie të lehtë në minus 1, ndërsa maksimumi në 14 gradë celsius. Pas orës 10:00 të mëngjesit të sotëm termometri do të vijojë të shënojë rënie. Porja paralajmëron përkeqësim të motit edhe në ditët në vijim me reshje shiu e rrebeshe edhe për disa ditë me radhë.

Videoja e ek▪︎ zekυtimit të Vis Martinajt qαr kuIIon në Matrix? Gazetari zbulon detajet: Disa kolegë të mi e kanë parë…

Gazetari Fatos Mahmutaj ishte i ftuar ditën e sotme në nje emision televiziv, ku ka dhënë detaje të reja në lidhje me zbërthimin nga na e Europol të një tjetër aplikacioni të koduar që përdorej nga bandat, me emrin “Matrix”.

Mahmutaj u ndal tek zhdukja e Ervis Martinaj, për të cilin ai ka bindjen se është ekzekutuar. Ai tha se në këto aplikacione, pas zhdukjes së tij, ka qarkulluar një video, por që më pas është zhdukur me shpejtësi.

“Në bindjen time personale, pasi jam informuar si të gjithë gazetarët e tjerë që në muajin gusht 2022 kur ai u zhduk, kam përshtypjen se ai është vrarë, është ekzekutuar, pra ka mbaruar punë. Por gjithsesi, atëherë u përfol që një video qarkulloi në këto aplikacionet e enkriptuara, pra në programet speciale. Megjithatë, kjo video nuk doli jashtë këtyre aplikacioneve dhe u zhduk shumë shpejt nga qarkullimi.

Pati deklarata në studio televizive nga gazetarë dhe analistë në Shqipëri për këtë video, madje dikush pohoi që e kishte parë këtë video. Tani kemi një njeri që është zhdukur prej më shumë se dy vitesh, po bëhen afërisht 2 vite e gjysmë dhe nuk kemi asnjë shenjë të tij, asnjë ekzistencë apo vazhdimit të krimeve të pambyllura. Kështu që besoj se duhen parë të gjitha aplikacionet e përdorura nga bandat shqiptare, kudo ku ato kanë aktivitetin, edhe jashtë vendit, si ‘Matrix’, ‘Sky Ecc’, Encrochat’. Duhen parë me kujdes për të gjetur një provë, për t’i dhënë fund kësaj dileme”, tha ai.

Rama: Nëse vëllai im del trafikant, s`jam më kryeministër, po ra akuza, Gazmend Bardhi përgjigjet në gjyq

Edi Rama ka reaguar ne lidhje me akuzat e Gazmend Bardhit per ceshtjen Becheti.

Ne pergjigje te Gazmend Bardhit, Rama thote se nuk do shkoje ne Kuvend derisa SPAK ti jape zgjidhje akuzave qe deputeti demokrat ka bere per nje trafikant ne familjen e kryeministrit.

Ne te kundert, Rama paralajmeron se Bardhi do te perballet me gjykaten.  

Reagimi i Kryeministrit ne X:

Më thonë që Gazmend Bardhi më paskërka kërkuar sot urgjent në Kuvend për “100 e kusur milionë Eurot”, të cilat sipas tij i paskërka marrë nga shteti shqiptar ai krimineli italian, të cilin partia e B-ve e ka një nga komerdaret e vjetra, që e nxjerr si rregull përpara se sa të mbytet nga dallga popullore në zgjedhjet e radhës! Këto “100 e ca milionët” ua treguan me të madhe shqiptarëve, si të marra e të futura në xhep prej italianit në fjalë edhe në 2021-shin, edhe në 2023-shin!

Madje prodhuan edhe ca fletushka bakalli, që ua vinin njerëzve në xhamat e makinave, ku bënin thirrje për të votuar kundër meje dhe Partisë Socialiste për inat të “100 e ca milionë Eurove” të humbura për shkakun tim. Dihet se si votuan njerëzit, që qyshse i çuan në opozitë me 1 milionë shpulla dhe i lanë thuajse pa asnjë bashki së fundmi, nuk e kanë ngrënë asnjëherë për djathë sapunin e B-ve të mëdha e të vogla të Partisë Demokratike.

Po pyetja sot është: A janë vallë kaq injorantë këta sherrxhinj e gënjeshtarë pa din e as iman, sa të mos e dinë që kur nga ky shtet dalin lekë, për çdo detyrim për diçka apo ndaj dikujt, ka dokumenta shtetërorë ku shkruhet shlyerja e detyrimit apo janë vallë kaq të poshtër, sa megjithëse e dinë që në këtë rast nuk ekziston asnjë dokument i tillë, vazhdojnë me avazin e kësaj shpifjeje të vjetër, për të ngritur akuza dhe helmuar popullin për zgjedhjet e reja?! Nuk e di, me shumë gjasë janë të dyja bashkë.

Kreu parakaΙime të rre zikshme në trafik, e ρëson keq Stresi (VIDEO)

Policia e Elbasanit ka ndëshkuar reperin Arkimed Lushaj, i njohur edhe si Stresi, për manovrat e rrezikshme që kryente me makinë duke shmangur trafikun.

Pas videos që vetë Stresi e reklamoi në rrjetet sociale, ku dallohej teksa ecte kundravajtje dhe shmangte kolonën e trafikut, Policia thotë se ka vendosur masa administrative ndaj tij.

Kështu, Stresi ka marrë një gjobë prej 25 mijë lekës të reja si dhe i janë zbritur 10 pikë nga patenta.

Njoftimi i Policisë:

Në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale, në të cilën shfaqet automjeti me drejtues shtetasin A. L., duke parakaluar një varg automjetesh në sensin e kundërt të lëvizjes dhe duke përdorur dritat verbuese në zonë të banuar, në aksin rrugor “Elbasan-Bradashesh”, ju informojmë se:              

Sektori i Policisë Rrugore i ka vënë drejtuesit të automjetit, shtetasit A. L., masën administrative 25 000 lekë, bazuar në nenet 146 pika 16, 141 pika 10, 146 pika 10 dhe 127 pika 3, të Kodit Rrugor. Gjithashtu, i janë zbritur 10 pikë nga leja e drejtimit.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, dhe i garanton ata se do të reagojë menjëherë dhe konform ligjit.