Bestytnitë e Vitit të Ri: A është e vërtetë që larja e rrobave në datën 1 janar sjell ters gjithë vitin?

Besëtytnitë e Vitit të Ri janë një pjesë thelbësore e zakoneve të disa kulturave, të cilat shumë njerëz i praktikojnë me synimin për të siguruar një fillim të përsosur të vitit.

Një nga bestytnitë më të njohura është besimi se larja e rrobave në ditën e Vitit të Ri mund të sjellë fat të keq, veçanërisht nëse bëhet më 1 janar.

A është e vërtetë kjo?

Realiteti është se ende nuk dihet se nga vjen kjo bestytni e Vitit të Ri. Pavarësisht kësaj, tradita ka qëndruar ndër vite. Besohet të jetë një praktikë veçanërisht e zakonshme në jug të Shteteve të Bashkuara. Në disa raste, njerëzit madje shmangin nxjerrjen e plehrave në këtë ditë.

Është gjithashtu e vërtetë që shumë njerëz i ndjekin këto tradita nga zakoni ose për argëtim, si në rastin e ndjekjes së tendencave të TikTok. Gjëja më e rëndësishme është që fillimin e 2025-ës ta festojnë në mënyrën e tyre, me gjithë energjinë pozitive dhe ta përballojnë atë në mënyrën më të mirë.

Nëse keni menduar se ka vetëm një mit për të nisur 2025, nuk është ashtu, pasi ka dhe të tjera si për shembull:

Filloni Vitin e Ri me këmbën e djathtë.

Goditja e bukës në dyer dhe mure besohet se largon shpirtrat e këqij.

Të qash në ditën e parë të vitit konsiderohet si shenjë se 12 muajt e ardhshëm do të jenë plot vështirësi.

Hapja e derës së përparme para mesnatës lejon që viti i vjetër të largohet dhe i riu të hyjë.

Ecja rreth shtëpisë tuaj shtatë herë thuhet se ndihmon në çlirimin e çdo energjie negative të akumuluar.

Të hash thjerrëza dhe zarzavate në ditën e Vitit të Ri është një traditë që besohet se sjell fat dhe prosperitet.

Fallxhorja Lindita i sheh letrat Prokurores: Do ta kalosh Vetingun …

Në fund të vitit që lamë pas, emisioni investigativ “Stop” në TV Klan, ka sjellë parashikimet e fallxhoreve për problemet e qytetarëve.

Kamera e fshehtë e “Stop”, ka shkuar te një zonjë e quajtur Lindita në rrugën “Ali Demi” në Tiranë.

“Halli” i qytetares së drejtuar te Lindita, është se nuk ka kaluar vetingun, pasi është prokurore.

Lindita i thotë se i shkojnë shumë persona për çështjen e Vetingut. Në fund, pasi i lexon letrat dhe fatin, Linda i jep sihariqin, se zonja do ta kalojë procesin e Vetingut.

Qytetarja – Linditë, si je?

Lindita – Për mashkull letrat janë shumë të mira.

Qytetarja –Unë e kam për punën më tepër.

Lindita – Të del puna të letrat, po te letrat ka diçka, që duhet të vësh persona! Do vësh persona të punës?

Qytetarja – Unë atë dua të shof njëherë! Atë e kam një çikë me.., më me merak. Unë prokurore jam aty, po na ka kap një çikë frika me këto të vetingut e këto, ee… A do e kaloj?

Lindita – Akoma s’ka mbaru vetingu?

Lindita – Çfarë personash do të vësh?

Qytetarja – Për punën! Personat që i kam në punë!

Lindita – Që i ke në punë.

Lindita – Të vej mashkullin njëherë. Ta vëmë të parin, e kemi me fant.

Qytetarja – Kam hallin e vetingut. A do na hetojnë, a s’do na..?

Lindita – E ke në punë këtë? Për momentin ka një problem të vetin, ose do ketë problem në shtet, por që do ketë një problem shumë shpejt. Nuk të shikoj asnjë problem nga ana e punës.

Qytetarja – Po na e shif njëherë vetëm kshu, a do e kaloj vetingun, apo jo?

Lindita – Do e kalosh. Të gjithë e kanë frikë, ça më vijnë këtu, frikë vetingun kanë. Vëj mashkullin e parë, fantin! Të parin, që futëm! Këtij njëherë nuk i realizohet asnjë gjë. Ta harrojë! Hallakatet kot, sa andej-këtej. Gojëmbël e më the e të thashë. Flit, bëj, orator, i shkathët, por nuk i realizohet. Diçka i ngel pengesë. Person shumë i rëndësishëm. Në shtet është, ja ku e kam 9-tën. Shumë lekë ka. Ja, ku është! Shiko! Mund të jetë pak hijerëndë, por nuk është njeri i keq. Këtu në shtet, ku është, mund të bëjë punën e vet. Është i detyrum, të bëj punën, por nuk është zemërkeq, nuk është njeri i keq. Ça do të shikosh tjetër?

Qytetarja – Hëëë, nëse do arrij të vij te Gjykata e Tiranës… Këtë!

Lindita – Do të duhet kohë, akoma jo! Bllokuar të bie. Ka të tjerë përpara teje për aty. Do të plotësohet, për t’u plotësuar, por do shumë.

Lindita – Shumë kohë. Nuk e shikoj tani. Po erdhe këtu edhe më shumë lekë ke. Ja ku e ke, por që nuk e ke tani, rrushe.

Horoskopi, si do të jetë viti 2025 për Dashin dhe Demin, parashikimi nga Jorgo Pulla

Dashi

Fillon një fazë të re të jetës. Nga njëra anë kemi Neptunin që kalon në shenjën e Dashit, kurse në anën tjetër ndikimin e Saturnit në muajin maj, ku do të thotë ndryshime, mundësi. Edhe pse janë në krahun e kundërt me njëri tjetrin, me zgjuarsi, me maturi do t’ia dalin. Ka shumë mundësi dhe gjëra pozitive që do të arrijnë të përfundojnë një plan të tyre në fushën e biznesit. Gjithashtu ka një ndikim shumë të mirë të dhjetëditëshit të tretë sidomos, sepse kanë një moment mjaft të mirë me punën, me karrierën, me vendimet që do të marrin.

Në fund të muajit mars, eklipsi diellor prek drejtpërdrejt çështjet e fillimeve të reja, duke mbyllur çështjes e së shkuarës. Në aspektin familjar, ka një zhvillim pozitiv. Gjithashtu edhe në aspektin e biznesit ka një ndikim shumë të mirë.

Në çështjet e ligjit duhet të jenë shumë të vëmendshëm, ata në fund të 10-ditëshit të dytë dhe të tretë, por duhet të jenë të kujdesshëm të mos nxitohen, duke mos u ndikuar se çfarë flasin të tjerët.

Në fushën e dashurisë, gjithashtu ka të bëjë shumë lidhjet Dash-Bricjap, Dash-Gaforre, por dhe Virgjëreshë të 10-ditëshit të dytë.

Demi

Motoja për këtë vit për shenjën e Demit është ‘Bëni kontaktet e duhura’. Këtë vit për herë të parë pas disa vitesh, Urani largohet nga shenja e Demit. Ky ndikim do të thotë që mbarojnë një herë e mirë problemet për shenjën e Demit. Në 3-mujorin e parë të këtij viti e kanë suksesin brenda. Edhe çëshjet ekonomiko-financiare do të favorizohen. Ndërsa, nga vera do të favorizohen udhëtimet, kontaktet me njërëz të rëndësishëm.

Çështjet gjyqësore do të përfitojnë dhe nga tani deri në muajin maj kanë mundësinë për të zgjidhur problemet. Jo vetëm kaq, por për ata që janë jashtë apo në udhëtim e sipër do të nisin një jetë të re. Në fushën e dashurisë, edhe pse kanë pasur disa çështje problematike, kanë një fije shprese për të filluar një lidhje me Bricjap, Luan dhe Akrep. Në muajin mars mund të shkojnë në altar.

Valbona i jep një puthje Laertit, planifikojnë edhe sa fëmijë do bëjnë (Video)

Valbona dhe Laerti prej ditëve të para duket se janë afruar shumë me njëri- tjetrin.

Ata shoesh bisedojnë dhe rrinë sëbashku, ndërsa mbrëmjen e djeshme moderatorja i ka thënë Laertit në bisedë e sipër se pasi të dalë nga shtëpia e Big Brother do të bëjë binjakë.

Valbona nuk i kthen përgjigje. Qesh dhe vijon duke folur për dëshirën e saj sesi do të ketë djalë dhe vajzë shumë shpejt.

Laerti: Me mua?

Më pas, ajo e puthi në faqe Laertin teksa përshëndeti nga ekrani nënën e tij.

VIDEO

VIDEO 2

Horoskopi për ditën e sotme, e Enjte 2 Janar 2025

Dashi

Kjo ditë do të jetë e mbushur me nervozizëm, ku bëni mirë që të mendoheni para se të flisni, në mënyrë që të shmangni çdo debat. Mundohuni që sqarimet ti shtyni për në ditët në vijim. Evitoni që të mos përhumbeni në mendime, edhe pse ato që kanë të bëjnë me financat, do të jenë të pranishme.

Demi

Parashikohet një ditë nën nivelin e duhur sa i takon gjendjes fizike. Ndoshta jeni të lodhur ose jeni prekur nga ndonjë virozë e stinës dhe kjo gjë do të ndikojë në çdo drejtim. Megjithatë përgjithësisht do të jetë një ditë pozitive, edhe pse jo nga më të mirat e javës.

Binjakët

Kjo nuk është një prej ditëve më të mira, pasi e keni kokën të mbushur me probleme, qoftë për çështjet profesionale edhe ato sentimentale. Në dashuri gjatë këtyre ditëve, po përballeni me ndonjë stuhi të vogël, ndaj tregohuni të kujdesshëm.

Gaforrja

E enjtja do ju gjejë disi të lodhur, por do të keni shumë gjëra për të bërë dhe ju doni që ti bëni me pasion. Mundohuni që të jeni më të qetë dhe të kujdesshëm, duke gjetur zgjidhjen e përkohshme për problemet që nuk presin. Filloni të mendoni për një fundjavë të bukur me njeriun e zemrës.

Luani

Në dashuri do të përjetoni shqetësime. Mundohuni që të shmangni diskutimet e ndezura dhe polemikat. Bëni mirë që sqarimet e mundshme ti shtyni për ditët në vijim, në mënyrë që të shmangni problemet.

Virgjëresha

Kjo ditë nuk do të jetë aspak pozitive, ku energjia e munguar do ju bëj nervoz. Bëni kujdes në raportet ndërpersonale por edhe në raportin në çift, pasi mund të përdorni fjalë me tonin e gabuar.

Peshorja

Do të jetë një ditë e zbehtë në sferën emocionale. Do të ndiheni sikur emocionet të mos ekzistonin dhe çdo gjë do ju duket pa jetë. Me gjasë, ka diçka që ju shqetëson dhe ju bezdis. Mundohuni që të shkoni më tej dhe të prisni fundjavën, kur yjet do të jenë më të favorshëm.

Akrepi

Ndiheni disi të tensionuar për shkak të ndikimit negativ të Uranit. Shumë prej jush duan ndryshime në sferën profesionale, por në këtë moment nuk ka mundësi për të ndryshuar situatën aktuale. Mundohuni të mos gaboni. Sa i takon ndjenjave, do të rikthehet dëshira për të dashuruar dhe për të mos qenë më vetëm.

Shigjetari

Kjo ditë do ju gjejë disi nervoz, ndaj bëni kujdes ndaj asaj që do të bëni dhe thoni, në mënyrë që të shmangni debatet dhe zënkat. Yjet janë në anën tuaj, por pavarësisht kësaj tensionet do të jenë të shumta. Fundjava do të vijë e përmirësuar.

Bricjapi

Hëna do të ketë ndikim tranzit në shenjën tuaj. Në dashuri do të ketë rikuperime! Sa i takon ndjenjave, në javët në vijim parashikohet një projekt i madh i suksesshëm, shkruan noa.al. Marsi dhe Urani ju mbështesin.

Ujori

Duhet ti kushtoni më shumë kohë dashurisë dhe ndjenjave, por edhe të veproni e zgjuarsi për ti treguar dikujt që e keni përzemër. Bëni mirë të shmangni polemikat, sidomos ato që i keni me veten.

Peshqit

Kjo e enjte do të jetë mjaft e rëndësishme për të konkluduar një marrëveshje. Parashikohet një ditë mjaft pozitive sa i takon dashurisë, në sajë të ndikimit të favorshëm të Uranit, Marsit dhe Venusit. Përfitoni duke lënë pas trishtimin dhe duke parë përpara.

Shkuan për kontroΙΙ në bαnesën e 28-vjeçarit, gjetën 20 milionë dollarë ρoshtë dyshekut (Foto)

Autoritetet federale amerikane kanë konfiskuar rreth 20 milionë dollarë “cash” të fshehura poshtë dyshekut,

në një apartament në Massachusetts
Prokurorët thanë se një brazilian u arr.estua në lidhje me pastrim parash, të fituara nga një skemë masive piramidale.

Ata shkuan të bënin një kontroll rutinë në apartamentin e tij, përcjell syri.net, por nuk e kishin idenë se autori do ta kishte fshehur “pasurinë e tij” poshtë dyshekut.

28 vjeçari, Cleber Rene Rizerio Rocha, është vënë nën hetime për mashtrim dhe pastrim parash, në lidhje me një kompani të quajtur “TelexFree”

Autoritetet publikuan të hënën foton e vendit ku gjetën mijëra dollarët.

Ja si Iëshohen makinat υshtarake të SHBA-së nga avioni

Ky është momenti i pabesueshëm që shfaqë një avion amerikan duke lëshuar tetë vetura ushtarake nga një lartësi prej 1,500 metrave.
Videoja shfaqë avionin duke u nisur nga baza ‘Joint’ në Charleston .

Veturat që lëshohen nga avioni janë të modelit ushtarak ‘Humvee’ dhe u lëshuan si pjesë e një ushtrimi të stimuluar të krizës, transmeton Gazeta Express.

Duhet të jetë një parashutë shumë e fortë ajo që e mban një veturë kaq të madhe! Shikojeni videon:

Për më shume mund të shikoni videon më poshtë:

SHIKO VIDEON KËTU

Një histori që të lë pa frγmë, një familje greke në Amerikë, në kërkim të rrënjëve shqiptare

Këtë verë bëhen pesë vjet prej kur e pata intervistuar studiuesen amerikane Annette B. Frommin për një artikull mbi hebrenjtë shqiptarë.

Gjatë bisedës, ajo më pati përmendur se si, në të kthyer të shekullit XX, një adoleshente hebreje, motra e gjyshit të saj, kishte braktisur familjen për një shqiptar mysliman nga Filati, qyteza malore në Greqi, një hap larg nga deti dhe nga kufiri me Shqipërinë.
Familja e saj mbajti shiva—shtatë ditë zie—dhe kujtimi për të u shua. Asnjërit prej anëtarëve të familjes nuk iu lejua të mbanin kontakt më me të. Hallëmadhja mbeti pa emër dhe u tret.

Frommi është marrë me studime si për tekstilet e aborigjenëve të Shteteve të Bashkuara ashtu edhe për kulturën materiale të hebrenjve të Greqisë. Ajo ndihmon me redaktimin një reviste akademike të quajtur Sephardic Horizons (Horizonte sefardike), e cila trajton botën e hebrenjve të Mesdheut lindor, botë së cilës i përket pjesa dërrmuese e hebrenjve të Greqisë dhe e atyre të jugut të Ballkanit.

B.-ja në emrin e saj, shkurtim i mbiemrit nga e ëma Bacolas (Bakola ose Bakolas), dëshmon për rrënjë hebreje nga Greqia, por ato rrënjë nuk janë as sefardike as ashkenaze, por romanjote.

Dega janjiote e romanjiotëve ishte komunteti hebre i Janinës, i cili për gjuhë amtare kishte greqishten. Janina, ai qytet buzë liqeni në lindje të Filatit, ishte qendër për të gjithë rajonin. Doktoratura e Frommit mbi traditat e atyre hebrenjve, e cila mbështetet në punën e saj në terren viteve tetëdhjetë, është një tekst themelor mbi atë komunitet interesant.

Në fillim të shekullit XX, komuniteti hebrenj në Janinë përbëhej pres disa mijëra vetëve, rrënjët e të cilëve datojnë të paktën që prej 1300 vitesh. Por emigracioni masiv dhe Holokausti e reduktuan atë komunitet dinamik tregtarësh në vetëm 30 njerëz.

Deri në shekullin e nëntëmbëdhjetë, hebrenjtë e Janinës jetonin disi të veçuar. Dallonin qartë nga sefardinjtë, të cilët ishin aq të kudondodhur sa i patën dhënë Selanikut, një prej qyteteve me portin më të madh Mesdhetar, nofkën e Jeruzalemit të Ballkanit. Dhe kontaktet me komunitetet jashtë religjionit të tyre përtej marrëdhënieve ekonomike apo ato të sferës publike nuk inkurajoheshin.

Të paktën që nga vitet tetëdhjetë të shekullit XIX, një familje e madhe janjiote me mbiemër Bakola u pat gjendur në Filat, asokohe qytezë osmane nja tridhjetë kilometra në perëndim të Janinës. Filati kishte nja 3000 banorë besimesh dhe etnish të ndryshme: myslimanë, të krishterë apo hebrenj, shqiptarë, vllehë a grekë. Bakolat kishin të paktën shtatë fëmijë, prej të cilëve disa kishin regjistruar baba me emrin Moisi dhe të tjerë stërgjyshin e Annette Frommit, Simon Tovin.

Ndër ta ishte hallëmadhja pa emër për të cilën është fjala këtu, e cila, e lindur në vitin 1883, duhet të ketë qenë fëmija i dytë. Njiheshin si gjaknxehtë Bakolat. Një djalë i familjes ja pat mbathur nga Filati pasi zhdëpi në dru vëllanë sakat të pashait të zonës, kur ky i ishte vardisur së ëmës për t’ja marrë paratë nga xhepi.

Kështu që i binte që as komuniteti dhe as familja nuk do e kapërdinin dot faktin që ajo hallë ja kishte mbathur me një mysliman. “Për ta, ishte njësoj sikur ajo të kishte vdekur,” thotë Frommi. “Por kjo histori ka bërë që unë të kem këtë lidhje dashurie me Shqipërinë. Më tërhiqte nga larg si me magji.”

Dikur nga dhjetëvjeçari i dytë i shekullit XX, Bakolat u shpërngulën për në Amerikë dhe nga ajo hallë e panjohur mbeti vetëm një enigmë e mjegullt në mendjen e shumë pak prej pasardhësve, të cilët pas kaq vjetësh, vështirë që e njihnin njëri-tjetrin, madje.

ZbυΙoni 5 shkαqet përse teΙefoni juaj nxehet! Sekreti se si ta shmαngni këtë gjë

Shumë herë na ka ndodhur që telefonat tanë celularë të nxehen së tepërmi dhe të na fiken gjatë përdorimit.

A është normale? Përgjigjja është po. Por shkaqet mund të jenë disa. Ato kanë të bëjnë me “trurin” e telefonit tuaj ose faktorë të tjerë të jashtëm.

Ja cilët janë disa nga faktorët më të zakonshëm:

  1. Ka nevojë për pushim

Shpesh e përdorim celularin për orë të tëra duke përdorur aplikacione të ndryshme ,ëi-Fi ose programet e fotove dhe videove. Ndonjëherë edhe 20 minuta rresht janë shumë.

Si ta shmangim? Bëni disa minuta pushim. Celulari juaj ka nevojë për pushim (ndoshta edhe ju). Gjithashtu është e këshillueshme të fikni aplikacionet që nuk i përdorni dhe ta ulni ndriçimin e ekranit.

  1. Shumë diell (ose ftohtë

A e keni lënë telefonin tuaj të ekspozuar ndaj diellit apo ndaj të ftohtit ekstrem? Është një ide e keqe. Telefoni juaj mund të jetë i zgjuar por jo i përgatitur për këtë.

Si ta shmangim: Gjithmonë mbrojeni telefonin nga dielli dhe temperaturat ekstreme. Vendoseni në hije. Shmangni dritën e drejtpërdrejtë. Mos e ekspozoni atë në lagështi.

  1. Ka një virus

Ju mund të keni instaluar një virus në formën e një aplikacioni.

Si ta shmangni: Mos instaloni aplikacione nga burime të panjohura. Nëse tashmë keni instaluar një aplikacion jo të sigurt e fshini dhe më pas i bëni format ose reset telefonit.

  1. Mbrojtësja e celularit tuaj po e “mbyt”

Është e mundur që mbrojtësja e celularit tuaj po shkakton më shumë probleme sesa zgjidhje.

Si ta shmangni: Hiqeni mbrojtësen përkohësisht dhe vini re nëse është ajo arsyeja pse celulari juaj mbinxehet. Sidoqoftë, kjo do ta ndihmojë pajisjen të ftohet më shpejt.

  1. Bateria është difektoze

Bateritë e litiumit janë delikate. Gjendja e baterisë së telefonit tuaj celular mund të ketë shumë të bëjë me nxehtësinë e tepërt.

Si ta shmangni: Shmangni ngarkimin e baterisë plot (më mirë në 80-90% se në 100%). Përdorni kabllo celulari me cilësi të mirë, ndonjëherë duke e ngarkuar telefonin me kabllon e gabuar mund të jetë çelësi i problemit.

Loρë me syze , që të mendojnë se jànë jashtë në natyrë

Teknologjia po arrin deri te kafshët. Edhe lopët ndikohen nga moti i dimrit, kështu që në një përpjekje

për t’i bërë ato të mendojnë se janë në zona më të ngrohta, një fermer i ka pajisur ato me syze të realitetit virtual.

Një fermer turk i ka mbyllur lopët e tij brenda në ambjente të mbyllura për dimër, por ai dëshiron që lopët të mendojnë se janë jashtë në natyrë duke shijuar kullotat me diell dhe barin e gjelbër.

Zgjidhja e tij? Ka pajisur lopët e tij me syze të realitetit virtual për t’i bërë ato të mendojnë se në fakt po shijojnë disa fusha të gjelbërta të shijshme nën rrezet e diellit.

Sipas The Sun, Kocak provoi pajisjet në dy nga lopët e tij pasi një studim sugjeroi se skenat e këndshme i bëjnë lopët më të lumtura, gjë që nga ana tjetër i bën ato të prodhojnë më shumë qumësht.

Me sa duket ka funksionur, pasi u pa rritje e prodhimit të qumështit nga 22 litra në 27 litra në ditë.