Arsyeja pse Trump e do me çdo kusht Groenlandën (lidhet edhe me Putin)

Masa gjigante e tokës në veri është e mbuluar nga bora dhe një shtresë akulli e trashë, ka vetëm 56,865 banorë – e megjithatë aktualisht po bëhet fokusi i politikës globale. Sepse Donald Trump dëshiron me të vërtetë të ketë Groenlandën, pavarësisht nga kostoja!

Ideja tingëllon absurde, por Trump është me sa duket serioz: pronësia dhe kontrolli i Groenlandës është “një domosdoshmëri absolute”.

Është e qartë se ai është i gatshëm të shkojë shumë larg për këtë! Kur u pyet nga gazetarët nëse ai mund të përjashtonte presionin ushtarak apo ekonomik, ai tha të martën: ‘Jo, nuk mund t’ju siguroj për këtë”.

Ai as nuk e di nëse Danimarka ka një pretendim ligjor ndaj Groenlandës: ‘Nëse po, ata duhet të heqin dorë sepse ne kemi nevojë për Groenlandën për sigurinë kombëtare”.

Por pse ishulli më i madh në botë (2.16 milionë kilometra katrorë), i cili është një rajon kryesisht autonom i Danimarkës, është kaq i rëndësishëm për amerikanët?

Groenlanda do të ishte një triumf i rëndësishëm për SHBA-në në garën me Kinën dhe Rusinë për burimet minerale të veriut. Në bregdet ka depozita të mëdha ari, platini, bakri, si dhe rubin dhe diamante. Përveç naftës dhe gazit, janë zbuluar depozita të mineraleve të rralla, të rëndësishme për makinat elektrike dhe turbinat e erës, si dhe për qëllime ushtarake.

Klaus Dodds, profesor i gjeopolitikës nga Londra, e theksoi këtë për CNN. “Nuk ka dyshim se Trump dhe këshilltarët e tij janë shumë të shqetësuar për qasjen e Kinës”, i tha Dodds transmetuesit.

Groenlanda ofron një burim potencialisht të pasur të këtyre mineraleve kritike. Kina aktualisht dominon prodhimin global të mineraleve të rralla dhe ka kërcënuar se do të kufizojë eksportin e mineraleve kritike dhe teknologjive shoqëruese – një çështje që është bërë veçanërisht shpërthyese për momentin.

Sipas ‘Wall Street Journal’, disa këshilltarë të Trump prej kohësh e kanë pranuar se nuk ka shans që të ndodhë një shitje e Groenlandës.

Megjithatë, ata shohin një zgjerim të pranisë së SHBA-së në ishull nëpërmjet investimeve ekonomike dhe një prani më të madhe ushtarake si një mundësi për të fituar një terren më të fortë atje dhe për të kundërshtuar ndikimin në rritje të Kinës dhe Rusisë.

Një marrëveshje prej dekadash i jep Pentagonit akses në një bazë arktike në Groenlandën jugore me një fushë ajrore, radar dhe pajisje të tjera që përdoren për të zbuluar lëshimet e mundshme të raketave.

Sigurisht, idetë e Trump nuk priten mirë në Danimarkë. Mbreti Frederik bëri një deklaratë dhe ndryshoi stemën e Groenlandës – një element me tre kurora u hoq dhe një ari i vogël polar u zmadhua ndjeshëm. Ariu polar është kafsha heraldike e Groenlandës.

Në Skandinavi ka pakënaqësi të madhe ndaj pretendimeve të Trump. Gazeta norvegjeze “Aftenposten” shkruan: Retorika e Trump është në mënyrë të pakëndshme e ngjashme me atë të diktatorit rus Vladimir Putin…

S’ka më filtra në rrjetet sociale, Meta merr vendimin drastik për Facebook dhe Instagram

Nga 14 janari 2025, Instagram dhe Facebook i thonë lamtumirë filtrave të bukurisë.

Harrojini fytyrat perfekte, sytë me ngjyra, qerpikët fals apo make-up-et. Kompania e Mark Zuckerberg, Meta, po përgatitet t’i heqë përfundimisht filtrat e bukurisë që vijnë nga zhvilluesit e palëve të treta.

Sipas njoftimit për shtyp i lëshuar nga kompania, thuhet se: “Pas një vlerësimi të plotë, ne kemi marrë vendimin për mbylljen e platformës Meta Spark të mjeteve dhe përmbajtjeve të palëve të treta në fuqi.

Por pavarësisht kësaj, Meta është në dispozicion si për përdoruesit tanë ashtu edhe për të gjithë familjen tonë të aplikacioneve.”

Sipas specialistëve të këtij sektori, ky vendim merret më shumë si një përpjekje për të mbrojtur të rinjtë nga rreziqet që lidhen me standardet jonatyrore dhe daljes sa më shumë nga realiteti. Kjo mund të jetë një ndihmesë e madhe për të gjithë parukierët, të nxjerrin sa më shumë në pah punën e tyre”.

“Është babai shpirtëror i çdo greku”, Fredi Beleri viziton Janullatosin në spital, nesër në Janinë për “të ardhmen e Epirit të Veriut”

Fredi Beleri, eurodeputeti i Greqisë në Parlamentin Europian, ka vizituar sot në spitalin e Athinës kryepeshkopin Anastas Janullatos, i cili ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Ai e ka vlerësuar Janullatosin duke thënë se është “babai i tij shpirtëror”, si dhe një “pikë referimi për çdo grek në Shqipëri”.

“Për mua Fortlumturia është babai im shpirtëror. Ai është njeriu që në periudhën më të vështirë të jetës sime më qëndroi pranë, erdhi dhe më vizitoi në qeli. Edhe unë erdha për të bashkuar lutjet e mia me pjesën tjetër të popullit grek për një shërim të shpejtë. Fortlumturia e tij Anastasios është njeriu që ringjalli Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë nga rrënojat. Ai ka bërë një punë të madhe dhe është një pikë referimi për çdo grek në Shqipëri”, deklaroi Beleri.

Vizita e Belerit në Greqi do të pasojë me një organizim në Janinë, ku marrin pjesë deputetë dhe eurodeputetë grekë, ku do të flitet “për të ardhmen e Epirit të Veirut dhe Qipros”.

“Me ministrin S. Papastavrou dhe eurodeputetët e EPP F. Beleri dhe M. Haxhipantela, ju presim të premten, më 10 janar, ora 18:30 në Grand Serai në Janinë, për të diskutuar mbi të ardhmen dhe sfidat e Vorio Epirit dhe Helenizmit Qipriot”, njofton deputeti grek Angelos Syrigos.

https://x.com/AngelosSyrigos/status/1877311136808182179?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1877311136808182179%7Ctwgr%5Ef3029a142feb1e0ab1802d0c86f5595f6a0987ad%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.voxnews.al%2Fpolitike%2Fshte-babai-shpirteror-i-cdo-greku-fredi-beleri-viziton-janullatosin-ne–i82867

Myrto Uzuni merr ofertën marramendëse nga klubi amerikan

Klubi amerikan Austin, ne Teksas ka bërë një ofertë marramendëse për sulmuesin e kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni.

Në Spanjë bëjnë me dije se oferta për Uzunin është 10 milionë dollarë në 4 vite dhe 10 milionë dollarë për kartonin e tij. Granada kërkon 12 milionë euro, aq sa ka klauzolën.

Sulmuesi mësohet se ka njoftuar klubin se dëshiron të largohet, por Granada nuk ka rënë dakord. Situata është tensionuar shumë mes klubit dhe lojtarit, ndërsa nuk është stërvitur dy ditët e fundit dhe pritet të mos luajë nesër kundër ekipit të Burgos.

29 vjeçari nga Berati është ylli i skuadrës, po luan sezonin e katërt me Granadën dhe deri tani ka shënuar 14 gola. Klubi Austin është themeluar në vitin 2018 dhe merr pjesë në MLS.

Myrto Uzuni merr ofertën marramendëse nga klubi amerikan

Pamje e pabesueshme, si ishte transformuar në Greqi i shumëkërkuari Jani Aliaj (FOTO)

Është sot publikuar fotoja aktuale e të shumë kërkuarit të drejtësisë Jani Aliaj.

Ai u gjurmua nga Interpol Tirana dhe Drejtoria për Marrëdhëniet me Jashtë në Policinë e Shtetit e duke bashkëpunuar me policinë greke e arrestuan për ta ekstraduar në Shqipëri.

Pamje e pabesueshme, si ishte transformuar në Greqi i

Jani Aliaj aktualisht

Jani Aliaj është arrestuar rastësisht mëngjesin e 31 dhjetorit në Athinë.

Ai rezulton i dënuar me burgim të përjetshëm nga drejtësia shqiptare për vrasjen e Elton Çiços për hakmarrje, ngjarje kjo e ndodhur më 1 Maj të vitit 2016 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Gjatë kontrollit të të dhënave të tij në sistemin elektronik që policët greke mbanin me vete, ka rezultuar se ai mbante një kartë identiteti false greke, me emrin Aleksan Kreshnik me vitlindje 1976 dhe për këtë është shoqëruar në stacionin e policisë Moskato për hetime të mëtejshme.

Nga verifikimi i mëtejshëm në sistem, rezultoi se ai ishte arratisur nga burgu i Korfuzit, më 1 qershor 2015, duke shkelur lejen e rregullt 11-ditore.

Në burg ai vuante dënim me burgim të përjetshëm për vrasjen e një shtetasi shqiptar, plagosje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje, për ngjarje të ndodhura në vitin 2006 në Athinë.

Gjithashtu rezultoi se ky shtetas kërkohej në nivel ndërkombëtar për dy raste vrasjesh, të ndodhura në Shqipëri në tetor 2015 dhe maj 2016./Top Channel

Do shpërndahet para kohe, ja kur do të mund ta marrin pensionistët bonusin e pranverës

Për të marrë bonusin e premtuar të radhës, pensionistët nuk do të presin pranverën, por do të mund ta tërheqin që në muajin shkurt.

Lajmin për këtë afat sikundër edhe për vetë dhënien e bonusit të pranverës e dha kreu i qeverisë, Edi Rama në daljen e djeshme për mediat.

Gjithashtu, ai vuri në dukje se pensionistët nuk kanë përse të presin pranverën apo periudhën zgjedhore, siç edhe akuzohet se po e bën për këtë arsye që të marrin atë që iu takon.

Nuk do presë as ekonomia të mbarojë zgjedhjet dhe të marri atë që i takon. Pensionistët nuk do presin të mbarojmë zgjedhjet ne, do e marrin që në shkurt. Se si e mendojnë ata që mendjen e kanë mbrapsht kjo është festa e madhe e demokracisë. Kështu që nuk kam asnjë shqetësim. Nëse i referoheni arkivave, para disa muajsh e kam thënë prisja që Ministria e Energjisë të bënte projeksionet për uljen e çmimit”, nënvizoi kryeministri.

Që në nëntor ai lajmëroi një bonus të dytë, pas atij të fundvitit, i cili do të jepet edhe në vazhdimësi në varësi të zhvillimit të ekonomisë.

Pritet të trazojë ujërat në shtëpi, ja cila artiste do i bashkohet “BBVA”

Bleona Qereti do të jetë një nga banoret e Big Brother VIP Albania 4, pas shumë spekulimeve dhe dilemash. “Iconstyle” ka raportuar se këngëtarja ka firmosur kontratën për t’u bashkuar me formatin, duke sjellë një prurje të re në dinamikat e shtëpisë së famshme. 

Megjithëse nuk ishte pjesë e përzgjedhur nga fillimi i shfaqjes, Bleona ka vendosur të jetë pjesë e spektaklit, duke krijuar pritshmëri të mëdha nga publiku. Ajo është një personazh që ka krijuar gjithmonë bujë me qëndrimet e saj të drejtpërdrejta dhe sjelljen e papritur, dhe kjo mund të sjellë dinamika interesante në shtëpi.

Në jetën e saj personale, Bleona ka shprehur dëshirën për të ndërtuar një familje dhe për të gjetur “burrin e jetës”, duke u premtuar prindërve se këtë vit do të realizojë këtë qëllim. 

Kjo mund të jetë një dimension i ri që do të shfaqet gjatë pjesëmarrjes së saj në Big Brother, ndoshta duke e bërë këtë një mundësi për të eksploruar më shumë aspektet e jetës së saj private për publikun.

Është përmendur shpesh këto kohë në BBV, reagon Olsi Bylyku

Egli Tako e ka përmendur disa herë ne BBV historinë e saj me aktorin Olsi Bylyku.

Megjithëse ajo ka refuzuar të tregojë arsyen e ndarjes, ka theksuar se “më mirë që ndarja ndodhi pa bërë një fëmijë”.

Më tej ajo u tregua mirënjohëse për periudhën e bukur që ka kaluar me Olsin.

Nga ana tjetër, hyrja e banorit të ri, Gert Ferra, ka sjellë në kujtesën e publikut filmin “Policë për kokë”, ku kanë qenë pjesëmarrës Aldo Marku si regjisor, Gert Ferra dhe Amber Candy si aktorë.

Në film aktorë kryesorë janë Nik Xhelilaj dhe Olsi Bylyku, ndërsa ky i fundit është edhe producent, ndërsa gjatë spektaklit u cilësua nga Amber si filmi i Aldo Markut.

Duket se të gjitha këto episode janë bërë bashkë, ndërsa  ka reaguar edhe vet Olsi, i cili përmes një story shkruan: “Pse m’ka kap lemza?”

Është përmendur shpesh këto kohë në BBV, reagon

FOTO/ Familja nuk i pranoi lidhjen, kush është vajza që kërcënoi se do të hidhej nga ballkoni në Astir!

Sajmja Qordja, vajza nga Elbasani, alarmoi banorët e Astirit këtë mesditë, kur u mbyll në apartamentin e saj dhe kërcënoi se do të hidhej nga ballkoni.

E reja ishte në një romancë me një djalë, që familja nuk e pranonte, me pretendimin se ishte problematik

Ata jetonin në një banesë të marrë me qira (Airbnb), por së fundmi i kishin dhënë fund marrëdhënies.

Babai njoftoi Policinë se vajzën e kanë rrëmbyer.

Pas ndërhyrjes nga RENEA, e reja u nxor shëndoshë e mirë nga apartamenti në katin e gjashtë të pallatin në zonën e Astirit. Pritet që ajo të japë dëshminë e saj.

Operacioni i RENEA-s në Astir, policia jep detaje: Në apartament u gjet vetëm vajza, në trupin e saj nuk..

Policia ka dhënë detaje në lidhje me operacionin e forcave RENEA në Astir, ku pas telefonatës së një vajze e cila pretendonte se ishte dhunuar nga disa persona dhe se ishte mbyllur brenda në apartament, ka ndërhyrë për t’i dhënë ndihmë.

Policia bën me dije se vajza është gjetur e vetme në apartament dhe nga kontrollet në apartamente të tjera, në një banesë janë gjetur dy armë zjarri pistoletë.

Në banesën ku janë gjetur armët, nuk ka patur persona në momentin e kontrollit.

Gjithashtu, vajza ndodhet nën asistencën e stafit mjekësore dhe nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, ju informojnë se:

Rreth orës 14:10, u bë hapja e derës së banesës nga Forcat “Renea”, nuk pati probleme.

Shtetasja S.Q, ndodhet nën asistencën e stafit mjekësor. Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja të dukshme fizike.

Gjithashtu, gjatë kryerjes së veprimeve të ngutshme hetimore dhe kontrollit të apartamenteve të tjera në pallatin në fjalë, në një banesë tjetër janë gjetur 2 armë zjarri pistoletë. Brenda kësaj banese nuk janë gjetur persona në momentin e kontrollit.

Grupi hetimor po kryen veprimet përkatëse me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e poseduesit të armëve.