Dalin pamjet e fri.kshme nga tërmeti në Kinë (VIDEO)

Tërmeti i fortë në Tibet të Kinës mëngjesin e sotëm, shkaktoi të paktën 53 vitkima dhe 62 të tjerë kanë mbetur të plagosur pas tërmetit të fuqishëm që goditi qarkun Dingri në rajonin e Tibetit jugperëndimor, ku ndodhet pjesa kineze e Himalajeve, njoftoi sot agjencia zyrtare kineze e lajmeve Xinhua.

Lëkundjet e tërmetit, u regjistruan rreth orës 09:05 me orën lokale të Kinës, sipas CENC, agjencisë publike sizmologjike të Kinës, e cila vlerësoi se tërmeti kishte magnitudë 6.8 Rihter.

Lëkundjet u ndjenë deri në Katmandu, kryeqytetin e Nepalit.

“Lëkundjet u ndjenë veçanërisht në dhe rreth kantonit Dingri, dhe disa ndërtesa u shembën pranë epiqendrës”, tha më herët transmetuesi shtetëror ÇTV. Mësohet se pas tërmetit janë regjistruar dhjetëra pasgoditje.

Agjencia zyrtare e lajmeve Xinhua, raportoi se autoritetet lokale dolën në terren për të “vlerësuar” pasojat e tërmetit.

Megjithëse lëkundjet e tërmeteve janë përgjithësisht të zakonshme në rajonin malor të Kinës, tërmeti i sotëm është më i forti i regjistruar brenda një rrezeje prej 200 kilometrash gjatë pesë viteve të fundit, sipas CENC.

https://x.com/TMTPostGlobal/status/1876471253374259557?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1876471253374259557%7Ctwgr%5E16a565ddfcf89b00dbaadb49ea71ce4387c27d99%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com%2Fdalin-pamjet-e-frikshme-nga-termeti-ne-kine-video%2F

Këmbimi valutor, 7 janar/ Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 07 janar 2024, dollari amerikan, blihet me 93.8 lekë dhe shitet me 95 lekë.

Euro, blihet me 97.6 lekë dhe shitet 98.4 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 103.3 lekë, ndërsa në shitje me 104.3 lekë.

Paundi britanik, blihet me 117 lekë dhe shitet me 118.3 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 65 lekë, ndërsa në shitje me 66.5 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

Tërmet i fortë në Kinë/ Ηυmbin j etën mbi 50 ρersona, ρΙαgosen dhjetëra të tjerë

Mëngjesin e sotëm, një tërmet me magnitudë 7.1 ballë, është regjistruar në rajonin malor të Tibetit të Kinës.

Të paktën 53 persona janë konfirmuar të vdekur dhe 62 janë plagosur.

Tërmeti që goditi qytetin e shenjtë Shigatse të Tibetit rreth orës 09:00 me kohën lokale (01:00 GMT) kishte një magnitudë 7.1 ballë dhe një thellësi prej 10 kilometrash (gjashtë milje), sipas të dhënave nga Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së, i cili gjithashtu tregoi një seri pasgoditjesh në zonë.

Lëkundjet u ndjenë edhe në Nepalin fqinj dhe disa pjesë të Indisë.

Tërmetet janë të zakonshme në rajon, i cili shtrihet në një vijë të thyer gjeologjike.

Mediat shtetërore kineze, raportuan se tërmeti kishte një magnitudë pak më të vogël prej 6.8 ballë, duke çuar në dëmtimin e mbi 1000 shtëpive.

Forcat ajrore kineze, kanë nisur përpjekjet e shpëtimit dhe dronët në zonën e prekur, e cila ndodhet në rrëzë të malit Everest dhe ku temperaturat janë shumë nën zero.

Si energjia ashtu edhe uji në rajon janë ndërprerë.

Presidenti kinez Xi Jinping, ka bërë gjithashtu thirrje për përpjekje të gjithanshme të kërkim-shpëtimit, për të minimizuar viktimat dhe për të zhvendosur banorët e prekur.

Rajoni, i cili shtrihet pranë një linje thyerjeje kryesore të pllakave tektonike indiane dhe euroaziatike, është vend me aktiviteti të shpeshtë sizmik.

Në vitin 2015, një tërmet me magnitudë 7.8 afër Katmandu, kryeqyteti i Nepalit, vrau rreth 9,000 njerëz dhe plagosi mbi 20,000.

Përmbysje e çmendur e Milan ndaj Interit, nga 0-2 në 3-2 dhe fiton Superkupën e Italisë

Milani triumfoi 3-2 ndaj Interit, në një finale dramatike, për të marrë trofeun e parë sezonal, atë të Superkupës së Italisë.

Kuqezinjtë fituan me një përmbysje të çmendur, pasi e panë veten në disavantazh të dy golave. Lautaro Martinez zhbllokoi derbin në fundin e pjesës së parë, ndërsa në fillimin e së dytës, Taremi dyfishoi shifrat.

Milani reagoi shpejt dhe në minutën e 52-të, Theoi Hernandez ngushtoi diferencat, para se Pulisic të barazonte shifrat në minutën e 80-të.

Golin e fitores e shënoi Tammy Abraham në minutën e 93-të, pas një asisti të marrë nga Leao.

Milani festoi në fund ngritjen e trofeut të Superkupës së Italisë, ndërsa Interi pëson disfatën e dytë në derbi për këtë sezon.

Nisje e shkëlqyer për trajnerin Sergio Conceicao, i cili në dy ndeshjet e para, regjistroi dy fitore me përmbysje dhe një trofe të fituar.

Ekipi i Premier League ofron 20 milionë euro për Kristjan Asllanin, Interi refuzon

Interi ka refuzuar një ofertë prej 20 milionë eurosh nga një klub në Premier League për mesfushorin Kristjan Asllani.

Kjo sipas gazetës italiane FCInterNews, por pa zbuluar se cili ësht ekipi që ka bërë ofertën. Ata raportojnë se te Interi vazhdojnë të kenë besim të plotë te 22-vjeçari shqiptar.

Asllani nuk është aktivizuar gjithmonë në njëmbëdhjetëshen e Interit këtë sezon, duke mbetur një opsion rezervë.

Asllani iu bashkua Interit nga Empoli në verën e vitit 2022 si rezervë për Marcelo Brozovic. Sidoqoftë, ishte Hakan Calhanoglu ai që doli si mesfushori i parë i Interit.

Ndaj Asllani ka qenë rezerva kryesore e Calhanoglu në skuadër.

Duke marrë parasysh rëndësinë e Calhanoglu për skuadrën, nuk ka qenë e lehtë për Asllanin që ta zhvendosë turkun nga formacioni.

Dhe gjatë një periudhe të këtij sezoni ku Calhanoglu ishte jashtë me një dëmtim, Asllani gjithashtu vuante nga një problem.

Prandaj, lojtarë si Nicolo Barella dhe Piotr Zielinski u detyruan të luanin në mesfushë në vend të tij.

Nëndetësja e fundit ruse largohet nga Mesdheu, Putin hedh sytë nga Libia pas rënies së Assad

Natën e 2 janarit, e mbrojtur nga errësira, nëndetësja ruse Novorossiysk B-61 kaloi nën Shkëmbin e Gjibraltarit dhe hyri në Atlantik.

Destinacioni do të jetë Baltiku.

Me “daljen” e saj Moska nuk ka më “nëndetëse” konvencionale të mbetura në Detin Mesdhe. Kjo nuk përjashton, paralajmërojnë ekspertët, mundësinë që të ketë një anije me armë bërthamore, por vlera simbolike/taktike e largimit mbetet.

Largimi i nëndetëseve ruse u shpjegua nga vëzhguesit si pasojë e fundit të regjimit sirian të Asadit. Një kolaps që ka shkaktuar pasiguri të madhe për të ardhmen e bazave të përdorura nga Rusia në vend, si aeroportet e Tartus dhe Latakia, aeroporti Hmeimim dhe një sërë postesh më të vogla.

Instalimet e vëna në dispozicion nga Damasku përfaqësonin pikën e fortë të Task Forcës së përhershme Mesdhetare të krijuar nga Rusia në vitin 2013, një bërthamë e përbërë nga njësi të shumta.

Aktualisht Putin ka gjysmë duzinë në det të hapur: mes tyre disa fregata, anija e inteligjencës Kildin, një çift për sulmin amfib. Anije të tjera tregtare priten prej ditësh, gjithmonë me synimin për një dëbim të mundshëm, ndërsa Yantar, një “anije” kërkimore e aftë për të kryer aktivitete të veçanta dhe spiunazh, është larguar nga Aleksandria në Egjipt.

B-61, i cili ka kryer misione të shumta muajt e fundit, konsiderohet një mjet cilësor, i domosdoshëm për aktivitetet e Marinës përgjatë rrugëve të ndjeshme, në një fazë ku kërcënimet po shumohen dhe një sfidë po zhvillohet në “fund”.

Megjithatë, ai ka nevojë për një vend ulje, i cili nuk është i disponueshëm për momentin, ndërsa zëvendësuesit e tij të mundshëm janë ende larg dhe nuk është e qartë nëse ata do të dërgohen në zonë. Shumë do të varet nga negociatat e hapura nga Kremlini me fuqinë e re në përpjekje për të ruajtur instalimet ku prezenca ishte ulur për shkak të angazhimit të rëndë në Ukrainë.

Në të njëjtën kohë komanda e kontigjentit filloi një “rigrupim” duke përqendruar ushtarë dhe automjete si në Tartus ashtu edhe në Hmeimim. Një numër i mirë i pajisjeve të sofistikuara (radarë, raketa kundërajrore) u ngarkuan në avionë të mëdhenj An 124 dhe Il 76, të cilët më pas u nisën për në al Khadima, Cyrenaica të Libisë.

Para Krishtlindjeve kishte një ritëm të qëndrueshëm fluturimesh drejt këtij destinacioni, megjithëse disa avionë më vonë arritën në Bamako, Mali, një qendër e rëndësishme për depërtimin e Kremlinit në Sahel.

Burimet diplomatike nuk e kanë përjashtuar mundësinë që Moska të kërkojë një marrëveshje me gjeneralin Khalifa Haftar, liderin e Cyrenaica, për të krijuar struktura në bregdetin libian.

Megjithatë, aeroportet kanë nevojë për tu zgjeruar. Kësaj i shtohet presioni perëndimor ndaj Haftarit, i cili ka tashmë ish-formacionet Wagner në territorin e tij, për t’iu rezistuar kundërshtarëve.

Kujdes nga mashtrimi më i ri përmes WhatsApp, premtojnë para falas në “kazino online”, por ju vjedhin llogaritë bankare

Një mashtrim i ri ka nisur të qarkullojë në aplikacionin e komunikimit WhatsApp.

Bëhet fjalë për një mesazh që fton qytetarët të regjistrohen në një kazino online duke premtuar mbi 1000 euro falas.

Mesazhi ka bashkangjitur një link që të çon te faqja e kazinos në fjalë.

Kjo është një skemë e rrezikshme e vjedhjes së të dhënave të kartave të kreditit, që mund të rezultojë më pas në zbrazjen e llogarisë tuaj.

Ndaj këshillohet që të mos klikoni në link dhe mesazhin ta raportoni te WhatsApp si “Spam”.

Kujdes nga mashtrimi më i ri përmes WhatsApp, premtojnë para

Mesazhi në WhatsApp

Flamur Noka bie pre e hakerave: Investova 800 euro, më kthyen 10 mijë! Më ndihmoi zonja Andres

Deputeti demokrat Flamur Noka ka rënë pre e hakerave, të cilët i kanë marrë eksesin në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.

Një mesazh është postuar në llogarinë e Nokës, që i fton qytetarët të investojnë në “Forex”, një platformë e njohur për mashtrimet me pasojë vjedhjen e sasive të mëdha të parave nga miliona viktima në mbarë botën.

Hakerat kanë mbyllur edhe mundësinë e komentimit në postimin e bërë në faqen e Nokës, mesa duket për të penguar dekonspirimin.

Ata kanë shpërndarë një link, të cilin qytetarët duhet të mos e klikojnë, pasi rrezikojnë të bien pre e hakerimit prej tyre.

Flamur Noka bie pre e hakerave: Investova 800 euro, më kthyen 10 mijë!

Profili i hakuar i deputetit Flamur Noka

Hyrja e Bullgarisë në Shengen sjell “lumturi” te grekët: Dynden në karburantet bullgare për karburant të lirë

Që nga 1 janari 2025, kufiri Greqi-Bullgari ndryshoi në mënyrë drastike, pasi Bullgaria dhe Rumania iu bashkuan zyrtarisht zonës Shengen.

Kalimi tashmë bëhet pa kontrolle apo vonesa, gjë që ka shkaktuar emocione sidomos te drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerëve, ndërsa rrjetet sociale janë mbushur me foto dhe komente për realitetin e ri.

Në stacionin më të madh kufitar të Promachonit, godinat e doganës kanë mbetur të shkreta, ndërsa hekurat në të dyja anët janë ngritur përgjithmonë.

Tashmë janë zhdukur radhët kilometrike të makinave dhe kamionëve, që deri para pak kohësh ishin dukuri e përditshme.

Por ajo çka ka rrëmbyer vëmendjen pas “zhdukjes” së kufirit mes dy vendeve është fakti se shoferët grekë por nxitojnë të furnizojnë makinat me karburant në territorin bullgar, ku çmimet janë shumë më të ulëta.

Konkretisht, çmimi i benzinës në Bullgari është rreth 1.28 për litër, ndërsa në Greqi rreth 1.80 euro dhe po aq tërheqës është edhe çmimi i naftës.

Çmimi mesatar i benzinës në Bullgari për periudhën nga janari 2015 deri në dhjetor 2024 ishte 1.14 euro për litër, me çmimin më të ulët të regjistruar në maj 2020 me 0.82 cent dhe më të lartin regjistruar në korrik të 2022 ku shkoi në 1.73 euro për litër.

Krahasuar me çmimin mesatar global për të njëjtën periudhë Bullgaria ende ofron karburant me çmime dukshëm më të ulëta.

Në mënyrë të detajuar, për një automjet me rezervuar 50 litra, kostoja e një rezervuari të mbushur plot është 64 euro në Bullgari dhe 90 euro në Greqi, pra 26 euro më pak.

Janullatosi në gjendje të rëndë, e gjthë qeveria greke dyndet për ta vizituar në spital! Mjekët japin detaje: Ka pësuar…

Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas, ndodhet në terapi intensive në spitalin “Evangelismos”, ku mjekët bëjnë çdo përpjekje për të stabilizuar shëndetin e tij. Sipas njoftimit të fundit mjekësor, gjendja e hierarkut 95-vjeçar është përkeqësuar rëndë, raportojnë mediat greke.

“Kryeministri grek Qirjakos Miçotaqis dhe kryepeshkopi i Athinës dhe gjithë Greqisë Ieronymos vizituan dje spitalin “Evangelismos”, për t’u informuar nga profesoresha e Pulmologjisë dhe Mjekimit Intensiv, Anastasia Kotanidou, për ecurinë e shëndetit të tij. Sot në mëngjes, në spital ishte edhe ministri i Arsimit dhe Çështjeve Fetare Kyriakos Pierrakakis”, raportojnë mediat greke.

Shtrimi i Kryepeshkopit në “Evangelismos” nisi më 3 janar, pasi u transportua me avion nga Tirana.

Hierarku u shtrua fillimisht në një spital të kryeqytetit shqiptar më 30 dhjetor për shkak të temperaturës që po e shqetësonte, por pësoi një përkeqësim të rëndë kur pësoi hemorragji gastrointestinale.

Transferimi i tij në Greqi u krye me një avion të Forcave Ajrore.

Sipas deklaratës mjekësore të pardjeshme, pavarësisht historisë së tij të komplikuar mjekësore, gjendja e tij konsiderohej e qëndrueshme dhe po monitorohej nga afër nga ekipi i zonjës Kotanidou.

Megjithatë, përkeqësimi i ri ka shkaktuar shqetësim të madh.