Aksi dent tr agjik në RMV, makina bie në lumin Vardar, humbin je tën 4 persona

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në rrugën Rashçe-Saraj, në Maqedoninë e Veriut, ku një makinë me 5 persona ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lumin Vardar.

Sipas mediave vendase, ekipet shpëtuese arritën të nxjerrin makinën nga lumi bashkë me 3 persona të pajetë. Ndërkohë që mësohet se në makinë ndodhej edhe një fëmijë 5 vjeç i cili për fat të mirë shpëtoi. Nga ana tjetër, trupi i personit të pestë nuk është gjetur akoma.

Bëhet me dije se gjatë përmbysjes së makinës në lumin Vardar i mituri ka fluturuar jashtë automjetit, dhe është gjetur nga kalimtarët e rastit dhe me ndërhyrjen e tyre është dërguar në spitalin ”8 shtatori” në Shkup.

Ndryshon mosha e daljes në pension/ Për gratë, 61 vjeç e 10 muaj. Rritet vjetërsia në punë për burrat

Teksa qeveria ka deklaruar se do të ndërmarrë një reformë pensionesh, me nisjen e vitit 2025 ndryshon mosha e daljes në pension për gratë si dhe vitet e vjetërsisë në punë për të dy gjinitë, sipas ndryshimeve që hynë në fuqi në janar të vitit 2015.

Reforma e ndërmarrë 10 vite më parë parashikoi një rritje graduale e moshës dhe vjetërsisë në punë, çka lidhet direkt me masën e pensionit.

Kështu, gjatë këtij viti një grua duhet të jetë 61 vjeç e 10 muaj, në mënyrë që të përmbushë kriteret e daljes në pension. Me ndryshimet që iu bënë ligjit “Për sigurimet shoqërore”, parashikohet një rritje e moshës së daljes në pension me dy muaj në vit, duke u bërë 63 vjeç në vitin 2032. Më pas do të nisë rritja e moshës edhe për burrat, për të shkuar në 67 vjeç në vitin 2056, për të dyja gjinitë.

Por, ndonëse burrat nuk preken menjëherë nga zgjatja e moshës së daljes në pension, ata ndikohen nga rritja e viteve të vjetërsisë në punë. Kjo do të thotë se, nëse një burrë, në dhjetor të vitit 2014 duhej të kishte 35 vite vjetërsi, nga data 1 janar 2025 duhet të ketë 38 vjet e 8 muaj.

E njëjta logjikë vlen edhe për gratë, të cilave paralelisht me moshën u rriten edhe vitet e vjetërsisë në punë. Referuar legjislacionit në fuqi, rritja graduale e vjetërsisë ndikon drejtpërdrejt në masën e pensionit të pleqërisë, duke qenë se është një prej përbërësve të formulës për përllogaritjen e tij.

Sipas formulës, pensioni përbëhet nga një shumë bazë, që është e barabartë me pensionin social, shumëzim vitet e sigurimit që ka çdo person, pjesëtim vitet e vjetërsisë në punë./scantv

Anëtarësimi në SEPA, ulen komisionet për transfertat e parave

Dërgesat e parave të shqiptarëve nga Europa në Shqipëri apo anasjellas, do të kenë kosto të ulëta financiare.

Me pranimin e vendit tonë në sistemin SEPA, tashmë po ngrihet sistemi që komisionet të ulen brenda këtij viti.

Komisionet për transfertat e parave nga Europa do të ulen këtë vit, duke iu kursyer emigrantëve shqiptarë dhe bizneseve miliona Euro.

Më 13 qershor 2024, Shqipëria aplikoi në Bashkimin Europian për t’u pranuar në sistemin SEPA, dhe u pranua në 21 nëntor, ndërsa tashmë bankat po punojnë për të ngritur sistemin që mundëson transfertat e parave me kosto të ulët.

Sipas vlerësimeve të kryera nga Banka e Shqipërisë, përfitimet në kosto, kohë dhe siguri janë të mëdha. Në vlerë ato pritet të kursejnë mbi 20 mln euro cdo vit, që shqiptarët i kanë paguar si komisione.

SEPA e njohur ndryshe, si Zona Unike e Pagesave në Euro, është iniciativë e Bashkimit Evropian, e cila u mundëson individëve dhe bizneseve të bëjnë pagesa elektronike në Euro, duke ndjekur rregulla të njëjta ndërmjet vendeve anëtare. Megjithatë, sot zona gjeografike e pagesave  shtrihet edhe jashtë vendeve të BE-së.

SEPA është gjithashtu edhe një parakusht për anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian.

“Kjo për gjyshërit e mi”, Ilnisa pozon pa të bren dshme

Ish-banorja e spektaklit televiziv “BBVA3”, ka ngritur temperaturat në rrjetin social “Instagram”

E veshur me një fustan të zi, pa të brendshme, ajo ka zbuluar këmbët, shalët, të pasmet dhe pak nga gjoksi.

“Ky vit ishte siç origjina që kam, mendoj. Gjysëm nga Menkulasi, gjysëm nga Kuçi. Pse e them këtë? Sepse është mundësi fantastike kur kupton se përrallat me gomerë nëpër pllaja dhe kollarot mbi këmishë nëpër maja: janë si puna e asaj të kundërtës që njeriu edhe kur nuk e kërkon e gjen. Si puna ime që në fund të çdo dhjetori, nuk ka rëndësi të tregoj se lexoj Kavafis; por s’mund të mohoj se kartolinën time po dua ta shkruaj nën emrin e tij:

“Nuk kam qenë i kushtëzuar. Në fund
i kam dhënë vete leje dhe kam shkuar.
Kam shkuar te këanqësitë, gjysëm reale,
gjysëm fryt i mendjes,
në natën e ndritshme.
Dhe kam pirë verëra të forta,
që i pinë trimoshat e kënaqësisë.”

Kjo për gjyshërit e mi. Natyrisht, lirinë, shkollimin dhe të mëkatshmet që më lanë të trashëgoj si ndriçim në çdo vit që lë pas, pa kthyer më kokën. Sepse nuk dua.
Jo s’e s’mund ta bëj!”, ka shkruar ajo.

Shqiptari dhe tre grekë i vranë vëllain, flet i riu: Ishte pak i dehur, u grindën për…

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Greqi, ku një shqiptar i identifikuar si Liridon Gushali alias Liridon Hoxha dhe tre shtetas grekë, akuzohen për vrasjen e një të 34-vjeçari grek,pas një sherri në hyrjen e një lokali nate.

Vëllai i viktimës ka rrëfyer detaje të rënda, duke e cilësuar ngjarjen si një “vrasje gjakftohtë”.

Sipas dëshmisë së tij, konflikti nisi pas një grindjeje të parëndësishme, ndërsa viktima, që ndodhej nën ndikimin e alkoolit, kishte debatuar me grupin.

“Është vrasje gjakftohtë. Ai u godit dy herë me thikë dhe më pas u qëllua. Nuk e di saktësisht se kush ishte arsyeja dhe kunati që ishte me të nuk tha shumë. U grindën thotë ai për një arsye të parëndësishme, edhe vëllai im ishte pak i dehur, duket se i thanë të mos pijë e të mos dalë dhe ai nuk ka ngritur shumë dhe i ka rrahur në dru. E nxorën jashtë, i sollën një thikë dhe njëri prej tyre i tha “ti e di kush jam unë,” tregon vëllai i tij.

Sipas vëllait të viktimë, i ndjeri është goditur dy herë me thikë dhe më pas gjashtë herë më armë, duke ndërruar jetë në vend.

Ai gjithashtu tha se “kumbarët” – individë që kontrollojnë zonën dhe ofrojnë mbrojtje në mënyrë kriminale – janë të lirë të veprojnë pa ndërhyrje nga policia.

“Kumbarë janë të gjithë ata që shesin mbrojtje dhe policia nuk bën asgjë. Ai doli dhe e goditi dy herë me thikë dhe gjashtë herë e qëlloi”, pohon vëllai i viktimës. Madje, siç tha ai, ata vetë e kanë sulmuar në të kaluarën.

Hetimet për këtë ngjarje të rëndë po vazhdojnë, ndërsa familja e viktimës kërkon drejtësi për humbjen e të dashurit të tyre.

Kujtojmë se burri fatkeq ishte baba i dy fëmijëve dhe së shpejti priste të tretin, pasi gruaja e tij është shtatzënë.

Si ndodhi ngjarja?

Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 5 të mëngjesit në rrugën e Korfuzit. Gjithçka nisi kur viktima, i cili ndoshta ishte nën efektin e alkoolit, donte të hynte në një klub nate me dy shokë të tjerë të tij.

Në derë ka qenë njëri prej autorëve, i cili ka refuzuar hyrjen e grupit, për pasojë ka pasuar fillimisht një konflikt verbal. Grupi i viktimës është larguar dhe pas rreth një ore kanë lënë një takim me grupin e portierëve, ose kanë pritur mbylljen e dyqanit, sepse janë takuar sërish, këtë herë në një rrugicë ngjitur me pedonalen kryesore të qytetit.

Në vetëm pak minuta situata ka agravuar dhe gjatë përleshjes autorët (katër në numër), kanë plagosur për vdekje me thikë 34-vjeçarin, duke e goditur dy herë në anën e majtë të trupit, konkretisht në brinjë dhe ijë.

Në fakt, sipas burimeve të policisë, njëri prej autorëve ka qëlluar me pistoletë gazi më shumë se pesë herë.

Ndonëse viktima është dërguar me autoambulancë në spitalin e Serresit, pak kohë më vonë ka dhënë frymën e fundit

Me të mbërritur në vendngjarje ku ndodhi ngjarja e përgjakshme, policia ka lokalizuar dhe ka sekuestruar 6 gëzhoja nga një pistoletë.

Disa orë më vonë u arrestuan dy nga katër autorët, një 29-vjeçar nga Shqipëria dhe një 27-vjeçar nga Greqia.

Autoritetet kanë nisur një gjueti për gjetjen dhe arrestimin e dy të tjerëve, një 28-vjeçar dhe një 30-vjeçar. Dosja e ngritur për rastin akuzohet për vrasje me dashje dhe bashkëpunim.

Egla Ceno shokon me deklaratën e saj! ‘Teatri, xhepat t’i lë bosh…’!

Në një intervistë të bërë së fundmi, ajo theksoi se nuk e kishte menduar aspak fitoren, duke u shprehur….

Egla Ceno, fituesja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP Albania”, ka ndarë emocionet e saj pas triumfit në këtë spektakël të madh, i cili u ndoq nga miliona shqiptarë. Në një intervistë të bërë së fundmi, ajo theksoi se nuk e kishte menduar aspak fitoren, duke u shprehur se ndjehet shumë e lumtur që publiku e ka votuar dhe e ka nxjerrë fituese.

Ishte një gëzim i madh që publiku më votoi për të më nxjerrë fituese, as që e kisha menduar fitoren. Edhe çmimi prej 100 mijë eurosh ishte një shpërblim që më erdhi në kohën e duhur.

– tha Egla. Ajo gjithashtu shtoi se, ndryshe nga teatri, ku puna e saj artistike mund të jetë shpërblyer me pasion, por jo me para, kjo fitore ka një rëndësi të veçantë për të.

Me punën time si artiste, Teatri nuk do t’ia kisha arritur kurrë të bashkonte 100 mijë euro. Teatri është i pasur për shpirtin, por xhepat t’i lë bosh.

Deklarata e saj ka nxjerrë në pah sfidat ekonomike me të cilat përballen shumë artistë në Shqipëri, duke treguar gjithashtu se si një fitore e tillë në një spektakël televiziv mund të ketë ndikim të madh, jo vetëm në karrierën e saj, por edhe në jetën personale.

LAJM I FUNDIT/ Ndërron jetë politikani i njohur shqiptar

Ndërron jetë ish zv.ministri i Punëve të Jashtme në Kosovë, Anton Berisha. Gjatë karrierës së tij politike, Anton Berisha ka shërbyer edhe si ambasador i Republikës së Kosovës dhe si zv.ministër i Punëve të Jashtme.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët.

Përmes njoftimit familjarët e Berishës bëjnë me dije se ish-zv.ministri i Punëve të Jashtme në Kosovë ndërroi jetë sot 2 janar 2025 si pasojë e një sëmundjeje.

Anton Berisha, ish zv.ministri i Punëve të Jashtme në Kosovë.

Njoftimi i familjes:

Të dashur familjarë dhe miq,

Me pikëllim të thellë dhe zemër të rënduar ju njoftojmë se babai ynë i shtrenjtë, Anton Berisha, sot, më datë 2 janar, pas një sëmundjeje të shkurtër, u nda nga kjo jetë, duke lënë pas një boshllëk të paimagjinueshëm në zemrat tona.

Homazhet do të mbahen nesër (3 Janar) nga ora 09:00 deri në orën 12:00, në Kishën Katolike “Shën Katarina” në Pejë.

Varrimi i tij do të bëhet më datë 3 janar, në orën 13:00, në varrezat katolike. Ndërsa e pamja do të mbahet më 4 janar në restorantin “Koha 3”, në qendër të qytetit, nga ora 09:00 deri në orën 14:00.

Stresi po këndonte në skenë, ky është momenti kur kunati i Antonela Berishës qëllon me armë zjarri te “Cinco Cavalli” (Video)

Të shtëna me armë zjarri u regjistruan natën e ndërrimit të viteve në një nga club-et e kryeqytetit, te “Cinco Cavalli”.

Siç dhe raportuam më herët autori ka qëlluar dy herë me armë zjarri në ajër, në momentin kur ka qenë duke performuar në skenë reperi Stresi

Burime për mediat bëjnë me dije se autori i kësaj ngjarje është Jetmir Pepa, ose i njohur ndryshe si Mir Pepa. Emri i këtij të fundit qarkulloi gjerë e gjatë në verën e vitit që lamë pas, kjo pasi ish-partnerja e tij, Mariela Berisha dhe Antonela Berisha qëlluan me gotë qelqi në fytyrë, Klea Prengën të cilën e akuzuan se kishte lidhje sentimentale me Pepën.

Më herët policia bëri me dije se ka shpallur në kërkim autorin e ngjarjes në natën e ndërrimit të viteve, por për shkak të hetimeve nuk bëri me dije emrin.

Sakaq, referuar informacioneve të marra në rrugë jozyrtare Jetmir Pepa ka qëlluar dy herë me armë zjarri në ajër, teksa më pas është larguar nga ambientet e club-it.

Fatmirësisht si pasojë e të shtënave nuk pati të lënduar, ndërkohë në një video që po qarkullon në rrjetet sociale dëgjohet edhe momenti i të shtënave teksa në skenë këndonte Stresi.

00:00

00:24

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, pas njoftimit të marrë për të shtëna me armë në një ambient festiv në rrugën “Liman Kaba” me datë 01.01.2024, në orët e para të mëngjesit, menjëherë kanë organizuar punën me qëllim identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Në vijim të veprimeve intensive shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, shoqëruan dhe pyetën në cilësinë e personit që ka dijeni për ngjarjen shumë shtetas të cilët dhanë deklaratën e tyre në lidhje me ngjarjen.

Po në vijim të veprimeve si rezultat dhe i këqyrjes së kamërave, është bërë i mundur identifikimi i shtetasit që kishte qëlluar me armë zjarri në ajër. Për arsye se hetimi vijon nuk bëjmë me dije gjeneralitet e tij. Nga ngjarja nuk ka pasur asnjë person të lënduar.

Komisariati i Policisë Nr.2, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit po punojnë për dokumentimin e plotë e ngjarjes si dhe për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të autorit të dyshuar”, njoftoi Policia më herët.

Kishte ardhur për festa, ja kush është 24-vjeçarja që u aksidentua për vdekje në Shqiperi

Kjo është 24-vjeçarja, Zoi Ksilla e cila ndërroi jetë mbrëmjen e së mërkurës në aksidentin tragjik në fshatin Zëmblak të Devollit.

E reja me dokumenta greke ishte duke udhëtuar si pasagjere në mjetin tip “Peugeot” që drejtohet nga i riu Klaudio Kishta.

Sipas asaj që është bërë me dije deri më tani mësohet se mjeti që drejtohet nga Kishta është përplasur me një tjetër mjet tip “Benz”.

Goditja ka qenë aq e fortë sa fatkeqësisht ka rezultuar fatale për 24-vjeçaren e cila humbi jetën në vendin e ngjarjes.

Burime për mediat bëjnë me dije se nga hetimet e deritanishme rezulton se të dy mjetet e përfshira në këtë aksident kanë qenë me shpejtësi tej normave të lejuara.

Klaudio Kishta në dëshimë e dhënë në polici ka thënë se një kafshë i ka dalë para dhe ka devijuar mjetin për të mos e goditur. Kjo manovër ka rezultar fatale, pasi është përplasur “kokë më kokë” në korsinë tjetër me mjetin tim “Benz”.

Zoi Ksilla, 24 vjeçarja qe humbi jeten ne aksidentin tragjik

Policia ka vënë në pranga dy shoferët, ndërkohë po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje e cila rezultoi fatale për 24-vjeçaren. Kjo e fundit ishte kthyer në atdhe për festat e fundvitit dhe pas disa ditësh do të kthehej sërish në Selanik aty ku jetonte dhe punonte prej vitesh.

Mund të bashkohet me shokët e Kombëtares, klubi i Serisë A piketon Arbër Hoxhën

Sulmuesi i Kombëtares, Arbër Hoxha po kalon një sezon të mirë me skuadrën ku aktivizohet në Kroaci, Dinamo Zagreb.

Ai ka bërë mirë edhe te Shqipëria, në ato minuta që i është besuar nga trajneri Silvinjo.

Eksperti i merkatos, Xhanluka Di Marzio bën me dije se ka interesim nga klubi i Serisë A për futbollistin. Bëhet fjalë për Leçe, ku luajnë edhe dy mesfushorët e Kombëtares, Ylber Ramadani dhe Medon Berisha.

Për shkak të dëmtimit të Lamek Banda, klubi italian do të kërkojë që ta zëvendësojë me Hoxhën. Gjithçka pritet të ndodh mes palëve…/PANORAMASPORT.AL

https://www.instagram.com/_u/gianlucadimarzio/?utm_source=ig_embed&ig_rid=995b24d8-d5f8-4282-9008-d1175db6fc63&ig_mid=C021E95E-63BD-4075-8554-93F250A0A368