Ukraina në BE, Von der Layen vlerëson reformat: Jam e impresionuar, pranimi mund të bëhet para vitit 2030

Presidentja e Komisionit Evropian Von der Layen është shprehur se Ukraina mund të hyjë në Bashkimin Evropian para vitit 2030.

Gjatë fjalës së saj në samitin e Sigurisë që po mbahet në Kiev, në 3-vjetorin e nisjes së luftës Rusi-Ukrainë, Von der Layen tha se Ukraina është “një shembull i meritës, cilësisë dhe shpejtësisë” në procesin e reformës.

“Jam thellësisht e impresionuar nga shpejtësia dhe cilësia me të cilën Ukraina po zbaton reformat dhe po ndërmerr të gjithë hapat e nevojshëm”, nënvizoi von der Leyen, duke vlerësuar disa herë “punën e palodhur” të kryer nga Kievi “gjatë një lufte për mbijetesë” dhe “vullnetin e tij politik”.

Udhëheqësit e BE-së janë në Kiev për të shprehur mbështetjen e tyre për Ukrainën, në përvjetorin e tretë të pushtimit rus.

Gjatë vizitës së lidërve evropianë, alarmi ajror ra në të gjithë vendin për shkak të kërcënimit të një sulmi raketash ruse.

Në deklaratën e përbashkët të tre institucioneve evropiane, Putin akuzohet se është “i vetmi përgjegjës për konfliktin” dhe për këtë arsye ai duhet të “përgjigjet për krimet e kryera”.

Më 24 shkurt 2022, Moska filloi një sulm të fuqishëm në frontin ukrainas, duke njoftuar një “operacion special ushtarak” kundër Kievit.

Berisha paralajmëron marrëveshje me Greqinë për detin? Kryedemokrati: Kam të drejtë morale dhe ligjore që të ulem në tryezë dhe…

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka paralajmëruar një marrëveshje të re për detin me shtetin grek.

Në një konferencë me gazetarët, ai pohoi se ka të drejtë morale dhe ligjore të kërkojë një marrëveshje më të mirë, në interes të Shqipërisë dhe të marrëdhënieve me Greqinë.

Berisha ka theksuar se dy nga çështjet më të rëndësishme për Shqipërinë në lidhje me Greqinë, ishin traktati i miqësisë dhe marrëveshja e detit, e cila, sipas tij, ishte një mundësi historike për vendin.

Ai nënvizon se marrëveshja e detit, që u nënshkrua në një kohë kur Greqia kishte të deklaruara vetëm 6 milje ujëra territoriale, ishte shumë më e favorshme për Shqipërinë se sa çdo marrëveshje tjetër që mund të arrihet tani.

Berisha akuzon qeverinë e Edi Ramës për dështimin në negociatat me Greqinë.

Sali Berisha: Një është traktati i miqësisë sepse nuk u ripërtëri dhe e dyta ishte marrëveshja e detit. Ishte marrëveshja më e mirë që Shqipëria mund të marrë ndonjëherë në të gjithë kohërat. Marrëveshja u firmos në kushtet kur Greqia kishte të deklaruara 6 milja ujëra territoriale.
Natyrisht Greqia në ligjin ndërkombëtar kishte të drejtë të kalonte 12 milje, por pranoi që marrëveshja të firmosej në një kohë kur njihte 6 milje.
Nuk po na falte, por pranoi një regjim që e kishte, nuk ia vumë ne.
Ky ishte në avantazh real që nuk e arrijmë dot më.
Kur GJK rrëzoi në mënyrë absolute nga ndërhyrje anti-shqiptare e Ramës dhe të tjerëve, ramë dakord me palën greke të çojmë në Hagë, meqë prevalon mbi vendimin e gjykatës shqiptare.
Rama i tha Tsiprasit: Jo duhet të bëjmë një marrëveshje më të mirë. Bënë 2 vite negociata dhe kur shkuan në Korçë ta firmosin, nuk firmosën duke u justifikuar me vendimin e GJK. Me të drejtë pala greke u neverit dhe tha vendimin e keni pasur aty pse negociuat 2 vite.
Kam të drejtë morale dhe ligjore që të ulem në tryezë me palën greke dhe të bëjmë më të mirën për dy vendet.

A u përmend fjala “ndγrësirë” gjatë debatit Veliaj-Dado? Tema publikon audion e seancës së gjyqit

Kjo është një audio nga seanca paraprake gjyqësore. Do pak vëmendje të kuptosh degradimin e prokurorit dhe përpjekjen e gjyqtarit për të qetësuar.

E reja që del nga audio është se Olsi Dado ka kërcënuar më shumë se sa me fjalën ndyrësirë. Ai është duke thënë me mërmëritje “E di ku shkon ky, merret me mua”. Pra në vetëdijen e prokurorit që mendon me zë, Veliaj është dikush fati o të cilit varet nga emocionet e tij.

Dëgjojeni si e thotë me vete nga sekonda e tretë.

“E di ky se ku, merret me mua ky, gënjeshtar … Pastaj dëgjohet gjykatësi që thotë të lutem dhe Olsi Dado vazhdon me vete në sekondën e ‘10 fjalën “ndyrësirë…” .

Pas kësaj shpërthen dhe ngre zërin duke thënë tekstin që shpërndan të zbardhur gjykata. “S’ke turp që thua banesën e prokurorit këtu…”

Kur e shikon që humbet kontrollin gjykatësi Bani thotë tre herë “prokuror prokuror, prokuror…

Kjo është videoja bruto. Nëse pastrohet nga zhurmat kjo mund të dëgjohet dhe më qartë. Nëse publikohet gjithë videoja, do të dëgjoni si Olsi Dado thotë “je patologjik”, “patologjik”.

Përtej kësaj përpjekje teknike për të ilustruar çfarë ka ndodhur në seancë, është e turpshme që Gjykata të mohoj deklarata që janë bërë në sy të dëshmitarëve.

Aty është kreu i SPAK, që ndoshta se ka dëgjuar kolegun të thotë këto që dëgjohen, aty është gjykatësi i cili edhe pse e ka dëgjuar qart dhe përpiqet ta qetësoj deklaron se nuk ka ndodhur. Aty ndodhen dëshmitarë dhe vet personi nën hetim që është përball me të, dhe na duhet tani të provojmë me mjete teknike mungesën e integritetit të tyre. Nëse Prokurori dhe gjykatësi mohojnë video ata mund të ngrenë padi dhe ta çojnë atë për ekspertizë ligjore. Kjo nuk është më çështje inatesh personale dhe sjellje prej kokoracash në sallë të gjyqit, por çështje e integritetit të drejtësisë shqiptare./Burimi: Gazeta TemA

“Rama në ankth, pret FBI-në në zyrë”, gazetari i njohur bën deklaratën e fortë: 5 ministra do thirren në SPAK më…

Pesë ministria të Edi Ramës janë gati për në SPAK, sepse aktiviteti i tyre nga viti 2022 deri në 2024 është regjistruar dhe u janë hapur dosjet.

Duke folur në një studio televizive, gazetari Basir Çollaku u shpreh se, Edi Rama po pret dita ditës që ti shkojë në zyrë FBI-ja, për shumë çështje që janë hapur këto kohë në SHBA.

Ti bëjmë të vëmendshëm ministrat për hallet që ata kanë me veprat penale. Që nga Damian Gjiknuri, Belinda Balluku, Taulant Balla, Arbër Mazniku, Ulsi Manja, ka hetimet që po bëhen ndaj tyre. Kanë nisur.

Që nga 2022-2023-2024, SPAK ka bashkëpunuar me institucionet e huaja.

Për sa kohë që nga 2022, material që unë kam parë, këto ministra që unë përmenda dhe që janë shpluhrosur në këtë situatë edhe për efekt të ndryshimeve në SHBA, këta zotërinj ka shumë shanse që në 11 maj të jenë dëshmitarë dhe jo kandidatë.

Pse nuk del në fushatë Edi Rama, çfarë halli ka që po rri ngujuar, mos po pret që të vizitohet nga FBI.

Tani është sy më sy me hetimin dhe FBI’, tha Basir Çollaku.

Berisha: Njerëzit e kërcënύar nga Rama janë zhdukur! Ervis Martinaj, i vetmi që nuk gjendet! Dyshimet të çojnë drejt një υr asje shtetërore

Sali Berisha: Nuk është kërcënuar kurrë në personal, kërcënime në personal kam bërë ndonjëherë vetëm EdI Ramës që kërcënon në personal.

Njerëz të kërcënuar personal nga Edi Rama janë zhdukur pa nam e nishan, po, e kërcënoi në personal dhe “të dimë targën”, Ervis Martinajt dhe është i vetmi njeri që nuk gjendet më, të gjitha gjasat kur nuk gjendet të çojnë drejt një vrasje shtetërore.

Kjo është, ky ndryshojnë. Altin Dumani është drejtuesi i SPAK, e cila është shndërruar në një prokurori politike që ka marrë përsipër të marrë mandate opozitës, siç ishte ai i Fredi Belerit.

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 25 Shkurt 2025

Dashi

Disa projekte të lindura javëve të fundit duhen çuar përpara dhe parashikohet që të sjellin kënaqësi të shumta. Mërkuri do të ketë ndikim të favorshëm në shenjën tuaj dhe nëse ka propozime të cilat duhet ti bëni, është momenti i duhur për ti çuar përpara.

Demi

Ju kanë zili dhe ju kritikojnë në të njëjtën kohë! Bëni kujdes që të tregoheni të matur, pasi një shpërthim i juaji mund t’iu kushtojë shtrenjtë. Në vendin e punës, ka ardhur koha që të përvishni mëngët.

Binjakët

Kjo javë do të jetë e mbushur me lajme pozitive. Ndonëse jeni përballur me momente të vështira, gjithsesi keni rezistuar. Duhet të reflektoni gjatë lidhur me disa situata të vështira me të cilat do të përballeni. Dashuria do të shkojë drejt përmirësimit vetëm në ditët në vijim.

Gaforrja

Java ka nisur me ritme frenetike me të cilët me gjasë nuk ishit mësuar dhe për këtë arsye do të ndiheni të brishtë. Hëna do të udhëheqë shenjën tuaj, kështu që humori do të ketë luhatje, por edhe gjendja fizike nuk paraqitet e mirë.

Luani

Dielli dhe Mërkuri do të kenë ndikim pozitiv në shenjën tuaj, kështu që nëse ka diçka që dëshironi, do të jetë e lehtë që ta arrini. Nëse jeni në konkurrencë të vazhdueshme, nuk do të jetë e lehtë që të biuni në sy. Në punë, do të ketë zhvillime interesante, ndonëse mund ta keni humbur durimin.

Virgjëresha

Kjo periudhë nuk ofron shumë zgjidhje. Do të ndiheni konfuz, veçanërisht në vendin e punës. Zhvillime pozitive do të ketë vetëm në ditët në vijim. Saturni ju buzëqesh, mirëpo situata ekonomike nuk paraqitet shumë e mirë. Ndërkohë në dashuri duhet të jeni më të përkushtuar.

Peshorja

Duhet të tregohet kujdes ndaj tensioneve të akumuluara prej kohësh. Parashikohet një propozim mjaft i favorshëm në punë, ndonëse nuk do të jeni në humorin e duhur. Po ashtu do të përballeni me mundësinë për të mbyllur një çështje me leverdi. Situata financiare është e shkëlqyer, dhe për këtë arsye janë të favorizuara edhe investimet e vogla.

Akrepi

E keqja e të lindurve të kësaj shenje është se janë të dashuruar, por nuk janë të kundërpërgjigjur. Po ashtu do të jeni pasionant, por me Venusin kundër situata do të jetë e vështirë. Për të sqaruar disa raporte që po jetoni, do t’iu duhet të prisni.

Shigjetari

Parashikohet një përmirësim i ndjeshëm i cili mund të sjellë fitore. Këshillohet që të shmangni dekurajimet, pasi mund të hasni në momente të forta tensioni. Do të mbartni me vete situata të vështira qysh prej muajve të fundit, të cilat do e keni vështirë që ti menaxhoni. Megjithatë bëni mirë të injoroni këdo që nuk i njeh meritat tuaja.

Bricjapi

Fjala kyçe e kësaj dite është që të rinisni… edhe nga zero nëse do të duhet. Do të jetë një ditë e favorshme për të gjetur bashkëpunimet e duhura si në dashuri edhe në punë. Në sferën profesionale mund të ketë diçka të bukur, ashtu si dhe në atë sentimentale.

Ujori

Parashikohet një e martë e mbushur me negociata dhe diskutime, ku do ju duhet që të mendoni më shumë për interesat që keni, shkruan noa.al. Urani do të ketë ndikim negativ, duke bërë që të keni pasiguri. Dashuria do të përballet me disa pengesa.

Peshqit

Zakonisht bëni çdo gjë vetëm, përfshirë edhe zgjidhjen e problemeve, por tashmë do të nisni të ndjeni peshën mbi supe. Bëni kujdes në raportin në çift, sidomos me ata të shenjës së Luanit dhe Akrepit. Keni nevojë për pak ngrohtësi, pasi nëse do të ndiheni pozitiv do të arrini të kapërceni disa kriza të mbartura në kohë.

Çfarë po digjet në Bashkinë e Tiranës? Tym i zi del nga tarraca e godinës

Një tym i zi raportohet se po del nga tarraca e bashkisë së Tiranës që prej orëve të mëngjesit. Nuk dihet nëse ka rënë zjarr në bashki apo se çfarë po digjet.

Në bashkinë e Tiranës prej rreth dy javësh situata është trazuar për shkak të arrestimit të kryetarit Erion Veliaj. Ky i fundit u arrestua në zyrën e tij në Bashki më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi “detyrim paraqitje”.

Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme.

Drejtimi i bashkisë i është deleguar nënkryetares Anuela Ristani, ndërsa kryeministri Edi Rama në disa dalje të tij ka deklaruar se do të merret edhe vetë me punët e bashkisë.

Këmbimi valutor, 24 shkurt/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 93.8 lekë dhe do shitet me 95 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 98.7 lekë dhe do shitet me 99.4 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104.2 lekë dhe do shitet me 105.2 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 118.7 lekë dhe do shitet me 119.7 lekë.

Helmi kundër minjve i mori jetën 3-vjeçarit në Shkodër, ja si është gjendja e nënës së tij shtatëzanë!

Informacione nga spitali i Shkodrës bëjnë me dije se fëmija 3-vjeçar i cili ndërroi jetë ditën e djeshme, është paraqitur në spitalin rajonal të Shkodrës ditën e shtunë rreth orës 10:00 të paradites në gjendje të rënduar shëndetësore me insuficiencë kardiake (puls të ulët, shenja jetësore shumë të ulëta), ndërsa 10 minuta pasi ka mbërritur në spital ka ndërruar jetë.

Më pas ka mbërritur dhe motra e tij në spitalin e Shkodrës me të njëjtat simptoma dhe i është dhënë ndihma e parë dhe është dërguar menjëherë në QSUT, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën. Ndërkohë nuk dihet gjendja shëndetësore e nënës së dy fëmijëve që është 37 javëshe shtatzënë, por nuk është paraqitur në spitalin e Shkodrës.

Raportohet se familja ka dërguar djalin edhe një ditë më parë në spital, ku kanë kërkuar t’i bëhet vetëm një serum, ndonëse sipas spitalit, mjekët i kanë kërkuar ta shtrojnë për trajtim më të specializuar, sipas Tch. Të nesërmen, familja është paraqitur sërish, por tashmë me dy fëmijët e sëmurë. Djali në gjendje shumë të rëndë, ku ka ndërruar jetë menjëherë, ndërsa vajza është nisur për Tiranë.

Mjekët e Shkodrës thonë se kemi të bëjmë me helmim në gjak, ndërkohë analizat janë nisur për në repartin e toksikologjisë në Tiranë, ku do të zhvillohen hetimet.

LAJMI I FUNDIT/ Shpallet në kërkim administratori i Bana King, Trifon Murataj

Shpallet në kërkim administratori i Bana King, Trifon Murataj.

Policia e Durrësit

Në lidhje me një lajm të publikuar në media, për dëmtimin e një shtetasi në vendin e punës, bëjmë me dije se:

Më datë 18.02.2025, shtetasi A. G., 48 vjeç, banues në Durrës, punonjës i një kompanie që operon në portin e Durrësit, është dëmtuar aksidentalisht në sy, gjatë punës.

Për këtë rast, ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, grupi hetimor, i cili ka kryer veprimet e para për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e shtetasve përgjegjës.

Materialet procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës i kanë referuar në Prokurorinë e Durrësit, më datë 18.02.2025.

Në vijim të veprimeve, më datë 18.02.2025, është shpallur në kërkim shtetasi T. M., 56 vjeç, banues në Tiranë, administratori i kompanisë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Vijon puna për kapjen e tij.

Vijon…