“Ti që d ehesh rrugëve nëpër klubet e Tiranës”, Gerta përlotet pas akuzave të Valbonës, Laerti dhe Rozana mundohen ta qetësojnë

Big Brother Vip Albania ka qenë sërish skenë debatesh të forta mes banoreve. Këtë herë protagonistët kane qenë Valbona dhe Grta, të cilat  janë përplasur ashpër në një debat që ka bërë bujë. Gjatë debatit, Valbona ka akuzuar Gertën për sjellje të pamoralshme dhe ka treguar një episode nga jeta e tyre jashtë shtëpisë.

“O femër e pamoralshme, Ti që dehesh rrugëve nëpër klubet e Tiranës. Në të njëjtin klub ku kemi qenë kur ti je dehur atje dhe më ke thënë në orën 4 të mëngjesit “hajde ikim në një klub tjetër”. Ti, e martuar duke flirtuar me të tjerët. Të kam thënë do të ruaj, por nuk do të ruaj më!”, ka thënë Valbona.

Pas kësaj deklarate Gerta ka shpërthyer ndaj Valbonës, ndërsa shton: “Është gjëja më e shenjtë që kam dhe nuk e kam prekur kurrë atë gjë”.

Ajo është përlotur dhe Rozana dhe Laerti mundohen ta qetësojnë. 

“Unë të njoh ty dhe njeriun tënd, jeni lumturisht të martuar”, i thotë Laerti teksa mundohet ta qetësojë.

SHIKO VIDEON KËTU

Zbulohet plani i paqes së Trump: Ukraina do njohë sovranitetin rus mbi rajonet e aneksuara, larg NATO-s të paktën për 10 vjet dhe rindërtimi mbulohet nga Europa

Kanale diplomatike kanë zbuluar detaje mbi planin e paqes të propozuar nga Donald Trump për luftën në Ukrainë, i cili pritet të shpallet brenda dy javësh. Sipas raportimeve nga Daily Mail dhe gazeta ukrainase Strana, ish-presidenti amerikan kërkon një armëpushim deri më 20 prill dhe parashikon që rindërtimi i Ukrainës të mbulohet nga Europa me një kosto prej 486 miliardë dollarësh.

Plani përfshin gjithashtu ndalimin e aspiratave të Ukrainës për anëtarësim në NATO për të paktën një dekadë dhe krijimin e një zone të çmilitarizuar të drejtuar nga trupat evropiane, por pa përfshirjen e drejtpërdrejtë të SHBA. Për më tepër, Ukraina do të njohë sovranitetin rus mbi rajonet e aneksuara dhe do të tërheqë trupat nga rajoni rus i Kurskut.

Pavarësisht se bisedimet mes Trump dhe Putin thuhet se do të nisin deri më 20 shkurt, qeveria e Zelenskyt mbetet e larguar nga këto negociata. Ndërkohë, Moska ka dhënë sinjale pozitive për këtë plan, me zëdhënësin e Kremlinit, Dmitry Peskov, që e cilësoi Trumpin si të “mirëpritur në Rusi sa herë që dëshiron ta vizitojë”.

Përdori vjehrrin e vdekur si pronar, zbulohen dokumentet e tatimeve ku Veliaj është blerës vilash në Qerret

Një nga fragmentet e dosjes që çoi në burg Erjon Veliajn, ka të bëjë me fshehjen e një vile në kompleksin Marea në Qerret, të ndërtuar dhe të menaxhuar nga kompanitë e biznesmenit Gentian Sula.

Sula është mik i hershëm i Veliajt, thotë SPAK dhe pronar i Agi Kons. Për miqësinë e tyre sinjalizoi misteriozi “Nesti Angoni”, që denoncoi disa udhëtime të përbashkëta mes tyre, me avionë “charter” që nga viti 2004.

ADVERTISING

Verifikimet shkuan më tej dhe rezultoi se kompania e Sulës është përfituesja më e madhe e tenderave dhe konçensioneve të bashkisë së Tiranës, me një shumë prej 4.9 miliard lekë, ose rreth 50 milion euro. Agi Kons ishte edhe një nga sponsorët “artdashës” të kompanive të Ajola Xoxës, që sipas SPAK përbëjnë një skemë të vjeljes së ryshfetit nga biznesmeni tek kryebashkiaku Erion Veliaj.

Prej dy ditësh, Erjon Veliaj ka sulmuar disa gjetje të prokurorëve Ols Dado dhe Altin Dumani, që sipas tij nuk bëjnë sens.

Lodrat e djalit të Veliajt në shtëpinë e gjyshes në plazh

SPAK pretendon se gjatë kontrollit në vilën në Qerret ka gjetur lodra të djalit të Erjon Veliajt.

“Pa përmendur këtu dhomën që pranohet nga vetë deklaruesja që është e djalit të saj, si edhe garderobën e këtij të fundit së bashku me lojërat” (faqe 56 e dosjes)
Gjetja e lodrave dhe veshjeve të djalit të Veliajt në vilën e Qerretit theksohet në dosje për të përforcuar idenë se pronarët de fakto të shtëpisë në plazh janë Erjon Veliaj dhe Ajola Xoxa.

Por kryebashkiaku ngre me të drejtë pikëpyetje mbi logjikën e prokurorëve, sepse prania e nipit të mitur në shtëpinë e gjyshes në plazh është gjëja më normale në botë.

“A mjaftojnë dot si provë fotot e lodrave të djalit tim?” ishte pyetja që Veliaj ngriti në një mesazh të përcjellë nga qelia ku po qëndron.

A e bleu realisht vjehrri i Veliajt vilën në Qerret?

Kryebashkiaku i Tiranës pretendon se shtëpia në plazh është blerë nga vjehrri i tij, Arben Xoxa shumë vite më parë sipas një marrëveshjeje me ndërtuesin Gentian Sula. Por SPAK ka marrë në pyetje shoferin e Ajola Xoxës, të quajtur Armand Manahasa, që ka qenë edhe shoferi i Arben Xoxës, para se ky të ndërronte jetë. Për këtë shkruan si më poshtë:

“Në përmbledhje të deklarimeve të shtetasit Armand Manahasa, rezulton edhe njëherë se vila e ndodhur në Qerret, kompleksi “Marea resort” është në pronësi faktike të familjes Veliaj-Xoxa. Nga këto deklarime rezulton se edhe pse ka qenë shofer i të ndjerit Arben Xoxa, Armand Manahasa nuk ka qenë kurrë në vilën e Qerretit para vitit 2019. Kujtohet këtu se nga shtetasit nën hetim pretendohet se kjo vilë është blerë në vitin 2017 nga prindërit e shtetases Ajola Xoxa. Për herë të parë, shpjegon deklaruesi, në vilë është shkuar në vitin 2019-2020. Po ashtu, Armand Manahasa nuk ka dëgjuar të flitet për këtë vilë nga shtetasi i ndjerë Arben Xoxa” (faqe 55 e dosjes).

Por pretendimi që ngrenë prokurorët nga dëshmia e shoferit, vihet në dyshim nga një postim i Veliajt që ka nxjerrë në foto vjehrrin e tij të ndjerë duke drekuar në vilën në Qerret.

Sipas Veliajt, foto është e vitit 2018 dhe shoferi nuk kishte dëgjuar të flitet për vilën sepse ka shërbyer vetëm 4 muajt e fundit, kur i ndjeri ishte sëmurë

Sipas Veliajt, foto është e vitit 2018 dhe shoferi nuk kishte dëgjuar të flitet për vilën sepse ka shërbyer vetëm 4 muajt e fundit, kur i ndjeri ishte sëmurë. Foto më poshtë:

“Fotoja, si minimum, është bërë kur njerëzit ishin gjallë – apo jo Sherlock? Pra, të paktën 6 vite më parë, zoti sigurims? Pra, si minimum, verën e 2018-ës, se janë me veshje me mëngë të shkurtra, e gjatë dimrit, i zoti i shtëpisë zuri spitalin e ndërroi jetë në Shkurt 2019. Po si, atëherë, pretendon që s’ka qenë kurrë?
Po unë pse s’do e deklaroja po ta kisha? Po tani ç’të bëj? Djali të mos vejë te gjyshja me lodra, se i veshin pronën?” shprehet Veliaj.
Nga logjika dhe provat që sjell Veliaj duket se prokurori është nxituar.

Vetëm se lodrat e djalit të Veliajt dhe dëshmia e shoferit të familjes Xoxa nuk janë e vetmja provë që paraqet SPAK.

Lapsi.al e ka lexuar të plotë kapitullin e akuzës për pronësinë e vilës në Qerret dhe ka renditur më poshtë edhe të dhënat dhe rrethanat e tjera që prokurorët kanë përfshirë në dosje.

Pazari i dyshimtë- Apartament, në këmbim të vilës me pishinë

Një nga rrethanat që sjell SPAK në dosje dhe që nxit dyshimet se vila u përfituar si ryshfet, është pazari që pretendojnë se kanë bërë palët.

Ndërtuesi Gentian Sula ka treguar se vjehrri i Veliajt, Arben Xoxa ka blerë fillimisht një apartament 120 metra katrorë në kompleksin “Marea” në Qerret për 80 mijë euro.

Por në vitin 2017 të dy vendosin të shkëmbejnë apartamentin 80 mijë euro me një vilë me pishinë, që kushton disa herë më shumë, afërsisht 500 mijë euro sipas SPAK. Premtimi i Arben Xoxës ishte se do të paguante 30 mijë euro më shumë. Vetëm se pranë kësaj vile ishte edhe një tjetër, që sipas denoncimit të Nesti Angonit është rrafshuar për të krijuar një hapësirë më të madhe oborri për Veliajn dhe familjen e tij.

Ajo që ka zbuluar ndërtuesi Gentian Sula është se ende sot e kësaj dite 30 mijë eurot shtesë nuk janë paguar, ndërsa nuk ekziston asnjë kontratë e noterizuar mes ndërtuesit dhe Arben Xoxës për pronësinë e vilës.

“Arsyeja që kjo vilë rezulton ende në emër të Agi Kons Shpk, lidhet me detyrimin e papaguar prej 30,000 euro, ku sipas tij nuk është paguar për shkak të pamundësisë së tyre dhe përpakënaqësitë që kanë patur në lidhje me punimet” thuhet në dosjen e SPAK (faqe 57)
Ky shkëmbim që është bërë mes Arben Xoxës dhe biznesmenit Gentian Sula, pra një apartament 120 metra i shkëmbyer për një vilë 190 metra katrorë me pishinë dhe 494 metra katrorë truall, sipas prokurorëve ngre dyshime për fshehje të pasurisë.

Për sa kohë 30 mijë eurot shtesë nuk janë paguar, vila ka mbetur në pronësinë e kompanisë Agi Kons, por ndërkohë Erjon Veliaj paguante faturat e administrimit.

Pagesat e bëra nga Veliaj për administrimin

Gjatë marrjes në pyetje të administratorit të resortit, Maksim Greva, ky ka konfirmuar për prokurorët e SPAK se në disa raste ka qenë vetë Erjon Veliaj që bënte pagesat e vilës në lidhje me shërbimet e kompanisë “S&D Invest” (faqe 52 e dosjes)

Përveç kësaj, gjatë kontrollit në ambjentet e vilës janë gjetur shënime të Valbona Xoxës, nënës së Ajola Xoxë, e cila raporton tek e bija me saktësi për pagesat që kryen për administrimin e vilës.

Shënimet e gjetura në shtëpi, gjatë kontrollit të BKH, janë shkruar në një mënyrë që sipas prokurorëve të çojnë të mendosh se është Ajola Xoxa ajo që ka përgjegjësinë e vërtetë për pagesat e administrimit.

“Kam pëlqim për ty!”/ Ish-banorja e “BBVIP” shtang G Banin, ja reagimi i tij epik

“Për G Banin realisht kam një pëlqim dhe kjo nuk është absolutisht e gabuar”

Ish-banori i “Big Brother Vip”, G Bani ishte i ftuar sot në emisionin “E Diell”, ku përball me një situatë të papritur.

Së bashku me të ishte dhe Eda, një nga banorët e “shtëpisë së 7-xhuxhave” e cila nuk arrit iqë të bëhej pjesë e shtëpisë së VIP-ave. Ajo e shtangu G Banin, pasi shprehu hapur një pëlqim ndaj tij.

G Bani: Nuk më kanë ngacmuar vajzat as kur kam dalë, as para se të hyja. Asnjëherë nuk më kanë ngacmuar, kam qenë unë ai personi që kam flirtuar, kam qenë gjithmonë i pari që kam provuar, por nuk zgjedhim ne djemtë vajzat, janë vajzat ato që na zgjedhin ne.

Eda: Nëse një vajzë këtu në studio ka pëlqim për ty dhe sot ka guximin të ta thotë në sy, çfarë reagimi do kishe bërë?

G Bani: Do ta përqafoja fort dhe do i thosha faleminderit.

Eda: A mund të më përqafosh atëherë?

Në këtë moment G Bani sigurisht i dhuroi asaj një përqafim të ngrohtë.

Eda: Dua të them se të kam ndjekur shumë dhe më ka pëlqyer transparenca që ka përdorur për pjesën e vajzave. Për G Banin realisht kam një pëlqim dhe kjo nuk është absolutisht e gabuar.

Alex riktheu foton e vjetër me Ramën, reagon LaCivita: Kukulla dhe padroni i Soros (POSTIMI)

Aleks Soros ka rikthyer sot fotografinë e vjetër me kryeministrin Edi Rama në rrjetet sociale. Në postimin e tij, Soros thekson se ka vendosur ta ripublikojë foton pas “kërkesave të shumta që ka marrë”.

Pas kësaj, ka reaguar edhe strategu i fushatës së Partisë Demokratike, Chris LaCivita, që është dhe një person pranë Donald Trump.

La Civita gjithashtu ka publikuar një foto të kryeministrit Edi Rama me Aleks Soros. Ai thotë se Rama nuk është tjetër gjë, përpos se një kukull i Sorosit. Strategu i rikthimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë, njëkohësisht njeriu që do të udhëheqë fushatën e PD për zgjedhjet e 11 Majit, Chris LaCivita, shkruan përmbi foto: “Kukulla dhe padroni”.

Kujtojmë se LaCivita e ka cilësuar më herët Ramën një kukull të Sorosit, duke shtuar se ai nuk mund të jetë një mik i Amerikës, duke qenë njëkohësisht edhe mik i miliarderit të ekstremit të majtë. Kreu i PD Sali Berisha tha përpara disa ditësh se Rama ka fshirë fotot në rrjetet sociale me Aleks Soros.

Kamioni i ushtrisë përplaset me një makinë në Gjirokastër, vdes BIZNESMENI i njohur!

Detaje të reja nga aksidenti tragjik që ndodhi në kthesën e Viroit në aksin Gjirokastër-Tepelenë, ku një mjet është përplasur me një makinë të ushtrisë, duke rezultuar në vdekjen e dy personave.

Raportohet se forcat e emergjencës dhe policia kanë mbërritur në vendngjarje për të kryer veprimet e nevojshme dhe për të hetuar rrethanat e aksidentit.

Një prej viktimave është identifikuar si Pano Kalanderi, një tregtar nga Gjirokastra dhe biznesmen i njohur i verërave.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14:00, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Kthesa e Viroit”, automjeti tip “Volkswagen Cady” me drejtues shtetasin P. K., 58 vjeç, banues në Gjirokastër është përplasur me automjetin tip “Mad” (automjet i Ushtrisë), me drejtues shtetasin B. Gj., 54 vjeç, banues në Tiranë.

Si pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit tip “Volkswagen Cady”, shtetasi P. K., dhe pasagjeri në këtë automjet, ende i paidentifikuar.

Flamur Noka ironizon ministrat e Partisë Socialiste: Do ta shtërngoni sapunin me radhë!

Deputeti demokrat, Flamur Noka, ka ironizuar ministrat e Partisë Socialiste duke parashikuar se edhe ata do të ndjekin fatin e kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, dhe do të detyrohen të përballen me ligjin.

“Makthet e ministrave socialistë”

Në një deklaratë të tij, Noka theksoi se ministrat socialistë tashmë jetojnë me frikën se mund të vijë radha e tyre për t’u burgosur. Ai u shpreh se këta figura të larta të qeverisë janë të pushtuar nga frika, duke i paralajmëruar ata për pasojat që i presin.

“Është koha që t’ju themi prisni, nuk keni parë asgjë akoma. Çfarë do t’ju shohin sytë e çfarë do përjetoni ju do fshiheni nga lista e politikës. Të gjithë do shkojnë te ‘lali vjedhësi’ dhe do detyroheni të shtrëngoni sapunin me radhë, nga i pari te i fundit,” tha Noka, duke iu referuar ministrave të PS-së.

Paralajmërimi për pasojat e krimit dhe korrupsionit

Deputeti demokrat akuzoi ministrat se janë të zhytur në krim dhe korrupsion, duke theksuar se ky është një rrugë pa kthim. Noka shtoi se asnjë mbrojtje nuk mund t’i shpëtojë ata, duke paralajmëruar fundin e afërt për të gjithë ata që janë përfshirë në veprimtari të paligjshme.

“Ju ka pushtuar Satanai,” shtoi ai, duke iu drejtuar ministrave. “Zhytja në krim dhe korrupsion kurrë nuk jep rrugë të gjatë. Të zhytur shumë shpejt dhe pastaj në makth, makthi e dini kush është, apo jo?” Noka theksoi se ata që janë të përfshirë në krime, siç është korrupsioni, do ta kuptojnë shpejt se nuk ka më kthim.

“Makthet dhe frika nga arrestimi”

Noka gjithashtu u shpreh se ministrat e PS-së kanë frikë nga një mundësi e afërt për të kaluar pas hekurave. Ai theksoi se ata nuk do të mund ta përballonin dot jetën në burg, duke ironizuar për gjendjen e tyre psikologjike. “S’keni më shans t’ju mbrojë askush. Fundi juaj po vjen. I kuptoj trishtimin e tyre, por ata nuk janë të trishtuar vetëm, ata kanë halle të mëdha,” tha ai.

“Ka një sherif të ri në qytet” – Këlliçi publikon FOTON e Chris LaCivita me zëvendëspresidentin amerikan

Arkitekti i fitores së Donald Trump, Chris LaCivita, deklaroi gjatë një interviste në Çim Peka LIVE, se gjërat kanë ndryshuar rrënjësisht në SHBA.

‘Ka një sherif të ri në qytet’, tha LaCivita, që do punojë për të sjellë në pushtet edhe Partinë Demokratike shqiptare, duke iu referuar presidentit Donald Trump.

Pak më vonë, zëvendëspresidenti amerikan JD Vance mbajti një fjalim historik në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Edhe aty, JD Vance u shpreh se ‘tani ka një sherif të ri në qytet’.

Ndërkohë, Belind Këlliçi publikoi një foto të Chris LaCivita në krah të JD Vance, përpara avionit presidencial.

Këlliçi shkruan: ‘Ka një sherif të ri në qytet’ në anglisht, ndërkohë që kjo shprehje është bërë virale jo vetëm në SHBA, por tanimë edhe në Shqipëri.

“Kam pasur shumë kërkesa për ta rikthyer”, Alex Soros publikon foton me kryeministrin Rama

Alex Soros, djali i miliarderit George Soros, ka publikuar një fotografi me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Në postimin e tij, Soros thekson se ka vendosur ta ripublikojë foton pas kërkesave të shumta që ka marrë.

Ajo që bie në sy është fakti se, ndërsa ai e ka taguar Ramën në postim, fotoja nuk është shfaqur në profilin e kryeministrit shqiptar.

“Rikthim për shkak të kërkesave popullore,” ka shkruar Alex Soros, duke përmendur Ramën në postimin e tij.