Kamioni i ushtrisë përplaset me një makinë në Gjirokastër, vdes BIZNESMENI i njohur!

Detaje të reja nga aksidenti tragjik që ndodhi në kthesën e Viroit në aksin Gjirokastër-Tepelenë, ku një mjet është përplasur me një makinë të ushtrisë, duke rezultuar në vdekjen e dy personave.

Raportohet se forcat e emergjencës dhe policia kanë mbërritur në vendngjarje për të kryer veprimet e nevojshme dhe për të hetuar rrethanat e aksidentit.

Një prej viktimave është identifikuar si Pano Kalanderi, një tregtar nga Gjirokastra dhe biznesmen i njohur i verërave.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14:00, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Kthesa e Viroit”, automjeti tip “Volkswagen Cady” me drejtues shtetasin P. K., 58 vjeç, banues në Gjirokastër është përplasur me automjetin tip “Mad” (automjet i Ushtrisë), me drejtues shtetasin B. Gj., 54 vjeç, banues në Tiranë.

Si pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit tip “Volkswagen Cady”, shtetasi P. K., dhe pasagjeri në këtë automjet, ende i paidentifikuar.