“Tao tha se do të pastrojë të gjithë komisariatin”, Berisha PUBLIKON përgjimin: 5 muaj më parë Balla ishte për t’u arrestuar!

Kreu i PD-së, Sali Berisha, pas daljes nga Prokuroria e Posaçme, ka zbuluar komunikimet që datojnë më 13 prill 2020, ku sipas tij, shkruhet se “Tao tha se do të pastrojë të gjithë komisariatin”.

“Me kriminel se gjithë të tjerët janë ata që fshehin krimet e tyre në zyra ministrash, i tillë është edhe Taulant Balla”, deklaroi Berisha, duke i konsideruar bisedat e bëra publike nga ana e tij si “dëshmin e krimeve” të Ballës.

“Tao pasi mori përsipër arrestimin me prokurorë e gjykatës, merr përsipër të pastrojë komisariatin me kërkesë të bandës nga boerët, boerët janë ose policë të ndershëm që luftojnë krimin ose mbështetës të bandës tjetër”, tha Berisha.

Sali Berisha: Tani kam sjellë këtu për ju, për gazetarët, një copëz, një dëshmi tjetër të krimeve të tij të shëmtuara. 

Më datën 13.04.2020, Targeti, e kuptoni vetë që ky është kodi, informoi pinin 1FA806 se Tao ka thënë se do pastrojë plotësisht komisariatin dhe do të dëbojë të gjithë të lidhur me Boerët.
E kuptoni ju, pra Tao pasi mori përsipër arrestimin me prokurorë dhe gjykatës, pasi me Alfred Shehër dhe Pajtime Fatahë, Enkelejda Fetahu dhe të tjerë, tani Tao merr përsipër të pastrojë komisariatin me kërkesë të bandës.

Tani Boerët janë ose policë të ndershëm që luftojnë krimin ose janë mbështetës të bandës tjetër, njëra nga këto.

Pra, informon pinin Tao se do pastrojë plotësisht komisariatin dhe do të dëbojë të gjithë të lidhurit me Boerët.

Boerët, po të nisemi me veprimet e tyre, i bie të jenë banda rivale ose mund të jenë policë të ndershëm që nuk i nënshtrohen bashkëpunimin me bandat dhe bëjnë detyrat.

Por kjo është një dëshmi tjetër e asaj që unë akuzoj këta prokurorë të Skapit, një pjesë të tyre si anëtarë të organizatës kriminale që flenë mbi dosjet e krimit.

E vërteta është se 4 muaj më parë, Taulant Balla ishte për t’u arrestuar, se këto janë vetëm disa.

Por Taulant Balla u mbrojt nga Edi Rama dhe ai vazhdon shëtit si simbol i krimit nga një sallë në një tjetër, kur mbi të rëndojnë të gjitha llojet e krimeve.

“Paratë janë të pastra si kristali”, Berisha flet për kontratën e PD me LaCivita: Do mësoni çdo gjë kur të…

Pasi doli nga ambientet e SPAK në zbatim të vendimit të GJKKO për t’u paraqitur, kreu i PD, Sali Berisha foli edhe për kontratën me strategun e fushatës eletorale, Chris LaCivita. Berisha tha se burimi i parave që do të marrë arkitekti i fitores së Donald Trump në 5 nëntor është legjitim.

Ai theksoi se detajet e kontratës do të bëhen të ditura pasi dokumentet të dorëzohen në KQZ.

Sali Berisha: Pse e bëj këtu këtë? E bëj këtu sepse atje në seli do merrem me qytetarët, do merrem me problemet, me programin, me pensionet, me rrogat, me shkollat, me spitalet, me hallet e shqiptarëve. Këtu para Skapit të partisë do merrem me aktivitetin kriminal të organizatës kriminale të Edi Ramës dhe të kësaj organizate. Tani, për sa i përket kontratës, të garantoj se sapo të depozitohet në KQZ, ju do mësoni çdo gjë, do mësoni shumën e asaj kontrate dhe burimin e pastër si kristali të parave të paguara për atë kontratë…

…Tani u them unë ju, nuk janë pseudopollet ato që më udhëheqin mua, por ata që flenë mbi krimin, ata duhen të dënohen si kriminelë. Me këtë nuk nënkuptoj çdo punonjës të këtij institucioni, ka prej tyre që zbatojnë ligjin dhe janë të vlerësuar shumë. Por ata që flenë mbi këto dosje janë më keq se Tao dhe padronët e Taos…. …Do gjendet Elon Musk që do ekzaminojë fondet në Shqipëri. ku ka një Donald Trump, ka edhe një Elon Musk.

(BalkanWeb)

Berisha premtoi shkrirjen e SPAK-ut, Rama: Nuk kanë ç’i bëjnë, nuk do të marrin votat më 11 maj! Ata që duan ta kthejnë përmbys reformën…

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur komentuesve në “Sy m’y”.

“Në 3 mandate kam pasur ja 60 ministra, dy ministra nga mandati i parë janë dënuar një tjetër është në paraburgim, mund të ndiqej fare mirë në gjendje të lirë dhe një tjetër, ish zv ministri ka marrë arratinë për t’i shpëtuar drejtësisë. Këto janë pasqyrë e vullnetit politik për të mos penguar drejtësinë, vullnet pa të cilin kjo nuk ndodhte kurrë.
Me ligj, hajdut është dikush që dënohet me prova, jo që dënohet e linçohet me gurë në pazar. Kjo vjen edhe për kryetarët e bashkive, disa të dënuar, e vërtetë, por të thuash të dolën të gjithë të dënuar është t’i bashkohesh korit të blegërimave.
Përgjegjësia e shkeljes së ligjit nuk është dot kolektive, ndërsa moralisht familja organizata partia dhe qeveria mbajnë përgjegjësi se si reagojmë ndaj rastit kur dikush shkel ligjin.

Ata që duan ta kthejnë përmbys reformën janë përballë nesh me premtimin që do shkrijnë SPAK0-un, nuk kanë për të marrë votën dhe SPAK-ut nuk kanë cc’i bëjnë fare”, tha ai.

Berisha i lë letër Dumanit në SPAK, zbulon publikisht çfarë i ka shkruar

Pasi ka dalë nga ambientet e SPAK ku ka firmosur në kuadër të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, kryedemokrati Sali Berisha ka zbuluar se i ka lënë një shënim kreut të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumanit.

Në një deklaratë për mediat, kreu i demokratëve, Berisha e quan Altin Dumanin “kreun e organizatës kriminale që zbaton politikën e Shqipërisë pa opozitë.

Sali Berisha: Pasi u paraqita, i lashë Altin Lalës, letrën që vijon: Kreut të kësaj organizate kriminale, Altin Dumani që zbaton politikën e Shqipërisë pa opozitë të monstrës George Soros dhe kukullës së tij në Tiranë, Edi Rama. Kjo politikë dështoi në SHBA dhe të njëjtin fat do të ketë në Shqipëri. Firmosur Sali Berisha. Kjo është kopja.

Sali Berisha paralajmëron shkrirjen e SPAK: Nuk do të ekzistojë! Institucion për t’u shuar me çdo kusht

Sali Berisha ka paralajmëruar shkrirjen e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) duke u shprehur se nuk duhet të ekzistojë.

Kryedemokrati, jashtë godinës së SPAK ku u paraqit për zbatimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, tha se “është institucion për t’u shuar me çdo kusht”.

Berisha deklaroi se SPAK nuk mund të kontrollojë telefonat e gjykatësve specialë, duke shtuar se “ke krijuar atë drejtësi që as Enveri dhe Hilteri se kanë pasur”.

Sali Berisha: Të njëjtin fat e bandat do të kenë prokurorët e lidhur me bandat.

Absolutisht ky institucion nuk do të ekzistojë. Ndjej keqardhje që rrëmbehej nga momente, por një institucion që është jashtë çdo kontrolli është institucion për t’u shuar me çdo kusht.

Së pari, ky institucion nuk mund të kontrollonte kurrë gjykatësit. Që në momentin që kontrollon telefonat e gjykatësve special ke krijuar atë drejtësi që as Enveri dhe Hilteri se kanë pasur.

Si mund ti japësh prokurorit kontrollin e gjykatësve tek i cili çon dosjen merre fund që këtu, kaq.

Kukësi zbardhet sërish nga dëbora, probleme në qarkullimin e mjeteve! Shënohen tri aksidente

Kukësi sot është zgjuar i zbardhur nga dëbora. Reshjet e dëborës kanë sjell vështirësi në qarkullimin e mjeteve. Rruga që ka shfaqur probleme më shumë ka qenë ajo e Kombit në segmentin Thirr-Fan-Reps, ku për shkak të prezencës së borës e akullit janë shënuar dy aksidente zinxhirë, ndërsa në daljen e fshatit Fan një mjet tjetër ka dalë nga rruga, fatmirësisht vetëm me dëme materiale.

Reshje shiu dhe dëbore, parashikimi i motit për javën! Temperaturat deri në -9 gradë Celcius
Reshjet e borës janë prezente në të gjitha akset nacionale e rurale, drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes të ulin shpejtësinë dhe të jenë të pajisura me mjete dimërore.

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 17 shkurt 2025, dollari amerikan blihet me 94.1 lekë dhe shitet me 95.1 lekë.

Euro blihet me 98.7 lekë dhe shitet 99.4 lekë.

Franga zvicerane këmbehet në blerje me 104 lekë, ndërsa në shitje me 105 lekë.

Paundi britanik blihet me 118.1 lekë dhe shitet me 119.1 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 66 lekë, ndërsa në shitje me 67.2 lekë.

Detaje nga aksidenti në autostradën Tiranë-Durrës, υi ktima dhe tre të ρlagosurit po shkonin në punë, fugoni me të cilin udhëtonin…(Emrat)

Detaje të reja mësohen në lidhje me aksidentin e ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës.

Gazetari Igli Çelmeta raporton se viktima dhe 3 të aksidentuarit ndodheshin në një furgon dhe po shkonin në punë, por furgoni që po udhëtonin është përplasur me trafikndarësen e autostradës. Më pas pasi furgoni është përplasur 4 persona që ndodheshin brenda tij kanë dalë të shohin dëmtimet, në ato momente një automjet ka ardhur me shpejtësi dhe i ka përplasur.

28-vjeçari Gëzim Muçaj ka ndërruar jetë teksa po transportohej në spital ndërsa 3 të aksidentuarit e tjerë, Eduart Ripa, Ervin Qira dhe Shkëlqim Doci ndodhen tek Trauma në gjendje të rëndë.

“Ta jaρ me ρroυë 10 ditë… 2 mijë euro“, si po mα.rtohen υa. jzat shqiρtàre në rrjetet sociaΙe

Për këtë qëllim egziston edhe një agjenci e që koordinon këtu lidhje përmes internetit. 

Beqarët e vjetër maqedonas dhe serbët vazhdojnë të martohen me femra shqiptare duke paguar shuma të majme parash.


Një numër i serbëve, maqedonasve, boshnjakëve e kanë gjetur gruan e tyre përmes grupit “Shqiptaret për martesë” në Facebook.

Agjensia Kurir në Serbi thotë se motivet e grave të reja shqiptare për t’u martuar janë kryesisht për t’i shpëtuar varfërisë,

dhe motivi më i zakonshëm për burrat serbë është që ata nuk mund të gjejnë gra të përshtatshme për veten e tyre.

Shqiptarët janë patriarkalë dhe “skllave të shtëpisë”, thonë nga agjensia.

Ky është një variant i lirë që kushton rreth 1.000 euro, dhe ekziston mundësia që nusja të sillet në

shtëpi te burri i saj i ardhshëm dhe të qëndrojë atje për 10 ditë, pas së cilës burri vendos nëse qëndron apo jo.

Ky variant kushton rreth 2,000 euro, thonë nga agjensia. Psikologu social Vesna Tomic thotë se martesa të tilla

kanë ekzistuar gjithmonë, por tani janë në rritje pasi shumë njerëz, sidomos gra, largohen nga fshatrat.

“Ta jaρ me ρroυë 10 ditë… 2 mijë euro“, si po mα.rtohen υa. jzat shqiρtare në rrjetet sociale

Për këtë qëllim egziston edhe një agjenci e që koordinon këtu lidhje përmes internetit. 

Beqarët e vjetër maqedonas dhe serbët vazhdojnë të martohen me femra shqiptare duke paguar shuma të majme parash.


Një numër i serbëve, maqedonasve, boshnjakëve e kanë gjetur gruan e tyre përmes grupit “Shqiptaret për martesë” në Facebook.

Agjensia Kurir në Serbi thotë se motivet e grave të reja shqiptare për t’u martuar janë kryesisht për t’i shpëtuar varfërisë,

dhe motivi më i zakonshëm për burrat serbë është që ata nuk mund të gjejnë gra të përshtatshme për veten e tyre.

Shqiptarët janë patriarkalë dhe “skllave të shtëpisë”, thonë nga agjensia.

Ky është një variant i lirë që kushton rreth 1.000 euro, dhe ekziston mundësia që nusja të sillet në

shtëpi te burri i saj i ardhshëm dhe të qëndrojë atje për 10 ditë, pas së cilës burri vendos nëse qëndron apo jo.

Ky variant kushton rreth 2,000 euro, thonë nga agjensia. Psikologu social Vesna Tomic thotë se martesa të tilla

kanë ekzistuar gjithmonë, por tani janë në rritje pasi shumë njerëz, sidomos gra, largohen nga fshatrat.