“Do e kap me zor…”/ Egli nuk duron dot më injorimin e Gjestit: Po më plas shpirti

Mbrëmjen e djeshme banorëve të “BBV” iu dha mundësi t’i shkruajnë një letër personit të zemrës me rastin e Shën Valentinit.

Egli vendosi t’ia shkruajë Gjestit, por ky i fundit edhe pas kësaj e ka injoruar dhe mbit të gjitha ai i kishte shkruar letër ish të dashurës.

Egli teksa ishte në krevat me Livian deklaroi se: “Ta kap me zor? Nuk rri dot, po më plas shpirti. Të vi të flas, të komunikojë jo të më injorojë se nuk i kam bërë asgjë”.

Moti i keq/ Përmbytje të mëdha në Itali, evakuuohen banorët (Video)

Moti i keq ka goditur mbrëmë ishullin Elba, i cili ndodhet përballë bregdetit të Toskanës.

Zjarrfikësit janë mobilizuar menjëherë për të shpëtuar dhjetëra banorë, të cilët nuk kanë mundur të largohen nga banesat e tyre pasi niveli i ujit për shkak të shiut të pandërprerë ka ardhur vazhdimisht në rritje.

Spitali i ishullit u mbyll për shkak të rrugëve të përmbytura, ndërsa shumë makina u përfshinë nga ujërat e vrullshëm. Njëzet e tetë shoferë, të bllokuar brenda makinave të tyre, u shpëtuan falë ndihmës së zjarrfikësve dhe anëtarëve të Mbrojtjes Civile.

Një shkollë kërcimi, e cila strehonte nëntë fëmijë dhe tre mësues, u evakuua gjithashtu.

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar. Kryebashkiaku u kërkoi banorëve të shmangin udhëtimet, ndërsa shkollat ​​në ishullin Elba do të qëndrojnë të mbyllura deri të hënën.

https://twitter.com/volcaholic1?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1890152503582552072%7Ctwgr%5E06ee3cdd8fae3c437103d095c24f766d78ab2686%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com%2Fmoti-i-keq-permbytje-te-medha-ne-itali-evakuuohen-banoret-video%2F

VIDEO/ “Mbylle gojën”, djali i Musk i thotë Trumpit: Ti nuk je presidenti, largohu!

Vizita e fundit e Elon Musk në Zyrën Ovale mori një kthesë të papritur, jo për shkak të diçkaje që tha miliarderi, por falë djalit të tij katërvjeçar, X AE A-XII.

Një moment i publikuar nga mediat amerikanë ka bërë xhiron e rrjetit, tek djali katërvjeçar i Musk, i pëshpërit diçka Trump

Ndërsa babai i tij iu drejtua shtypit, X thuhet se i tha Trumpit i cili qëndronte i ulur: “Dua që të mbyllësh gojën”.

Disa madje pretendojnë se djali i tha Trump: “Ti nuk je president, duhet të largohesh”.

Po ashtu, gjatë konferencës së Trump dhe Musk për gazetarët, djali i këtij të fundit në një moment u kap pas këmbës së babait të tij, dhe miliardieri e ngriti  dhe e uli X-in mbi supet e tij.

Më falni për këtë”, tha Musk duke qeshur, ndërsa djali i tij i kapte flokët dhe luante me veshët e tij.

VIDEO

“Kurrë nuk u ngopa..”/ Livia shkruan letër dashurie për Mevlanin

Ditën e sotme, banorët e “BBVA” i kanë dedikuar nga një letër personit të zemrës. Livia Brunga i ka kushtuar letër ish-partnerit të saj, Mevlan Shabës.

Letra e Livias:

Të du, se edhe në mënyrën më të padrejtë të mundur unë të kam zgjedhur ty dhe vazhdoj ty. Ty që me kokëfortësinë, xhelozinë tënde më ke mbrojtur. Ty që ke ngjyrat dhe luhatjet më të bukura që njoh.

Ty që më ke lënduar, ty që të kam lënduar edhe pse shpesh herë jemi munduar që t’i themi fjalën e fundit njëri-tjetrit. Nuk ka pasur një natë që kam fjetur pa ty dhe një ditë që jam zgjuar pa ty dhe kam buzëqeshur me vete vetëm duke të pasur në mendje.

Të dua sepse nuk është e lehtë kur flitet për ne, asgjë kurrë nuk ka qenë e lehtë. A keni parë ndonjëherë dy vetë që duhen aq shumë saqë nuk dinë me u dasht.

Dua që të dish se çdo ditë me ty për mua ka qenë si dita e parë. Kurrë nuk u ngopa me erën e lëkurës tënde. Kurrë nuk u ngopa me duart e tua që më shtrëngonin

“Të kam dashuruar”, Egli i shkruan letër dashurie Gjestit

Në letrën e dashurisë për Shën Valentin, Egli zgjodhi që sërish t’ia shprehë ndjenjat Gjestit. Para banorëve ajo lexoi letrën e cila preku të gjithë, por mesa duket bëri me faj Gjestin, i cili letrën e tij e shkroi për ish-in.

Letra e Eglit:

“Po e nis duke të të thënë se përballë ke një vajzë e cila të ka dashuruar dhe po ka dashuruar fort, por e kaluara tani ka një të tashme dhe unë jam mjaftueshme e pjekur për të mos shkruar për të sot.

Dua të nis këtë letër duke dashur të di që ti je mirë, është mbase hera e parë që e kam të vështirë të hedh në letër disa vargje të ndjera sepse jam duke udhëtuar në një ‘roller coaster’ brenda vetes time.

Nuk di të them me siguri se çfarë e bën një dashuri më të madhe se një tjetër apo nëse zemra ka një njësi matëse por di të them se vështirësia që ndjej për të jetuar së fundmi është më e ngrohtë se çdo emocion tjetër aktualisht. Mbase kjo letër erdhi në momentin sa më delikat edhe më të duhur në nevojën e një bisede të munguar.

Unë erdha këtu ku jam sot, përballë teje si një vajzë stoike në rrugën e zemrës. Por harrova se kisha nisur një luftë me veten.

Ti më ndryshove rrjedhën dhe unë gjithnjë do të jem mirënjohëse që në një vend të humbur me helm e pickime më zgjodhe mua për të qeshur, qarë, besuar dhe përqafuar njëri tjetrin me sinqeritetin e një fëmije”.

E trishtë/ Ndahet nga jeta diplomati i njohur shqiptar

Në orët e para të mëngjesit sotëm, u nda nga jeta diplomati shqiptar Shaban Murati, në moshën 79-vjeçare.

I lindur më 2 shtator 1945, Murati ishte një figurë e spikatur në diplomacinë dhe publicistikën shqiptare, duke kontribuar ndjeshëm në zhvillimin e politikës së jashtme të vendit.

Gjatë karrierës së tij të gjatë diplomatike, Shaban Murati, shërbeu si ambasador i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Suedi, Norvegji, Finlandë dhe Islandë.

Ai ishte gjithashtu drejtues i Akademisë Diplomatike të Republikës së Shqipërisë, duke luajtur një rol kyç në formimin e brezave të rinj të diplomatëve shqiptarë.

Përveç angazhimeve diplomatike, Murati ishte një autor i njohur, duke publikuar një sërë librash dhe analizash mbi çështjet e Ballkanit, diplomacinë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.

Ndër veprat e tij më të spikatura janë “Serbia kundër Serbisë: analizë e një gjysmërevolucioni të lënë përgjysmë” (2004), “Enigmat diplomatike të pavarësisë së Kosovës: fletë nga ditari i një ambasadori” (2007) dhe “Vetëvrasja diplomatike e Shqipërisë dhe Kosovës” (2021).

“Ta duash Shqipërinë si Shaban Murati!

Këtë mëngjes të hidhur u nis për shtegtimin e fundit diplomati, publicisti dhe njeriu i rrallë, Shaban Murati.

Sa e deshi ai Shqipërinë, e ka të gdhedur në veprat e tij të shumta dhe të rralla të lloji të tyre, të cilat janë dhe do të mbeten referenca të forta të debateve mbi identitetin shqiptar, gjeopolitikën, marrëdhëniet ndërkombëtare, europiane é rajonale.

Është tronditëse për mua të pranoj që nuk do ta takoj më një mik kaq të vyer. Për shumë nga qëndrimet e mia publike, këshilla dhe meraku i tij ka qenë përtej së zakonshmes.

Mirënjohja për praninë e tij në rrethin e njerëzve më të dashur të jetës sime, do të jetë deri në fund të jetës sime!

I lehtë dheu, i dashur Shaban!

Ngushëllime të thella familjes, të afërmve, miqve é kolegëve, dhe të gjithë atyre që e njohë , e deshën dhe e çmuan personalitetin e tij”, shkruan shkrimtarja dhe deputetja Flutura Açka.

Reshje të dendura dëbore në veri të vendit, zbardhet Vermoshi, Boga dhe Thethi

Reshje dëbore kanë përfshirë zonën e Vermoshit, Bogës dhe Thethit gjatë mbrëmjes së djeshme.

Raportohet se akset e Lotit 1, përfshirë rrugët Hani Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh dhe Bogë -Theth, janë bllokuar nga dëbora rënë gjatë natës, e cila vijon edhe mëngjesin e sotëm

Megjithatë, raportohet se rrugët janë të pastruara dhe të kriposura, duke siguruar që qarkullimi të kryhet pa asnjë problem.

Autoritetet përkatëse vijojnë mbikëqyrjen dhe ndërhyrjen për të mbajtur rrugët të hapura dhe të sigurta për përdoruesit.

“I dashur Besart” – Egli lë pa fjalë Gjestin i dedikon letër në prag të Shën Valentinit – ai refuzon ta lexojë

Në prag të Shën Valentinit, banorët e Big Brother VIP Albania kanë shkruar letra për personat e zemrës së tyre. Egli Tako i dedikoi një letër të veçantë Gjestit, duke shprehur ndjenjat e saj dhe vështirësitë që ka kaluar gjatë kohës që kanë qenë së bashku brenda shtëpisë.

Pasi ajo e lexoi letrën, Gjestit i është kërkuar të lexojë të tijën por ai ka refuzuar ta bëjë këtë, shkruan Insajderi.

Pjesë nga letra e Eglit:

“Po e nis duke të të thënë se përball ke një vajzë e cila të ka dashuruar dhe po ka dashuruar fort, por e kaluara tani ka një të tashme dhe unë jam mjaftueshme e pjekur për të mos shkruar për të sot.

Dua të nis këtë letër duke dashur të di që ti je mirë, është mbase hera e parë që e kam të vështirë të hedh në letër disa vargje të ndjera sepse jam duke udhëtuar në një ‘roller coaster’ brenda vetes time.

Nuk di të them me siguri se çfarë e bën një dashuri më të madhe se një tjetër apo nëse zemra ka një njësi matëse por di të them se vështirësia që ndjej për të jetuar së fundmi është më e ngrohtë se çdo emocion tjetër aktualisht. Mbase kjo letër erdhi në momentin sa më delikat edhe më të duhur në nevojën e një bisede të munguar.

Unë erdha këtu ku jam sot, përballë teje si një vajzë stoike në rrugën e zemrës. Por harrova se kisha nisur një luftë me veten.

Ti më ndryshove rrjedhën dhe unë gjithnjë do të jem mirënjohëse që në një vend të humbur me helm e pickime më zgjodhe mua për të qeshur, qarë, besuar dhe përqafuar njëri tjetrin me sinqeritetin e një fëmije”.

Nëse me pastërti të pranosh një emocion që nuk dëmton, je gabimi im i bukur, një njeri që e do shumë vetën, di të dojë edhe të tjerët, ende ka puls, pulsi rreh më shpejt dhe më fortë në ditët dhe momentet më të vështira..

Brenda atij djalit që ngacmon dhe qesh ndodhet një burrë të cilin unë kam arritur ta shoh dhe ta prekë. Më trego se nuk kam qenë gabim dhe që nuk je thjeshte një NUB. Të përqafon Xhuliana

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 14 shkurt 2025, dollari amerikan blihet me 94.7 lekë dhe shitet me 96 lekë.

Euro blihet me 98.7 lekë dhe shitet 99.5 lekë.

Franga zvicerane këmbehet në blerje me 104 lekë, ndërsa në shitje me 105 lekë.

Paundi britanik blihet me 118 lekë dhe shitet me 119 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 66 lekë, ndërsa në shitje me 67.5 lekë.

I FUNDIT/ Gjykata shpall të pafajshëm Gazment Bardhin

SPAK kërkon shpalljen fajtor të deputetit Gazment Bardhi për “shpifje” ndaj Edmond Sula, ish drejtuesit të Policisë së Shkodrës, dhe pafajësi për “fyerje”.

Në seancën e sotme, pas riçeljes së pjesshme të shqyrtimit gjyqësor gjykata ka administruar përgjigjen e SPAK për kodet skyecc të pohuara nga deputeti Bardhi.

SPAK ka konfirmuar se kodet përkatëse i përkasin dosjes së një çështjeje nën hetim, por për shkak të sekretit hetimor nuk i ka vënë në dispozicion përmbajtjen e bisedave të kërkuara.

Sulaj paditi Bardhin për “shpifje” e “fyerje” për shkak të deklaratave të këtij të fundit në një seancë plenare të Kuvendit në shtator 2024, ku pretendoi se Sulaj ishte emëruar nga bandat në krye të policisë së Shkodrës.