Vizita e fundit e Elon Musk në Zyrën Ovale mori një kthesë të papritur, jo për shkak të diçkaje që tha miliarderi, por falë djalit të tij katërvjeçar, X AE A-XII.
Një moment i publikuar nga mediat amerikanë ka bërë xhiron e rrjetit, tek djali katërvjeçar i Musk, i pëshpërit diçka Trump
Ndërsa babai i tij iu drejtua shtypit, X thuhet se i tha Trumpit i cili qëndronte i ulur: “Dua që të mbyllësh gojën”.
Disa madje pretendojnë se djali i tha Trump: “Ti nuk je president, duhet të largohesh”.
Po ashtu, gjatë konferencës së Trump dhe Musk për gazetarët, djali i këtij të fundit në një moment u kap pas këmbës së babait të tij, dhe miliardieri e ngriti dhe e uli X-in mbi supet e tij.
“Më falni për këtë”, tha Musk duke qeshur, ndërsa djali i tij i kapte flokët dhe luante me veshët e tij.