Berisha ndryshon qëndrim për SPAK? Kreu i PD: Ka edhe prokurorë të ndershëm e kurajozë

Kreu i PD Sali Berisha ka bërë deklarata disi ndryshe në raport me SPAK, duke theksuar se ka prokurorë të ndershëm dhe të guximshëm, por gjithashtu ka njerëz që përdorin dosjet për të manipuluar prova dhe shfajësuar kriminelë.

Ai tha se vërtetë e ka quajtur SPAK-un një “organizatë kriminale”, duke shtuar se jo çdo prokuror në Strukturën e Posaçme është kriminel . Berisha ka përmendur raste konkrete si ai i Erion Veliajt, duke e akuzuar për lidhje me aferën e djegësit, një nga çështjet më të mëdha të tij. Po ashtu, ai tha se shumë veprime të SPAK janë të gabuara sipas doktrinës së Sorosit.

Sali Berisha: Mes prokurorëve të SPAK ka njerëz kurajoz, të ndershëm, që zbatojnë dhe janë të gatshëm që zbatojnë të ligjin. Por absolutisht ka edhe njerëz që përdorin dosjet për të manipuluar prova, për të shfajësuar kriminelë dhe unë kam folur me fakte. Kur them se SPAK është organizatë kriminale, unë nuk nënkuptoj se çdo anëtar i SPAK është kriminel. Unë nënkuptoj ata që flenë mbi krimin, që janë marrë peng. Veliaj prsh u arrestua. Ka dhënë leje ndërtimi, atyre që i kanë bërë favore.

Por Veliaj është përgjegjës se ka firmën për djegësin që nuk ekziston. Djegësi është afera më e madhe e Veliajt. Pse duhet ta marrë të barabartë Altin Dumanin me Olsi Dadon, kur Dumani do që të asgjësojë demokracinë? Ishte dhe një xhelat i sigurimit të shtetit, që kishte njerëzit e vet që punonin tek Veliaj. Ky prokuror mori këtë dosje dhe firmosi. Aty i ndan Dumani dosjet, nuk ka kundërshti në këto që them unë. Çdokush që zbaton ligjin, ka respektin tim. Por përpjekja për të lënë vendin sipas doktrinës së Soros është e gabuar.

(Balkanweb)

Reagon më në fund G-Bani, tregon nëse do rikthehet në BBV, habit me fjalët për Gjestin

Ditën e djeshme, në rrjet filluan aludimet se G-Bani mund të mos jetë përjashtuar “plotësisht” nga Big Brother VIP.

Megjithatë këtyre aludimeve u ka dhënë fund G-Bani, pas përjashtimit dhe “zhdukjes” nga rrjetet sociale

Në një video, tashmë virale në rrjet, G-Bani shfaqet krah familjarëve të tij, duke lënë të kuptohet se një rikthim në reality show nuk pritet të ndodhë.

Ai shprehet gjithashtu se për goditjen me shpullë ndaj Gjestit nuk është penduar, ndërsa shton se ka “turp” vetëm ndaj produksionit që e zhgënjeu.

Kujtojmë se G-Bani u përjashtua me zarf té zi pasi goditi me shpullë Gjestin, pas një provokimi nga ky i fundit./Versus.al

“Rama e donte Veliajn të arrestuar që para vitit të ri”, të tjera akuza nga Berisha: Kryebashkiaku ishte duke marshuar drejt postit të kryetarit të PS

Kryetari i PD, Sali Berisha hodhi të tjera akuza në adresë të kryeministrit Edi Rama pas arrestimit të Erion Veliajt me urdhër të SPAK. Gjatë konferencës për mediat nga selia blu, Berisha tha se Rama ka rol në prangosjen e Veliajt.

Sipas tij, kryebashkiaku i Tiranës po marshonte drejt marrjes së drejtimit të PS dhe Rama nuk donte t’ia linte atij partinë pas zgjedhjeve të 11 majit.

Sali Berisha: Tani, çfarë ishte Erion Veliaj? Këtu para jush unë isha shprehur se ai është një kufomë politike e pakallur. Rama sigurisht që e donte të ngrirë para vitit të ri. E donte të hequr qafe. Por duket se nuk bëri dot atë që donte. A është i përshtatshëm për fushatë? Kjo nuk është e përshtatshme për fushatë. Por prapë, ka një problem këtu. Ai nuk do donte kurrë t’ia linte partinë pas zgjedhjeve Erion Veliajt. Pra, unë nuk mund të them se është Edi Rama që në këtë rast e komandoi prokurorinë. Jo, Rama ishte përpara. Tani është e vështirë të thuhet. Se unë e ndoqa atë monologun e tij, këtu e kam. Po arrita në përfundimin që këtej po përpiqet të jetë dorëjashtë, por që nuk mund të jetë kurrë dorëjashtë, nuk ndodh ajo, këtej përpiqet të marrë dekoratën se Skrapi po punon në mënyrë të pavarur nga Rama.

Gjithçka është në shqyrtim. Një gjë do t’u them, pa ato 44 protesta para bashkisë, Erion Veliaj do ishte duke marshuar drejt postit të kryetarit të PS. Duhet të jemi realistë, t’u jap kredi qytetarëve, durimit të tyre…

Sot protestë para Kryeministrisë, juristi Çela: Ja qëllimi, Rama ta pezullojë dhe ta shkarkojë Veliajn nga detyra

Sot në orën 18:00 lëvizja “Shqipëria Bëhet” dhe nisma “Thurje” do të organizojnë një protestë ku kërkohet dorëheqja e Edi Ramës pas arrestimit të kryebashkiakut Veliaj. Juristi Ervis Çela, pjesë e “Shqipëria Bëhet” tha në një intervistë televizive, se do të jetë një protestë në mbështetje të organeve të drejtësisë.

Ai theksoi se Rama duhet ta pezullojë fillimisht Veliajn nga detyra dhe më pas ta shkarkojë, pasi ka një përgjegjësi morale, dhe duhet të ruajë të njëjtin standard sikurse me kryebashkiakët e tjerë.

“Nuk janë parashikuar përplasje, në mënyrë absolute jo. Protesta është qytetare, e drejtë, e lirë, paqësore. Aty do bëhet thirrje për kërkimin e të drejtës, dhe mbajtjen e përgjegjësive si ligjore, ashtu edhe morale. Protesta do mblidhet para Kryeministrisë dhe do ketë fjalë rastësore nga përfaqësuesit e Shqipëria Bëhet, Nisma Thurje, dhe qytetarët. S’është parashikuar një marshim.
Nëse qytetarët do kërkojnë të bëjnë një marshim, edhe ajo mund të ndodhë. Ka përgjegjësi edhe publike, kështu që nëse kryeministri do zbatojë precedentin e kryebashkiakëve ndaj të cilëve ka nisur një hetim, ai duhet të bëjë në radhë të parë pezullimin nga detyra, dhe më pas shkarkimin e tij.

Në këtë moment s’kemi një arrestim pa gjyq. Është një nevojë e organeve të hetimit, që personi nën hetim të mbahet në sigurim, për arsye të prishjes së provave apo largim. Ekzekutimi i një mase sigurie nuk kërkon gjyq, por ajo vleftësohet ose jo nga gjykata.

Kryeministri duhet të marrë një vendim. Bashkia e Tiranës do duhet të marrë drejtimin nga një nënkryetar, ose duhet ta emërojë nënkryetarin Këshilli Bashkiak. Ose kryeministri ta shkarkojë nga detyra dhe ta çojë bashkinë në zgjedhje të parakohshme. Është një marshim për të mbështetur organet e drejtësisë, që për të shmangur që politika të interferojë”.

A do të rikthehet G-Bani sonte në BBVA? Ish banori publikon video

Ditën e djeshme, në rrjet filluan aludimet se G-Bani mund të mos jetë përjashtuar “plotësisht” nga Big Brother VIP.

Këtyre aludimeve u ka dhënë fund G-Bani, pas përjashtimit dhe “zhdukjes” nga rrjetet sociale

Në një video, tashmë virale në rrjet, G-Bani shfaqet krah familjarëve të tij, duke lënë të kuptohet se një rikthim në reality show nuk pritet të ndodhë.

Ai shprehet gjithashtu se për goditjen me shpullë ndaj Gjestit nuk është penduar, ndërsa shton se ka “turp” vetëm ndaj produksionit që e zhgënjeu.

Në një video tjetër, ai thotë se e vetmja faqe zyrtare e tij është kjo ku e ka publikuar videon.

G-Bani u përjashtua me zarf të zi pasi goditi me shpullë Gjestin, pas një provokimi nga ky i fundit.

https://v16m.tiktokcdn.com/da67bc7232828696013f46c8ccac4cee/67aca8b5/video/tos/no1a/tos-no1a-ve-0068-no/ok5E2ivEZSCYTUQIspCZQCEBBBD16rYcMzAiB/?a=1233&bti=NDU3ZjAwOg%3D%3D&ch=0&cr=3&dr=0&lr=tiktok_m&cd=0%7C0%7C1%7C&cv=1&br=1362&bt=681&cs=0&ds=3&ft=pCXryMPQ8Zmo0yVzkb4jVKOGppWrKsd.&mime_type=video_mp4&qs=0&rc=aDVpZTlmNTNoPGc0OTM0NkBpanJnM285cjVteDMzbzczNUAvYjJhYGEyXzIxMTIyMWJjYSNoLWZiMmRrM2lgLS1kMTFzcw%3D%3D&vvpl=1&l=20250211135632ACF3400C35BBDD21900C&btag=e00088000&cc=3

LAJM I FUNDIT/ Erion Veliaj reagon për herë të dytë pas arrestimit

Reagimi i Veliajt:

Të dashur miq,
Natën e parë në qeli, i marrë forcërisht larg familjes dhe me idenë që sot në mëngjes im bir nuk do të shkonte në shkollë as me mua, as me të ëmën, e kam kaluar pa gjumë në sy. I vetmi ngushëllim ishte që nuk mund të shihja dhe as dëgjoja qenërinë, që me siguri më është vërsulur mbrëmë në studiot e kafshimeve dhe jargëve televizive.
Ndjesë për çfarë ju kanë dëgjuar veshët dje deri vonë dhe sot që në sabah në ato kanale gjirizi. Por, dua të jini të sigurt se historia që po më tregon mua si një kriminel të korruptuar, i cili ka fshehur pasuri dhe pastruar para bashkë me të shoqen, është e sajuar nga një individ pervers, prokurori i çështjes tonë.
Ai, për shembull, ka shkruar në akt-akuzën haluçinante se ime shoqe ka harxhuar mbi gjysëm milionë euro për blerje online fustanësh dhe bizhuterish. Ky pervers, që më pyeste mua për fustanet e gruas dhe më tregonte gjatë marrjes në pyetje se si shkonte kontrollonte gruan e tij në punë, nuk ka dashur t’ia dijë për shpjegimet e mia dhe të sime shoqeje.

Blerjet online janë të gjitha të deklaruara dhe në një shumë disa herë më të vogël, janë bërë për shfaqjet artistike të fondacionit kulturor të sime shoqeje. Faturimi i asaj shume në një akt-akuzë, si një lumë parash i derdhur për luks, është një perversitet kriminal.

Kur i thosha se kjo ishte e vërteta dhe kur në fakt, në shtëpinë tonë nuk ka gjetur as fustane mijëra eurosh, as bizhuteri me ndonjë vlerë të veçantë, ai zvarranik si i dalë nga qenefët e dikurshëm të Sigurimit të Shtetit zgërdhihej dhe më tregonte se si i binte violinës kur ishte i vogël.
A ju duket rastësi që në të gjithë historinë e gojës së kërmës Sali, ky violinist i mbetur në tentativë është i vetmi individ që pasi e ka akuzuar si kriminel një ditë më parë, Saliu i ka kërkuar falje të nesërmen? Mua jo, se që të të kërkojë falje Saliu, do duhet realisht t’i bësh një shërbim të pamundur. Po kjo s’është akuzë, është vetëm një opinion.
Kalofshi mirë sot miq dhe kujt më beson i jam falenderues, kujt s’më beson i jam mirëkuptues.

“Dosja s’ka një çështje konkrete korrupsioni”, Rama flet për BIRN: Erion Veliaj do të qëndrojë në detyrë

Në një reagim për rrjetin e gazetarëve BIRN, kryeministri Edi Rama i ka dalë në mbrojtje kryebashkiakut të Tiranës, duke deklaruar se Erion Veliaj do të qëndrojë në detyrë.

Rama e cilëson ndalimin e tij në shkelje të standardeve demokratike dhe se dosja hetimore ngjan me një roman voluminoz mbi gërmimet e kryera në jetën e tij dhe të bashkëshortes së tij.

Rama tha se në dosjen e Veliajt nuk ka një çështje konkrete korrupsionit. Kreu i qeverisë shton se e djeshmja do t’i shërbejë PS-së për të ndryshuar qëndrimin 5-vjeçar të mos bërjes së komenteve për çështje specifike të drejtësisë.

“Jo vetëm kryetari i Bashkisë së Tiranës nuk do të shkarkohet nga detyra, por nga ndalimi i tij ka lindur për ne detyra që të vazhdojmë të jemi garantë të palëkundur të drejtësisë, duke nxitur sa më shumë transparencë për të dalë tek e vërteta. Pra, në thelb jemi përballë një rasti që krijon dyshimin e arsyeshëm të një hetimi jashtë shinave kushtetuese dhe një ndalimi në shkelje të standardeve demokratike. Qëndrimi pesëvjeçar i Partisë Socialiste dhe i kryeministrit për të mos bërë asnjë koment në asnjë rast specifik ka ndryshuar me heqjen e djeshme nga puna të kryetarit të bashkisë së kryeqytetit, për ta mbyllur pa gjyq në një qeli dhe duke kyçur në shtëpi edhe bashkëshorten, nënë e një djali gjashtëvjeçar”, ka deklaruar Rama.

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 95.4 lekë dhe do shitet me 96.7 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 98.7 lekë dhe do shitet me 99.5 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104.5 lekë dhe do shitet me 105.7 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 118 lekë dhe do shitet me 119 lekë.

Dorëheqje? Rama-komentuesit: Vetëm nëse më lë zemra apo më largon populli

“Jo mo, dorëheqjen ta harrosh ….që kur kam hyrë në politikë dhe për të më larguar nga politika ka vetëm dy rrugë, ose më largon zemra nëse nuk më rreh mjaftueshëm që të më zgjojë të parin në mëngjes dhe të mos më lërë të fle para se të bien gjithë të tjerët ose më largon populli i Shqipërisë dhe me 11 maj do të votojë dhe një pjesë e popullit që jetojnë jashtë.

Jam kurioz se si do të votojnë edhe ata që thonë se i dëbova unë nga Shqipëria që sot është më mirë se kurë në historinë e vet. Nëse ata do të votojnë masivisht për mua si dëbues i tyre ndërkohë që shifrat tregojnë se largimi është konstant den baba den….nuk jam unë i kapur pas pushtet por pas punës.”

Goditi tavolinën gjatë Live dhe fiku kamerën, Rama: Jam njeri pasionant! Kam sh…

Kryeministri Edi Rama goditi tavolinë dhe fiku kameran gjatë një bashkëbisedimi Live me ndjekësit në rrjetet sociale gjatë rubrikës “Sy më sy”, ku komentoi arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Pas një problemi teknik pasi nuk i punoi linja e internetit, Rama shpërtheu duke thënë anglisht “F*ck u, f*ck u”.

Më pas Kryeministri mbylli Live dhe u rikthey sërish në rrjetet sociale për të bashkëbiseduar me ndjekësit.

Rama u shpreh se është një njeri pasionant dhe ka shpërthimet e tij kur gjëra nuk shkojnë siç duhet.

“Kështu e kam unë, jam njeri pasionant kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç duhet. Kam shpërthimet e mia, si ata që drejtojnë një skuadër dhe nuk bëhet goli”, deklaroi kreu i qeverisë.