Berisha ndryshon qëndrim për SPAK? Kreu i PD: Ka edhe prokurorë të ndershëm e kurajozë

Kreu i PD Sali Berisha ka bërë deklarata disi ndryshe në raport me SPAK, duke theksuar se ka prokurorë të ndershëm dhe të guximshëm, por gjithashtu ka njerëz që përdorin dosjet për të manipuluar prova dhe shfajësuar kriminelë.

Ai tha se vërtetë e ka quajtur SPAK-un një “organizatë kriminale”, duke shtuar se jo çdo prokuror në Strukturën e Posaçme është kriminel . Berisha ka përmendur raste konkrete si ai i Erion Veliajt, duke e akuzuar për lidhje me aferën e djegësit, një nga çështjet më të mëdha të tij. Po ashtu, ai tha se shumë veprime të SPAK janë të gabuara sipas doktrinës së Sorosit.

Sali Berisha: Mes prokurorëve të SPAK ka njerëz kurajoz, të ndershëm, që zbatojnë dhe janë të gatshëm që zbatojnë të ligjin. Por absolutisht ka edhe njerëz që përdorin dosjet për të manipuluar prova, për të shfajësuar kriminelë dhe unë kam folur me fakte. Kur them se SPAK është organizatë kriminale, unë nuk nënkuptoj se çdo anëtar i SPAK është kriminel. Unë nënkuptoj ata që flenë mbi krimin, që janë marrë peng. Veliaj prsh u arrestua. Ka dhënë leje ndërtimi, atyre që i kanë bërë favore.

Por Veliaj është përgjegjës se ka firmën për djegësin që nuk ekziston. Djegësi është afera më e madhe e Veliajt. Pse duhet ta marrë të barabartë Altin Dumanin me Olsi Dadon, kur Dumani do që të asgjësojë demokracinë? Ishte dhe një xhelat i sigurimit të shtetit, që kishte njerëzit e vet që punonin tek Veliaj. Ky prokuror mori këtë dosje dhe firmosi. Aty i ndan Dumani dosjet, nuk ka kundërshti në këto që them unë. Çdokush që zbaton ligjin, ka respektin tim. Por përpjekja për të lënë vendin sipas doktrinës së Soros është e gabuar.

(Balkanweb)