Motra e Danjës së BBVA, këngëtarja Ertila Koka trondit studion me rrëfimin! Hem. orragjia që desh i mori jetën

Në një intervistë pas ardhjes në jetë të fëmijës së saj të parë, Ertila Koka, motra e Daniela Kokës, konkurrentes në BBV, ka treguar pasditen e sotme shumëçka nga jeta e saj private e jo vetëm.

“Në sallë pati komplikacione, që desh humba jetën. Pata hemorragji shumë të madhe. Po luftoja me veten, qëndrova në heshtje dhe lutesha. Ishte një moment shumë i vështirë”, tregoi Ertila teksa ndau se gjatë ardhjes në jetë të fëmijës së saj të parë disa muaj më parë rrezikoi jetën për shkak të komplikacioneve shëndetësore.

Më tej Ertila tregoi disa detaje edhe rreth karakterit të Danjës, duke shtuar se ajo është një vajzë artiste, regjisore, e dashur e se zotëron shumë talente bashkë.

E pyetur nga Bieta nëse Ertila do të hynte në BBV, ajo u përgjigj: “Kurrë mos thuaj kurrë”.

Më tej Ertila shtoi se Redi, i dashuri i Danjës ka një raport shumë të mirë me familjen e saj dhe se këshillohet vazhdimisht me motrën e tyre të madhe.

Ajo tha se familja e Danjës e do shumë Redin sepse është një djalë i mirë dhe se këtë njohje të re të tyren e kanë pritur shumë mirë.

Sara i plotëson dëshirën Bardhit, martohen sipas zakoneve të besimit mysliman

Ish-banorët e “Big Brother VIP Albania 3”, Sara Gjordeni dhe Bardhi kanë kurorëzuar sërish dashurinë e tyre në martesë, por kësaj here, sipas zakoneve të besimit mysliman, ku këngëtari dhe familja e tij besojnë.

Me një postim në platformën “Instagram”, Sara ka shpërndarë një foto, e mbuluar me një shami të bardhë, ku shkruan se është martuar me dashurinë e jetës së saj sipas zakoneve.

“Jo, nuk jam mbuluar as konvertuar! Thjesht sot u martova sipas zakoneve te tij me dashurine e zemres sime prej grifshe”, shkruan ajo.

Çifti i famshëm e kanë celebruar dashurinë e tyre më 11 nëntor të 2024, gjithashtu janë prindër të një vajze, e cila quhet Nea.

https://www.instagram.com/p/DHwX3yaIMiv/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=961&rd=https%3A%2F%2Fwww.voxnews.al&rp=%2Flifestyle%2Fsara-i-ploteson-deshiren-bardhit-martohen-sipas-zakoneve-te-besimit-my-i88574#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A565%2C%22ls%22%3A329.8999999985099%2C%22le%22%3A374.69999999925494%7D

Biznesmeni i fuqishëm rr. eh eskortën gjatë festës së “sh thurrur” në Dubai, kompania e eventeve: I trajtojnë si k. afshë, i rr. ahin dhe i flakin tej

Një eskortë (femër që paguhet për shërbime, përfshi edhe ato seksuale) u sulmua dhe u poshtërua në një festë luksoze në Dubai. Gruaja e re u godit me shuplakë nga një biznesmen i pasur pasi ai kishte hedhur pije alkoolike në fytyrë, sipas organizatorit të ngjarjeve. Një sheik ‘i fuqishëm’ gjithashtu u kritikua se ishte “i vrazhdë” dhe “agresiv” ndaj grave që merrnin pjesë në festë.

Cinderella Escorts deklaroi për Daily Star se shpesh organizon festa miliarderësh dhe milionerësh në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe kritikoi sjelljen e burrave të dehur ndaj modeleve të tyre.

Rrëfimi vjen në fund të zbulimeve tronditëse të të ashtuquajturave “parta potty porta” në qytetin e Emirateve, megjithëse nuk ka asnjë sugjerim që Cinderella Escorts të ketë organizuar ngjarje të tilla.

Javën e kaluar modelja Maria Kovalchuk u gjet pas 10 ditësh e hedhur në rrugë me lëndime të rënda, duke përfshirë shpinën e thyer dhe shenja “skllavërie”. Thuhet se ajo kishte marrë pjesë në një “parti porta potty” ku dyshohet se burrat kryejnë akte të shthurura “seksi” ndaj grave, të cilat më pas marrin pagesë për pjesëmarrjen. Ato shpesh raportohet se i keqtrajtojnë në mënyra çnjerëzore dhe i braktisin rrugëve në mëshirë të fatit.

Cinderella Escorts zbuloi se si disa të ftuar në ahengje mund të dalin jashtë kontrollit. Një zëdhënës tha: “Po, por ndodh rrallë. Ne kishim një sheik të pasjellshëm me vajzat [dhe] një biznesmen që zemërohej me një të tillë dhe më pas ai i derdhi alkool mbi të dhe e goditi me shuplakë.”

Një zëdhënës i grupit shumëkombësh të njohur për shitjen e virgjërive shtoi: “Ne flasim për [një] burrë të pasur dhe të fuqishëm [këtu]. Burrat e dehur ndonjëherë priren të sillen të pasjellshëm apo edhe agresiv ndaj grave, të varfërve dhe të pasurve. Nuk ka asnjë ndryshim.”

Por ata thanë se qeveria në Dubai bën përpjekje të mëdha për të parandaluar dhunën në kontekste të tilla.

“Në Dubai, të gjithë e dinë se qeveria po mbron gratë dhe është kundër kësaj sjelljeje,” tha zëdhënësi. “Dubai fiton shumë para përmes turizmit dhe ata janë shumë të zgjuar.

“Ata nuk duan aspak që vendi i tyre të ketë një reputacion të keq. Ka vetëm disa idiotë që besojnë se për shkak se janë të pasur dhe të mbështetur nga persona me ndikim, ata mund të bëjnë gjithçka pa pasoja. Një gabim. Sepse nëse qeveria zbulon se keni bërë gjëra që sulmojnë reputacionin e tyre të mirë, ata do të heqin dorë nga miqësia me ju dhe do ta konsiderojnë atë një akt mosrespektimi”, shtoi ai.

“L υftë” në Livorno të Italisë / Persona të ar matosur sυΙmojnë furgonin që transportonte para, dëgjohen të shtëna dhe shpërthime

Një furgon i blinduar që dyshohet se transportonte para është sulmua pasditen e sotme përgjatë bypass-it, në karrexhatën me drejtim jugor, pak pas daljes së San Vincenzo, në Livorno të Italisë.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të policisë dhe ambulanca, raportojnë mediat italiane.

Trafiku është i bllokuar dhe një prej makinave është në flakë, duke shkaktuar një shtullungë tymi të dukshme nga distanca.

Sipas asaj që raportohet nga mediat, nuk ka pasur të lënduar nga sulmi i ndodhur në orët e vona të pasdites së sotme pranë San Vincenzos.

Sipas disa dëshmitarëve, janë dëgjuar të shtëna dhe shpërthime, teksa një grup i armatosur personash ka sulmuar furgonin.

Monika Kryemadh bëhet gjyshe për herë të parë, ja emri i veçantë i mbesës!

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi përmes një postimi në “Facebook” njofton se është bërë gjyshe.

Kryemadhi shpreh fjalët e ndiera për bijën e saj, Sara Meta, ndërsa njofton se ajo ka sjellë në jetë një vajzë.

“Sot Sara e vogël u bë e Madhe u bë mami. Sara sot statusi yt social është ngritur në piedestal sot qenia jote merr komplet kuptim tjetër, jeta jote sot do të ekzistoj në çdo sekondë për vajzën tënde.

Ti do lutesh që Zoti të të japi forcë për të jetuar dhe do durosh çdo dhimbje, do sfidosh çdo gjë për një qëllim, atë të të qenurit NËNË.

Mirë se erdhe në Club Sara Alvora”, shkruan Kryemadhi.

Baste të paligjshme, kush i menaxhon lokalet “333” dhe “CR7” që kanë mbushur Tiranën

Qeveria vendosi të mbyllte në vitin 2018 të gjitha kategoritë e basteve sportive, teksa nga 1 Prilli i vitit të kaluar, mori vendimin për t’i “legalizuar” sërish, gjithsesi ky aktivitet vazhdon të ushtrohen ende në të zezë.

Gazetarja Ola Xama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka denoncuar ditën e sotme mbushjen e Tiranës me dhjetra bare dhe lokale me brandin “CR7” dhe “333”, të cilat në ambientet e tyre kanë një numër të lartë ekranesh, ku ofrojnë shikimin e ndeshjeve sportive.

Xama ngre dyshimet se në lokalet me logon “CR7” dhe “333” ushtrohet aktiviteti i vënies së basteve sportive dhe shtron pyetjen se pse Policia e Shtetit apo Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojrave të Fatit (AMLF) nuk ushtrojnë kontrolle në këto ambiente.

Në lidhje me faktin e brandimit të dhjetra lokaleve me të njëjtata logo, pra “CR7” dhe “333”, gazetarja ngre dhe dyshimet se personat që i menaxhojnë këto ambiente kanë marrë sigurinë se do të marrin licencë për baste sportive

“Përse “investitorët” e këtyre pikave janë të bindur që do marrin licencën dhe kanë nisur investimin në lidhjen e kontratave me dhjetra lokale duke paguar kostot e logove dhe brandimit të tyre?” – është pyetja që shtron Xama.

Ende nuk dihet se kush i menaxhon këto dhjetra lokale me logot “CR7” dhe “333” dhe se kush qëndron pas tyre.

Edhe pse rikthimi i basteve sportive është miratuar nga Qeveria dhe Kuvendi, ky proces ka ngecur, pasi komisioni për dhënien e licencave nuk është ngritur ende.

Ka një interesim të lartë nga shumë kompani, të cilat duan të sigurojnë një licencë për basteve t sportive, për shkak të të ardhura që sjell ky aktivitet, teksa nuk përjashtohet mundësia që të bien sërish në dorë të krimit, duke përdorur emra të tretë. Duket se lobimi ka filluar prej kohësh tek Qeveria, por duket se ka përplasje dhe mes grupeve të interesit.

Denoncimi i gazetares Ola Xama:

Në fund të vitit 2018 qeveria mori vendimin për mbylljen totale të kategorisë “baste sportive” të lojrave të fatit dhe miratoi ndryshimet ligjore për lejimin e tyre në shkurt të vitit 2024.

Me ndryshimet e reja, bastet sportive do të funksionojnë vetëm online dhe licencat në këtë treg do të miratohen nga Komisioni i Licencave që përbëhet nga 7 antarë, 5 përfaqësues të ministrive të ndryshme dhe 2 të tjerë nga agjenci publike.

Komisioni i Licencave funksionon pranë Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojrave të Fatit, por që prej miratimit të ligjit, nuk ka asnjë të dhënë nga kjo agjenci nëse komisioni është ngritur, cilët janë anëtarët dhe cilat janë vendimet e marra.

Ajo që dihet me siguri është se deri më sot nuk është dhënë asnjë licencë për ushtrimin e kësaj veprimtarie, pasi AMLF sipas ligjit është e detyruar që procesin e konkurrimit ta shpallë në Buletinin e Njoftimeve Publike dhe në 2 gazeta ndërkombëtare. Në Buletinin Publik nuk ka asnjë njoftim të tillë.

Pavarësisht kësaj, prej muajsh në Tiranë po shtohen me një intesitet të lartë disa bare me logon “CR7” ose “333”, të cilat kanë brenda ekrane që ofrojnë të shohin ndeshje sportive dhe që po të kërkosh të vendosësh një bast ta ofrojnë menjëherë.

Pyetja që shtrohet është, nëse e ka vrarë mendjen dikush nga Policia e Shtetit apo AMLF që në këto ambiente mund të ushtrohet veprimtari e paligjshme sepse nuk ka asnjë kompani të licensuar në këtë fushë?

Përse “investitorët” e këtyre pikave janë të bindur që do marrin licencën dhe kanë nisur investimin në lidhjen e kontratave me dhjetra lokale duke paguar kostot e logove dhe brandimit të tyre?

Skandali i 18.3 tonëve fileto pule me salmonelë, Resuli: Jo neglizhencë, por akt kriminal! Të hetohet nga SPAK

Presidenti i Urdhrit Veterinar, Ervin Resuli ka reaguar në lidhje me skandalin e 18.3 tonëve fileto pule me salmonelë nga Brazili që u kap në Portin e Durrësit. Në një reagim në Facebook, ai thotë se nuk bëhet fjalë për një rast neglizhence, por për një akt kriminal që meriton hetim të thelluar nga SPAK.

Resuli akuzon ministrinë se ka tentuar që të fshehë ngjarjen, ndërsa thotë se AKU nuk informoi qytetarët dhe nuk mori asnjë masë të menjëhershme për të ndaluar produktin dhe tërheqjen e tij nga tregu.

Reagimi i plotë:

Ministria e Bujqësisë fsheh skandalin!

Mandarina me pesticide, peshku (açuket) me parazitë dhe së fundmi mishi i pulës me Salmonella Typhimurium! Ky është realiteti ku jeta e shqiptarëve vlen më pak se interesat e disa institucioneve të paafta, të kapura dhe që kanë dështuar spektakolarisht në misionin e tyre. Që nga muaji tetor e deri më sot, një seri skandalesh kanë shpërthyer, duke ekspozuar të vërtetën e hidhur: institucionet nuk janë të afta të diagnostikojnë në kohë, nuk marrin masa dhe kur përballen me prova të qarta, i fshehin rastet!

27 ton fileto pule nga Brazili kanë hyrë në Shqipëri më 11.03.2025. AKU ka marrë mostrat në doganë, por për një analizë që duhej të zgjaste maksimumi 72 orë, u deshën 10 ditë. Dhe ndërkohë, produkti u shpërnda në treg, u shit dhe u konsumua nga qytetarët në supermarkete, restorante dhe fast food-e. Laboratori ISUV, në varësi të Ministrisë së Bujqësisë, ka publikuar përgjigjen më 21.03.2025, duke konfirmuar ngarkesë të lartë Salmonella jashtë normave të lejuara. Por AKU nuk mori asnjë masë të menjëhershme për të tërhequr produktin nga tregu, as nuk njoftoi qytetarët. Vetëm pas publikimit të skandalit nga mediat investigative si “Piranja”, nisi një farë reagimi, por deri më tani askush nuk ka treguar se cila kompani e ka hedhur në treg këtë mish të kontaminuar!

ISUV është kthyer në një institucion të dështuar, i cili ka humbur çdo lloj efektiviteti për qëllimin që është krijuar. Në vend që të jetë një entitet shkencor referencë për laboratorët shtetërorë dhe privatë, është bërë një strukturë tenderuese, ku kostoja e analizave për kampionet kalon edhe vlerat e sektorit privat! Madje, KLSH ka hapur një hetim për abuzimet e këtij institucioni, që në vend të shërbejë për sigurinë ushqimore të qytetarëve, është shndërruar në një makineri burokratike që vonon rezultatet dhe justifikon paaftësinë e Ministrisë së Bujqësisë.

Nga ana tjetër, AKU ka treguar edhe një herë paaftësinë dhe indiferencën totale. Për 10 ditë, ky institucion lejoi që pulat e infektuara të përfundonin në treg dhe vetëm kur skandali u bë publik, filluan të lëviznin. Në vend që të vepronte me urgjencë, AKU u mjaftua me një njoftim në prokurori, kur ndërkohë Prokuroria duhet të kishte marrë të pandehur drejtorët e AKU dhe ISUV, sepse këtu ka një përgjegjësi të drejtpërdrejtë! Në vend të një institucioni profesional që duhet të mbrojë shëndetin e qytetarëve, AKU është kthyer në një “autoshkollë drejtorësh”, ku emërimet bëhen për qoka politike dhe jo për meritokraci. Në vend që të garantojë sigurinë ushqimore, ky institucion është shndërruar në një mekanizëm që shërben vetëm për interesat e ministrit dhe jo për jetën e qytetarëve.

Fshehja e rastit nga Ministria e Bujqësisë, AKU dhe ISUV lë dyshime të forta se biznesit i është dhënë kohë për të shitur produktin dhe për të helmuar qytetarët me vetëdije të plotë. Ky nuk është më një rast neglizhence, por një veprim kriminal, që kërkon një hetim të thelluar nga SPAK, nga A deri në Zh! Sa raste të tjera janë fshehur? Sa herë qytetarët shqiptarë janë bërë kavie eksperimentale të një sistemi të kalbur që nuk kontrollon as ushqimin që importohet dhe as atë që prodhohet brenda vendit?

Ky nuk është vetëm një skandal, është një kërcënim direkt për jetën e qytetarëve dhe dikush duhet të mbajë përgjegjësi! Ky shtet nuk mund të vazhdojë të heshtë ndërsa populli ushqehet me mish të infektuar, peshk me parazitë dhe fruta-perime të stërmbushura me pesticide! Është koha që drejtësia të veprojë dhe të ndëshkojë ata që janë përgjegjës për këtë katastrofë! SPAK duhet të nisë hetimet urgjentisht, sepse ky është një krim kundër qytetarëve shqiptarë!

Pamje shqetësuese/ Debat i ashpër, Rozana Radi i thyen mikrofonin Gertës, ndërhyn produksioni (Video)

Pasditen e së premtes, atmosfera në shtëpinë e Big Brother VIP Albania u tensionua ndjeshëm pas një debati të madh mes Rozana Radit dhe Gerta Gixharit.

Dy konkurrentet u përfshinë në një përplasje të ashpër verbale, e cila përfundoi me një skenë të pazakontë.

Në kulmin e nervozizmit, ato vendosën që të ndeshnin trupat me njëra-tjetrën në një formë ironie, një veprim i cili çoi në rënien dhe thyerjen e mikrofonit të Gertës.

Kjo situatë solli menjëherë reagimin e regjisë, e cila i tërhoqi vërejtje të dyja banoreve, duke u kërkuar të kenë kujdes me pajisjet teknike.

Megjithatë, Rozana dhe Gerta nuk e pranuan paralajmërimin dhe vazhduan debatin me tone të larta, duke e bërë situatën edhe më të tensionuar.

Incidenti i fundit është komentuar gjerësisht nga publiku, ndërsa mbetet të shihet nëse do të ketë ndëshkime të mëtejshme për sjelljen e tyre.

Ambasada e SHBA-së: Ky është tironsi që do të marrë komandën e një luftanijeje amerikane!

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, përmes një postimi në rrjete sociale, ka njoftuar se shqiptaro-amerikani Alban Dervishi, do të marrë komandën e një luftanijeje amerikane.

Mësohet se Dervishi do ta marrë detyrën në qershor të këtij viti, pra komandën e USS Pearl Harbor.

“Një ‘Tirons’ që merr komandën e një luftanijeje amerikane! Njihuni me Komandant Alban Dervishin, shqiptaro-amerikani i cili do të marrë komandën e USS Pearl Harbor në qershor të 2025-ës.

I lindur në Tiranë dhe me origjinë nga një familje ushtarake, Albani dhe prindërit e tij emigruan në Shtetet e Bashkuara 25 vjet më parë për të ndjekur ëndrrën amerikane”, njofton ambasada.