Gerta Gixhari thyen rekordin botëror të Big Brother, ja për çfarë bëhet fjalë

Gerta Gixhari është tashmë banorja më e nominuar në historinë e Big Brother në mbarë botën!

Deri më tani, ky rekord mbahej nga Einxhel Shkira, e cila gjatë sezonit të parë të Big Brother VIP Albania u bë banorja më e nominuar që arriti të mbetej në shtëpi, madje duke shkuar deri në finale.

Por këtë rekord e ka thyer tashmë Gerta Gixhari, e cila në edicionin aktual të Big Brother VIP Albania 4 ka qenë e nominuar më shumë se çdo banor tjetër në ndonjë sezon të Big Brother në nivel global.

Pavarësisht nominimeve të vazhdueshme, ajo ka arritur të mbijetojë në shtëpi, duke e kthyer këtë sfidë në një rekord historik.

Për këtë arritje kanë reaguar edhe të afërmit e Gertës, të cilët menaxhojnë llogarinë e saj në Instagram. Ata kanë ndarë këtë rekord të thyer, duke shkruar: “Rekordet thyhen vetëm nga ata që nuk dorëzohen kurrë”, shoqëruar me një emoji kupe.

Gerta Gixhari thyen rekordin botëror të Big Brother, ja për

Festa e Fitër Bajramit/ Komuniteti Mysliman tregon detajet: Do të falet në sheshin “Skënderbej”

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, njofton të gjithë besimtarët se Fitër Bajrami do të falet ditën e diel, më datë 𝟑𝟎.𝟎𝟑.𝟐𝟎𝟐𝟓, në “𝐒𝐡𝐞𝐬𝐡𝐢𝐧 𝐒𝐤𝐞̈𝐧𝐝𝐞𝐫𝐛𝐞𝐣”, Tiranë. Ceremonia e Faljes së Fitër Bajramit fillon në 𝟎𝟔:𝟒𝟓 me lexim Kurani dhe ligjërata, ndërsa në orën 𝟎𝟕:𝟑𝟎 qëndrojmë në namaz.

Gjithashtu ju bëjmë me dije se pritjet tradicionale do të organizohen në selinë e KMSH-së nga ora 𝟎𝟗:𝟎𝟎 deri në orën 𝟏𝟐:𝟎𝟎. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, ju uron të gjithë shqiptarëve, Gëzuar Fitër Bajramin!

“Ata që do të votojnë PD-në janë 1-sha”- Sali Berisha zbulon sloganin e Partisë Demokratike në fushatën zgjedhore

Kryedemokrati Sali Berisha ka zbuluar sloganin e Partisë Demokratike në fushatën zgjedhore.

Berisha deklaroi se renditja e PD-së e para në fletën e votimit është një fat hyjnor dhe tokësor.

Kryedemokrati theksoi se ata që votojnë për Partinë Demokratike janë 1-sha.

Teksa komentoi sloganin, Berisha u shpreh se flamuri kuq e zi ka një bukuri mahnitëse, ndërsa sipas tij logoja është “logoja e betejës me të cilën demokratët shkojnë drejt fitores së 11 Majit”.

“Nuk ka dhuratë më të madhe se sa kjo. Në të gjitha librat, përshkruhet si më i miri, si i pari. Kur fati që është sa hyjnor dhe tokësor, i ra PD-së të ketë këtë numër, entuziazmi i demokratëve dhe mbështetësve të PD-së, por në tërësi i shqiptarëve ishte dhe është jashtëzakonisht i madh.

Pra ata që votojnë për Partinë Demokratike dhe Aleancën Shqipëria Madhështore votojnë 1-shin. De facto janë 1-sha. Nuk mohohet, të jesh 1-sh, tu përkasësh 1-shave është një nder, një privilegj, është një detyrë të qëndrosh në lartësi.

Po kjo do të jetë e gjithë, por nuk po ndalem tek flamuri që ka bukurinë e tij mahnitëse. Logoja, pra çdo gjë, siç e shihni është logoja e betejës, logoja me të cilën demokratët shkojnë drejt fitores së 11 majit”, tha Berisha.

Regjia ia përsërit në mënyrë të vazhdueshme “Kujdes mikrofonin”, Gjesti kundërshton produksionin: S’ka kujdes

Konkurrenti nga Kosova, Gjesti, po vazhdon të jetë një nga personazhet më të komentuara të Big Brother VIP Albania 4, duke sjellë dinamika të forta brenda shtëpisë.

Së fundmi, ai është përfshirë në një debat të ashpër me Gertën dhe disa banorë të tjerë, ku ka bërë disa deklarata që lidhen me informacione nga jashtë shtëpisë.

Kjo ka sjellë menjëherë ndërhyrjen e produksionit, duke i tërhequr vërejtjen për shkeljen e rregullave të lojës.

“Kush ta ka treguar këtë ty?”, e pyeti Gerta, ndërsa produksioni reagoi menjëherë duke e paralajmëruar Gjestin: “Gjesti, kujdes mikrofonin”.

Por, reperi nuk e ka pritur mirë këtë ndërhyrje dhe ka vazhduar të kundërshtojë regjisorët, duke u shprehur prerë: “S’ka kujdes”, në shenjë revolte ndaj vërejtjeve të njëpasnjëshme.

Ky moment ka bërë bujë në rrjetet sociale, ku fansat po diskutojnë nëse Gjesti po sfidon qëllimisht rregullat apo nëse thjesht ka qenë një shpërthim emocional i tij. Një gjë është e sigurt – ai po vazhdon të jetë një nga banorët më të përfolur të këtij edicioni!

SKANDAL/ 15.000 kg mish pule me salmonelë u konsumua nga shqiptarët. AKU fsheh shkeljet

Pasiguria ushqimore është në nivele alarmante. Dështimi i AKU për të kontrolluar mishin që tregtohet, ka bëre që qytetarët në supermarkete, markete dhe restorante të konsumojnë mish pule të infektuar me bakterin e salmonelës.

Burime për ‘Ora investigim’ bëjnë me dije se në 11.03.2025 është futur nga porti i Durrësit 19.000 kg mish pule i importuar nga Brazili. Sipas të dhënave në etiketë data e skadencës ishte 13.12.2026.

Sipas procedurave standarde inspektorët e AKU në pikën doganore marrin mostrat e mishit të importuar dhe i dërgojnë për analizim. Deri në daljen e rezultatit të analizave mishi duhet të qëndrojë i bllokuar.

Pa pritur rezultatin e analizave subjekti importues është lejuar ta hedhë të gjithë produktin ne treg për shitje.

Këto janë rezultatet e analizave, ku 19.000 kg mish pule i importuar nga Brazili rezulton i infektuar me bakterin e salmonelës.

Në këtë rast kemi të bëjmë me dy shkelje, fillimisht laboratori nën varësinë e Ministrisë së Bujqësisë ka nxjerrë përgjigjen e analizave me 5 ditë vonesë, ndërkohë që AKU e cila duhet të mbante mishin e bllokuar deri në pritje të rezultatit ka lejuar që të futej në treg, duke bërë që mishi i pulës me salmonelë të konsumohet nga fëmijë e të rritur.

Të shqetësuar jo për shëndetin e qytetarëve, por për faktin se ky skandal mund të bëhej mediatik, AKU ka trokitur në derën e subjektit që ka importuar mishin, në mënyrë që të tërhiqet nga tregu.

Burime për “Ora investigim” bëjnë me dije se nga 19.000 kg mish pule me salmonelë është bllokuar vetëm 4000 kg, ndërsa 15.000 kg rezulton të jetë shitur.

Inspektorët e AKU i kanë kërkuar subjektit importues faturat e shpërndarjes, por përfaqësuesi i subjektit i ka “treguar muskujt” inspektorëve duke refuzuar t’i vendosë në dispozicion faturat.

Papërgjegjshmëria e institucionit që drejtohet nga Manush Kullolli vijon të rrezikojë jetën e qytetarëve, ndërsa “flirtimet” e biznesmenëve me inspektorët e AKU, bëjnë që këto të fundit të mbyllin sytë para shkeljeve flagrante./OraNews

Këshilltarët bashkiakë të opozitës letër KE: Rama ka uzurpuar Bashkinë e Tiranës

Grupi i Këshilltarëve Bashkiakë të Opozitës në Bashkinë Tiranë kundërshton metodat autoritariste dhe të paligjshme të të Edi Ramës, siç ishte rasti i zëvendësimit të kryetarit të arrestuar të Bashkisë, Erion Veliaj, me nënkryetaren, Anuela Ristani.

Me anë të një letre drejtuar Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, këshilltarët e Opozitës bëjnë të ditur se është cënuar autonomia e pushtetit vendor, si dhe u margjinalizua roli i Këshillit Bashkiak, duke u shmangur nga vendimarrja.

Në letrën e tyre Këshilltarët e Opozitës bëjnë me dije se përpos kësaj, ka shenja të qarta se administrata e Bashkisë Tiranë po manipulohet dhe kërcënohet për t’u përdorur në zgjedhjet e datës 11 maj.

Duke dënuar fuqimisht ndërhyrjet e paligjshme të Ramës në këtë proçes, Grupi i Këshilltarëve të Opozitës në Bashkinë Tiranë i bën thirrje institucioneve ligjzbatuese të vijojnë hetimet për çdo rast korrupsioni dhe intimidimi të administratës. Gjithashtu, ata kërkojnë nga Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale në Këshillin e Evropës të marrë në shqyrtim situatën e krijuar dhe të ndërhyjë për të mbrojtur standardet demokratike në pushtetin vendor në Shqipëri.

Letra e PD drejtuar KE:
Drejtuar Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës

Në dijeni të Sekretarit të Përgjithshëm, z. Mathieu Mori

Të nderuar anëtarë të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës,

Ne, grupi i këshilltarëve bashkiakë të opozitës në Bashkinë Tiranë, dëshirojmë t’ju informojmë mbi një situatë tejet shqetësuese që po ndodh në qeverisjen vendore në Tiranë dhe që bie në kundërshtim me parimet themelore të Kartës Evropiane të Autonomisë Vendore.

Pas vendimit të gjykatës për arrestimin e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj, kemi vërejtur një ndërhyrje të paprecedentë dhe të paligjshme nga ana e Kryeministrit të Shqipërisë, z. Edi Rama, në punët administrative dhe vendimmarrjen e Bashkisë Tiranë. Në vend që Këshilli Bashkiak dhe institucionet e qeverisjes vendore të ushtrojnë funksionet e tyre në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin, bashkia është vënë nën kontrollin e drejtpërdrejtë të ekzekutivit qendror.

Në këtë kontekst, vërejmë:

1. Cenimin e autonomisë vendore – Neni 3 i Kartës Evropiane të Autonomisë Vendore përcakton qartë se autoritetet vendore duhet të jenë të lira nga ndërhyrjet e paligjshme të qeverisë qendrore. Megjithatë, veprimet e Kryeministrit tregojnë një kapje politike të institucioneve vendore.

2. Margjinalizimin e Këshillit Bashkiak – Pavarësisht se Këshilli Bashkiak është organi më i lartë përfaqësues në nivel vendor, ai është anashkaluar dhe nuk po ushtrohet roli i tij kushtetues dhe ligjor.

3. Manipulimin politik të administratës dhe burimeve publike – Ka shenja të qarta se ky kontroll i paligjshëm mbi Bashkinë Tiranë po përdoret për përfitime politike dhe ekonomike, duke përfshirë dhënien e lejeve të ndërtimit në mënyrë të dyshimtë dhe instrumentalizimin e administratës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2024.

Për këto arsye, ne:

• Dënojmë fuqimisht ndërhyrjet e Kryeministrit në administrimin e Bashkisë Tiranë, të cilat janë në kundërshtim me standardet demokratike dhe parimet e qeverisjes së mirë.

• Inkurajojmë institucionet e drejtësisë që të vijojnë hetimet mbi çdo rast të korrupsionit dhe shkeljes ligjore të lidhur me administratën e bashkisë.

• Kërkojmë një distancim të menjëhershëm të qeverisë qendrore nga vendimmarrja në Bashkinë Tiranë dhe kthimin e autonomisë së saj tek organet legjitime të qeverisjes vendore.

• Bëjmë thirrje këshilltarëve bashkiakë të të gjitha forcave politike të mbajnë qëndrime të pavarura dhe të ushtrojnë funksionet e tyre në interes të qytetarëve të Tiranës.

Autonomia vendore dhe sundimi i ligjit janë themeli i një demokracie funksionale. Ndaj, kërkojmë nga Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale i Këshillit të Evropës që të shqyrtojë këtë situatë dhe të ndërmarrë hapa për mbrojtjen e standardeve demokratike në nivel vendor në Shqipëri.

Me respekt,

Grupi i Këshilltarëve Bashkiakë të Opozitës në Bashkinë Tiranë

SPAK heton kompanitë e Arbër Veliajt, Ola Xama: Xhiro 30 mln euro, arriti sukses të madh pasi u bë i vëllai kryebashkiak

Gazetarja Ola Xama, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për kompaninë e vëllait të Erion Veliajt, Arbër Veliaj, e cila është duke u verifikuar dhe hetuar nga SPAK.

Xama shpjegoi rritjen e menjëhershme të kompanisë, e cila ka realizuar rreth 30 milionë euro xhiro dhe 4.5 milionë euro fitim, ndërkohë që një prej klientëve të saj kryesor është kompania ONE.

“Kompania ONE është nga klientët kryesorë të Gogel, në pronësi të Arbër Veliajt.

SPAK në dosjen hetimore që ka ndaj Erion Veliajt, po heton edhe konfliktin e interesit që mund të ketë mes ONE dhe Gogel dhe dy kontratave publike që ka marrë ONE nga Bashkia e Tiranës, njëra për monitorimin online të trafikut dhe tjetra për fibrat optike. ONE është kompani e regjistruar në Bullgari me pronarë përfitues hungarezë.

Na bën përshtypje gjithmonë që historitë e suksesit janë ato të njerëzve që lidhen me politikanët dhe rrethin e tyre të afërt.

Gogel në vitin 2011 kishte xhiro modeste vjetore 100 mijë euro me fitim 10 mijë euro. Më pas, shitet te vëllai i Veliaj, Arbër Veliaj dhe në 2014 shohim rritje të menjëhershme, xhiro mesatare 3 milionë euro. Në vitin e fundit, 2023, xhiro ka shkuar 8 milionë euro.

Në vitin 2022 Arbër Veliaj ka themeluar tjetër kompani Gogel Holding që ofron shërbime për Gogel shpk. Nëse llogarisim xhiron vjetore, arrijnë të ardhura 30 milionë euro dhe fitim 4.5 milionë euro”, tha ndër të tjera Xama.

Ndërkohë gazetarja Klodiana Lala, deklaroi se kompania e Arbër Veliajt është nën hetim nga SPAK dhe po vijojnë të kryhen verifikime.

“Kompania ONE ka fituar disa tendera në Bashkinë e Tiranës. Janë dy procedura tenderuese, që janë duke u parë për shkak të lidhjes së dyshuar klienteliste. Pra një ka të bëjë me monitorimin e trafikut dhe tjetra me fibrat optike. Është marrëdhënie direkte me Bashkinë e Tiranës.

Kompanitë e Arbër Veliajt janë të gjitha nën hetim. Është dhënë urdhri për marrjen e celularit. Po shihen të gjitha transaksionet që ka patur me të gjithë kompanitë, jo vetëm me ONE, përfshirë me kompanitë e kunatës së tij, Ajola Xoxa, sepse ka patur transaksione dhe marrëdhënie financiare. Po zhvillohet ky hetim dhe duhet parë ecuria. Arbër Veliaj u është nënshtruar të gjithë procedurave ligjore, kontrolli, sekuestrimi e me rradhë, lë të kuptohet se po kontrollohet aktiviteti financiar i tij”, tha ndër të tjera Lala.

“Pse doni mandat të katërt ju, ç’keni bërë këto tre mandate?” Ermonela Felaj: Integrojmë Shqipërinë në BE!

Deputetja e Partisë Socialiste, Ermonela Felaj, e cila kandidon në listën e hapur të kësaj partie në Tiranë, ishte e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ky u pyet lidhur me fushatën dhe arsyet pse PS kërkon një mandat të katërt.

Pjesë nga biseda:

Ylli Rakipi: Kandidoni në Tiranë në listë të hapur. E dinit si ju kishte renditur Edi Rama apo e dëgjuat në televizor?

Ermonela Felaj: Nuk kisha ndonjë surprizë. Unë kandidoj për mandatin e pestë. Kjo është formula. Çdo brez ka kohën e vet dhe stafetën e vet. Unë jam pjesë e një brezi të ri politikanësh që hymë dhe u bëmë pjesë e PS në 2009. Ishte moment reformator për PS.

Ylli Rakipi: Pak a shumë kam filluar ta kuptoj që pse ju fitoni. Edhe kur nuk jeni të kënqaur, thoni partia ime më dënon, si puna e Kadri Hazbiut. Pra partia mbi të gjitha, ndoshta prandaj fitoni ju.

Ermonela Felaj: Pse fitojmë ka arsye më të thjeshtë.
Unë kur iu bashkova PS nuk vija nga rrjedha e politikës, punoja për pushtet të pavarur. Me të njëjtën dilemë përballen të gjithë ata që aspirojnë të bëhen pjesë e parlamentit.

Ylli Rakipi: PS ka patur tre mandate, cila është arsyeja që ju duhet të merrni mandat të katërt?

Ermonela Felaj: Para se të vija këtu, po shihja cfarë kishit në faqe, një njoftim ishte ai i Komisioneres për zgjerimin, që Shqipëria do të mbyllë negociata në 2027. Pra është rasti për një përgjigje të thjeshtë, Shqipëria bëhet pjesë e BE brenda vitin 2027.

Agron Llakaj bën urimin më emocionues për djalin e tij: Ditëlindja e parë pa mamin, do ta kalosh në heshtje, por gëzo

Sot, Agron Llakaj, aktori i mirënjohur shqiptar dhe autor i Papare Najt, ka ndarë një postim mjaft prekës në rrjetet sociale, duke i dedikuar një mesazh të veçantë djalit të tij, Eno, në ditëlindjen e tij të 38-të.

Ky është viti i parë që Eno e feston ditëlindjen pa nënën e tij, Kostandina, e cila humbi jetën rreth një vit më parë.

Agroni, i mbushur me emocione, shkruan:

I dashur biri im Eno!

Eshte ditelindja e pare e jotja qe ka nje shije tjeter, mungon Ajo qe te solli ne jete e te mekoi dashuri per 37 vite…,mami yt dhe e shtrenjta jone Kostandina.

E di qe do ta kalosh ne heshtje por gezo, gezo dhe festo bir, mami nga atje lart te dergon lum urimi dhe dashurie per ty, dy birushat e embel Teos & Brus, dhe familjen tende!

Degjoje kete kenge dhe zere se te kendon zeri dhe shpirti i Saj.

Gezuar 38-te vjetorin biri im!🙏❤️🥰🥂

Te perqafoj plot dashuri!🤗
babi dhe shoku yt i ngushte, Goni.

https://www.instagram.com/_u/agronllakajofficial/?utm_source=ig_embed&ig_rid=77dc20ae-5170-4420-8f15-1f674a7fd400&ig_mid=F8E68D19-8D8B-4F23-B884-0420B51182C6

Pamje sho. kuese nga Bangkoku, shihni si shembet rrokaqielli gjatë tërmetit me magnitudë 7.7 në Mianmar (VIDEO)

Një tërmet i fortë me magnitudë 7.7 goditi Mianmarin rreth orës 12:50 me orën lokale, me epiqendër 16 km në veriperëndim të Saigang, në qendër të vendit.

Lëkundjet u ndjenë të forta edhe në Bangkok, kryeqyteti i Tajlandës, ku njerëzit u derdhën në rrugë dhe ku një rrokaqiell në ndërtim u shemb në zonën e Chatuchak. Të paktën 43 persona raportohet se janë zhdukur pas shembjes, raportojnë burimet lokale.