Tërmeti në Mianmar shemb urën historike të ndërtuar në 1934

Teksa trupat po nxirren nga rrënojat e një rrokaqielli në Tajlandë, në Mianmar, një zyrtar ka thënë se ka shumë viktima në një spital të madh në kryeqytetin Naypyidaw.

Postimet në mediat sociale tregojnë ndërtesa të shembura në qytetin e Mandalay, i cili është rreth 17 kilometra nga epiqendra e tërmetit 7.7 ballë.

Dramatike është edhe videoja e shembjes së urës historike Ava apo Sagaing.

Ura u ndërtua 91 vjet më parë, gjatë periudhës koloniale britanike, dhe kalonte lumin Irrawaddy duke lidhur rajonet Mandalay dhe Sagaing.

Mandalay është qyteti i dytë më i madh i Mianmarit dhe videot që po publikohen tregojnë një shkatërrim të madh. 

https://twitter.com/edween88/status/1905532586333470722?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1905532586333470722%7Ctwgr%5E8a2ea6656a33ba5503a7cb32250f3b44281024f5%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.voxnews.al%2Fkosovabota%2Fi-ne-mianmar-shemb-uren-historike-te-ndertuar-ne-1934-i88519

Tërmeti në Mianmar / Pamje dramatike kur uji i pishinës bie nga rrokaqielli dhe “fshin” njerëzit në rrugë

Ky është momenti i frikshëm kur uji bie nga një ndërtesë e lartë në Mianmar, dhe merr para disa qytetarë që ndodheshin në rrugë.

Pamjet dramatike janë kapur nga kamerat e sigurisë, pas tërmetit shkatërrimtar prej 7.7 ballësh

Ndërtesa shumëkatëshe kishte një pishinë në tarracën e saj, uji i së cilës ka vërshuar poshtë pas lëkundjeve. Ende nuk dihet fati i njerëzve në video.

Sipas informacioneve paraprake, numri i viktimave nga ky tërmet mund të shkojë nga 1 mijë deri në 10 mijë, teksa kërkimet vijojnë për njerëz të bllokuar nën rrënoja.

https://twitter.com/i/status/1905548630225764838

https://twitter.com/i/status/1905572571430461951

SPAK urdhër kontroll për banesën e motrave Xhovana e Alda Nikolli

Prokuroria e Posaçme ka lëshuar urdhër për kontrollin e banesës së motrave Xhovana e Alda Nikolli

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Mësohet se forcat policore ndodhen tashmë në banesën  motrave Nikolli dhe po kryejnë kontrolle.

Atentati që i mori jetën 29-vjeçarit të pafajshëm, Enea Thomaraj
Enea Thomaraj është 29-vjeçari, i cili pas 3 muajsh në luftë ndërroi jetë këtë të mërkurë si pasojë e plagëve të cilat nuk iu mbijetoi dot… Jeta e të riut u ndërpre në mes duke lënë pas gjithçka si pasojë e një atentati ndaj të cilit nuk kishte asnjë lidhje, faji i vetëm i të riut të ndjerë ishte që fqinje kishte motrat Nikolli.

Enea Thomaraj ishte fqinj i motrave Xhovana dhe Alda Nikolli, të cilat ishin shënjestër e atentatit me tritol të regjistruar në orët e para të mëngjesit të 14 korrikut 2024.

I riu ishte duke shkuar në tualet në momentin që ndodhi shpërthimi me tritol, dhe si pasojë e shpërthimit të fortë, dera e banesës së tij u shemb dhe i shkaktoi dëmtime të rënda në kokë.

Prej javësh, ditësh e muajsh Themollari u mbajt në reanimacionin e spitalit të Traumës në Tiranë, ku pavarësisht përpjekjeve të mjekëve ai nuk mundi që të mbijetonte.

Ndërkohë Giovana dhe Alda Nikolli janë dy motrat nga Lezha, njëra prej tyre Giovana njihej edhe në rrjetet sociale për marrëdhënien e saj me Amarildo Xhanej, emër i njohur në botën e krimit i arrestuar nga Policia në Vlorë pasi dyshohej se do të kryente një vrasje.

Ndërkohë, motra tjetër Alda Nikolli doli në skenë pasi akuzoi Nuredin Dumanin jo vetëm për atentatin, por edhe se ishte shfrytëzuar nga ky i fundit. Ajo pretendoi se ishte kërcënuar edhe nga partnerja zyratre e Dumanit, e cila sipas Nikollit i kishte kërcënuar…

Por pse lindi konflikti mes motrave Nikolli që përfshiu dy ish-miqtë Dumanin dhe Xhanejin dhe partneren e cila prej vitesh dyshohet se është në marrëdhënie me Nuredin Dumanin.

Ka qenë një marrëdhenie e cila nisi nga komunikimet online mes Alda Nikollit dhe Nuredin Dumanin, informacion ky i publikuar dhe pretenduar si i vërtetë nga Alda, kjo e fundit ka deklaruar në media se nisja e kësaj marrëdhënie kishte rënë në vesh edhe të partneres prej vitesh të Dumanit…

Më tej në konflikt u përfshinë edhe 2 ish miqtë të cilët dyshohet se së fundmi janë kthyer në armiq me njëri- tjetrin…

Alda Nikolli ka publikuar edhe fotot se si fliste me skype me Nuredin Dumanin nga qelia e burgut. Ndërkohë, motra e saj, Xhovana Nikolli është e lidhur me të penduarin tjetër të drejtësisë, Amarildo Nikolli alias Xhanej dhe pretendon se Dumani e ka rrahur këtë të fundit, pasi ndodhen në të njëjtin burg.

Por pavarësisht hetimeve, kjo ngjarje ka marrë jetën e një personi të pafajshëm, teksa ende policia nuk ka mundur të prangosë autorin e ngjarjes…

Teksa jeta e një të riu u pre në rini, njëra prej motrave ka reaguar në rrjetet sociale me një mesazh ngushëllimi për familjarët e Thomarajt…

Dritëhijet dhe pikëpyetjet në lidhje me këtë ngjarje vijojnë të jenë pazbardhura, ashtu si dhe fakti që motrat Nikolli të cilat nuk ngurojnë të reklamojnë jetën e tyre në rrjetet sociale por edhe të hedhin akuza e kunja, nguruan në Policinë e Elbasanit përpara oficerëve të policisë gjyqësore të drejtojnë gishtin ndaj Dumanit ashtu siç e bëjnë në rrjetet sociale…

(BalkanWeb)

Gjesti i jashtëzakonshëm i çiftit irlandez në Durrës, gjejnë mbi 40 mijë euro dhe i dorëzojnë në polici

Mbrëmjen e djeshme, në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, janë paraqitur një çift irlandez, i cili ka dorëzuar një shumë vlerash monetare prej 41 400 eurosh.

Shtetasi K. S., 42 vjeç, dhe bashkëshortja e tij, shtetasja K. K., kanë deklaruar se shumën prej 41 400 eurosh e kanë gjetur më datë 26.03.2025, rreth orës 15:30, në afërsi të një supermarketi, në lagjen nr 13, Durrës.

Me veprimet e metejshme do të merret Drejtoria Vendore e Policië Durrës.

“Bufi është simboli i Athinasë, perëndeshës së mençurisë”, Berisha: Rama do të mërzitet kur ta marrë vesh

Kryeministri Edi Rama e quan çdo ditë ‘buf kënete’, por ky epitet për Sali Berishën nuk është aspak ofendim, përkundrazi.

I ftuar mbrëmjen e kaluar në “Top Story”, Berisha kujtoi se bufi ka qenë simbol i Perëndeshës së luftës dhe mençurisë, Athinasë.

“Ky njeri ka vetëm batuta me realizmin socialist. Ky njeri nuk e di se çfarë nderi i bën Sali Berishës me bufin. Bufi është simboli i Athinasë, perëndeshës së urtësisë dhe mençurisë. Bufi konsiderohej kaq simbol ia arrijë. Athinaja nuk zgjodhi shqiponjën, zgjodhi bufin.

Edhe romakët, pas grekëve, nuk i thoshin dot Athina perëndeshës së mençurisë, por e quajtën Minerva. As Minerva nuk e ndërroi simbolin. Do të mërzitet ai (Rama) sonte kur ta marrë vesh. Minerva përsëri ruajti bufin si simbol. Simbol i mençurisë, i zotësisë, i vendimit”.

Më pas, kryedemokrati përdori teorinë frojdiane.

“Njëra anë është ajo frojdiane, ato me Noc Rrokun i ka probleme të vetat. Është punë kompleksesh. Nuk do bëj psikoanalizën e tij (Ramës) tani”.

Tërmet i fri. kshëm në Tailandë! Ndërtesat e larta rrëzohen brenda sekondave, nuk dihet numri i υi. ktimaνe (VIDEO)

Një tërmet i fortë me magnitudë 7.7 ballë ka goditur Tajlandën, duke shkaktuar kaos në Bangkok, ku tronditi ndërtesat e larta dhe shkatërroi një bllok apartamentesh.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së dhe qendra e Gjeoshkencave GFZ e Gjermanisë thanë se incidenti e kishte epiqendrën në Mianmarin fqinj.

Një tërmet i dytë, me magnitudë 6.4 ballë, tronditi zonën 12 minuta më vonë, me forcën e lëkundjeve që shkundën mbeturinat nga ndërtesat dhe plasaritën rrugët në kryeqytetin e Mianmarit, Naypyitaw.

Në Bangkok jetojnë më shumë se 17 milionë njerëzve, shumë prej të cilëve jetojnë në apartamente shumëkatëshe, shkruan Daily Mail.

Video tronditëse ka treguar momentin kur punëtorët ia mbathën teksa një ndërtesë në ndërtim e sipër u shemb kur u trondit nga forca e tërmetit.

Policia e Bangkok tha se numri i viktimave të mundshme nuk dihet ende, ndërsa mediat lokale kanë raportuar se rreth 43 punëtorë janë zhdukur pas shembjes.

https://x.com/vaitor/status/1905533835674354009?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1905533835674354009%7Ctwgr%5E3adf1f2fb90308c82d35346643062be5ee4ae0d4%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com%2Ftermet-i-frikshem-ne-tailande-ndertesat-e-larta-rrezohen-brenda-sekondave-nuk-dihet-numri-i-viktimave-video%2F

Tërmeti me magnitudë 7.7 në Mianmar, pamje të shtëpive dhe ndërtesave të shkatërruara

Tërmeti i fuqishëm në Mianmar me magnitudë 7.7 goditi disa vende në Azinë Juglindore: Bangladesh, Indi, Laos, Tajlandë.

Ndërkohë, Qendra e Rrjeteve të Tërmeteve të Kinës (CENC) tha se tronditja ishte me magnitudë 7.9, sipas agjencisë së lajmeve Xinhua, me një postim në mediat sociale nga CENC duke thënë se “dridhjet u ndjenë në Yunnan”.

Agjencia e lajmeve AFP raportoi nga kryeqyteti i Myamar, Naypyidaë, se rrugët u çanë nga forca e lëkundjeve dhe copa tavanesh ranë nga ndërtesat.

Në kryeqytetin fqinj të Tajlandës, Bangkok, banorë të befasuar dolën nga ndërtesat e larta. Dëshmitarët thanë se lëkundjet ishin mjaft të forta.

“E dëgjova dhe isha duke fjetur në shtëpi, vrapova sa më shumë me pizhame nga ndërtesa,” i tha AFP Duangjai, një banor i qytetit turistik të njohur verior Chiang Mai.

Disa shërbime të metrosë dhe hekurudhave të lehta u pezulluan në Bangkok.

Kryeministrja tajlandeze Paetongtarn Shinawatra tha të premten se kishte ndërprerë një vizitë zyrtare në ishullin jugor të Phuket për të mbajtur një “takim urgjent” pas një tërmeti të fuqishëm, sipas një postimi në X.

“Gjeni një ministër timin që ka kapur SKAP-i me korrupsion?”/ Kryetari i PD: Le të rrëmojnë edhe 40 vite! Sali Berisha u ndaloi….

Gjatë intervistës për në “Top Story”, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ndal te reforma ë drejtësi gjatë kohës kur ai ishte në pushtet.

Në lidhje me korrupsionin, ai tha se “gjeni një ministër timin që ka kapur SKAP-i me korrupsion”, ndërsa shtoi se ai vetë u kishte ndalur atyre që të ishin pjesë e Autoritetet Kontraktues.

Ndër të tjera ish-kryeministri lavdëroi punën e bërë nga drejtësia gjatë viteve 2006-2013, para se PS të vinte në pushtet.

“Së pari mendoj se shqiptarët kanë parë një drejtësi si rrallë në ndonjë vend tjetër, në vitet 2006-2013, ku bandat më të rrezikshme u vendosën para ligjit, u arrestuan kudo ku ishin dhe u sollën para ligjit. Kurrë ndonjëherë drejtësia shqiptare nuk ka bërë atë që bëri Prokuroria e Krimeve të Rënda për mbrojtjen e jetës dhe veprimtarisë së qytetarëve shqiptarë. Drejtësia që u bë kundër krimit të organizuar gesoj se ajo ka qenë një nga faktorët kryesor i të gjitha akteve madhore.

Së dyti, vetja kundër korrupsionit ka qenë 3 herë me shifra të skap-it dhe raporteve të DASH,. Nëse në vitet 2007-2008, task forca dërgon në gjykatë 1400 veta, gjykata ka dënuar 630 zyrtarë. Në një kohë kur në dy vite 2023-2023, sipas raporteve të prokurorisë speciale janë dënuar gjithsej 199 persona. Nuk kanë dënuar ministra. A kemi në 12 vjet opozitë? Cilët nga ministrat e Berishës u paralizuan nga SKAP-i, cili?

Fatmir Mediu? Jo është tjetër ajo. S’është e vërtetë që është për korrupsion. Cili ministër? A po flisni për korrupsionin? Një gjë dini ju. Që të vërtetën s’mund të fshehë njeri. Ja ku është SPAK, s’ka asnjë pengesë. Asnjë ministër, le të rrëmojnë, jo 12 vjet por edhe 40 vjet dhe se gjejnë. Pse? Sepse ligji nuk i lejonte ministrat të ishin nga pjesë e Autoritetit Kontraktues, ua kishte ndaluar Sali Berisha.”, u shpreh Berisha

Të dielën e 30 Marsit kthehet ora verore, akrepat shkojnë 60 minuta përpara

Në natën mes të shtunës dhe të dielës, më 30 Mars 2025, akrepat e orës do të kalojnë 60 minuta përpara, duke shënuar kalimin në orën verore.

Kjo do të ndodhë në orën 02:00 të mëngjesit të së dielës, kur akrepat do të zhvendosen në 03:00, duke filluar periudhën e kursimit të energjisë.

Ky sistem, i njohur si orari veror, ka filluar të aplikohet për herë të parë gjatë Luftës së Parë Botërore dhe është përdorur gjerësisht që nga viti 1972, me qëllimin e fillimit për kursimin e energjisë.

Megjithatë, me avancimin e teknologjisë, qëllimi origjinal i tij është bërë më pak i efektshëm, pasi zgjatja e ditës ka çuar në përdorimin më të madh të ajrit të kondicionuar, duke krijuar një efekt “bumerang” që mund të sjellë më shumë shpenzime energjie.

Sipas ekspertëve, ky ndryshim i orës mund të ketë efekte negative për shëndetin. Beth Ann Mallou, profesoreshë e Neurologjisë dhe Pediatrisë në Universitetin Vanderbilt, shpjegon se pas kalimit në orën verore, individët mund të përjetojnë simptoma si lodhje gjatë ditës, irritim, performancë të ulur mendore dhe fizike, çrregullime të urisë dhe rritje të mundësisë për sulme në zemër, goditje, migrenë, dhimbje koke, shtim të peshës dhe më shumë aksidente trafiku.

Një orë humbje gjumi mund të duket e vogël, por ka një ndikim të madh në trup. Sipas kërkimeve nga Akademia Amerikane e Mjekësisë së Gjumit, 55% e të rriturve ndihen të lodhur pas kalimit në orën verore.

Ky ndryshim ka një ndikim të drejtpërdrejtë në prodhimin e melatoninës, hormonit që rregullon ciklin e gjumit dhe zgjimit, duke e vonuar prodhimin e tij për shkak të ekspozimit të shtuar ndaj dritës.

28 mars/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 28 mars 2025, dollari amerikan blihet me 91.5 lekë dhe shitet me 92.9 lekë.

Euro blihet me 98.8 lekë dhe shitet 99.9 lekë.

Franga zvicerane këmbehet në blerje me 103 lekë, ndërsa në shitje me 104.5 lekë.

Paundi britanik blihet me 118.2 lekë dhe shitet me 119.7 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 63.8 lekë, ndërsa në shitje me 65.5 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja: